Desada Metaj sulmon ashpër Majlinda Bregun

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

desadaNjë ditë më parë, në rrjetet sociale qarkulloi një foto e kryeministrit Edi Rama, që ishte ulur në kafene me tre deputetë të PD-së.

Ishte një foto normale, pasi pavarësisht debateve politike, ata nuk janë armiq personal.

Por, në PD ajo foto është përjetuar keq dhe ndaj deputetëve demokratë që ishin ulur me Ramën në kafene ka pasur sulme dhe akuza të shumta, aq sa ata janë detyruar të reagojnë dhe të thonë se Rama iu vajti vetë dhe u ul në tavolinë, a thua se është krim ajo që ka ndodhur.

Kryeredaktorja e Opinion, Desada Metaj, ka bërë një shkrim duke u nisur nga kjo foto dhe ka sulmuar ashpër Majlinda Bregun, edhe pse nuk e përmend me emër.

Sipas saj, foto është shpërndarë nga deputetja, për të treguar se nuk ulet vetëm ajo me tavolinë me Ramën.

“Nga ana tjetër,”fotografet” e kafes së kuvendit, që në këtë rast janë deputete të PD apo mazhorancës, të frustruara dhe të kompleksuara nga ajo që të gjithë tashmë e dinë qartë, flirtimi me pushtetin, nxituan ta shpërndanin foton për të treguar se nuk janë vetëm ato që mezi presin që Edi Rama t’u ulet në tavolinë. Që nuk janë vetëm ato që luten që pas tringëllimës së telefonit të shfaqet emri i Kryeministrit dhe që të vijojnë në orët e vona me takime, negociata apo pazare. Ky soj i opozitës mezi pret që të mos ndihet i vetëm dhe i keqpërdorur nga mazhoranca. Dhe për këtë nuk kursehet as të përdoret si paparacë, duke harruar se qan e rënkon kur gazetarët i publikojnë çantat e këpucët. Mesazhet dhe foto që ky soj deputetësh shpërndanë për disa media,është kaq naiv dhe keqdashës sidomos në kohën e teknologjisë kur “printscreen” i spiunlliqeve qarkullon me të njëjtin intesitet”, shkruan Metaj.

“PD-ja mund të ketë plot probleme në mënyrën si ka zgjedhur të bëjë opozitë. Sa e flashkët apo pa thelb mund të jetë debati i saj me mazhornacën për çështje madhore kjo sigurisht që mbetet një temë për t’u rrahur e zgjidhur sa më shpejt. Sepse ky vend e ky popull meritojnë një opozitë më vitale dhe të argumentuar. Gjë për të cilën nuk mund të ndihmojnë fotot e bëra vjedhurazi kolegëve të grupit parlamentar, që me gjithë defektet, nuk fshihen pas gishtit kur takohen me kundërshtarin politik dhe nuk presin sigurisht që të ardhmen e tyre politike ta vendosë Edi Rama.

Është e udhës që ata që nuk janë dakort me mënyrën si PD bën opzitë të dalin hapur me platforma personale ku bashkëpunimi me PS të jetë shtyllë kryesore. Kjo do t’i bënte ata më luajalë dhe të besueshëm, edhe pse me afrimin e zgjedhjeve PD-ja duhet të zgjedhë njëherë e mirë nëse do të vijojë flirtimet me Rilindjen apo do të mbajë qëndrim të ashpër dhe të ndahet njëherë e mirë nga pushteti që anatemon gjithë ditën, por që ndonjeherë ndan “shtratin” e natës”, e mbyll shkrimin e saj Metaj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Desada Metaj sulmon ashpër Majlinda Bregun”

  1. Arta says:

    Desada! Lufta jone si gra eshte per te drejtat e grave por ti me sa po shoh po na i minon shpresat per barazi
    je bere me burrat. …..

  2. inf says:

    desada metaj tregoi miletit kur shkove ne Bruksel si perfundove ne hotel me
    Trafikantin Drogagjiun llumin e llumit kreminelin Paro Laçi
    Tregoi me desada si ja kalove ate nate moj qyqe e qyqes
    ku eshte zonja Bregu dhe ku je ti ne llumin mediatik te llumit te pd
    ptyyyyyyyyyyyyyy fare e nyte fare e keqe me servilizem po e kalon ket jete moj
    e gjora ti pis milet

Lini një Përgjigje te inf Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *