FOTOT/ Nis zhvendosja e nënstacionit që ndodhet prapa “15-katësisht” në Tiranë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Vogël të kryeqytetit, me kërkesë të Bashkisë së Tiranës, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur punimet për lëvizjen e nënstacionit 110/20 kV 80 MVA Qendër. Kjo zhvendosje është e rëndësishme për vazhdimin e projektit të Unazës që kërkon zgjerimin e rrugëve ekzistuese “Urani Pano” dhe rrugës “Bardhok Biba”.

Për të menaxhuar situatën e furnizimit me energji të kryeqytetit, nisur nga stakimi i përkohshëm i këtij nënstacioni, OSHEE ka ngritur Shtabin Qendror të Gadishmërisë në të cilën marrin pjesë edhe përfaqësues të OST-së, Bashkisë dhe firmat kontraktore që po realizojnë punimet e spostimit të nënstacionit.

OSHEE informon abonentët se punimet do të zgjasin 30 ditë dhe janë marrë masat që gjatë kësaj periudhe të sigurohet furnizimi i pandërprerë me energji i gjithë klientëve të saj nëpërmjet rrjetit shpërndarës.

Pas studimit të flukseve të energjisë në fidrat 20 kV dhe nënstacionet 110/20 kV, sipas skenarëve të ngarkesave maksimale të kryeqytetit është bërë rishpërndarja e tyre në skemat e reja të furnizimit me energji. Fluksi i energjisë së fidrave të n/nstacionit Qendër, nëpërmjet skemave të reja do të shperndahet në nënstacionet 110/20kV të Selitës, Autotraktora, Rajonale të cilat monitorohet nga grupet operacionale dhe ato të gadishmërisë.

OSHEE është në gadishmëri 24 orë për të garantuar furnizimin e sigurt të gjithë konsumatorëve gjatë gjithë periudhës së kryerjes së punimeve për spostimin e n/nstacionit Qendër.

Kompania kërkon mirëkuptimin e abonentëve për rastet e defekteve që mund të shfaqen gjatë kësaj periudhe. Nga ana e saj, OSHEE ka marrë të gjithë masat për riparimin sa më shpejt të avarive duke vendosur personel përforcues pranë nënstacioneve Selitë, Traktora , Rrjetit TM/TU , si dhe ekipe në terren.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/nenstacion-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/nenstacion.jpg","attachment_id":"569075"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/nenstacion-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/nenstacion-1.jpg","attachment_id":"569072"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/nenstacion-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/nenstacion-2.jpg","attachment_id":"569073"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/nenstacion-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/nenstacion-3.jpg","attachment_id":"569074"}]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *