INTERVISTA/ Rexhep Qosja: Kombi kosovar, ide feudale. Rama ka të drejta natyrore mbi Kosovën

21 Tetor 2016, 08:49Rajoni TEMA

“Fjalim të menduar shumë mirë, fjalim me rrezatim të gjerë politik dhe leksion politik”. Kështu e ka quajtur profesor Rexhep Qosja, vizitën dhe fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Beograd.

Akademiku nga Kosova ndalet edhe tek kritikat e Prishtinës ndaj Tiranës zyrtare, pa qenë dakord me to, ndalet te “kombi kosovar” dhe tek ajo që po lexohet si përçarje Shqipëri­Kosovë, nënvizon ai në një intervistë për “GSH”.

Për profesor Rexhep Qosjen, ideja përmbledhëse e kësaj interviste do të mund të ishte “Vetëkënaqësia feudale”.

Profesor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u takua me kryeministrin e Serbisë, në Beograd. Si e perceptuat ju këtë takim?

Meqenëse e njoh si trabant të dikurshëm të Vojisllav Sheshelit, i cili ishte pamatshëm i ngarkuar me shovinizëm ndaj kroatëve, ndaj myslimanëve dhe ndaj shqiptarëve, që e shprehte shumë egërsisht, unë nuk mund të kem kurrfarë mirëkuptimi politik a intelektual për takimet e politikanëve shqiptarë me kryeministrin e sotëm të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Por, populli serb e ka zgjedhur atë dhe shqiptarët si dhe kroatët a myslimanët duhet të hyjnë në bisedime me të! Takimet e kryeministrit Edi Rama me të, deshëm s’deshëm janë, prandaj, të kuptueshme dhe të nevojshme.

Më shpesh se Edi Rama me të janë takuar dhe vazhdojnë të takohen (në Bruksel) prandaj edhe gjetiu disa nga zyrtarët më të lartë të Kosovës. Dhe, këto takime mund të quhen të domosdoshme e të rëndësishme për Kosovën, për Shqipërinë, për Serbinë dhe për rajonin në përgjithësi.

Serbinë e kemi fqinje, kurse një numër të serbëve i kemi bashkëqytetarë të Kosovës, të cilëve duhet t’ua sigurojmë të gjitha të drejtat, që u sigurohen dhe siç u sigurohen edhe shqiptarëve në Serbi, në Maqedoni a në Mal të Zi.

E kam thënë dhe po e përsëris: ne Serbinë nuk mund ta çojmë në Australi, kurse Serbia Kosovën nuk mund ta çojë në Indonezi a në Zelandë të Re. Me Serbinë do të jemi fqinjë gjithmonë dhe me fqinjët duhet të bëjmë çmos që të krijojmë marrëdhënie sa më të mira – për të mirën tonë dhe për të mirën e tyre.

Arsyeja tjetër pse e kuptoj takimin e kryeministrit Edi Rama dhe të zyrtarëve tanë me zyrtarët më të lartë serbë është edhe kjo: ne e kemi fituar luftën dhe, siç e ka thënë Uinston Çërçilli i mençur, fitimtari, gjithmonë e gjithkund duhet të tregohet shumë zemërgjerë.

Si ju duk fjalimi i Edi Ramës në Serbi para Vuçiçit?

Studiuesit e veprave të Shekspirit edhe në kryeveprën e tij, në “Hamletin”, mund të gjejnë ndonjë ide, ndonjë fjali, a ndonjë pamje, që do ta hiqnin prej saj. Edhe unë do ta hiqja ndonjë fjali prej atij fjalimi, por në përgjithësi fjalimi i Edi Ramës ju po thoni para kryeministrit Vuçiç e unë do të thosha para opinionit serb, shqiptar e evropian ishte fjalim i menduar shumë mirë, fjalim me rrezatim të gjerë politik.

Nuk ngurroj të them se fjalimet e Edi Ramës në Beograd me nivelin e tyre janë leksione politike dhe intelektuale për klasën politike serbe dhe kjo e vërtetë e nderon politikën shqiptare në përgjithësi.

A mendoni se bëri mirë kryeministri Edi Rama që promovoi “Kurbanin” e tij në Beograd, një libër e rrëfim përplasjesh në Tiranë?

Edi Rama nuk është vetëm kryeministër, nuk është vetëm politikan, por Edi Rama është edhe intelektual e krijues, është piktor e grafist, edhe publicist e eseist i rendit të parë. Mund të keni vërejtur se në Evropë, kudo e kurdo është në vizita zyrtare, tregohet nderim për Edi Ramën kryeministër i Shqipërisë njëkohësisht duke pasur parasysh edhe prestigjin e tij intelektual, të treguar, të shprehur, natyrshëm, në të gjitha paraqitjet e tij. Le të dihet se botuesi i “Kurbanit” të Edi Ramës ka botuar edhe romanin e Ismail Kadaresë “Pallati i ëndrrave”.

Nuk duhet të befasoheni me përurimin e veprës së Edi Ramës, “Kurbani”, në Beograd. Serbia ka shumë traditë në përurimet e veprave të politikanëve e të shtetarëve të vdekur e të gjallë të popujve të ndryshëm evropianë e botërorë në përgjithësi në prani a në mungesë të tyre. Po ashtu, mund t’ju përkujtoj se para një kohe, nuk e mbaj mend para një viti a ndonjë muaj më pak, në Beograd u përurua edhe romani i Veton Surroit “Ambasadori i Melkizedekut”.

Përurimi i librit publicistik të Edi Ramës me vlera të theksuara edhe letrare “Kurbani” mua më bëri përshtypje të veçantë, qoftë edhe pse në këtë mënyrë u tregua sipëria e politikanit tonë, e kryeministrit tonë, jo vetëm në krahasim me kryeministrin Vuçiç.

Po deklaratën për Trepçën, kur Rama tha se nuk mund ta nxjerrim nga Kosova, si e lexuat?

Me atë deklaratë kryeministri Edi Rama, me dhuntinë e tij krijuese, ia tha Serbisë dy të vërteta të mëdha, shumë të mëdha: e para, i tha Serbisë se Trepça është resurs i madh, tepër i madh, natyror, që kurrsesi, me kurrfarë mjetesh, nuk mund të nxirret prej vendit natyror, gjeografik, ku gjendet – prej Kosovës dhe, e dyta, se Kosova është shtet i pavarur dhe më vete, që vendos vetë, pavarur, për të gjithë dhe të gjitha, që janë në hapësirën e saj gjeografike, njerëzore e shtetërore.

Pati reagime nga Prishtina zyrtare, ku në njëfarë mënyre iu kërkua Tiranës të mos ndërhyjë, apo reagimi u perceptua keq?

Ndaj paraqitjes zyrtare dhe intelektuale të Edi Ramës në Beograd dhe në Nish, domethënë në Serbi, pati shumë, vërtet shumë reagime të zyrtarëve, të medieve dhe të individëve të ndryshëm në Prishtinë e në Kosovë në përgjithësi dhe pati shumë reagime në Tiranë si ndaj asaj paraqitje të Edi Ramës në Serbi ashtu edhe ndaj atyre reagimeve në Prishtinë.

Numër i madh i këtyre reagimeve në Prishtinë e në Tiranë ishte i pushtuar prej idesh, mendimesh, ndjenjash, pasionesh të pakontrolluara, pothuaj iracionale, megjithëse disa ishin paramenduar si shumë “racionale”! Për shumëkënd këto reagime në Prishtinë e në Tiranë mund të jenë befasi e madhe, e papritur e madhe! Si është e mundur që komunikimi midis Prishtinës e Tiranës, qoftë intelektual qoftë politik, të çoroditet, të degradojë, të fundoset deri në atë shkallë?

E nuk do të duhej të befasoheshim aq shumë për shkak të atij kaosi që u tregua në këmbimet e mospajtimeve ndërmjet Prishtinës zyrtare e jozyrtare dhe Tiranës kryesisht jozyrtare për paraqitjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Serbi. Ide, mendime, ndjenja, që më përshtrirshëm e më vrazhdë u shprehën kësaj radhe, janë shprehur, por në trajtë më të rrudhur e më të zbutur edhe më përpara dhe janë shprehur prej disa individëve e përmes disa individëve edhe prej disa institucioneve kryesisht shkencore, arsimore e kulturore.

Por, të lëmë anash fyerjet, paragjykimet dhe marrëzitë që arrijnë deri në mosdurim, të mos them deri në urrejtje, në disa reagime të disa gazetarëve, publicistëve, pedagogëve universitarë dhe të thuhen pak fjalë për dy çështje: e para, për “përzierjen” e Shqipërisë në punët politike të Kosovës dhe, e dyta, për idenë e krijimit të kombit kosovar.

Në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës u thanë, përpos të tjerash, edhe këto fjalë: “Përsa i takon normalizimit të raporteve Kosovë­Serbi, vetëm Kosova është aktor politik dhe Shqipëria besoj historikisht e ka të qartë këtë proces dhe besoj që edhe në të ardhmen do ta ketë të qartë.

Kosova është shtet i pavarur, sikurse çdo shtet tjetër në rajon, ndërsa Shqipëria nuk është një aktor global, sikurse SHBA­ja ose BE­ja. Prandaj, ne në raport mes Kosovës dhe Serbisë, natyrisht që kërkojmë mbështetje amerikane dhe natyrisht që kërkojmë mbështetje evropiane, meqë këta kanë instrumente që të ushtrojnë ndikim.

26 komente në “INTERVISTA/ Rexhep Qosja: Kombi kosovar, ide feudale. Rama ka të drejta natyrore mbi Kosovën”

  1. ATDHETARI TEPELENAS says:

    Kur flet Prof. Qosja shqiptaria degjon.

  2. orient says:

    ..Jeni miniere kulture…Falenderojme zotin qe ju kemi..

  3. kozmo says:

    Degradimin totatal te Medias Kosovare e kupton dhe nje analfabet .

  4. Koco says:

    Intelektual ,Patriot , Atdhetar i vertete . Mirnjohje perjete meriton Profesor .

    1. Jeronim de Rada says:

      Intelektual, patriot, atdhetar …dhe mos harro, nje islamist i thekur:
      http://reporteri.net/?page=1,2,13877

  5. gjyshi says:

    Mire qe e kemi, por edhe duhet ta degjojme

  6. Analisti says:

    Sa nevojë ka për intelektualë si JU Profesor i nderuar.

  7. KOSHARE says:

    Rrespek i nderuar profesor Qosja..

  8. Mirush says:

    Ne pergjithesi dakord, por nuk pajtohem me fjaline e fundit. Pastaj ku ishte ne shkrim qe Kosova ka idea feudale dhe Rama ka te drejta natyrore? Apo si do i terhiqni klikimet…

  9. xheJ eN Bi says:

    Ne 1 Janar 2016 popullsia e Kosoves eshte 2 886 026.
    REXHAP QOSE =me 2 886 025 kosovaret e tjere .

  10. Fadil Lumi says:

    Qosja eshte nje maje e larte mali qe nuk mund ta shohin as kuptojne kermijte qe zvarriten poshte, madheshtine e tij e shohin vetem shqiponjat qe fluturojne mbi e nen rete .

    1. Ana says:

      Fiks fare Fadil, nuk ke cfare ti shtosh me shume komentit tuaj kaq te gjetur!

  11. Relax says:

    Miniere a pashtershme e atdhedashurise.

  12. mira says:

    Brilant …na kishte mar malli per mendimet e ketij gjeniu.

  13. Mika. says:

    Nderim, Respekt Adhurim per Profesorin Rexhep Qose.
    Respekt per gjithe korifejte e shqiptarise qe e kane ndriçuar kete vend.
    Te mos turbullohemi me lloj-lloj “zhurmimesh” por te presim, te presim te Urtet e ketij kombi pastaj po folem se jemi bere si ata qe te p…rishin muhabetin.
    Jete te gjate Profesor! simbol i dijes e shqiperimit te drejte te gjuhes tone te bukur.

  14. liqeni says:

    Profesor ! si gjithmon me mendim te kethjellte . . . .jete te gjate.

  15. Dr. Vehip (Veip) Proda says:

    I nderuari Akademik,
    Gjithë kjo zallamahi mbi 25 vjecare, ku “dallohen” jo pak elementë kundërkombëtarë dhe kundërshqiptarë, bazën e ka tek mosrealizimi i Kuvendit Kombëtar Gjithshqiptar, i cili do të përcaktonte Platformën Kombëtare, Sociale dhe Politike; Strategjinë Afatgjatë, Afatmesme dhe Afatshkurtër; Programin Maksimal, Optimal dhe Minimal të Kombit Shqiptar, përndryshe vijat e bardha, të cilat nuk do të guxonte kush t`i shkelte dhe, po t`i shkelte, do të cilesohej, demaskohej, mënjanohej e izolohej si tradhëtar. Të gjithë Kongreset Kombëtare, historikisht, kanë qenë dhe do të jenë vepra të Korifeje Kombëtarë, pra të intelektualëve të formatit Rexhep Qosja, Ismail Kadare, Dritero Agolli e kështu me radhë. Kjo gjë s`u bë, fatkeqësisht, pavarësisht rrethanave. Por, kjo s`do të thotë se s`mund apo s`duhet të bëhet tani, sa s`është vonë. Merreni, pra, iniciativën, sepse koha është e përshtshme! Politikanët, sic e kam thënë edhe herë të tjera, do të vijnë në atë Kuvend si ushtarë dhe si jo si gjeneralë, nga që të tillë janë vetëm Korifejtë Kombëtarë. Me respekt të thellë!
    Shënim: Ju lutem botojeni në faqen e parë të gazetë, sepse është fjala për një problem madhor.

  16. Mandi says:

    Krenar qe jam shqiptar,Rexhep Qosja eshte nje nder arsyet.

  17. Pali (jo shen) says:

    per mua eshte nje mendimtar dhe veprimtar modern dhe Rexhep Qosja baras me te verteten, Ju falenderoj per mendimet tuaja Profesor.

  18. Kosovari (SHQIPTAR ETNIK e shtatas i Kosoves) says:

    Me deshire po ua falim kete Qosjen, mbajen ne Tirone dhe festone 29 nentorin e ish YU-se!
    Por, ne asnje menyre te mos na dergoni per kompezim Salen e Ramen kendej ka ne ne Prishtine.
    Ne kemi nevoje per 28 NENTORIN si feste, e jo 29 nentorin e ish yu-se.

    1. roberto says:

      O kosovar!
      E kuptojme qe je prej Kosove se prej andej ishin edhe ata qe krijuan Divizionin nazist “Scanderbeg”,andej ishin edhe kriminelet Rexhep Mitrovica dhe Xhaferr Deva,qe pushtuesi nazist i mori nga Kosova dhe i vuri njerin kryeminister dhe tjetrein minister te brendeshem,meqenese nuk po gjeni kaq kriminele brewnda Shqipereise!
      Vetem masakra e tyre e 4 shkurtit 1944 ku pushkatuan pa faj 106 qytetare tiranes ne mes te nates e para portes se shtepise,mjafton!
      Ky eshte “kontributi” i juaj si kosovare ndaj Shqiperise duke shtuar se ne ish Jugosllavi ne cdo 3 spiune tre UDB-se njeri ishte shqiptar!
      Edhe ti,o kelysh udb-ash mund te jesh nje prej tyre nda shpreh kaq urrejtje ndaj nesh dhe hesht ndaj masakrave pa fund te serbeve,qe akoma nuk keni gjetur varret masive te mijra viktimave shqiptare!

  19. Fushebardha says:

    Kosovar, shshshèèèèètttttttttttt( bashke me ne tjeret,mos e merr personale ) vetem degjojeni dhe …….reflektoni.

  20. vaso says:

    Sa per vlera letrare, ja fute kot.Libri eshte nje UNE E madhe.Mendoja se ishte dicka ky profesori.

  21. Luan says:

    I pa arritshem Profesor Qosja…Nder shume te paktet qe ka kombi yne.

  22. Fred says:

    Ke ikur cik fare per lesh o qosja por ska gje…..kur me thua qe edi rama eshte piktor ..grafist dhe ku di une se ca tjeter…me heq trurin…..po kujt po i pellcet per politiken shqiptare o qosja…..edhe edi dhe vucic mos jane pak fare si marionetat e gjermanise….po me duket se ke mare kum te bova dhe ti…

  23. Toli says:

    Akademiku i mirenjohur, duhet ta beje dallimin qe Kryeministri yne ishte ne Serbi zyrtarisht ku sigurisht ka nenshkruar edhe diçka per çka atje ka vajtur qe eshte interes i serbise, ndërsa per Kosoven foli privatisht, qe eshte po ashtu interes i serbise.
    Ketu pra duhet te jete perqendrimi; pse ishte atje çfar marevshjesh arriten me palen serbe, e jo çfar ai foli per konsum te brendshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje