Letra mahnitëse e nxënësit 15-vjeçar: Çfarë ka më shumë Parisi, nga Shkodra?

21 Tetor 2016, 20:00Sociale TEMA

Një nxënës 15-vjeçar ka shkruar një letër të hapur për pushtetarët dhe qytetarët shqiptarë në lidhje me realitetin disi të zymtë ekonomik në Shqipëri.

Ai shkruan se nëse Steve Jobs do të kishte lindur në Shqipëri, atëherë nuk do të kishte Iphonë.

Letra është publikuar nga Panorama.

Qyteti im, Shkodra, është i bukur, është i dashur. Si fëmij ia numëroj edhe pikat e shiut, edhe flokët e borës, edhe dihatjet në verë apo drithmat në acar. Por  vlerat e plota të pashfrytëzuara të qytetit tim, janë të pathënshme për moshën time 15 vjeçare. Di se meriton të njihet botërisht, të përfshihet nëpër diskutime e projekte, të shquhet si qytet i mrekullive që të ndez  dëshira në zemrën e gjithkujt e viziton.  Pra, dua t’u them të rriturve, jo me shumë krenari, se ky qytet i lashtë sa Roma, sa Parisi, me aspak më pak pasuri, ka nevojë për ndryshim, për njerëz që kanë ide e vullnet për punë të mira.

Në Shkodrën e vitit 2016, kemi ëndrrat tona, edhe në Parisin e vitit 2016, të rinjtë si unë kanë ëndrrat e veta. Këto ëndrra-kërkesa, nuk do kenë fund kurrë për të rinjtë. Gjithmonë njerëzit do të duan më shumë. Por, një gjë është e sigurtë tani dhe shpresoj të mos zgjatë gjatë. Shkodra e shekullit të 21 nuk i ngjan Parisit të po të njëjtit shekull (nuk dua ta krahasoj me Parisin e ca shekujve më parë).

Shtetet që sot kanë vëmendje globale shfrytëzojnë në maksimum mundësitë për të qenë më të mirët. Sikur kjo të ndodhte në atdheun tim, besoj se qyteti më premtues do të ishte Shkodra, gjë të cilën nuk e them vetëm se jam vendas, fakt për të cilin jam i lumtur, por e sugjeroj, sepse shoh që në krahasim me qytetet e tjera jo vetëm shqiptare, Shkodra ime është vendi më i përshtatshëm, jo vetëm për të banuar për shkak të ajrit shumë të pastër që vjen nga mali e nga pemët, ushqimit të shëndetshëm që prodhohet në shumë dritë e rreze dielli e ujit kristal, por për burime e faktorë të tjerë, të cilët të bashkuar në këtë qytet, do të krijonin parajsën mbi tokë.

Ku qëndron dallimi mes Shkodrës e Parisit?

Janë të shumta, të prekshme, por kjo nuk është pyetja e duhur, pasi këto dallime krijohen nga njerëzit. E pse ka ngjarë kështu?

Disa thonë se arsyeja është se jetojnë në Shkodër e po të banonin në Paris do të ndryshonin. Unë nuk mund të bindem. Nuk është Parisi ai që ndryshoi gjërat, I ndryshuan banorët e tij.

Shkodra, ashtu si Parisi, nuk flet, nuk edukon asnjeri as keq as mirë.

Guxoj të gjykoj se Shkodra mëmë na jep mundësi të mëdha dhe rinia nuk duhet të largohet drej rrugëve pa rrugë të botës që e prêt ftohtë; jemi si amfiteatër natyror i rrethuar nga malet, kemi ujin më të mirë në Botë, ajri i pastër për shkak të shumë faktorëve të tjerë, toka pjellore, pasuri nëntokësore, ushqimet më të shëndetshme, peisazhe natyrore nga më fantastiket, kafshët, klimë të pakrahasueshme. Çfarë do të donte më shumë një njeri? Fatkeqësisht, jemi ne që i fshehim këto mrekullira nga syri i botës. Interesat personale të liderëve tanë dhe memecllëku ynë bëjnë të vdesin edhe shpirtrat revolucionar, dhe të stepen idetë për zhvillim. Askush nuk na ka faj?!

 Çfarë ka Sena e Parisit më shumë se Buna e Shkodrës?

Asgjë.

Çfarë ka Sena e Parisit më shumë të shfrytëzuar se Buna e Shkodrës? Vetë Senën.

Bunën time të ëmbël dua ta shoh duke mbajtur në kurriz anije tregtare, tragete, varka plot qeshje e dashuri. Dua ta shoh një port të madh, dua ta shoh të zgjuar duke transportuar ato  pasuri e vlera drejt Perëndimit e anasjelltas, dua që Buna të shërbejë jo vetëm vizualisht! Siç edhe ka qenë një herë e një kohë. Dua të zgjohem nga zhurma e sirenave të anijeve që herët në mëngjes, që të shkoj në shkollë me shpresë se të rriturit mendojnë diçka për fëmijët e tyre, dua që në shkolla të projektohet e ardhmja, edukimi i brezit të ri, i cili shpresoj të mos i përngjajë atij që po ikën, pasi kur shohim projektet e rrugëve në ndërtim, habitemi.  Si fëmijë edhe habitemi, edhe kënaqemi! Po investohet në shuma të mëdha! Por pas inagurimit shohim se përmirësimet janë të vogla. Nga ikën paratë e tjera të investimit? Thua të gjitha u derdhën në ndërtimin e asaj rruge që shoh unë në Shkodër  dhe dikush më thotë ka kushtuar një metër rrugë më shumë se një meter tunel diku në Perëndim? Çuditërisht, kjo situatë nuk përbën lajm të veçantë për askënd sot. Çfarë ka ndodhur me shtetarët tanë?! Nuk u edukuan siç duhet në shkollë? Apo nuk u edukuan fare, pasi diplomën e shkëmbyen me ca karamele a çokollata,  apo thjesht e blenë me para.

Talenti që nuk është në gjendje të mirë financiare është i destinuar që të mbetet askushi, ëndrrat e tij duhen rrëzuar e të punojë si çdo person tjetër, popull, të pranojë fatin e tij, të nënshtrohet para një krimineli, një nga ligjet e pashkruara të jetesës sonë.

E dini kush ishte Steve Jobs para se të krijonte kompaninë e tij? Askushi. Falenderoj Zotin që nuk lindi në Shqipëri, pasi sot nuk do kisha iPhone.

Edhe Shqipëria ime, edhe Shkodra ime lind njerëz që krijojnë historinë, që fëmijët e ardhshëm, të mos dëgjojnë më për vrasje, por për shpikjet që paraardhësit e tyre i prunë njerëzimit, mjafton të jemi të qytetëruar, ndërtues. Thjeshtë, si i ri 15 vjeçar, po vizatoj realitetin aktual të hidhur, siç e shoh, për të cilin, “djajtë” e shtetit tonë kënaqen, pasi këto monstra liderësh, duket se duan ta mbajnë popullin e tyre sa më injorant, për përfitim!

Nëse provojmë mund të humbim, nëse nuk provojmë, kemi humbur!

Shqipëria dhe veçmas Shkodra ka nxjerrë shumë figura, sidomos në art e kulturë. Ndoshta, para se të arrinin aty ku shkuan, u përfolën apo u përçmuan. Pikërisht kjo është injoranca e të paaftëve ziliqarë, e cila u shton një buzëqeshje në fytyrë  drejtuesve tanë.  Sa kohë  çështja rëndon tek ti, do të duhej të mundje ti mposhtshe ato të qeshura ironike. Ky është guximi që i duhet kohës sonë, këta janë njerëzit që sot i duhen vendit tim.

Nëse provojmë mund të humbim, nëse nuk provojmë, kemi humbur!

Ndikimi i turizmit në ekonominë tonë do ishte shumë më i madh, nëse njerëzit, në duart e së cilëve është besuar kjo, përveçse të ishin të ndershëm, të dinin të menaxhonin mirë punën e tyre. Bregdeti i Adriatikut dhe Jonit do të frekuentoheshin më shumë, nëse turistët do flisnin edhe në vëndet e tyre fjalë të mira për pushimet. Duhet t’i kënaqim. Duhet të shërbejmë, duhet të jemi të përunjur.

Si i ri ndihem jo mirë kur shkoj në plazh. Nuk shoh roje bregdetare si në Itali për shembull, ku edhe rërën e sjellin pasi nuk e kanë, por në vënd të rojeve ka mbeturina që më shoqërojnë shikimin në gjithë horizontin. Ndihem keq që jam pjesë e një shoqërie që hedh mbeturinat në ujë në infinit të ditës, në momentin që duan të kthehen në banesën e tyre, aty ku më vonë do të lahen përsëri ata, apo ç’rëndësi ka, ndonjë person tjeter. Kjo duhet ndëshkuar! Në Durrës thonë: atë që bën në det do ta gjesh në kripë. Ligjet duhet të funksionojnë më mirë e jo vetëm për një shtresë shoqërore të caktuar që shumëherë ndëshkohet vetëm se është e varfër dhe e paditur. Po, po, ende duket sikur shoqëria jonë është e ndarë në shtresa, si në Egjipin e lashtë apo si në epokën e Hanibalit.

Shoh punëtorë që punojnë gjithë ditën duke fshirë rrugët, e shpërblehen, ndoshta edhe një herë në dy apo tri muaj, me një rrogë të papërfillshme, me të cilën ndoshta mund të ushqejnë fëmijët, që nuk shkojnë në shkollë, por, e them me dhembshuri, dalin rrugëve e kërkojnë lëmoshë. Por kush ti ndihmojë? Njerëzit që konsumojnë kohën nëpër pijetore? Ata janë aty pikërisht se janë të papunë, apo të rraskapitur pas një dite të lodhshme pune nga e cila mund të kenë fituar sa për të jetuar, jo për të kursyer. Të kontribuojnë kamarierët, që edhe ata kërkojnë t’u falësh, për ata fëmijë, prindërit e së cilëve nuk janë të aftë të bëjnë gjë tjetër përveç pastrimit të rrugëve? Ato kamarierë me një rrogë minimale, me një diplomë mjeku, inxhinieri apo avokati në xhep, mendojnë për të ardhmen e tyre jashtë vendit, duke lënë kohën dhe vëndin e tyre vendnumëro.

Ndryshimi është i mundshëm. Nëse disa prej tyre do realizoheshin, Parisi, Neë Yorku, Londra, Roma etj., do të fshiheshin nga lista e vendeve për tu vizituar, sidomos përballë Shkodrës e Shqipërisë dhe unë nuk do mëndohesha pas dy a tri vitesh t’i them  a mos t’i lamtumirë Shkodrës sime, Shqipërisë sime.

Nilidon Pepushaj

Klasa e 9B

Shkolla Jopublike “Zemra e Krishtit”

Shkodër

39 komente në “Letra mahnitëse e nxënësit 15-vjeçar: Çfarë ka më shumë Parisi, nga Shkodra?”

  1. tfgs1 says:

    Parisi[Franca ne pergjithesi] ndryshon shume pasi ka me pak suma arabe sesa Shkodra ku muslims qelbin qytetin me prezencen e tyre,mos prit qe ne nje qytet arab te lind djelli i kultures evropiane………………..

    1. shqiptar says:

      Shkodra te vetmin ndryshim qe ka nga pjesa tjeter e Shqiperise eshte mungesa e modestise. Shkodranet kane Liqenin sa afer edhe larg. Me shpesh afrohet Liqeni ne Shkoder sesa afrohen shkodranet te Liqeni. Shkodranet mburren me kulturen otomane, veneciane, sllave e sigurisht edhe me gjeografine dhe pasurite natyrore por pa harruar shkollen ruse te muzikes qe sollen studentet qe shkolloi Enver Hoxha ne Bashkimin Sovjetik, apo me fotografine e italianit Marubi qe sot po shitet si vlere e shkodraneve. Ata ndahen mes vedi te Krishti dhe Muhameti, por i bashkon sporti dhe patriotizmi qe shfaqin te kombetarja gjermane (mqns gjermani i fundit iku nga shkodra). Pra, te shesesh kulturen dhe traditen e popujve te tjere si kulturen tende eshte nje hipokrizi e madhe qe e ka pushturar te gjithe ate si qytet.

      1. Lumjani says:

        Lexova tere komentet, dhe pervec atyre qe me te drejte dyshojne per nivelin e shkrimit te nje 25 vjeçari, te tjeret duke dashur te kritikon, vetem se i japin pergjigje pyetjeve qe ka shtruar ai djali.
        Ai pyeti, çfarë ka Parisi me shume nga Shkodra? Nje pyetje beri.
        Por ju te gjithe ja dhane pergjigjen. Pra, njerezit.
        Po se mos eshte vetem Shkodra ne kete fare feje. Te tere qytetet e Shqiperise jane. Pra ku eshte problemi ketu? Njerezit, pra njerezit. Po kush jane keta njerezit? Po ne më pra ne jemi njerezit, qe edhe bythe s’kemi por pordhen duam ta bejme te madhe.

        1. Shqip says:

          Po LUMJANI!
          Te gjitha qytetet nje mut jane por ne ndryshim nga shkodranet nuk shesin mend kot.

    2. Ana says:

      Fiks! Prandaj neper France,kane frike te dalin nga dera shtepise se i plas ndonje gje! Kane frike te levizin,te perdorin transportin,te ulen ne restorant,te shkojne ne kinema etj etj! Dhe qe nuk e kane konceptin e te jetuarit,qete e paster, pa frike!
      Te kalosh nji shkrim te tille te mrekullueshem ne kontekst fetar dhe racial eshte shume injorance! Pergjithsimi eshte gabim me vete! Nuk do te doje Franca me shume se duhet ti ta duash vendin tend! Shkodra eshte perle e Shqiperise,qe fatkesisht,po mbushet cdo dite me turiste te huaj qe mbeten te mrekulluar,dhe po vizitohet gjithnje e me pak nga bashkeatdhetare,qe nga ca paragjykime boshe ne tru,i lene syte te varfer!

  2. sport says:

    Hartim i mire, por paske probleme me historine o rrush! Shkodra nuk eshte e vjeter sa Roma.

    1. Shkodrani says:

      Ti keke rrush pa kokrra sporti!

    2. Raimond vlonjati says:

      Esht me e vjeter se Roma , sipas te gjithe linguisteve dhe arkeologeve me te shquar te Europes , kjo sa per kuriozitet

    3. Moni says:

      Ti e pake kap fillin e letres lal

    4. Lumjani says:

      Pse, demek ti je historian, po?
      Po na trego pra, sa e vjeter eshte Shkodra dhe sa e vjeter eshte Roma. Mos na lër të vdesim injorante ne te shkretet.
      Edhe Rrushen e njihke mire.
      Po mire more, si te ta them emrin, nga tere ai shkrim I ndershem I nje 15 vjeçari qe ka me shume tru, zemer dhe karakter se i tere parlamenti I marre sebashku, vetem ky death te beri pershtypje?
      E quajte veten Sport, por duhet t’a quaje Karagjoz.
      Megjithese, ai djali edhe per ty fliste aty, prandaj u preke siç duket.

  3. Safo says:

    Sa me kujton vitet mia te rinise ky djalosh! Uroj te ruaje keto endera edhe kur te rritet ( uroj gjithashtu te respektoje drejtshkrimin)

  4. Lpl. says:

    Ka kohe qe ju them se edhe femijet ne Shkoder mendojne ndryshe nga pjesa tjeter e Shqiperise sepse mendjet tona te ndritura jane Mjeda Fishta Trishani Koliqi At Zef Pllumi e tjere , kurse pjesa tjeter kane te realizmit socjalist idhujt e tyre qe i lexojne e mesojne .

  5. genci_zorra says:

    Kushedi cfare hashashi ka pire ky i ziu qe krahason Parisin me Shkodren…

  6. Moni says:

    Pervec kalase, garnizon ushtarak romak, apo turk njemije vjecare, Shkodra ka ndertesa deri dyqind vjecare. Parisi dhe Roma kane objekte deri katermije vjecare. Ku barazohet kultura e tyre?
    Dhe nese nuk do te kishte Stiv Jobs, do te kishte Mark Zukenberg dhe perseri IFon do te kishe. Mendo si ta pushtosh boten dhe jo ta mendosh Shkodren qendren e botes. Po studjove, nese je i afte, vijne vete kompanite nderkombetare dhe te kerkojne. Pushtoje boten. Ka plot te rinj shqiptare qe e kane bere kete, bile dhe qe punojne krah Zukenberg-ut. Behu i tille dhe mos bjere pre e atyre qe te detyrojne te shkruash te tilla hartime, te cilat para se ti botojne i redaktojne duke i bere te palexueshme per moshen tende.
    Shkodra. Ka qene dikur djepi i kultures per aq sa ka kulture ne Shqiperi. Por jo sot. Ne kete 26 vjet Shkodra mund te renditet fare mire me nje cerdhe qe po prodhon vetem injorante te politizuar.

    1. Lumjani says:

      Mono,
      Hallall plako. Tu lexu kët shkrim, pyetja e pare qy m’ka ardhë ndër men ka qenë, ktij kalamonit kush ja ka shkrujt ket hartimin, baba, nona apo mcusi.

      Megjithate, do ishte mire te depolitizohej mosha e re sepse ky djali nuk ka perdorur tone partiake, fare.
      Gjeja tjeter qe te ben pershtypje eshte se ky djali eshte ne nje shkolle private me baza fetare, besoj e manaxhuar nga Kisha Katolike, por nuk e ka permendur fene.
      E megjithate ti Mono, ke te drejte.

  7. LORA says:

    Kjo nuk eshte e formuluar nga nje 15-vjecar.

  8. Sharmuta says:

    Ne Paris nuk ka Muhamet Sitara,ne Shkoder ka.
    Ne Paris nuk ka medrese,ne Shkoder ka.
    Ne Paris nuk pihet raki qe ne 6 te nadjes,ne Shkoder pihet.
    Ne Paris nuk te shqetson zhurma e hoxhes ne minaret e xhamijave etj.
    Le qe je shume I ri per t,i kuptuar ndryshimet e Parisit me Shkodren mor djalosh,sepse kur ne paris grate ngisnin makinat(shek XVlll-XlX)shkodranet conin buthen perpjete perpara Sulltanit.

  9. sonya says:

    Ka me pak shkodran nga dukagjini

    1. Toni says:

      O sorrya po edhe dugagjini pjes e shkodres esht o anadollak I kujt esht I malit te zi. Mos po te duken me te kulturum anadollaket e shkodres ty apo potgoriqant e ardhur qe nuk Jan shqiptar hiq

  10. igli says:

    ik mër gomar se shkodra si katund, e flliqe parisin

  11. vezhguesi says:

    Si me e pas shkru Sokoli!!! Ju prifte e mara djalit dhe ju plotesofshin deshirat.

  12. Shkodra123 says:

    wooooooowww
    familja Pepushaj ………..familje e “vjeter qytetare shkodrane” …………

  13. tironsi says:

    Ky qenka kokrra debilit

  14. LU says:

    E pakrahasueshme….Shkodra ka tangerllik me shume se parisi, franca, dhe gjithe europa perendimore,

  15. Nik says:

    Ah mor bir. Qytetin e bejne njerezit por dhe njerezit behen nga qyteti .
    Ne Paris lind e behesh krenar se je ne kryeqytetin e botes e do ndjekesh vetem rrugen e shtruar.
    Cfare ka me shume??
    Ti ke endrra por jo prespektive . Ne paris eshte prespektiva para endrres.
    Pyet veten cfare i ke pasur gjysherit , stergjysherit te kuptosh cfare ka Parisi me shume se Shkodra.
    Buna aty ka qene gjithmone e mrekullueshme, por lundra eshte mjeti me modern i gjysherve tane.
    Shkodra i ka te gjitha , qytet i mrekullueshem .
    Mungojne njerezit i dashur .
    Nuk gabon pse pyet, gabon nese pret.
    Perpiqu, meso , bej bashke shume si vetja e ndoshta ti, brezi yt mund te nisni rrugetimin e Shkodres drejt Parisit. Uroj te behesh i suksesshem per vete, familjen , Shkodren, e gjithe Shqiperine.
    Qofsh i bekuar bir je me patriot se shumica e parlamentaret tane maskarenj.

  16. Fshatari says:

    Vazhdo te enderrosh bir por gjithmone me syte hapur…dhe ate shprehjen e shurres ne det e Kane thene Vlonjatet bir dhe meqe ra fiala duku ndonje dite ne Vlore qe t’i besh m…tin Shkodres dhe Parisit

  17. shabani says:

    Vogelush e para historia dhe e dyta fuqia e Parisit e ben dallimin e jashtezakonshem ndermjet dy qyteteve e treta eshte qe banoret e Parisit kane bere me shume se 4 revolucione qe nga 1879 duke derguar lumenj gjaku kurse shkodranet nuk kane tentuar kete ne asnje periudhe historike,nuk po flasim per pushtimet koloniale te bashkeqytetareve te Shatobrianit

  18. Shkodrani says:

    Eshte e verteta e hidhur. SHKODRA do kishte perpara shume me resurset natyrore e njerez ore qe dispononte. Por komuniteti turk ne Shkoder ka frenuar me egersi cdo gjurme perparimi e deshire per kulture e dije. Mjafton te permendim nje statistike te fillimviteve 80, kur nga 63 drejtore ndermarrjesh shteterore ne Shkoder, vetem 3 ishin katolike. E kjo ne nje kohe kur popullsia ishte 50 % katolike e 50% turqit. Nje nga perfaqesuesit me plehra ishte Sule Bushati. E sot i biri ben politiken e jashtme te shtetit Demokratik shqiptar.O Tempora o Mores.

  19. Kritiku says:

    Pa e “ndeshkuar” me kritika te shumta mbi drejteshkrimin dhe diku edhe gabim diku ne venie te fjaleve pa kuptim (si puna e kesaj fjale “ne infinitin e dites”), ky djalosh duhet pergezuar per qartesine e mendimeve dhe llogjiken shume te larte mbi problemet aktuale te shoqerise shqiptare. Permbajtja e ketij shkrimi duhet qe te vleresohet shume, duke lene menjane, per shkak te moshes se tij, te gabimeve qe e shoqerojne kete shkrim.
    Ndersa keta palo gazetare qe e sollen kete kajm, duhet t’ju them qe te mesojne nga ky djalosh dhe te perdorim llogjiken perpara gjuhes. Ky palo gazetar qe e ka vene kete shkrim, as qe e ka kuptuar fare kete shkrim, por e ka kopjuar ashtu siç ishte. Ore gazetar “dru-me-pre”, ku e lexove ti ne shkrimin e djaloshit qe ai te shkruante “Çfare ka me shume Parisi nga Shkodra?”? Djaloshi shkruan “Çfare ka Sena e Parisit me shume se Buna e Shkodres?”… Perse i deformon mendimet ore gazetar trushpelare?
    Nilidon Pepushaj eshte nje femi shume i zgjuar dhe duhet qe te mbeshtetet qe te qendroje mbi balten e shoqeresise injorante qe ka pushtuar jeten e shqiptareve!

  20. xhuxhi i fundit says:

    parisi vjen era lule
    shkodra,era pordh!

  21. adriatiku says:

    Shume komente ka, por une do te thosha: letra eshte perpiluar bukur, i bie fare vlera kur tregon se eshte nje leter genjeshter dhe ate djalin do ta beje genjeshtar ne te ardhme . Eshte leter jo e shkruar ose me mire jo e bere nga nje 15 vjeçar shkodran. pse nuk e shkruan direkt emrin e tij autori, ç’te keqe ka? Pra, aq sa tregon e flet, aq dhe genjen. Ndonje analist i “pavarur” le ta gjykoje dhe te thote se sa do ti sherbeje te ardhmes kjo leter, qofte per Shkodren qe mund te merren ne konsiderate disa gjera, qofte per ate 15 vjeçarin qe po e edukojne keq.

  22. Taras Bulba says:

    Shkrim shume domethenes por jo nga ky djalosh mundet tja kete shkruar dikush tjeter

  23. Gezim Shkupi says:

    Jam me Nilidon Prepushaj. Parasi ka Kullen Eiffel kurse Skodra ka Kalane e Rozafes. Bile Shkodra ka peshkun krapin e Liqenit, kurse ne Paris nuk ka. Shkodra – Loce eshte me e lashte se Parisi, shume me e lashte, me shume se 1000 vjet (nje mije vjet). Shkodranet kane natyralitet, kane humor jete dhe qeverisjet tutullake kane penguar shkelqimin e qytetit. Sikur te ishte ne breg deti Qyteti i Shkodres do te ishte nje SHTET i kultures Mesdhetare.

  24. Qytetari shqiptar says:

    E hodhi djaloshi 15 vjecar nje gur ne lum dhe ja ku jeni ju te gjithe: njeri me injorant se tjetri. Ndoshta krahasimi nuk ka vend, sidoqofte eshte per tu pergezuar admirimi qe ka ky djalosh per qytetin e tij. Fakti qe Shqiperia eshte ne vend numero vjen pikerisht nga njerez si ju qe denigroni cdo vlere apo perpjekje per te vleresuar dicka. Mblidhni mendjen njerez: nese nuk doni ju qytetet dhe vendin tuaj, asnjeri nuk ka per tju perfillur ne kete jete!

  25. Ana says:

    SHARMUTA-pse vec shkodranet i kane qu bythen sulltanit!? Po ik mos le nam se qenke cope me histori? Nuk ka Franca shkolla fetare? E di ku i bie Franca ti app jo? Ne shkoder pine raki? Ne gjithe Shqiperine pine raki,ne France pine gjera te tjera! Nuk i pine ne mengjes i pine darkave,ku i qojne gocat perkrahesh ne shtepi! Kam jetuar 4 vite atje,si cdo shtet tjeter europian,kishte dhe anen e saj shuuuume me te erret se sa nji qytet i vogel sa shkodra! (sepse eshte vend me i madh siperfaqe/popullsi) pooooo me plot bindjeeeee,te investohej ne shkoder,Buna dhe me e bukur se Sena do dilte! Po ca flitni budallalliqe o njerez! Po bukurite natyrore te Shkodres e Shqiperise i pelqen e lakmon nje bote e tere,e ju gjithe mllef! Po dilni nje fundjave ne Shkoder e ke mbush me turista,ik vizito Razmen,Thethin,etj etj e ke full me tiriste qe mrekullohen dhe mire qe vine cdo vit,po sjellin dhe miqte e tyre! Po turp te keni qe reagoni keshtu,si ziliqare e njerez me mllef! Prandaj sna do bota ne e na ka neveri,se ne sduam vendin tone,as dime ta ndertojme vendin tone! E kemi lene ne dore te plehrave dhe ankohemi qe skemi mundesi! Jemi per turp per vete,para se te na beni ktu si njohes te mire te kultures europiane! Turp te keni!

  26. Yohn says:

    Shkrim i mire, po mos kritikoni kur per vete nuk keni kaq kultue. Shikoni veten sa gabime ortografike keni kur llapni ndaj ketij djali qe thjesht ka thene ku eshte dallimi, pra njerezit. Dhe kush don qytetin e vet, vendin e vet qe nuk i ka ndare, nuk eshte keq. Ky djale ka tre libra te botuar, i shet ne http://www.amayona.com dhe i ka perkthyer vete ne anglisht. Ka botuar ne shume organe jashte Shqiperise. Ka web-site http://www.rambonei.com dhe http://www.nilidonpepushaj.com , ka kanalin ne youtube.com Rambo nei dhe viyitojeni e ka ne anglisht dhe e ka kaluar prej kohesh numrin 3000 000 te shqiptareve qe ia kane viyituar, ku ne gjuhen angleze shpjegon programe kompjuterike. Web-sitet i ka krijuar vete ai prej mese 5 vitesh. Shikojeni si e flet anglishten. Ka qene i ftuar tek tv Ora News para shume kohesh klikoni tek Ora news Gjeniu 14 vjecar…. Tek Pasdite ne Top Channel klikoni dhe gjeni takimin e tij perballe panelit Pasdite ne thc pjesa e katert Nilidon Pepushaj…. Eh, sa ka ky djale more njerez. Futuni ne Google e mesoni per te…..

  27. Bedri says:

    Shum i mire ky shshkrim

  28. BELFI says:

    E lexova me vemendje. Fantastike. U futa e vizitova keto mrekulli te ketij femije qe e pacim te gjithe
    http://nilidonpepushaj.com/
    http://www.rambonei.com/
    https://www.youtube.com/channel/UCXxV7TC6ghd5YgaoUbFb42w
    https://www.youtube.com/watch?v=VNNXI71Ayf4&index=544&list=PLB12506A435E03E4C
    https://www.youtube.com/watch?v=A1CqbQ5dZdw
    https://www.youtube.com/watch?v=A1CqbQ5dZdw
    Vizitoni edhe ju keto linqe, pastaj mendohuni e lexoni edhe njehere shkrimin e ketij talenti qe duhet ta ruajme e jo te bejme kritika…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje