Meta kundër ligjit të mbetjeve? "Të presim ekpertizën e BE, jo ligje me frymë konfliktuale"

21 Tetor 2016, 13:32Sociale TEMA

Kryetari i LSI ka folur sot për një sërë çështjesh të rëndësishme në vend gjatë një takimi partiak. Ilir Meta la të kuptohet se është terhequr nga ligji i mbetjeve pas kthimit të ligjit në Kuvend nga Presidenti i Republikës. “Nuk kemi pse të miratojmë ligje konfliktuale dhe që ka dyshim në publik për to”, tha Meta, duke shtuar se “zgjidhja është konsultimi me direktivat e BE-së”.

“Debati për ligjin për mbetjet është i kuptueshëm, pasi ka një rritje të interesit qytetar për mbrotjen e mjedisit, në një vend si Shqipëria që kërkon të zhvillojë turizmin. Kemi insistuar për dialog me shoqatat e specializuara për 2 dekada në këtë drejtim. Nuk jam ekspert i mjedisit, por e kemi pranuar se duhen të marrim direktivat e BE. Nuk ka asnjë arsye përse të mos shterrojmë, të mos pranojmë një eksperiencë të thelluar të BE në këtë drjetim. Konfliktet për një çështje sensitive me një dyshim të perhershëm nuk janë pozitive.

S’jam naiv të besoj se për gjithçka do të kemi konsensusin, por besoj se çështja e mjedisit u takon të gjithëve. Ndaj nuk humbasim gjë nëse dialogojmë, marrim ekperienca. Qeveria nuk punon në kushte perfekte apo laboratorike, ka presione nga më ndryshmet, interesa…Kemi dhe një klimë politike jo shumë konstruktive dhe të shendetshme”, tja kryeparlamentari Meta.

5 komente në “Meta kundër ligjit të mbetjeve? “Të presim ekpertizën e BE, jo ligje me frymë konfliktuale””

  1. TJ says:

    Ilir Meta po ben perpelitjet e fundit edhe duke u bashkuar me Berishen! Zgjedhjet ne LSI jane perpjekjet e rradhes!

  2. lsi bakllavaja says:

    Kaq te pa ftyre jeni ju te lsi-se! nuk u ngopet se shkaterruari dhe vjedhur kete vend. Akoma ste kane thene se jeni bere me te pa durueshem dhe se vete Enver hoxha dhe Sali Berisha.Po ju shterngohet laku dhe juve dhe pak ju ka mbetur.Plehra…

  3. Evita says:

    E keqja e vendit nuk eshte Berisha e keqja a atij vendi ka nje ener Ilir Meta!
    Te dy jane djaj!

  4. Argita_B says:

    Meta ka shume te drejte ne ato qe thote, dhe shpesh here ka pature te drejte ne ato qe thote publikisht. Problemi eshte se verpon ndryshe ne kulisa, pra politikan i regjur dhe fatkeqsisht e dimme mire se kush eshte pasi ka 20 vjet ne skenen politike shqiptare.
    Nje pjese e madhe e politikaneve duhet te ishin tashme ne burg, per kete mjafto vetem te hetohen sadopak pasurite e tyre.

  5. Ramy says:

    O mete. Atebligjin ebprostitucionit dum ne. Fute ncik shpejt se sharrum.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje