Moisiu mbron Ramën: Edhe unë ashtu kam folur dhjetë vjet më parë në Beograd, por nuk reaguan!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

moisiuIsh-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, mendon se ato që tha dhe bëri kryeministri Edi Rama në Beograd, duhet t’i bëjë çdo lider i rangut të tillë, i cili e ka për detyrë t’i mbroj të drejtat e shqiptarëve kudo që ata jetojnë.

Deklaratat e tij, vijnë pas debateve të ashpra që janë hapur pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd. Moisiu i tha KosovaPress-it se ato që ka deklaruar kreu i Qeverisë shqiptare nuk krijojnë probleme.

Sipas asaj që gjykoj unë, ato që i tha Rama në Beograd nuk kanë asgjë dhe asnjë shprehje që të krijojnë probleme.

Me sa mbaj mend unë, ai tha dy gjëra kryesore. E para që njohja e pavarësisë së Kosovës edhe Serbinë e lehtëson, e ndihmon.

Dhe e dyta, tha se Trepçën nuk mund ta sjellim në Beograd, Trepça është atje ku është. Unë mendoj që çdo shqiptar e ka për detyrë që të mbrojë të drejtat e bashkëkombësve, të bashkatdhetarëve të tij. Historia jonë, e shqiptarëve, ka qenë shumë e dhimbshme. Ne jemi dëmtuar dhe copëtuar nga të tjerët, ca me dashje ca pa dashje. Por ne të paktën do të bëjmë detyrën tonë.

Nuk e arrijmë dot ta ribashkojmë vendin, për arsye që dihen, por disa drejtime mund të kryejmë, si në anën ekonomike, anën politike, anën kulturore. Këto gjëra ne duhet t’i bëjmë. Unë gjykoj që secili, sa herë që krijohet rasti dhe mundësia, duhet t’i dal në mbrojtje njëri tjetrit”, tha ish- presidenti i Shqipërisë.

Moisiu tha se edhe ai gjatë vizitave në Beograd, gjatë kohës sa ishte president i Shqipërisë, kishte folur pothuajse të njëjtat gjëra në përmbajtje:

“Organizuam një takim në Serbi me të gjithë presidentët e rajonit. Në një konferencë shtypi në fund të takimit unë fola, jo si Rama se është 10 vjet më përpara, por të njëjta gjëra mund të them në përmbajtje”, tha Moisiu.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “Moisiu mbron Ramën: Edhe unë ashtu kam folur dhjetë vjet më parë në Beograd, por nuk reaguan!”

  1. like says:

    E kini nigjue gabim bre burra! Ministri Hoxhaj kritikoi palen serbe e jo ate shqiptare. ç´far po kujtoni, se Nuk ia mban suma?

  2. andi says:

    Nese Rama ka folur dje si Moisiu dhjet vjet me pare qenka ripjerdhur i pjerdhur.

  3. Faro says:

    Moisiu ka qene Presidenti me dinjitoz ne martedheniet me jashte. Mbrojtes i Shqiptarizmes

  4. keli says:

    ky vetem njwe gje ka bere kur ishte president, hante qofte e pilav dhe misra te pjekur, ky ka qene niveli i ketij monstre?????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *