Paralajmëron Majlinda Bregu: Skema në fuqi, duhet të paguash për të qenë deputet

bregu_0Deputetja demokrate, Majlinda Bregu, kërkon që për financime të dyshimta, kryetarët e partive politike në Shqipëri të shkojnë para drejtësisë edhe gjatë zhvillimit të fushatës zgjedhore.

Propozimin e saj, Bregu e mbështeti në shembullin e vendeve që kanë hapur negociatat me BE-në, të cilat kanë një prokuror të veçantë që merren me mashtrimet zgjedhore.

Po ju jap rastin e një vendi fqinj që ka çelur negociatat. Në këtë vend, në njësinë antikorrupsion që është një njësi që i përkon SPAK-ut tonë, ka një prokuror të veçantë vetëm për mashtrimin zgjedhor. Në bazë të ligjit dhe asaj që ndodh, vetëm kur hapen negociatat e një vendi me BE-në, detyrimi për të raportuar për financimin e partive politike nuk është më vetëm në fillim apo në fund të fushatës, por bëhet gjatë gjithë fushatës, kur fushata është zhvilluar.

Në përgatitjen e këtij vlerësimi përfshihet Kontrolli i Lartë i Shtetit. Në rast se ndodh që ka mashtrime apo ka deklarata që nuk përputhen gjatë fushatës, atëherë kërkohet nga gjoba që mund të jetë për mospërputhje të vogla deri te çuarja brenda fushatës zgjedhore para drejtësisë -nëse bëhet fjalë për mashtrime të mëdha- e kryetarit të partisë politike, i cili mashtron me financimet në parti”, tha Bregu në Parlament.

Deputetja demokrate deklaroi se me sistemin aktual, ligjvënësit janë të varur plotësisht nga krerët e partive dhe për të hyrë në Parlament duhet të paguajnë.

Në gusht të këtij viti, kur shumë zëra ishin në një hare të pajustifikuar se sa e mirë do të ishte qeveria teknike që do të shpëtonte Shqipërinë nga të gjitha gjëmat e kësaj qeverisjeje, madje disa po ndanin edhe emrat e ministrave, kam thënë se problemi i të gjithave do të jetë hilja që po ndodh me Reformën Zgjedhore.

Unë jam një nga të paktët njerëz që besoj se me ligj mund t’i ndalësh dorën korrupsionit me votën. Për të mos i shkuar asaj skemës që është e mirëqenë dhe është gjithmonë në fuqi: ku duhet të paguash për të qenë deputet, ku duhet të paguash dhe të tregosh veten se sa i aftë je për të marrë vendin në Parlamentin e ardhshëm, ku nesër duhet të jesh i gatshëm të bësh vetëm çfarë thotë partia jote, ku koka jote nuk vlen dhe nuk ka rëndësi për 4 vite, sepse ka rëndësi vetëm koka e kryetarit të partisë që të ka zgjedhur”, deklaroi Bregu.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Paralajmëron Majlinda Bregu: Skema në fuqi, duhet të paguash për të qenë deputet”

  1. Neutrino says:

    Asgjë e re moj deputete e “pastër”. Çdo hap në karrierë ka çmimin e vet. Që të përfitosh nga privilegjet e të qënurit deputet, kryetar bashkie, ministër, etj etj duhet të investosh. Duhet të japësh kontributin përkatës. Dikush jep para të thata, dikush fal prona, dikush jep përqindjen e fitimit të ndershëm apo të pandershëm dhe dikush heq brekët siç është rasti jot dhe i pothuajse të gjitha kolegeve të tua të ndershme që i japin leksione morali këtij populli me “mikrofon”në gojë. Prandaj është mirë të heshtësh ose të dorëzosh mandatin nëse pretendon se je e ndershme

  2. fieraku NGA ferrasi says:

    Pse se the qe ne fillim po i re nga kina ?

    1. kaculi says:

      Kur flet dhe kjo per pasterti me ja fut vrapit. Kjo eshte ajo qe ne fushaten e 2013 vente me cante 3mije euro dhe shume gjera te tjera dhe nuk shkelte ne vende dosisdo se i beheshin kepucet pis dhe nuk ja jepte doren cdo njeriu se ksihte halle mos i ngjisnin ndonje semundje fshati. te vinte veshtire kur e shikoje. dhe tani qe e di mire qe nuk merr me mandat flet keshtu. mentaliteti i tyre komunist i ka mesuar qe duhet te jene te perjetshem ne karrigen e deputetit dhe jo te hapin rrugen njerezve te afte. Kjo zonja kur shkonte ne fushate ftonte njerezit ne kafe dhe ikte pa paguar dhe njerezit qe e shoqeronin ndiheshin ne siklet (se jo per gje ishte nder te parat ne lista dhe e kishte te sigurt). zonja Bregu e di shume mire qe PD ka nejrez me te afte se ajo dhe jane lene ne hije per shkak se nuk lepiheshin sic beri kjo per te mbajtur poziten qe ka pasur deri ne 2013 dhe tani. Ankohet per ligjin elektoral kur kjo vete ka punuar per kete ligj qe eshte ne fuqi bashke me PS. Sepse e ben corben sic donin vete dhe le ta hajne tani kete pjate duke u dashur ti rine gati tu kryetarit!!

  3. al paci says:

    Po kjo dihet kryetaret e 3 partive kryesore jan ber fikse si enveri, se kryetari i vendose emrat dhe radhen e deputeteve keshtu ne cdo qarke nga dy partit e medha deri te numri 5 eshte i sigurte qe do fitojne dhe per ndere do tja dijne kryetarit dhe jo votuseve, dhe do te jeshe i binduri i kryetarit. Dhe sigurishte qe te keshe emrin ne pesshen e pare do paguashe ose me euro ne dore ose privilegje te tjera. Mundohuni te ndrroni sistemin zgjedhore mose ja lini ne dore kryetarit po te jete votusi qe te japin fjalen e fundit e do apo se do nje deputete.

  4. petrit sula says:

    Po te perdoresh pak arsyetim logjik. Partit tona politike financohen nga para te pista, rrjedhimisht gjithe strukturat e shtetit do te jene te pista.

  5. Leone-53 says:

    Flet “bukur” zonja por harron qe benzi i saj lluksoz eshte bere “polemik” ne shume shkrime ne vite.
    Te lumte ske faj sepse fajin e kemi ne shqiptaret e thjeshte qe nuk “i therrasim” mendjes qe ne mengjes por ku shikojme qe te zgjedhurit tane sa marin voten e behen “TE PAMVARUR” nga ne !…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *