REPLIKAT/ “O bo*e, mos më çaj…”, “Sallamin ta mbajë Jozefina”: Çfarë nuk u dëgjua në Parlament

leskaj rama 1

Seanca e djeshme, edhe pse Sali Berisha mungonte, është shoqëruar si zakonisht me replika të forta, batuta, por dhe fyerje.

Panorama ka zbardhur gjithë replikat e djeshme.

Replikat:

Edi Rama: Brenda datës 27, që është lënë si afat fundor, gjithçka do të jetë e mbyllur dhe të gjithë ata që ju besuan ju, ju besuan ju në fillim, sepse përputhet stresin e tyre me nevojën tuaj të Te lidhura Çfarë nuk u dëgjua në Kuvend/ “O bo*e, mos më çaj trapin, sallamin ta mbajë JozeÒna” Oct 21, 2016 BATUTAT/ “Rrotë sallami, sadist…i bie nga mbrapa”. Ja fjalori sot në Kuvend HaÒzi ia kthen Ramës: Përsheshi yt është kanabisi. Përgjigjet Nikolla HaÒzi dhe Blushi pas largimit nga PS ndryshojnë vendin në Kuvend (foto) pangushëllueshme për njerëz të dëshpëruar dhe ju doni që sa më shumë njerëz të dëshpëruar, aq më mirë për ju. Është habi për mua se si mund të ketë prindër që shkollojnë fëmijët e tyre në universitete private dhe ju votojnë ju, se kuptoj dot si mund të ketë. Ju jeni armiq te deklaruar të universiteteve private dhe çudia e madhe që nuk është çudi fare, që u bëtë armiq kur ato u mbyllën si ndërmarrje fitimprurëse që ndanin paratë me ju, se nuk jetonin atje vetë. Se nuk ka asnjë arsyetim tjetër të mundshëm, – as për persona me inteligjencë relative që keni pasur ju në qeverisje, – që të pranojë universitete private, si ato që latë ju pas, që përvëluan mijëra e mijëra nxënës dhe studentë në vite dhe shkatërruan ëndrrat, – nxënës sepse ishin nxënës përpara se t’i merrnit ju dhe t’i fusnit nëpër ato “Vitrinat” – dhe shkatërruan investimet prindërit me atë arsimin tuaj privat. Ndërkohë që ne e kthejmë arsimin privat në një shërbim publik të standardizuar dhe të monitoruar në bazë të ligjit, në mënyrë të barabartë me arsimin shtetëror, domethënë me universitete publike, – ju bëheni armiq të privatëve, pse?! Për arsyen e thjeshtë sepse ata nuk janë më pjesë, ose ju nuk jeni më pjesë në atë thes mëkatesh në kurriz të, nuk e di sesa mijë studentëve dhe mijëra e mijëra familjeve. Sot, gjithë lista e studentëve në çdo auditor është listë e krijuar, jo nga partia, as nga fisi, as nga leku…

Flamur Noka: Nga anëtarët e FRESH­it…

Edi Rama: As nga shansi qorr, se ishit në fakt qeveria e shanseve qorre ju, por e krijuar vetëm nga rezultati dhe vetëm nga rezultati. Rezultatet? Po normal se juve s’ka shifër dhe s’ka statistikë që ju bën të ndërroni mendim.

Flamur Noka: Pasi e mbushe numrin e regjistrimeve te privati…

Edi Rama: Flamur, ti detyrën e ke të tundesh mbi kanabis, nuk ke lidhje ti me sistemin universitar, kështu që ti vazhdo tundu, Flamur, valëvit mbi kanabis… Me sistemin universitar s’ke lidhje ti…

Flamur Noka: Ta tregoj unë ty dhe kanabisin.

Edi Rama: Meqë ma the se nuk ishe prezent, po të them, ata të cilët do mbeten me kuota të paplotësuara do jenë pikërisht privatë, kështu që, Flamur, valëvitu mbi kanabis, mos u merr me çështje të tjera, se as nuk t’i kanë ngarkuar dhe as nuk i mban dot ti në kurriz.

Flamur Noka: Hajde i hapim kuotat e regjistrimit…

Valentina Leskaj: Zoti Noka, ju tërheq vëmendjen…

Edi Rama: Flamur, valëvitu mbi kanabis, mos u merr me çështje të tjera, se as t’i kanë ngarkuar ty dhe as nuk i mban dot ti mbi kurriz. Flamur, tundu mbi kanabis…

Flamur Noka: Po do me të tund, hajde se të tund unë mirë…

Edi Rama: Ne nuk kemi ndërmend të hapim shteg për hir të plotësimit të kuotave duke cenuar cilësinë dhe sa për publik apo privat, po ua them prapë, sipas jush, prindërit që paguajnë taksa për ta mbajtur në këmbë këtë shtet dhe çojnë fëmijët tek privati duhet te jenë qytetarë të dorës së dytë. Sipas jush, ata që shkojnë te privatët nuk janë fëmijët e barabartë të kësaj republike, ata janë të njerkut, privat, ndërsa këta te publiku janë të nënës Shqipëri. Kjo është një strapallë kur thoshte avokati juaj që nuk e gjen dot, as në qiell, as në tokë e jo më të gjesh te një parti që i thotë vetes e djathtë Europiane. E vetmja gjë që mund të bësh është që kuotat e universiteteve përktheji në tonelata kanabis dhe vazhdo punën, të hash dhe ti përsheshin tënd. Kujdes se po ju shtohen njerëzit që do hanë përsheshin tuaj, kështu që luftoni fort të meritoni lugën e Saliut, se nuk ka lugë për të gjithë ai.

Valentina Leskaj: Fjalën e ka kërkuar zoti Braçe…

Jozefina Topalli: Çfarë Braçe, respekto rregulloren.

Valentina Leskaj: Dakord, fjalën e ka zonja Topalli, pastaj zoti Braçe.

Erjon Braçe: Po te cila rregullore është shkruar kjo?!

Helidon Bushati: Po boll, ore, ngele gërr gërr gërr…

Erjon Braçe: Ik ti, more, mos më çaj trapin, o b..e… Mbylle gojën se…

Helidon Bushati: Mbylle, ore injorant…

Jozefina Topalli: Nëse ky kryeministër ka një meritë, merita e tij është banalizimi dhe shkatërrimi, vulgarizimi i Parlamentit për të heq vëmendjen nga dështimet e tij të njëpasnjëshme. Unë s’e di nëse kolegët i ndjekin fjalimet e kryeministrave të tjerë, më thoni nëse gjeni një kryeministër tjetër që të dalë në foltoren e Kuvendit dhe të përdorë një gjuhë aq vulgare, aq dhunshëm sa ky që ka emrin kryeministër sot. Unë turpërohem se je kryeministri i vendit tim, sigurisht po të ishte për mua, do kisha sjellë njerëzit përpara Kryeministrisë për të të rrëzuar…

Edi Rama: Aha, i ka Luli ata, s’ke gjë më ti…

Jozefina Topalli: Fole për shifra dhe thoni që 99% e kanabisit është zhdukur nga ky vend.

Bedri Hoxha: Ai ka ngelur në klasë…

Jozefina Topalli: T’i thuash që është tallje, t’i thuash që e konsideron këtë popull dele. Të thuash që je i çmendur, mund t’i thuash të gjitha bashkë…

Edi Rama: Unë fola për fakte, siç fola dhe herës tjetër kur dole këtu me atë fotografinë edhe konkurrove me Tinka Kurtin, se me atë je konkurrente tani, – se në PD iku kjo punë, e mori Luli, – dhe në konkurrencën me Tinkën e kam pranuar që je rrotë më rrotë…

Flamur Noka: Mos përmend emra njerëzish që nuk janë këtu.

Edi Rama: Kush nuk është këtu? Tinka. Po në vend të Tinkës do replikosh ti. Sa të të ketë ty Tinka, do jetë e qetë. Je e shqetësuar nga fjalori im, ndërkohë që ke kap një nivel që unë nuk di ta ketë kap ndonjë kolege e jotja kur kostumit të tjetrit i ke thënë “zhele”, më flet mua për fjalorin. Çfarë fjalori? Unë të përmenda vetëm dy fjalë, t’i përsëris prapë: “kazan” dhe “përshesh”. Tani, në qoftë se ju hani përshesh dhe doni që t’ju quhet antipastë te SHQUP­i para se të vini këtu, ju ashtu quheni, por fjalën “përshesh” ta fusni te fjalët që ju shqetësojnë, kjo më duket e padrejtë.

Asllan Dogjani: Po ti çfarë ha?

Edi Rama: Është e padrejtë, Jozefinë, më beso. Të thashë dhe një që është fakt, jepini forca se po ju shtohen ata që duan të hanë te përsheshi juaj. Ku është problemi këtu? S’ka problem pra. Tani unë po tërhiqem në vendin tim, se këtu ka të tjerë që duan të hanë përshesh… Pra, auditorët jo vetëm që nuk janë bosh, por janë 15.022 të regjistruar që nuk duhet t’ia dinë për nder as partisë, as kushëririt, as xhepit të babait, as shansit qorr. 19.165 janë të regjistruar sot në publik dhe në privat. 15.022 në publik dhe 4143 në privat. Unë as nuk e kam fshehur ndonjëherë, dhe e kam thënë dhe e përsëris me zë të lartë, dhe është turp për ju, Partia Demokratike, e djathta popullore europiane, që kur thoni privat, e thoni me të njëjtën neveri siç thoshte Saliu kur ish­te sekretar partie, “kulak”. Njësoj jeni, thjesht ka ndryshuar “kulaku” me “privatin” si terminologji. Ndërkohë që për ne, si në program, si në reformë, nuk ka asnjë dallim. Janë universitete të kësaj republike që financohen nga shteti ose nga privati. Mirëpo ka një ndryshim të madh sot sistemi i universiteteve private, nga i juaji. Sepse kur ne themi nuk mund të bësh shkollë të lartë me mesatare 6 e poshtë, kjo vlen edhe për privatët. Pra nuk mund të hapin derën e të thonë, “nxirri lekët, futu e nuk ka rëndësi fare, jo mesatarja, por nuk ka rëndësi a ke shkollë të mesme”.

Jozefina Topalli: Ti mund të vazhdosh të flasësh me fjalorin tënd vulgar dhe banal e të papranueshëm për një kryeministër. Po ti vazhdo fol me këtë fjalor, sepse vetëm humb pikë dhe humb konsensuse. Ajo që unë do të them është se sot një vit ti nuk do të jesh më këtu. Kaq mbaj shënim.

Luciano Boçi: Ju na thatë që ne jemi mbetës. Por unë të them, je ti ngelësi, ke kaq ditë që ke ngel në klasë dhe s’e pranon këtu… Si paska data të tjera dhe janë lënë bosh auditorët. Nuk po flas për Universitetin e Tiranës, por universitetet e tjera janë bosh, rrezikojnë të mbyllen.

Flamur Noka: Unë e mirëkuptoj kryeministrin kur thotë “përshesh” dhe “kazan”, se i kanë ngel refleks që nga Parisi, kur hante përshesh nëpër kazanë. Që të mos flasë shumë për përsheshin dhe kazanin, jepini një rrotë sallami t’i mbyllet goja…

Edi Rama: Jo, rrotën e sallamit ta mbajë Jozefina…

Flamur Noka: Me ty e kisha unë.

Edi Rama: Tani po e marr nga mbrapa.

Flamur Noka: Nga mbrapa të pëlqen ty.

Edi Rama: Nga Flamuri. Po i bie nga mbrapa, nga Flamuri. Flamur, përpara dy javësh, u çua Saliu, – e çove ti në fakt Saliun, se ti je ai i terrenit, – dhe bëtë këtu një maskaradë që një shkollë e tërë ishte helmuar nga një tym.

Asllan Dogjani: Nga droga, droga, është djegur drogë në shkollë.

Edi Rama: Tani unë e di që ju do çoheni këtu, do vazhdoni me hashashin. Zonjë, nga të gjitha studimet rreth drogës, kanë dalë shumë përfundime, ka dalë dhe një përfundim tjetër, që kush flet shumë e për lumë për drogën, fillon e toksikohet. Bëni kujdes se po hyni në një proces toksikimi dhe do t’ju bëhet kaq e zakonshme fjala “hashash”, sa ndonjë ditë do thoni: Ta ndezim ndonjë këtu te SHQUP se na duket bota pak më e bukur. Bëni kujdes! Nëse këtë vit, 6 ishte kufiri maksimal, ky kufi do vazhdojë të rritet, duke i thënë nxënësve dhe prindërve një gjë krejt të kundërt nga ajo që i thatë ju. Ju i thatë: “E vetmja rrugë është universiteti, e vetmja mënyrë për të jetuar është të keni një diplomë juristi. Ndërkohë që ne u’a kemi thënë përpara, që nuk ishim në qeveri, u’a themi sot që jemi ne qeveri që “jo”, njëra rrugë është universiteti, rruga tjetër është arsimi profesional, që në këtë vend të ketë njerëz, të cilët me zanatin e tyre, jo vetëm mund të sigurojnë një punë të ndershme, por mund të bëjnë biznes të vogël, mund të bëhen dhe sipërmarrës të mëdhenj. E do të shikoni efektin e kësaj reforme që në vend që njerëzit të turren e t’i hedhin paratë për të hapur universitete private, do s’postojnë investimet e tyre gjithmonë e më shumë drejt kolegjeve profesionale, të cilat janë e vetmja rrugë që Shqipëria të bëhet një vend me një krah të kualifikuar pune në nivelin e një vendi që synon të ketë sa më shumë investime të huaja.

REMOTE_ADDR:[]

19 komente në “REPLIKAT/ “O bo*e, mos më çaj…”, “Sallamin ta mbajë Jozefina”: Çfarë nuk u dëgjua në Parlament”

  1. Arb says:

    Debate intelektuale, me taban, konstruktive per hallet e popullit dhe qe do na nxjerrin ne drite se shpejti. Thene ndryshe, mos shikoni me Portokalline te dielen se ka gallate qe te enjten!
    Mjere ne thuaj!

    1. Argita_B says:

      Nuk jemi mjer ne jo, po lum ata qe gjejne budallenje qe voton per ta. Kur nje kryeminister perdor fjalor te tille ne kuvend, kjo do te thote se eshte shume ulet detyres qe i ka besuar populli. Gjuhe e tille dhe neper koperativa ne fshat nuk perdorej as ne periudhen me te erret qe ka kaluar Shqiperia.
      Qari mediave qe mbushin faqet me banalitete!! Intelektualet, profesionistet, te ndreshmit nuk kane me hapseire ne mediat shqiptare.

    2. Edkari says:

      Hajde bajge kryeminister hajde.
      Plumbin ballit bajges dhe e ka pak.

    3. alb says:

      ky parlament nuk ka asnje deputet te zgjedhur nga populli , jan te zgjedhur ne baze te listes se kryetareve,,asnje deputet nuk jep llogari ne asnje zone,, se po ti thuash te kemi votur per problemet do te pergjigjet ke ke votuar ti zona jone ka dhe 9 deputete tjere prandaj nuk i shikon deputet ne zonat ku kan qen ne lista por ishikon afer edi rames sales bashes dhe metes , per tu renditur sa me lart ne liste se aty flen lepuri dhe jo te votusit ,,jan disa qe jan te fundit ne liste dhe shkojne te shkretet zone per zone duke folur dhe premtuar duke e ditur se nuk zgjidhen ,,,,,,,,,me thene te drejten donja te votonja dike qe vinte nga nje familje shum e mire por nuk zgijdhej dot , dhe nuk donja te votonja per ate subjekt sepse lart ne liste ishin persona qe nuk dinin te lidhnin dy fjale,, dhe keshtu nuk votova fare , dhe as qe e kam ndermend me kete sistem ,,zonja bregu tha se 80 deputet nuk e meritojne te jen aty se nuk i plotesojne kriteret,,dhe krytaret dhe dupetet si me afte flasin ne gjuhen e tyre qe ti gezojne me sharje kercenime sic eshte bere zakon ne cdo seance ,, nuk e kuptoj kur behet politik kur miratohet nje ligj ,,biles dhe kur miratohet ose votohet dicka kam shum dyshim a e kuptojne per cfare flitet

  2. maximus says:

    kjo pd-ja eshte mallkimi dhe fatekeqesia e ketij vendi, jo me kot edhe serbi edhe greku, u qan syri qe kjo parti fashiste dhe tradhetare te vije ne pushtet, i falen detin grekut injorantet se na futen ne nato, edhe ne sikur te mos donim te futeshim, do te na fusnin me zor ne kete aleance

    1. ben says:

      Nuk eshte se je pak I painformuar?
      Ose mbase truri jot kapacitetin e nxenies e ka te kufizuar?
      Sot ! Ketu ! Te Tema !
      E ke thenien e fundit te kr rilindasit
      QE DASHURIA PER SERBINE ESHTE DETYRE PATRIOTIKE!!!!!!!!!!!
      Tani se per ke ne serbi I qan syri vetem nje qorr po qorr edhe ne tru nuk e shikon.

      1. Lumjani says:

        Ik mër trap. Dashurine per Serbine e ke te ati yt shpirteror Sali Viçidolasi.
        Sipas teje, Anglia dhe Gjermani edhe sot duhet te ishin ne luftë, duke patur parasysh miljonet e njerezve qe u vrane ne dy lufterat boterore. Ne duhet te jemi ne luftë me italjanet qe na kane pushtuar disa here nga koha e Romes e deri tani.
        Po me Turqine pse nuk jemi ne gjendje luftë qe na mbajti te pushtuar 500 vjet? Apo nuk na lene hoxhë e myftinj.
        Trap zalli.

  3. xhemilja says:

    Katastrofe!!!!!
    Cfare llumi, mjere populli nga kush pret, mut njeri e kake tjetri (me falni per fjalorin)…

  4. mirel says:

    Natyrisht, keshtu do degjeneroje Parlamenti i qelbesirave kur kryeministri perdor si argument vetem persheshin. Persheshin me Blushin, persheshin me Hafizin..dhe perfundon te rrota e sallamit.
    Kur nuk perdoret ligji si argument, patjeter qe ne rend te dites do jete persheshi dhe sallami.
    Dhe punet ne Shqiperi po vene fix nje pershesh plerash.
    Ligjin ne vend persheshit “zoti” kryeplere

  5. roberto says:

    Eh more popull!
    A donit kapitalizem?
    Ja merreni dhe kenaquni!
    As tek sholli i kepuces se Lenka Cukos nuk i vine keta derra te majmur me gjak njeriu!
    Vazhdoni me luften kunder komunizmit se keshtu do t’i mbushni barkun me buke ketij populli!
    Ja kjo eshte arsyeja se pse njerezit e kujtojne me nostalgji kohen e ENVER HOXHES!
    Po ju me cfare mburreni ne keto 26 vjet?
    Vetem me krime,vjedhje,korrupsion,padrejtesi,analfabetizem,permbytje,miniera te shkaterruara etj!
    Si nuk eshte kujtuar njeri nga OJQ-te, qe te llogarite minimumin jetik te njeriut dhe t’ia dergoje qeverise?
    A rrojne qente e rruges me mire se pensionistet e te pa punet,se per qente luksoze qe mbahen ne shtepi nuk krahasohet as presidenti yne gjytyrym!

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      @roberto, jetesa midis bajgave te ben te kesh nostalgji per mutin.

  6. beni says:

    Keta jane ata qe vendosin per fatin tone dhe te femijve tane?!
    Njeri me keq se tjetri. Kryeminister harbut, deputete harbuter( nga te dy palet).
    Sikur mos te mjaftonte turpi …eshte dhe ana komike: Brace i nevrikisur…lol…si Jerry( miu i Walt Disney).

  7. vaso says:

    Jeni ca komentues ndyresira.Dhe te vdese DOKTORI,prape ate do shani.Po qe i majte ka te drejte te jete dhe te flase cte doje.TURP.

  8. Studentja says:

    Te lumt ZOTI RAMA VETEM TI I VJEN HAKUT PLERAVR te pd BRAVO VAZHTO qent e terbum le tlehin

  9. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Per cilet duhet te behet testi,per mesuesit apo deputetet ?!

  10. Gora says:

    Ne parlament ka nevoje 1 fabrik sallami po po sa e hane, pa le te skuqur e grine.

  11. Lungara says:

    Këto plehëra , me votën tonë , janë aty . Janë baballarët e kombit , janë më të mirët , më të diturit nga ne !
    Merret me mënd se ç’popull bajgë jemi ne !
    Ah sikur të kisha një grusht të fuqishëm ,
    Malit që hesht , në zemër me ja njesh ………
    Kështu shkruante Migjeni !
    Ah që s’kam fuqi , ta hedh në erë , këtë , mender , mut parlament !

  12. Prishja says:

    Mmmm bole, sallam, tundje, ohhhh…lere se u prisha!

  13. Atros says:

    E tmerrshme ky lloj fjalori ,keto lloj replikash ne kuvendin qe ka zgjedh populli im.
    Degjenerim,imoralitet,harbuteri,hajduter,kriminel keto jane epitet qe mund te perdoresh per deputet e qeveritaret tane………
    Ne vend qe te zgjidhen hallet dhe problemet,ne vend qe te shihet prespektiva e punesimit te te rinjeve ,te cilet po ikin perdite nga Atdheu i tyre sepse prijesit kane halle tjera,
    Une kuvendin e dija te shenjte,ku prodhohen ide,ku ndihmohet zhvillimi i i vendit
    Po te ishte per mua ne momentin qe nuk do te kishte njerez brenda do ta hidhja ne ere nje here godinen e pastaj do tju hiqja mandatin te gjithe deputeteve……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *