Unë, Berisha dhe Sacra Corona

21 Tetor 2016, 20:35Blog TEMA

Nga Carlo Bollino

Pas 25 vitesh urrejtjeje ndaj mediave të lira, më në fund Sali Berisha e kuptoi edhe këtë: “Askush nuk ka fituar dhe nuk mund të fitojë betejën me lirinë e fjalës”. E ka shkruar dje, në mbyllje të postimit të tij të radhës në Facebook, me të cilin më shan mua në çdo mënyrë të mundshme, duke më paralajmëruar se “e kam kohën të numëruar”. Nuk e kuptova nëse ky është një parashikim magjik, apo një kërcënim publik nga ana e tij. Berisha prej kohësh ka një difekt: e konsideron lirinë e shprehjes si një privilegj ekskluziv të tij dhe të aleatëve të vet, ndërkohë që mohon të njejtën të drejtë për secilin nga kundërshtarët e tij. Kështu, Berisha dhe gazetarët e tij kanë të drejtën të më quajnë “mafioz i financuar nga Sacra Corona Unita”, apo “i korruptuar”, pa ndjerë detyrimin për të paraqitur një provë të vetme, ndërkohë që unë nuk kam as të drejtën për t’u mbrojtur nga këto akuza të rreme. Në demokraci liria e një njeriu përfundon aty, ku fillon liria e të tjerëve. Por, për Berishën liria e tij nuk mbaron kurrë dhe sidomos merr fuqi kur nis të nëpërkëmbë lirinë e të tjerëve.

Po lexoj me dhimbje dhe pasion dëshminë e gjatë të At Zef Pllumit, të përndjekur nga regjimi komunist. Lexoj mënyrat me të cilat persekutorët e tij komunistë thurnin akuzat dhe shpifjet kundër priftit të gjorë nga Shkodra, dhe duket se lexon, 40 vjet më vonë, postimet e Berishës në Facebook. Akuza ideologjike, pa prova, pa fakte, pa logjikë. Falenderoj Zotin që jetoj në vitin 2016, ndërkohë pyes veten me ankth se çdo të ndodhte me mua në rast se sot Berisha dhe gazetarët e tij do të kishin pushtetin që Enver Hoxha kishte në atë kohë. Ç’do të ndoshte me mua dhe me të gjithë ata, të cilët, ashtu si mua, Berisha na kundërvihet sot. Për atë, ne jemi “diversantët” e rij.
Berisha hiqet si babai i demokracisë shqiptare dhe vetëm për këtë arsye duhet ta ruante me dashuri mrekullinë që përfaqëson Demokracia, domethënë respektimin e lirisë së mendimit dhe tolerancës ndaj kujtdo që nuk mendon si ne. Në të kundërt, si një baba jo i natyrshëm, ai merr nëpër këmbë ditë pas dite parimet për të cilat pretendon se ka luftuar, dhe sillet si më i keqi ndër komunistët. Kush e merr vesh se cilën demokraci kishte ndër mend doktori kur farkëtoi emrin e partisë së tij?!

Berisha i urren kundërshtarët e tij politikë, që i konsideron si armiq, pikërisht ashtu siç bënte Enver Hoxha, që nuk toleronte asnjë lloj kritike. Berisha vepron si racist, ashtu sikurse ishte Enver Hoxha, për të cilin të huajt ishin automatikisht armiq (me përjashtim të rastit kur është fjala për të dhuruar detin shqiptar dhe burime të tjera natyrore). Berisha gënjen, siç kanë bërë për dekada me radhë të gjithë diktatorët, që ndërtonin mbi gënjeshtrat e tyre të vërtetën e rreme për t’ua servirur popujve. Një ndër këto të vërteta të rreme, të cilën Berisha ka 25 vjet që e përsërit, është ajo që unë kam lidhje me Sacra Corona Unita-n, pra me mafian puljeze. Në fakt, unë jam puljez, por gjithashtu jam i pari gazetar italiani, që shkruajti në vitin 1984 artikuj denoncues kundër Sacra Corona Unita-s. Kur askush nuk fliste për të, unë e kam denoncuar publikisht. Kreu i Sacra Corona Unita-s ishte një farë Pino Rogoli nga Mesagne (dënuar me burgim të përjetshëm), i cili më urrente pikërisht po aq sa më urren dhe Berisha. Isha pak më shumë se 20 vjeç dhe në vendin tim më konsideronin si “gazetar kurajoz” për atë që shkruaja. Të këqinjtë më kërcënonin, të mirët më mbronin. Isha me fat që fituan të mirët. Kolegë të tjerë të mij në zona të tjera të Italisë nuk patën fatin tim, pasi në ato vite gazetarët vdisnin sepse kishin sulmuar mafien. Ja pse nuk mund të toleroj më Berishën të më quajë si bashkëpunëtor të mafies. Të asnjë mafie, pasi unë kam luftuar gjithnjë kundër mafieve dhe italianët që më kanë njohur (policë, karabinierë, prokurorë, gjyqtarë, njerëz të thjeshtë) e dinë shumë mirë këtë. Kush më njeh, e di shumë mirë edhe se sa i ndershëm jam. Kam patur një baba, që më ka mësuar të jem i ndershëm dhe një familje të tërë që më ka dhënë mundësinë të mbetem i tillë. Ja pse nuk mund të pranoj që Berisha dhe askush tjeter të më quajë të korruptuar.

Një muaj më parë kam depozituar një padi për shpifje kundër doktorit. Dy ditë më parë u zhvillua seanca e parë. Por Berisha, pa treguar pikë respekti as për gjyqtarët që janë angazhuar të gjykojnë nëse akuzat e tij kundër meje janë apo jo shpifje, dje u rikthye të më akuzonte për të njejtat gjëra. Me të njejtin vulgaritet si gjithnjë. Do të depozitoj një tjetër padi për shpifje. Dhe do t’i shkruaj Facebook-ut dhe kujtdo autoriteti tjetër që mund të mbrojë emrin tim nga shpifjet e kujtdoqoftë (unë nuk kam fuqi të mbyll asnjë portal, por është ligji nderkombetare që ndalon shpifjet). Por Berisha as këtë nuk e toleron, pasi ai (dhe të tijtë) jo vetëm që mendojnë se kanë të drejtë të ofendojnë këdo me shpikjet më të pasura në fantazi, por, nëse dikush guzon t’i kundërshtojë këto shpifje, ai i akuzon se bëjnë censurë. Ashtu sikurse tha dje Hillary Clinton për rivalin e saj Donald Trump, Sali Berisha është “i tmerrshëm dhe i frikshëm”.

E kam shkruajtur edhe një javë më parë, ndonëse nuk e kam harruar asnjë ditë të vetme në 35 vjet profesion gazetarie: liri e fjalës nuk do të thotë liri e shpifjes. Kam besimin se shpejt a vonë do ta kuptojnë këtë edhe Berisha dhe klani i tij. Në momentin kur Berisha shkruante postimin e tij shpifës të radhës, deputetja e tij Majlinda Bregu promovonte publikisht një vendim të Gjykatës së Strasburgut për të Drejtat e Njeriut, që urdhëron të fshihen nga artikujt online komentet që përmbajnë fyerje apo shpifje. Domethënë ato, që, sipas Berishës, janë shprehje e lirisë së fjalës. Në Strasburg e quajnë të mirëqenë që një sajt online (siç ndodh në të gjithë bota perendimore) të ketë një pronar të njohur, një drejtues përgjegjës që të njihet dhe një gazetar që të përgjigjet për shpifje të mundshme, të cilat në fakt në të gjithë botën e qytetëruar konsiderohen si të paligjshme. Ky vendim dënon edhe komentet, të cilat janë e vetmja pjesë që mbetet anonime në sajtet e vendeve demokratike. Ndërkohë, në Shqipëri është shumë më keq, sepse këtu pjesa më e madhe e vetë sajteve janë anonime (dmth pa një pronar të regjistruar) dhe, si rrjedhojë, edhe artikujt të publikuar në këto sajte online janë anonime, siç janë komentet në pjesën tjeter të Evropës. Një ferr informativ ky, të cilin në Strasburg as që arrijnë të imagjinojnë se ekziston.

Por pikërisht kjo që shkruan Majlinda Bregu duket se ka vlerë duke filluar nga sot edhe për Berishën: “Për këdo që mendon se mospublikimi i sharje/kërcënim/ mallkim komenteve, cenon lirinë e fjalës e të medias në Shqipëri, le të protestojë ndaj Gjykatës e Strasburgut se ‘po cënon lirinë e shprehjes në Shqipëri’”!

Siç thotë Berisha, “askush nuk ka fituar dhe nuk mund të fitojë betejën me lirinë e fjalës”. Të paktën – po shtojmë ne këtu – deri aty, sa nuk shkel lirinë e të tjerëve.

14 komente në “Unë, Berisha dhe Sacra Corona”

  1. E mor Doktor MORTJA !
    Ti je vertete llumi por me keq se ti jane jashteqitjet qe te vijne nga pas! Ata jane thjesht llumi i njerezimit!

    1. Ervini says:

      Po ketij lo*** i ngeli hatri se i shau shefin!?

    2. Lumjani says:

      Pse u preke kaq shume nga ky “pepinua” mor Vasil. Apo ta nguli keq. Po ti ç’ke? Ti nuk je Berisha. Apo e ben si ajo historia me lepurin qe vraponte si i marre. E pyet dhelpra: Pse po vrapon kaq shpejt?
      Ika – tha lepuri, – sepse po tredhin kuajt.
      Po ç’ne ti- I tha dhelpra – ti nuk nuk je kalë.
      Ehuuu, – tha lepuri – sa ta marrin vesh qe s’jam kalë, vanë hallatet e mia.
      Edhe ti Vaso, kete frike ke. Sa ta marrin vesh ata qe ti nuk je Saliu, ty te ka rene sapuni nga duart ne dushin e burgut. Dhe po te ra sapuni atje? Aha, e hengre. Nuk te japin me tjeter.

  2. Lennard says:

    Besoj se nuk ka asnje shqiptar ,qe te mos vleresoj punen e Karlo Bolinos ,qe eshte natyralizuar si shqiptar.ka krijuar nje model modern te komunikimit te lajmeve per publikun e gjere.gjithkush e merr haberin sapo ndodh ngjarja.Kjo eshte merite e madhe e drejte per drejte e Z.Bolino.Persa ka shkruar per Sali gerdecin ,jane te gjitha te verteta ,bile nuk jane dhe shume te renduara,se praktikisht Ai Gjememadh ka bere aq deme Shqiperise dhe shqiptareve sa ska ku te veje me.
    Respekte Z.Bolino.Zagaret le te lehin! Shume shpejt do ta marrin denimin e merituar!!!

  3. Arbeni says:

    Z. Bolino ju akuzoni Berishen per diktator nderkohe qe ne kohen e qeverisjes se tij keni pasur nje grup mediash opozitare. Po ne vitet e qeverisjes se ti keni shitur e hapur media te tjera duke bere dhe pasuri
    Krahasimi qe i beni me Enver Hoxhen ju ben qesharak, pasi ti nuk hidhje dot syte nga Shqiperia ne kohen e tij e jo me ta luftoje me mediat e Tua.
    Fakti qe Ju keni luftua mafian kur te tjeret vriteshin nuk perben argument perkundrazi Nuk e di po refimi yt po me kujton Kin Filbin
    Z Bolino nuk e kuptoj c’lidhje ka M. Bregu ketu…, Berisha nuk eshte anonim, perkundrazi eshte njeriu me i ndjekur ne fb, ndaj dhe denoncimi ndaj tij nuk do tju pije uje si ne ndonje rast tjeter.

  4. Landi says:

    Fjalet qe perdorin njetezit gjate fjalimit nuk jane ghe tjeter vecse teresia e analizes se ndergjegjes se tyre.
    Berisha nepermjet fjaleve qe perdor tregon cfare frikerash ka ne palce. Edhe nje femije e kuotin psikologjine e Beridhes.

  5. alohade says:

    Z. Bollino, Salifashisti do te jete i ” tmerrshem dhe i frikshem” ,shtoj i pabese ,
    derisa t’i vihen ” hekurat” dhe te kaloje ne 313-ten ! As denimi kapital nuk eshte
    mjaftushem per kete monster,Monstra e Vicidolit. ,!!

  6. Shqupi says:

    Njoftim per shtyp-Denoncim

    Mbas deklarimit te gazetarit mafioz te financuar nga ”Sacra Corona Unita” dhe te shiturit tek Karteli i Droges dhe Koka e Meduzes – Carlo Bolino, kunder qendrimeve parimore demokomuniste te Mareshallit, bajrakut te PD-se, dhe nje nga War Dog-sat e vertete, per lirine e shtypit, duke manipuluar faktet, shpif dhe perdor fjale te pista per Mareshallin. Per Mareshallin, e edukuar qe ne rinine e hereshme me edukaten shembullore malore, seksi ka qene gjithmone nje fobi per te dhe ai seksin e kundert e ka njohur vetem kur, qe ne moshe fare te re, pergjonte femrat qe laheshin dhe nga studimi i trupit te njeriut ne fakultetin e mjeksise. Edhe kur ne kuvend ai ka qene i detyruar te perdore fjale te tilla qe lidhen me seksin, mbasi e kerkon politika e partise, te gjithe e kane vene re sikletin qe ai perballon dhe menyren se si i shqipton ato fjale.

    Te ndjere shume te fyer, per sa me siper, anetaret e tre klubeve dinjitoze:
    “Klubin e ‘anal’-isteve homoseksual social-politik”,
    “Klubin-Ec përpara të çafsha ballin”,
    “Klubi- Sindroma “Rrudhat e Ballit””,

    U mblodhen per tu solidarizuar me Mareshallin dhe per te denoncuar publikisht, gazetarin mafioz te financuar nga ”Sacra Corona Unita” Carlo Bolino nga Italia – Shteti i Mafias Boterore.

    Mareshall Sali- Të përshëndesin të gjithë anëtarët e klubeve dhe te inkurajojne per qendrimin tend burreror perballe kartelit te droges dhe plehrave, per te cilin ti je specialisti numer nje i PD si dhe perballe ambasadoreve te SHBA dhe BE te shitur te Rama. Ti je Mareshalli I pavdekshem dhe i pamposhtur.

    Sali-Koka e Meduzës dhe e Karteli i Droges, duhet larguar sa më pare. Shqipëria është më mire me Lulëzim Bashën. Mbas fitores per miratimin me konsensus te draftit per drejtesine, dergimit ne kushtetuese te Ligjit te Vetingut nga ana e opozites dhe triumfit te Lulëzimit-“ Barba a Pizzo Fondo Schiena”-ketij ylli ne ngjitje te PD dhe Kryemisri i ardhshem, suksesi ne zgjedhjet e ardheshme është i garantuar, në mos në zgjedhjet e 2017, në ato që vijnë.

    Me kete rast Kryetari i “Klubi- Sindroma “Rrudhat e Ballit””, “Antikomunisti popullor”- Fahri Balliu(Alias Farua), ne emer te tre klubeve te unifikuar propozoi perjashtimin nga “Klubi i ‘anal’-isteve homoseksual social-politik”, te Anetarit te Asociuar Katundarit Hamza Çili(Alias Henri Çili), per qendrimet e padenja te mbajture se fundi ne favor te Kokes se Meduzës –Rama. Propozimi u hodh ne vote dhe u miratua njezeri.

    Denoncimin e kanë nenshkruar njëzëri të gjithë anëtarët e klubeve , si më poshtë:

    Lista e anëtarëve të “Klubi-Ec përpara të çafsha ballin”:
    Kryetari i klubit “Bujari ju dëgjon”- Bujar Mehmeti(Nishani),
    Nën Kryetari- “Toqja që qesh”-Arjan Çani ,
    Ndihmes Nen Kryetari- “Ja sheshi, ja mejdani, ja dhe Xhepi Kapedani “- Rexhep Mejdani,
    Sekretarja-“Kape për leckash, qite jasht”- Jozefina Topalli(Çalamani),
    Ndihmes Nen Kryetarit- “Ja sheshi, ja mejdani, ja dhe Xhepi Kapedani “- Rexhep Mejdani, dhe
    Anëtarët e asociuar :
    1) Fytyra e vrenjtur, me sy të vegjël”, pushti politik- Oerd Bylyk(Kiçi)Bashi,
    2) Fytyra e qeshur”, pijedashësi – Arben Ristani,
    3) Dy-pllom-ati i tredhur”, miku i Sypeshkaqënit-Aldo Bumçi,
    4) Tutto muscoli, niente cervello”-loloja i oborrit-Flamur Noka,
    5) Arkitektit popullor” – i shpifuri – Fatos Lubonja,
    6) Një kërcu në Londër” – Një-pllom-ati – Gjol Berisha(Alias Mal Berisha),
    7) Merre me lëng, se mishi mbaroi”- Sqapi -Agron Gjekmarkaj,
    8) Mendja e madhe e keqja e të zot”- Veshëgjati – Besnik Gjongecaj,
    9) Bukuroshja e zgjuar”-E para e K.ç.k. -ve – Grida Suma(Duma),
    10)Gazetari dhe ’Anal’-isti i pa arritshëm shvejkjan -Genc Burimi,
    11)Derri i butë ha në dy hale”-“KokëTuli”- Genc Gjokutaj,
    12)Po me urën ç’patën?” “Kalorësi i fytyrës së Vrejtur” -Alias Nic RedBlack- Kreshnik Spahiu,
    13)Dhallë dhallë moj bukuroshe, unë hidh ujë ti po Bardhoshe”-Bozaxhiu i oborrit- Adriatik Llalla,
    14)I vogël Artist, i rritur Qeros Lecca Culo”- Pistolero i oborrit-Genti Strazimiri,
    15)Bëm baba, të të ngjaj-” Vetull Shkruari kopetent i oborrit”-Alias Çim Gjata(jo Peka)-Çlirim Gjata,
    16)Shko e mblidh hashashin, kaq po të them- Foto modelja e oborrit- Albina Deda,
    17)Keq me burrë, keq pa burrë, ……..- Super ekonomatja e oborrit-Suzana Guxholli,
    18)Mimoza Llastica- Dollapi pa kapak i oborrit-Mimoza Hajdarmataj,
    19)Siç ka thënëVashko Pasa- labja analfabete funksionale e oborrit- Liliana Elmazi,
    20)Injorantit noterik Çlirim(Qim) Peka,
    21)Bukuroshja e çartur”-E dyta e K.ç.k. -ve – Albana Vokshi(Paloma)- Krye Mjekja popullore e oborrit,
    22)Ciu ciu firifiu, kush ja ben ja ben vetiu”-Voltana Ademi – Kanarina e oborrit,
    23)Krra, Krra, Krra,….”- Ndriçim Kulla – Nje nga Sorrat e Jarit,
    24)Rrofte Sala me vizion rinor per politiken- Kilja nga diaspora, shpresa e oborrit -Akil Kraja,
    25)Qeshu rini qeshu, lulëzimi eshte i yti- Luleshtari i oborrit-Belind Këlliçi,
    26)Tri-pllom-ati i kastruar ”Me mire vone se kurre”- Dallkauku i oborrit Islam Lauka.

    Lista e anëtarëve të Klubit- “Klubit te ‘anal’-isteve homoseksual social-politik”:
    Kryetari -Arkitektit popullor, i shpifurit – Fatos Lubonja,
    Nën Kryetari- Ironikut lolo-president i republikes Artan Hoxha,
    Sekretarja-Bukuroshja e fjetur e TV AGON – Sonila Meço,
    Anetarët e asociuar:
    1) Pinjolli i klanit Kapo(Berisha) – Andi Bushati,
    2) Orangotangu – Armand Shkullaku,
    3) Injoranti noterik -Çlirim Peka (Alias Çim Peka),
    4) Akadem-iku që çalon jo vetem nga kembet -Artan Fuga,
    5) E Dhirta- Desada Metaj,
    6) Pinjolli i padenjë i familjes-Artur Zheji,
    7) Sindroma “Bari Falliu”, Star Rakia-Ylli Rakipi,
    8) Haleja alla turka – Frrok Çupi,
    9) Bejtexhiu shakaxhi-Andi Bejtja,
    10)Përç Shkrimtari –Preç Zogaj,
    11)Kaçi i zi që Thyen Kafkave-Pushti politik -Kastriot Islami,
    12)Komunisti Antikomunist-Sindroma “Rrudhat e Ballit”- Bari Falliut(Alias Fari Balliut)
    13) Junior Sali-konia e oborrit – Ervin(jo Edvin)SaliHani,
    14)Qemal (Sagajava)Sakajevo-“Tigri” i sigurimit, lecca culo i oborrit-Alias Qemal Sakajeva

    “Klubi- Sindroma “Rrudhat e Ballit””

    Kryetari i klubit: “Antikomunisti popullor”- Fahri Balliu(Alias Bari Falliu),
    Nën Kryetari- “Sindroma “Bari Falliu”- Star Rakia-Ylli Rakipi,
    Ndihmes Nen Kryetari- Tutto muscoli, niente cervello”- Flamur Noka,
    Sekretari-”Dashnori i portokalleve” – Ridi Paliaco-Luçiano Boçi,

    Presideni i Nderit i Klubit- Mareshallit Arturo Ui-Sali

    Anetaret e Asociuar:
    -“I vogël Artist, i rritur Qeros Lecca Culo”- Gangsteri Xhiri–Pistoler Strazimiri,
    -“Ja kom bo Droges tete me di”- Gangsteri Roma – Komisar Dogjani,
    -“Çfare lind prej qetes gjuan minj”- Gangsteri Zhivola 1 – Minister Ruli,
    -“Çfare babe kishe, çfare m.ti dole”- Gangsteri Zhivola 2 – Zv/Minister Mima,
    -“Gamor ti, gamor kush te vuni..” – Gangsteri Jakobin – Prefekt Kruja,
    -”Fytyra e vrenjtur, me sy të vegjël”- Gangsteri Durresi -Oerd Bylyk(Kiçi)Bashi
    -”Po marr guximin te them: Kavajoti “tutti cani” futi qenin te duhani”-Gangsteri Kavaja–Astrit Patozi

    Zyra e Shtypit te KQ SHQUP
    Gazetari Qim Peck

    1. Tri organizata te rendesishme ne panoramen tragji komike!
      Te gjithe jane figjura, kush me shume e kush me pak, por Mal Berisha, Agron Gjekmarkaj jane te paarritshem!
      Por mungojne tre figjurat ma te medha te mijevjecarit: VJOLLCA VOKSHI
      AGIM DOCI
      JEMIN GJANA

  7. Luli says:

    Qytetaria Dhe profesionalizmi juaj eshte pergjigja me e mire per ceten e Berishs

  8. Maria Logoreçi says:

    Pse nuk e publikon ore pusht baltovin myzeqeje komentin tim ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje