BATUTAT/ Fermeri: Si i ndjeri qëmoti, gju më gju me popullin. Rama: Si jeni me hashashin?

22 Tetor 2016, 12:29Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Këlcyrë.

Ai ka zhvilluar një bashkëbisedim me banorët e zonës, ku nuk kanë munguar as batutat.

Fermeri: Ky është takim gju më gju me popullin si e quaj ai i ndjeri qëmoti, ky është , hallall jua bëftë Zoti, ne flasim ashtu si dimë, edhe nëse flasim të ngatërruar e di ti atë punë, se e rregullon ti.

(Pastaj ankohet për urën që rrezikon shembjen dhe bashkë me të edhe banorët e zonës).

Fermeri: Do ta shohësh urën në FB kur ta hedhin, e do thuash o atë që më thanë ata fshatarët aty. nëse i ndjek këto që të themi, pikët i ke të fituara 100 %

Rama: Si jeni me hashashin nga fshati juaj?

Fermeri: Më kape mat me një lëvizje, jam invalid, nuk kam mundësi të bredh nëpër shkarpa për të parë hashash, pyet moshën e re, unë ca shoh me sy në TV.

Rama: Në TV i shoh dhe unë po ti ke parë gjë?

Fermeri: Jo kështu nuk kam parë gjë.

Rama: Mu duke në formë, thashë mos e ke nga…, se kështu thonë mos të ka ardhur aroma edhe ty.

(Biseda ka vijuar me fermerë të tjerë më pas)

Fermeri: Nuk kemi asnjë pikë ujë për të vaditur..

Rama: Sa fëmijë ke?

Fermeri: Kam 6.

Rama: I ke bërë menjëherë apo me radhë?

Fermeri: Me radhë..

Rama: Kaq kisha unë, si ti bëj unë për 3 vjet gjërat që su bënë për 25 vjet, mirë mo ju keni në drejtë. Në sa vjet i ke bërë?

Fermeri: Në tre vjet.

Rama: Po si i ke bërë në tre vjet, ke bërë një në tre vjet, mirë e paske sensin e progresit të saktë.

Fermeri: Është kanali aty..

Rama: I bëri kanalet ai, erdhi demokracia i mbylli kanalet.

18 komente në “BATUTAT/ Fermeri: Si i ndjeri qëmoti, gju më gju me popullin. Rama: Si jeni me hashashin?”

  1. lifi says:

    une jam Z.Shvejk edhe mamane e therrisnin Znj.Shvejk por edhe gjyshen keshtu e therrisnin,Znj.Shvejk

    1. lafi says:

      kur behen edhe katnaret per kritika vaj medet. se per pergezime apo kontraste me qeverri te tjera me mire ua leme te huajve ti bejne se ne aq e kemi veshtrimin. mire ky xhaxhua qe e paska shtyre mire diten, po k/ministri nga e gjen kohen te merret me njerez te tille! thone ktej nga ne, kush fle me kalamanj gdhihet i lagur.

  2. tani says:

    Po mire shyqyr zotit jena me hashashin. Edhe drejtori I policise edhe Tahiri e kan bo zemren gur e na kan lon me punu

  3. mirel says:

    Ai i thote Ura, kryeministri i thote Hashashi.
    Llogjexhi jo shaka.
    Ne vend te persheshit po hedh e pret me hashashin
    Dhe kerkon te krahasaoje lindjen e femijeve me premtimet e qeverise.
    He ore popull, kur kini pjelle ju te tjeret.
    Eeee, jeni mesuar me hashash ju qerratenj dhe i kerkoni llogari qeverise..

    1. Grigor says:

      Mirela
      I paske thithur nja dy viza me duket. Apo ka vajtur puna deri tek shiringat?
      Mos u merzit se ja, erdhi 2017-a, fiton Luli zgjedhjet, dhe do marresh edhe ti ate vend pellumbash we mezi e pret. Do besh pune jo shaka. Ne oren 7 gjoja ne pune, pastaj nga ora 8 deri ne 12 ne kafe per pazarlleqet. Sa mbaroje pazaret, sherohet pyetja: “Çuna, ku do e hame dreken sot?
      Eh, mor Mirel, Mirel. Po t’ja marresh me gjume deri vitin qe vjen, do zgjohesh drejt e ne pune.
      Eeej, mos u nxe, se nuk e kisha per ty. Se mos te njoh une ty! Komente a derezi, mos I merr seriozisht, se gallate bejme ne ketu. Sikur na pyet njeri ne.

  4. the Punisher says:

    Ja u leroi nenocken shejtani. Po i le ta mbjellin, ta vadisin, ta korrin….dhe pastaj vjen dhe ja u djeg. PeDe-ja nuk do kete me asnje qindarke per te blere votat.

  5. Ky popull qenka i mallkuar nga zoti. Vazhdimisht ne krye te shtetit kane dale tipa te tille qe tallen me te. Ne rastin konkret biseda e Rames me fermerin dhe jo vetem kjo eshte nje tallje e madhe, ai nuk e ka mendjen te beje pune e te zgjidhe hallet e vendit. Ne bote nuk gjen njeri te tille qe te sillet me popullin. Une nuk them se cdo problem qe ngrihet te zgjidhet menjehere, por per respekt te ketyre njerezve qe kane ardhur ta degjojne, Rama duhet te silleshe te pakten mire dhe te premtonte aq sa mund te bente.
    Besoj qe kete “bashkebisedim” e pane te gjithe dhe njerezit jane ne gjendje te nxjerin konkluzionin se kush na usheheq. Ne vend qe te flas se cfare ka bere vete,te ballafaqohet me premtimet qe ka dhene per te cilen mori vota, ai akoma meret me Salen.
    O zot, kur do vije dita qe ne krye te ketij vendi te bukur dhe i begate te vijne njerez te aresyshem.

  6. Ne nje fshat te Korces, ne kohen kur fliste Sekretari i Byrose se Partise te Kooperatives, nje njeri i ulet, pa nivel dhe shpirtlige, pellet nje gomar.
    Ne kete moment del nje fshatar e i thote gomarit: Pusho ti se nuk e ke radhen. Radhen e ka ky gomari i madh. Kur te mbaroj ai atehere mere flalen ti.

  7. Spartaku says:

    Mirel! kur ka pyertur kryeministri per berjen e femijve me radhe do te thote qe,edhe qeveria do i beje punet e saj me radhe, se nuk behen te gjitha njehereshe.Besoje se edhe ti e kupton kete.

    1. mirel says:

      Qeveria nuk mbarset o Taku..ai fshatari atje mu d te bej dhe 6 njeheresh dhe me gra te ndryshme..
      Diskutim idiot gjithsesi..po kjo eshtw llogjika e krahasimit.
      Qeveria shqiptare nuk po pjell nhe gje te sakte: Ligjin.
      Ne vend te kesaj po riciklon plerat. Ne jete dhe ne pushtet.
      Po cte them une me tej.
      Lum si ti o popull qe paske vuajtur per metafora rrugacesh.
      Se tia thosh njeri kete nje burri zakoni..pergjigja do ishte: Nuk eshte puna jote, a te q.fte derri tet eme..Aneten domethene. .
      Pastaj te mendohet Ramiu si po pjell kalamajte Linda

  8. Artemisa says:

    Qe ky idiot vazhdon te mbreteroje dhe te tregoje perralla kudo, tregon se ne akoma kemi 1 Milion budallenj te pa sheruar ende.
    Tragjedia qendron ne faktin se 1 Milion Budallenjte mund te vendosin prape per fatin tone.
    Dhe atehere nuk do te degjojme me perralla dhe batuta POR do te degjojme Romane nga Perroi Psikik i Edvinit.
    Dhe raftet ne shtepite tona do te mbushen me Veprat e sh. Edi nga Nr. 1 deri ne 101( botimi ka filluar nen kujdesin e vecante te Taulant Balles dhe Elisa Spiropalit).

    1. Lugati says:

      1.90 ate e shofim qi o i modh per ti zon venin behar meres…o ripjellja lajmrojeni qi osht zgjedh kryeminister ktu e tre vjet e gjysem se nuk e di ky kari kujto hala se osht neper kafet e tirones tu bo qyfyre

      mu ka bo si ver llapa jasha ripjellja

  9. Lpl. says:

    Si ka me u zhvilluar Shqiperia ,kur atje kane ngele vetem budallenjt duke qeverise budallenjt.

  10. Semanjaku says:

    Dalngadal kryeministri yne po rreshqet ne batak,,,po i iken edhe ai pak seriozitet qe kishte ne fillim. Nuk munde te kalohen me batuta dhe shaka problemet qe ngre populli dhe sidomos ne takimet qe ai i kerkon vete. Nuk ka lidhje fare se per sa kohe i bene femijet nje familjare kur ai i kerkon keyeministrit te tije se duam uren,,,duam uje te pishem,,,duam rrugen,,duam kanalin vadites etj etj . Ne keto takime para fushates se zgjedhjeve kryeministri duhet te veje me ate librin qe shkonte para tre vjetesh e qe quet programi i rilindjes 2013 deri 2017 dhe te beje ballafaqimin se ku eshte me ate program. Btutat per lindjen e femijeve apo hashashin le ti beje me shoket e tije po pati kohe. Kur do kemi edhe nje here njerez serioz dhe qe mendojne per popullin ne krye te shtetit?????

  11. Blue says:

    Si duket ajo “vija” qe e merr KM ka qene e kualitetit jo te mire ose vendi ku e ka mar “vijen” nuk ka qene i rrafshet.Nuk ka tjeter arsyeytm pet keye bisede te degjenoruar .

  12. fieraku NGA ferrasi says:

    O Zot ku kemi perfundu
    Popull PA shtylle kurrizore
    Shoqeri civile b lepirese
    Opozite e ngordhur
    Qe pret ti shkoje ndonje socialist ne grup
    Lsi 16 vjet ne pushtet
    Mjere ti o milet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje