EIFFEL / Kulla që nuk duhej të zgjaste. Historia dhe sekretet e “damës së hekurt”

22 Tetor 2016, 18:59Lifestyle TEMA

Ajo është zonja e vërtetë e Parisit. Më e famshme se Louvre dhe Notre Dame, Tour Eiffel u inaugurua në 31 mars 1889. Që atëherë, përvit pret shtatë milionë vizitorë, 250 milionë që nga fillimi i historisë së saj. Eshtë e përbërë nga 18038 copëza dhe 2 milionë bullona, që më pas janë zëvendësuar nga perçina. Ka një histori shumë të gjatë, mbi të cilën ndoshta ende nuk janë thënë të gjitha. Mjafton të mendosh që, në kohën e ndërtimit, Kulla e Gustav Eiffelit ndeshi në kundërshtimin e shumë personave – intelektualë e politikanë – që e quanin të tmerrshme. Një monument që madje, sipas kontratës fillestare, do të duhej të çmontohej njëzetë vite pas ekspozitës universale të vitit 1889, që u mbajt në Paris, me rastin e njëqind vjetorit të Revolucionit Francez shkruan bota.al.

Plot 127 vite nga ajo ditë, një përshkrim i Tour Eiffel, krejt i ndryshëm nga ajo që sheh një turist. Një pikëvështrim i ndryshëm, që do të na shpjerë prapa kuintave të “Damës”.

Sfidë gjigande

Ideja e realizimit të një kulle metali për të kujtuar Republikën franceze është e Gustave Eiffelit. Inxhinier dhe vizionar, është angazhuar tashmë në ndërtimin e vështirë të urave dhe hekurudhave të varura, gjithmonë prej hekuri. Pika e fortë e tij janë studimet e metalit. Falë matematikës, mendon se mundet ta përkulë hekurin, sipas dëshirës. Por për Tour Eiffel, inxhinieri duhet të krijojë sisteme të reja ndërtimi. Një sfidë shumë më e rëndësishme, se sa ajo që ka kapërcyer vetëm pak vite më herët, duke ndërtuar Statujën e Lirisë në Nju Jork.

Një herë sepse po ndërton ngrehinën më të lartë të botës – ishte deri në 1930 – dhe pastaj sepse po e bën për herë të parë prej hekuri. Një dëshmitar i kohës shkruan: “Veprat e mëdha të lashtësisë, piramidat, për shembull, në mendjen tonë janë të shoqëruara me një turmë të madhe burrash që punojnë, të cilët ulnin leva dhe tërhiqnin me litarë gjigandë. Piramida jonë moderne po ngrihej falë fuqisë së llogaritjeve, prej të cilave krahu i punës reduktohej. Shpesh herë, mjegulla e vjeshtës fshihte pjesët e sipërme e megjithatë mund të shiheshin zjarret e saldimeve. Punëtorët e kullës nuk shiheshin asnjëherë. Dukej sikur po ngrihej e po rritej vetë, vepër e një magjistari”.

Por nuk bëhet fjalë për magji. Eshtë një seri copash të farkëtuara njëra pas tjetrës, sipas projektit të Eiffelit” mijëra projekte teknike të realizuara nga duar të ditura, duke parë që në atë kohë nuk kishte kompjuterë.

Kulla ngrihet ppër dy vite punë të palodhur

Dyzetë projektues realizuan 1333 metra katrorë drafte: janë planet – me mijë elementë strukturorë – që dy milionë e gjysmë perçina, të bëra bashkë nga montatorë, duhet të bëjnë bashkë. Për aq sa dihet, kulla u montua pa asnjë gabim, dhe çdo perçinë rrëshket butë-butë në vendin ku është caktuar. Eiffeli e kishte premtuar, vepra është gati pas dy vitesh, pesë muajsh dhe pesë ditësh. Në kohë për inaugurimin e Ekspozitës Universale. Dhe e bëri me 250 punëtorë. Në tërësi, ndërtimi ishte i vështirë e i ndërlikuar, por në raport me punën e kryer, shkaktoi pak viktima: vetëm tre. I fundit ishte një italian me emrin Angelo Scagliotti.

Sa ka mbetur nga vepra fillestare?

Tour Eiffel vazhdon të ndryshojë përditë, jo vetëm prej punëve periodike të mirëmbajtjes, por edhe për zgjedhje stilistike. Për shembull në vitin 1930, u hoqën disa harqe vetëm për një arsye estetike, dhe u hodhën. Sot do të ishin për muze.

Ashensorët, në të kundërt, ndjekin ende projketin origjinal. Ishin një tjetër sfidë për t’u fituar. Eiffeli nuk donte t’i vendoste në qendër të këmbëve për të mos prishur efektin elegant të bazës së kullës. Kështu duhej të përshkonin kurbën e kolonave: një vështirësi e re teknologjike. Një sfidë e fituar, megjithatë, duke parë që motorrët e përdorur janë të njëjtët, prej 127 vitesh.

Një prej ndryshimeve më emblematike ndodhën në fazën e ndërtimit, kur Eiffeli vendosi të zëvendësojë afro 2 milion e gjysmë bullona me perçina. Në lidhje me këtë gjë, ka dy teori. Sipas të parës, Eiffeli donte që pas njëzetë vitesh kulla të mos çmontohej siç ishte shkruajtur në kontratë: me perçinat gjithçka do të bëhej më e ndërlikuar. Pastaj ka një tjetër hipotezë, shumë më teknike, sipas të cilës bullonat, dalëngadalë, me kohën dhe lëvizjet e kullës dhe hekurit, do të liroheshin ndërkohë që perçinat janë elastike dhe ato do të ndiqnin, ashtu si edhe ndodhi, lëvizjen e natyrshme të strukturës së hekurit.

Mes pjesëve që pësojnë ndryshime është edhe një pjesë e shkallës helikoidale, e cila të shpinte nga niveli i dytë në të tretin: u shkëput në 1980, në kuadrin e një projekti për lehtësimin e monumentit.

Shkalla origjinale e 1889 u projektua në 24 pjesë me gjatësi të ndryshme. Një prej tyre mbetet në brendësi të Kullës Eiffel, tre u janë dhuruar muzeve francezë, të tjerat janë nxjerrë në ankand në vitin 1983 dhe do të përfundonin përreth botës, nga Japonia në Amerikë, në Statujën e Lirisë në Nju Jork dhe madje edhe në Disneyland.

Projektuar për të zgjatur

Dhjetëra piktorë, çdo shtatë vite me mijëra tonë bojë rilyejnë tërësisht kullën. Janë ata, në shumicën e rasteve, që sinjalizojnë për pjesët që duhet të zëvendësohen. Një mirëmbajtje pakëz rastësore, që, gjithësesi lejon të bëhet një vlerësim, se sa copa janë zëvendësuar deri tani, dhe sa prej kullës origjinale është ende në këmbë.

Sipas Stephane Roussin, përgjegjësi i ri për strukturën që merret me mirëmbajtjen e kullës, vetëm 10 përqind e strukturës ka patur nevojë deri më sot për zëvendësime.

Një kontroll teknologjik i kryer në vitin 2009 ka zbuluar se hekuri i përdorur prej Eiffelit, që ishte i njëjti i përdorur edhe për patkonjtë e kuajve, reagon pak a shumë si druri, por me një rezistencë shumë më të lartë. Po kështu, oksidohet shumë më pak se sa çeliku. Jo vetëm kaq, kulla është edhe në linjë me normat e sigurisë europiane që janë aktualisht në fuqi: mban të paktën dyfishin e peshës së vet, lëviz por nuk shkatërrohet. Pra, pavarësisht moshës, krijesa e hekurt e krijuar nga gjenialiteti vizionar i inxhinierit Gustave Eiffel, gëzon “shëndet” të plotë dhe duhet të përballojë e qetë shekujt e ardhshëm. Fjalë e ekspertëve.

Voyager – www.bota.al

2 komente në “EIFFEL / Kulla që nuk duhej të zgjaste. Historia dhe sekretet e “damës së hekurt””

  1. Moisi Golemi says:

    Dhjetera BOJAXHINJ dhe jo Piktore, o perkthyes halldup. Piktoret nuk lyejne hekurishte.

  2. Mania says:

    Sa te zgjuar francezet shesin aq shume me nje cope hekur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje