Hajrie Rondo tregon betejën me sëmundjen (dhe disa fjalë për Veliajn)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

rondo 2Aktorja e teatrit Hajrie Rondo mori titullin “Simbol i Qytetit”, i cili iu dorëzuar nga kryetari i Bashksië së Tiranës, Erion Veliaj. Pas marrjes së këtij titulli, aktorja Rondo foli për betejën me sëmundjen e saj dhe se si vendosi që të rikthehet në skenë. Krahas kësaj, ajo pati edhe disa mesazhe për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, që siç tha ajo, shfrytëzoi këtë takim për t’i komunikuar atij disa fjalë.

Më poshtë fjala e plotë e saj pas marrjes së titullit që iu dorëzua nga Erion Veliaj:

Ky është një titull që peshon shumë, dhe shumë i veçantë. Faleminderit që kontributi dhe jeta ime ka qenë në vëmendjen tuaj. Meqë mu dha rasti, shyqyr që m’u dha, dhe që jam në këtë ceremoni se ndryshe nuk iu kapja dot, ishte e pamundur sepse maratona e prerjes së shiritave nga ana juaj është e paparë. Ju i keni dalë zot kryeqytetit, kësaj Bashkie, bravo! Puna e mirë dhe e bukur nuk të lë kurrë në baltë, nuk të tradhton kurrë.

Përveç kësaj, në marrëdhënie me qytetarët ju jeni ekselent, simboli i qytetarit të civilizuar, që keni ndjeshmëri jashtëzakonisht të madhe. Ju keni sinqeritetin e një fëmije dhe mençurinë e një plaku të urtë. Faleminderit edhe njëherë.  Në jetën time kam pasur si lajtmotiv që atë ta shoh dhe ta përjetoj me ngjyrat më të bukura. Një nga këto ngjyra është ajo e profesionit që kam zgjedhur.

Ne mbrëmë kishim premierën në Teatrin e Metropolit dhe unë jam pjesë e asaj shfaqeje. Kur dy zonjushat e nderuara, drejtoresha dhe Sonila më bënë ofertën isha në dilemë, do ta marr apo jo thashë?  Do të rri në shtëpi të mbyllem dhe të bashkëbisedoj e trishtuar me sëmundjen apo ti them asaj def, ik tutje sepse kam pak punë? Zgjodha këtë të dytën dhe bëra mirë dhe ia dola. U lodha një çikë vërtet por gjithë stafi, drejtoresha, regjisorja dhe partnerët ma amortizuan dhe ma lehtësuan sëmundjen.

Me këtë rol le të kontribuoj pak edhe mesazhi, meqë është dhe muaji i luftës kundër kancerit të gjirit, për t’iu dhënë të gjitha grave shqiptare dhe për t’iu thënë atyre që të bëhen të forta, jeta është e bukur dhe jeta duhet mbajtur fort, me dhëmbë.

Kam një bekim nga nëna ime dhe kam edhe një poezi që unë e mbaj në arkivin tim si artiste dhe sa herë më duhen e recitoj. Është një poezi me pak vargje, nëse dëshironi:

Më lindi nëna rreth vatrës zjarr ndriçuar

Përreth, ishte errësirë

Në terr e qara ime u dëgjua

 Në këmbë u ngrit një ditë mugëtirë

Por diellin në sy ma la të shkruar

Me dritën do të vdes e dashuruar

 Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve, duke filluar që nga i lashti i skenës, Nderi i Kombit, zoti Arbana dhe deri te më të rinjtë, te Gazi, te vajza ime, të gjithë stafin, te motra ime e dashur, mbesa dhe të gjithë stafin tuaj zoti kryetar.

Betohem dhe të jap fjalën që do të luftoj, do të luftoj fort t’i ngjit prapë ato shkallë , ajo është shtëpia ime.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Hajrie Rondo tregon betejën me sëmundjen (dhe disa fjalë për Veliajn)”

  1. Bravo Erion Veliaj ! ?. ? ?. ?. ?????????????????. ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *