Kreu i opozitës u “shkel” syrin aleatëve të Ramës, Basha: Aleanca jonë e hapur për çdo forcë politike…

22 Tetor 2016, 13:45Politika TEMA

Ndonëse koalicioni i majtë është i konsoliduar dhe pritet të dalë në zgjedhjet e vitit 2017 sëbashku, ka mjaftuar një deklaratë e Ministrit të Drejtësisë përfaqësues i LSI Yli Manjani që ushtria të angazhohet kundër drogës dhe deklaratat e dy kandidatëve përballë Metës për postin e kryetarit, se LSI duhet të luftojë për kryeministrin, që lidershipi i opozitar të shohë me shpresë nga kampi kundërshtar për aleanca.

Kështu, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se aleanca e djathtë është e hapur për çdo forcë politike, duke e “shkelur” hapur syrin në drejtim të aleatëve të PS.

Në konventën e 6-të Kombëtare të PAA-së, ai u shpreh se ‘ndarja me krimin është një urgjencë kombëtare”.

“Aleanca jonë është e hapur dhe jemi të gatshëm të mirëpresim çdo forcë politike dhe të përfaqësojmë çdo shqiptar që qëndron dhe lufton për këto vlera. Ndarja me krimin është një urgjencë kombëtare, një thirrje mbi formacionet tona politike.

Është një thirrje e shoqërisë, e Shqipërisë që kemi për detyrë t’i përgjigjemi. Sot e gjithë Shqipëria është në emergjencë kombëtare, hashashi ka zëvendësuar kultura bujqësore dhe fatkeqësisht është ekonomi kryesore e Shqipërisë sot.

Nuk i la shqiptarët të votonin, nuk la as socialistët të votojnë brenda partisë së tij dhe hyri brutalisht me kriminelë në zgjedhjet në universitete. Oferta e vetme është droga, kur dhunon votën, kur e ble atë me paratë e kanabisit dhe korrupsionit nuk e ke kurrë vullnetin e popullit”, tha Basha.

Ai paralajmëron se në zgjedhjet e ardhshme kryeministri do të përdorë kërcënimin dhe presionin për të tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve. “Është pakti i Edi Ramës me krimin në mënyrë që ditën e zgjedhjeve me para, kërcënime, presione e shantazhe të tjetërsojë vullnetin e zgjedhësve.

Sot këtë e ka të qartë i madh e i vogël nga Brukseli deri në Uashington. Ne do të ndahemi nga kjo republike e krimit dhe drogës bashkë me aleatët tanë”, vijoi Basha.

4 komente në “Kreu i opozitës u “shkel” syrin aleatëve të Ramës, Basha: Aleanca jonë e hapur për çdo forcë politike…”

  1. Geri NYC says:

    I vetmi kriminel je ti i o funderrine.

  2. alby says:

    e o MUT ,e.Shih endrra me sy hapur

  3. Shkaterrimi i bandes fashiste UDB =PD ………???????? I sigurte !???????????

  4. Fatosi-kosove says:

    Dhe vetm nje si ti lul basha flet kesisoj duke i konsideruar shqiptaret si derra!!!!!
    Pasi lul gjithe shqiptaret por edhe nga brukseli gjer ne uashington siq thua ti tashme kane prova se hashashin,kanabisin dhe republikat e droges jane krijuar nga ti dhe sali berisha qe po shifet qarte se keni patur hisen tuaj aty dhe te partise qe ju drejtoni,prandaj lul basha sikur ti ta “doje” vendin dhe kombin duheshe te zhdukeshe qe moti nga shqiperia dhe me vete ta kishe marrur edhe sali berishen dhe keshtu shqiperia do te qetesohej perjetesisht,se paku dy qeshtje do te zhdukeshin,e para droga dhe krimi dhe e dyta grupet kriminale dhe vrastare qe veprojne nen urdherat e juaja,pra vetem me zhdukjen e juaj shqiperia do te behet nje vendi lumtur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje