Kur Kanuni e ndëshkonte më drejt përdhunimin

22 Tetor 2016, 19:37Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

Policia arrestoi një djalë në Durrës, i akuzuar nga një studente për përdhunim. Në ditën e parë të takimit(pasi ishin njohur ne fb), ata kishin pirë kafe, kishin ngrënë darkë dhe kishin përfunduar në hotel, ku ai e kishte përdhunuar.

Vajza ka thënë se ai e kishte kërcënuar të shkonte në hotel, dhe më pas e kishte dhunuar. Ekspertiza doli në konkluzionin se vajza nuk kishte shenja dhune.

Kjo histori më kujtoi një ngjarje të ngjashme shumë vite më parë, kur punoja si gazetar i kronikës së zezë dhe hasëm në një seancë gjyqësore në Gjykatën e Tiranës. Tri studente në Tiranë, kishin denoncuar tre djem të saponjohur, se i kishin përdhunuar në një hotel në Lezhë.

Vajzat thanë në dëshminë e tyre se djemtë i kishin ftuar për kafe në mëngjes dhe ato kishin pranuar. Pastaj ata i kishin ftuar në një diskotekë, (në Tiranë diskotekat hapeshin që në orën 8 të mëngjesit), dhe ato kishin pranuar.

Pastaj ata i kishin ftuar të hanin drekë në një restorant në lagunën e Patokut në Lezhë, dhe ato kishin pranuar. Deri këtu mund të jetë edhe normale shoqëria mes tre djemve e tri vajzave. Pastaj ata i kishin kërkuar që të ngjiten në dhomat e hotelit, dhe ato kishin pranuar.

Pastaj ata i kishin përdhunuar…Vajzat nuk kishin patur shenja dhune, dhe padyshim që djemtë nuk u dënuan. Mund të jetë e vertete se vajzat edhe mund të jenë kërcënuar, si në rastin e parë ashtu dhe në këtë të fundit, të ngjiten në dhomat e hotelit ku u përdhunuan. Por për këto lloje “përdhunimesh”, edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit kishte qenë më i qartë:

Duke iu referuar terrenit malor, Kanuni thoshte: Nëse vajza dhe djali janë ndodhur poshtë rrugës(në një shpat mali, kuptohet), atëherë djali mund të akuzohet për përdhunim, sepse mund ta ketë tërhequr vajzën me forcë. Nëse akti ka ndodhur sipër rrugës, atëherë djali nuk akuzohet, sepse vajza është ngjitur vetë.

Padyshim që akti i përdhunimit mund të ndodhë edhe mes një burri e një gruaje që kanë 30 vjet martuar. Mund të ndodhë që edhe dikush ta tërheqë zvarrë një femër e ta përdhunojë. Por kur akuzat vijnë nga vajza, që pasi kanë bredhur nëpër kafene e restorante me djemtë tërë ditën, dhe në mesnatë përfundojnë në dhomat e hoteleve duke ngjitur shkallët me këmbët e tyre, atëherë duhet të mbajnë pak dorën në publikimin e emrave, si policia ashtu edhe media. Të paktën deri në sqarimin se kush është i përdhunuari.

10 komente në “Kur Kanuni e ndëshkonte më drejt përdhunimin”

  1. kiu says:

    Normal eshte qe kanuni te jepte kete zgjidhje para 500 vjetesh (aq me teper kur i njejti kanun rregullonte martesat ne djep dhe fishekun ne paje), por qe nje gazetar i shekullit te 21-te ne nje vend europian te shkruaje nje skandal te tille dhe, aq me teper, te botohet, ky eshte skandal. Nga mentaliteti qe manifeston ne kete shkrim, Z. Kikia nuk ndryshon shume nga ai hoxha ne Arabine Saudite qe jepte leksione si te rrihen grate pa u lene shenje…

    1. Edkari says:

      Do shkruaj per nje rast perdhunimi qe e zgjidhi KANUNI para shume vitesh.
      Ne nje fshat 3 vellezer perdhunojne nje grua dhe kjo ja tregon burrit saj se
      si kishte ndodhur.I shoqi ishte tip qe nuk donte ta zgjidhte vete nepermjet
      hakmarrjes por ju drejtua PARISE se vendit.PARIJA ishte shteti e pushteti
      asaj kohe dhe vendosi qe te 3 vellezerit o t’ja jipnin secili gruan e tij burrit
      te se perdhunuares te kryente ate qe ata kishin kryer me gruan e tij ose
      vellai mesit te vritej.Sipas historise qe eshte me se e vertete 3 vellezerit nuk
      pranuan qe te jipnin grate si demshperblim dhe pushkataret e PARISE
      ekzekutuan vellain e mesem.
      Ka patur shume raste qe PARIJA ka vrare e denuar dhe as nje here nuk
      ka thene askush se veproj gabim.

    2. Fshatari dixhital says:

      Kikia duket sikur ti vete po e perdhunon dhe njehere tjeter vajzen me mentalitetin tend mesjetar.Dhuna ndaj nje personi ne rastin konkret vajzes mund te jete si fizike ashtu dhe psiqike. Kur dikush grabit banken duke ushtruar presion psiqik ndaj punonjesit atje dhe arrin te mare parate e bankes a quhet kjo grabitje.Apo duhet te dergohet ky punonjes tek mjeket e korruptuar per te thene se nuk eshte ushtruar dhune ose jo. Mendohu dy here kur shkruan nje artikull se njerez publike si ti e kane vene kufirin e moralit ne shoqerine tone ne nivelin e mesjetes.

  2. Lufte dhe paqe says:

    Nje Bravo te forte Mentor Kikia, ky eshte nje mesazh Shume i drejte per vajzat sot te cilat duhet te mendohen mire ne radhe te pare se cfare jane duke bere, se cfare do mbjellesh do korresh thote populli.
    Se ndoshta ketyre lloj vajzave, gjithmone nese ato kane genjyer, sesa te hane dreka dhe darka e ankohen pastaj, me mire te marrin leket per sherbimin dhe te bien rehat….

  3. Fotaqi says:

    Artikull shume i goditur por duhet te kemi parasysh qe ligji ka avancuar shume ne kete drejtim duke futur dhe gjera oa vlere qe jane importuar copy paste nga shoqerite perendimore dhe qe pseudo levizje feministe ne vendin tone i proklamojne me force. Nje nga keto eshte dhe termi we edhe per nje cift 20 vjet te martuat nese kryhet marredhenie ne krevat por gruaja ska dhene pelqimin do quhej perdhunim. Te pyesesh per pelqimin ne keto rrethana eshte qiqra ne hell.

  4. Baton Gostivari says:

    KIU, mos u NXITO!
    Ka më shumë se 20 vjet. Në qytetin Landskrona, Suedi e Jugut, tre të rinj shqiptarë (nuk them se nga cila trevë shqiptare vinin) u nxorrën në gjyq – me akuzë përdhunim seksual!!
    Pas ndërprerjes së seancës së radhës, në korridor e takoj gjykatësi dhe i them se a kam mundësi të jem në audiencë…Jo, ma pret ai. C´është kjo punë, kush e urdhëron këtë mosprani të publikut (më dukej e pabesueshme kjo punë). Pasoi përgjigja autoritare: Ligji të ndalon, ligji – më sqaronte prerazi gjykatësi…dhe nuk deshte ta zgjaste…
    Unë kam kompetencë juridike dhe desha të sqaroheja me gjykatësin se e kuptoj se në raste të ndieshme, për të mbrojtur integriteti (fytyrën, popullorce) në disa pjesë të seancës gjyqësore ligji parashikon( kudo në botë) që publiku të mos jetë dëshmitar…
    E kisha parë vajzën e re, suedeze, me muaj që vizitonte këta djem shqiptarë, me ata edhe dilte nëpër klube etj.
    Erdhi koha e u përhap lajmi se të tre shqiptarët qenkëshin paraburgosur dhe se i paskësh patur denoncuar mikje e tyre suedeze se e paskëshin patur përdhunuar seksualisht atë.
    Pasoi edhe masa ligjore: Disa vjet burgim (që të 3); dëbim të përjetshëm nga Suedia mbas mbajtjes së dënimit me burg dhe kurora; të dëmshpërblehet e dhunuara me rreth 70 – 80 mijë MARKA GJERMANE – DM (kundërvlera e koronave suedeze).
    Mikja e RE suedeze, paskësh punuar sipas këshillave të nënës së vet – alkooliste kronike dhe UJKU (Ligji i manipuluar..) i ngopur
    dhe delet mbeten po aq sa ishin (goca me të ëmen), por të majmura me një shumë parash mjaft të mëdha (aq sa kushtonte ahere një vilë me vlerë mesatare).
    Nga ahere e këndej ligji suedez u ashpërsua edhe më shumë në favor të grave.
    Femrat ballkanase i parakuptojnë meshkujt suedezë si pederastë ngase në intimitet presin (suedezët) që të jetë femra ajo që, “sipas ligjit” duhet të marrë nismën për një akt seksual!!!
    Pak për të qeshur e më shumë për të reflektuar për relevancën e theksit të këtij artikulli.

  5. Priami says:

    Pse se publikon komentin tim ju dogji maskarenj e rilindjes

  6. mirel says:

    Kisha dyshime te forta qe ishte debil.
    Tani e faktoi qe eshte atavizem historik.
    Mentor, seksi nuk eshte detyre shoqerore.
    Cifti mund te jete me deshiren e dy paleve ne shtrat, por nese nhe pale thote ” jo” atehere duhet te ndalet gjithcka.
    Te flasesh keshtu ne perendim tani duhet te kishe dhene dorheqjen.
    Po shqipkar hesapi, derr koketrashe. . nuk ke c’pret me shume.

  7. vala says:

    Aha, kisha respekt deri ne kete moment per Kikine, po tani e shumezova me zero. Mentalitet thellesisht i prapambetur, maskilist, turkoshak. Vajza ka te drejte te terhiqet edhe ne momentin e fundit, nqs ajo nuk deshiron ta kryeje aktin, pavaresisht pelqimit qe mund te kete per nje mashkull. Apo do na thoni qe mashkulli eshte mashkull dhe nuk permbahet dot? Nqs te jesh mashkull eshte njesoj si te jesh kafshe, atehere jam dakord.

  8. torja says:

    Cmentalitet katundar.oriental. Vjen nga tradita ne adn tende kapter Si pasardhes I atyre Te perdhinuarve nga turqit. Fshatar I poshter. Pervers kurve. Burreacak dredharak. Proteston kunder Plehrave dhe mbush xhepat nga v.haka me lek plehrash. Loqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje