Rama mbledh ministrat socialistë në Gjirokastër. Më pas, takim me krerët e PS të 61 bashkive

22 Tetor 2016, 18:04Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme, në një takim informal ministrat që vijnë nga partia e tij.

Mësohet se mbledhja po zhvillohet në Gjirokastër, dhe të pranishëm janë Ministrat Klosi, Ahmetaj, Kumbaro, Kodheli, Tahiri, Peleshi, Gjiknuri, Harito, Bushati, Gjermeni, Nikolla, Beqaj, Felaj dhe Çuçi.

Raportohet se temë e diskutimeve në këtë mbledhje është puna dhe objektivat e qeverisë.

Më herët gjatë ditës, shefi i qeverisë zhvilloi një takim me fermerë të Këlcyrës.

Takimi po mbahet në ambientet e hotel “Çajupi”. Para se të rikthehet në Tiranë, kryesocialisti Rama do të zhvillojë po në Gjirokastër edhe një mbledhje me kryetarët e degëve të PS-së në 61 bashkitë e vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje