Deputeti i PS shkon te Partia e Agron Dukës?

23 Tetor 2016, 09:07Politika TEMA

Edhe deputeti socialist Vladimir Kosta duket se do t’i bashkohet Partisë Agrare Ambientaliste. “”Panorama” mëson se ai ka kërkuar të bëhet pjesë e saj, ndërsa ka postuar në Facebook një vlerësim për Konventën Kombëtare të PAA-­së.

Një pjesëmarrje e gjerë dhe dinjitoze në konventën Vl të PAA­-së”, shkruan Kosta.

Deputeti i qarkut të Gjirokastrës, muaj më parë ka deklaruar divorcin e tij nga Partia Socialiste, duke denoncuar raste influencash financiare dhe korruptive. Por Partia Agrare Ambientaliste duket se ka marrë profilin e një partie të qendrës, ndërsa asaj i janë bashkuar figura nga e majta dhe e djathta.

Sekretari i Përgjithshëm i PAA­-së, Genc Juka, ish­deputet i Partisë Demokratike, është rikonfirmuar në këtë post. Po ashtu, Thoma Miço nga PBDNJ dhe Uran Metko nga Partia e Ballit Kombëtar, i janë bashkuar kësaj partie.

Dy ish­deputetët socialistë, Marko Bello dhe Gazmir Bizhga, i janë bashkuar PAAsë që kur Agron Duka mori drejtimin e saj. Konventa zgjodhi Bellon sekretar politik të PAA­së, ndërsa Bizhga sekretar organizativ. Vetë kryetari i saj, Agron Duka, gjatë fjalës së tij tha se ata që kanë vendosur që të bëhen pjesë e saj, nuk kanë kërkuar poste drejtuese.

“Jemi këtu të bashkuar dhe të fortë pa sindromën e posteve drejtuese, larg egoizmave dhe interesave mikro­politike, të mbushur me dëshirë dhe besim në fitoren e kauzës sonë. Brenda një kohe të shkurtër kemi ideuar një platformë të bashkëpunimit qytetar, për të kërkuar kthimin e dinjitetit të tyre dhe për të ngjallur shpresën te ju se ky vend mund dhe do të bëhet! Kontributi që japim mund të jetë modest në këtë projekt të ri, në këtë nismë të mbarë, por kauza jonë është e madhe, sepse e tillë është rëndësia që ka bujqësia, prodhimi, ambienti, ku ne të gjithë jetojmë dhe meritojmë një jetë më të mirë”, tha Duka.

8 komente në “Deputeti i PS shkon te Partia e Agron Dukës?”

  1. @ says:

    Riciklimi politik i mbetjeve dhe plehrave ne mjedisin agraro-ambientalist te Shqiperise ekologjike..

  2. dymi says:

    Loje e Edit per te larguar te pakenaqurit e PS-se qe te mos shkojne tek PD-je

  3. dymi says:

    Si e ka emrin ky: Vladimir Ko(st) ja?!?!

  4. VF.LP says:

    Po mblidhen gjithe plehrat e pariciklueshme bashke, ne po qe jemi shtet numerojme me shume parti se banore dhe nje popull idjot qe voton per to.A .Duka per interesat e xhepit te tije hidhej sa ne nje parti tek tjetra deri ss me ne fund e bleu me para nje parti te tijen nga njeriu me langaraq Xhuveli.

  5. Faro says:

    Xhaketa te arrnuara apo te kthyerra mbrapsh

  6. Petro says:

    Sa bukur.Fitorje e madhe per PD.Ish deputeti i saj( sigurisht ish spiun i sigurimit) pas diskretitimit ne radhet e partise se mjelur, u hodh ne tjetren per ta mjele dhe ate.Po a kane fytyre keto lloje speciesh te dalin para publikut?Mjere vendi.

  7. Spartaku says:

    Ne te semes vafshin.Le te shkojne ku te duan,maskarenjet ngelen maskarenj.Mire bene qe iken,se me shume forcohet ps-te.Ata jane njerez te karrigeve te thyera.

  8. lori2 says:

    Kjo eshte per te thene nje SHYQYR i madh. Aq me te paster behen radhet e PS-isteve! Shikoni emrat dhe bemat e atyre qe po i bashkohen agrares dhe do te kuptoni se kush jane e çfare kane bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje