Dhjetë pika për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri

23 Tetor 2016, 19:00Editorial TEMA

Nga Veton Surroi

Kosova është shtet i qytetarëve të saj, me shumicë shqiptarë. Në pamundësi që Shqipëria, për shkaqe historike, të bëhet shtet i shqiptarëve, shqiptarët e Kosovës e kanë ndërtuar shtetin e vet. Shqipëria dhe Kosova, dy shtete të kombit shqiptar, nuk mund të jenë fqinjë të rëndomtë

Meqë Kosova ka kapacitet të krijojë më shumë telashe se ç’mund të zgjidhen gjatë një jete njerëzore dhe pamë se si degjeneroi debati në Kosovë e Shqipëri pas vizitës së kryeministrit Rama në Beograd, ja dhjetë pika që mund të ndihmojnë në diçka që dukej se ishte e panevojshme para pak kohësh, normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri.

1. Kryeministri i Shqipërisë, sikur ai i Kosta-Rikës, Ganës dhe Malajzisë, kanë të drejtë të flasin për çdo gjë, përfshirë edhe Kosovën. Dhe nuk kanë përgjegjësi ndaj qytetarëve të Kosovës, sepse nuk janë zgjedhur nga ta. Të thuash në Kosovë se Edi Rama guxon ta thotë këtë apo nuk guxon ta bëjë atë, e vë qytetarin e Kosovës në dy pozita eventuale. Një, të tifozit para ekranit televiziv, që i tregon trajnerit të një skuadre ndërkombëtare (a kombëtare, krejt njëjtë) se çka duhet të bëjë apo nuk mund të bëjë. Dy, të konsideruarit se kryeministri i Shqipërisë është një anëtar i familjes në tryezën e madhe, në të cilën mund t’i thuash gjithçka, përfshirë edhe se çka do të flasë apo të mos flasë në Beograd.

2. Kryeministri Rama nuk është anëtar i familjes kosovare. Nuk është vëlla i shqiptarëve të Kosovës. As shqiptarët e Shqipërisë, me një përjashtim, s’e kanë vëlla.

Edi Rama e ka vëlla Olsin. Dhe ky është vëllai i tij i vetëm. Edi Rama nuk e ka vëlla askënd tjetër brenda Shqipërisë dhe jashtë saj.

Ky është parim i rëndësishëm, sepse komunikimi me të nuk mund të bëhet si me një vëlla.

Dhe ky është parim i rëndësishëm, sepse për analizë racionale është e nevojshme të konstatohet se shqiptarët e Kosovës nuk janë vëllezër me shqiptarët e Shqipërisë. Racionalisht, me përjashtim të atyre biologjikë, shqiptarët e Kosovës nuk janë vëllezër mes vete, siç nuk janë shqiptarët e Shqipërisë.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë për nga natyra e tyre juridike marrëdhënie mes dy shteteve sovrane. Qytetarët e Kosovës kanë, juridikisht, aq të drejtë që ta udhëzojnë se çka të flasë kryeministri i Shqipërisë sa kanë për kryetarin e Ganës dhe kryeministrin e Malajzisë.

Zyrtarët kosovarë, përfshirë edhe ministrin e Jashtëm, kur i thonë se nuk u nevojiten shërbimet e Edi Ramës, nuk i flasin vëllait. I flasin shtetit të Shqipërisë.

3. Tejkalimi i kornizës familjare është thelbësor edhe në një çështje kritike, mëmësia. Shqipëria nuk është nënë e Kosovës. Kosova nuk e ka nënë Shqipërinë. Shqipëria nuk është nënë e asgjëje. Kosova nuk është e bija e askujt. Shtetet nuk janë nëna. As janë bij.

Shqipëria është shtet i qytetarëve të saj me shumicë shqiptarë. Shqipëria nuk ka mbërritur, për shkaqe historike, të bëhet shtet i shqiptarëve.

Kosova është shtet i qytetarëve të vet, në shumicë shqiptarë. Në pamundësi që Shqipëria, për shkaqe historike, të bëhet shtet i shqiptarëve, shqiptarët e Kosovës e kanë ndërtuar shtetin e vet.

4. Kombi shqiptar nuk ka një qendër. Pamundësia e ndërtimit të një shteti kombëtar ka krijuar tashmë dy shtete dhe shumë shoqëri autoktone shqiptare.

Kombi shqiptar është policentrik, shumëqendrash. Kjo do të thotë se nuk ekziston një autoritet i vetëm (shtetëror, kulturor) që përcakton shqiptarizmin, shqiptaren.

Kjo do të thotë se ndërtimi i identitetit kombëtar është një proces i gjallë, që është i ndërlidhur edhe me shtetndërtimin e shoqërive shqiptare.

Shqipëria dhe Kosova, si shtete, për nga natyra institucionale, marrin obligim për zhvillimin e identitetit kombëtar, ashtu siç bëjnë në nivele të ndryshme institucionale shoqëritë shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës.

5. Shqipëria dhe Kosova, dy shtete të kombit shqiptar, nuk mund të jenë fqinjë të rëndomtë. Shkalla e interaksionit dhe integrimit mes tyre domosdoshmërisht është më e madhe se mes shteteve të tjera. Shkalla e integrimit dhe interaksionit kërkon racionalizim të politikave, të formave të bashkëvendimmarrjes për sektorët që identifikohen si pjesë të zhvillimit të identitetit kombëtar. Racionalizimi i politikave nënkupton që ministri i Jashtëm i Kosovës të mos komunikojë me anë të intervistës televizive me kryeministrin e Shqipërisë. Dhe anasjelltas.

6. Kryeministri Rama ka mbrojtur interesin shtetëror të Shqipërisë në Beograd. Interesi shtetëror i Shqipërisë është vendosja e marrëdhënieve sa më të mira me të gjitha shtetet, veçanërisht me ato me të cilat ekzistojnë problemet e hapura, sikur është rasti me Serbinë.

Kryeministri Rama, për më tepër, nuk ka bërë gjë më shumë se ç’kanë deklaruar udhëheqësit e Kosovës: edhe ata janë deklaruar se është interes shtetëror i Kosovës normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.

Rrjedhimisht, kryeministri Rama, duke mbrojtur interesin shtetëror të Shqipërisë, paska mbrojtur edhe atë që udhëheqësit e Kosovës e quajnë interes shtetëror të vendit.

7. Avancimi i interesit shtetëror të Shqipërisë i kryeministrit Rama në Beograd nuk qe në dëm të interesit të Kosovës. Në fakt, qe më i favorshëm për interesat e Kosovës se ç’kanë bërë udhëheqësit e Kosovës.

Në Beograd kryeministri Rama theksoi dy pika. Një, pengesë e marrëdhënieve mes dy vendeve është refuzimi i Serbisë që të njohë realitetin e Kosovës si shtet të pavarur. Dy, një kësi mohimi çon në situata absurde sikurse ajo e “Trepçës”, simbolika e një resursi të Kosovës, që po kontestohet nga Serbia.

Përderisa për kryeministrin Rama refuzimi i njohjes së shtetit të pavarur është pengesë në marrëdhëniet Shqipëri-Serbi, për ish-kryeministrin Thaçi edhe shpallja e Pavarësisë së Kosovës mund të negociohet. Ai dhe vartësit e tij pranuan, me vullnet të tyre, që Kosova, edhe pas shpalljes së Pavarësisë të përfaqësohet me një asterisk që e përshkruan si vend nën administrim të Rezolutës 1244 të OKB-së dhe Mendimit të GJND-së. Ish-kryeministri Thaçi dhe vartësit e tij pranuan se çështja e Pavarësisë së Kosovës është e kontestueshme, ndryshe nga kryeministri Rama.

Dhe, përderisa kryeministri i Shqipërisë deklaroi se resurset kosovare, sikurse është rasti me “Trepçën” janë të Kosovës, e njëjta gjë nuk ndodhi me kolegët e tij kosovarë. Në procesin negociator të Brukselit, ish-kryeministri Thaçi dhe vartësit e pasuesit e tij kanë pranuar se resurset kosovare mund të bashkadministrohen. I tillë është rasti me Marrëveshjen e telekomunikacionit, me të cilën pyetet Serbia se a do të ketë apo jo Kosova kod telefonik, një resurs i pastër ekonomik i shtetit të Kosovës.

8. Në avancimin e interesit shtetëror kryeministri Rama nënshkroi marrëveshje ndërshtetërore komunikacioni me Serbinë, një për rrugën, tjetrën për hekurudhë. Që të dyja do të lidhin Nishin me Durrësin.

Akuza që i është bërë është se ka bërë hesap pa hanxhiun, gjegjësisht ka nënshkruar një marrëveshje që detyrimisht përfshin edhe territorin e Kosovës, por duke mos i përfshirë zyrtarët kosovarë në marrëveshje.

Por, marrëveshja nuk ka të bëjë fare me Kosovën. Ka të bëjë me Berlinin. Kryeministrat e Shqipërisë dhe Serbisë nënshkruan marrëveshje që të ndërtojnë autostradë deri te kufiri i Kosovës, çdonjëri nga ana e vet. Dhe, që këtë ta bëjnë me paratë e BE-së, gjegjësisht të “Procesit të Berlinit”. Kosova, e cila tashmë e ka të ndërtuar (deri diku) autostradën me paratë e veta ndoshta nuk ka pritur, sikur Serbia, që ta ndërtojë aksesin e vet në Durrës me para evropiane, sepse paratë evropiane nuk do të mund të shpenzoheshin pa mbikëqyrje sikur u bë me paratë e taksapaguesve kosovarë.

Marrëveshja e Ramës për autostradë nuk shkon në dëm të interesit të Kosovës. Përkundrazi , e valorizon atë, sepse e rrit mundësinë e qarkullimit, qoftë edhe transitor, prej Nishit në Durrës dhe anasjelltas.

9. Kryeministri i Shqipërisë ka më shumë elokuencë, paraqitje karizmatike dhe kapacitet provokues për debat intelektual dhe artistik se ç’kanë kolegët e tij kosovarë.

Kjo asimetri mund të korrigjohet në dy mënyra. Ose të ndalohet paraqitja e mëtejme publike e kryeministrit Rama. Ose që kolegët e tij kosovarë të avancojnë drejt më shumë elokuence, karizme dhe thellësie intelektuale.

Është e qartë se situatat e këtilla asimetrike nuk zhbëhen me një vendim, qoftë ndalimi, qoftë avancimi.

Asimetria, herë në favor e herë në disfavor të njërës a tjetrës shoqëri shqiptare, është tipar evident, dhe do të jetë një konstantë e procesit të ndërtimit të mëtejmë të kombit.

E ndërtimi kërkon më shumë komunikim, jo përjashtim nga ai. Kërkon më shumë Edi Ramë, jo më pak.

10. Kryeministri i Shqipërisë shprehu ambicien e tij që shqiptarët dhe serbët të pajtohen sikur bënë francezët dhe gjermanët.

Tingëllon bukur, është në interesin shtetëror të Shqipërisë, por nuk është e përsëritshme. Pajtimi historik franko-gjerman qe i mundur vetëm me okupimin e Gjermanisë, ndërtimin e një shoqërie demokratike gjermane nën institucionet e okupacionit dhe një katarsis kombëtar që mori përgjegjësinë kolektive për nazizmin dhe politikën e gjenocidit.

Pajtimi i këtillë mes shqiptarëve dhe serbëve nuk po pengohet prej shqiptarëve. Ai do të vijë kur Serbia të jetë një shtet demokratik, i cili duke u ballafaquar me të kaluarën e vet pranon përgjegjësinë kolektive të përndjekjes së shqiptarëve të Kosovës dhe me dorë të shtrirë e njeh Pavarësinë e Kosovës.

40 komente në “Dhjetë pika për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri”

  1. kozmo says:

    Kosova ka pak njerez inteligjent si Z. Surroi , qeveria eshte kapur nga njerez te paafte , media gjithashtu .
    Kosova me kete qeveri nuk do te kete zhvillim .

    1. Skypion says:

      Gabimi i madh i disa intelektualeve qe jane perfshire ne debati,por pa u bere pare,eshte se e marrin se jane te sigurte ne deshiren dhe vullnetin e shqiptareve per bashkim.
      Ata mendojne se ne kete pike,nuk ka asnje problem.Pikerisht,ketu eshte problemi.Problemi me i madh.Problemi i problemeve.Problemi burim.Problemi qe,ashtu i lene ne heshtje,eshte edhe shkaku i problemeve,si ky i debatit te ketyre diteve mes shqiptaresh.
      Ky eshte problemi me i madh,sepse ka te beje me friken,paranojat,paragjykimet kolektive qe kane shqiptaret ne te dyja anet e kufirit per njeri-tjetrin.
      Jane keto frikera,keto paranoja,keto paragjykime,qe krijojne tension,qe mund te jete latent,i pazhurmshem,porqe ne rastin e ngacmimit me te pare,mund te shpertheje.Ashtu,sic edhe ndodhi ne fakt.
      Jane keto frikera e paragjykime,qe ndikojne drejperdrejte dhe fuqishem,ne vullnetin e shqiptareve per tu bashkuar.
      Ne keto kushte,perpara se ideologet e kombit te japin receta bashkepunimi a bashkimi mes shqiptaresh,duhet t’i qetesojne ato nga frikerat dhe paragjykimet e anasjellta.
      Une po jap pikat e mia,se ku duhet te perqendrohej per te eleminuar kete pengese madhore per bashkim kombetar.
      Por,paraprakisht,po them qe frikerat dhe paranojat me te medha,jane tek shqiptaret e Shqiperise,tek nje pjese e konsiderueshme e tyre.Ne Kosove,keto frikera kufizohen vetem tek ndoca politikane dhe intelektuale,qe mund t’i numerojme me gishta.
      Ja pikat e mia:
      E para – Politikanet ne Shqiperi te,socialistat sidomos (pavaresisht se nuk e shprehin),qe i ndruhen ndryshimit te pehazhit politik nga nje bashkim eventual me Kosoven,nuk kane asnje arsye ta kene kete ndroje,meqenese,sidoqe te jete ai bashkim, nuk do te ndikonte ne ndryshimin e raporteve mes forcave politike ne Shqiperi .Socialistet do te jene force e madhe politike,sic jane edhe sot.
      E dyta – shqiptaret e Shqiperise,sidomos ata te Shqiperise se Mesme dhe te Jugut,nuk duhet te kene frike nga ndonje dyndje kosovaresh,si efekt i bashkimit kombetar.Nuk ka asnje shans,asnje mundesi,as edhe teorike bile.
      Une e di se frika vjen nga eksperienca me “maloket” qe kane vershuar ne Tirane e Durres.Por,eshte krejt e kunderta me kosovaret.Ata nuk jane “maloke”.Ata nuk jane te ngujuar ne male nga ndonje regjim,sic kane qene ngujuar “maloket” e Shqiperise nga regjimi barbar antishqiptar komunist.Madje edhe ne kohera me te erreta te regjimeve serbe,ata nuk kane qene ne te tilla kushte.
      Kosovaret jane fusharake.Kane token dhe pronen e tyre,qe nuk e braktisin per asgje ne Shqiperi.
      Toka e Kosoves eshte nder me te begatat ne rajon.Eshte qesharake qe nje kosovar,edhe me i humburi,te braktise token e vet,per djerrinat ne Shqiperi.
      Ka miliona arsye se pse kosovaret nuk do te dynden ndonjehere ne Shqiperi.Miliona.Por,une permenda vetem nje prej tyre,qe besoj se ia vlente.
      Te vetmit kosovar qe mund te ja mesynin Shqiperis,do te ishin ata qe, ne fakt, ja kane mesyre tashme: ndoca biznesmene,gazetare,intelektuale,shkrimtare,akademike.Ka shume syresh qe kane blere shtepi dhe apartamente ne Tirane,Durres dhe ne Breg.Por,sbesoj se eshte shqetesuar kush per to,apo jo?!
      Perkundrazi,te shqetesuarit mund te jene ata,sepse,shtepite e nje numri prej tyre,jane grabitur nga hajdutet vendas.
      E treta – shqiptaret ( e Shqiperise ,gjithmone) nuk duhet te kene frike nga andrrallat me lufte qe mund te vijne si pasoje e bashkimit me Kosoven.
      Shume shqiptare ne Shqiperi,nje kategori e caktuar e tyre,qe une e kam percaktuar politikisht,kulturalisht dhe krahinorisht, kane frike se me bashkimin me Kosoven,kercenimi i perhershem serb mbi te do t’i perfshinte edhe ata.
      Mos te kene frike per kete sepse …. si u bashkuam si nuk u bashkuam,ketij kercenimi,nuk mund t’i shmanget asnje shqiptar ne Shqiperi.
      Ne rrethanat e krijuara pas shpalljes se pavaresise se Kosoves,cdo agresion ushtarak ndaj saj,implikon direkt Shqiperine.Me detyrim percaktim.Dhe,se mos kujtoni thjeshte per arsye romantiko-patriotike.Jo ,jo!
      Deshi s’deshi, Shqiperia eshte e detyruar te hyje ne lufte per Kosoven.Per arsyen me te forte ne kete bote.Per arsye ekzistenciale.
      Cenohet integriteti i Kosoves – cenohet integriteti i Shqiperise.
      Ne rrethanen e luftes,Kosova shnderrohet automatikisht ne te ashtuquajturen hapesire jetike per Shqiperine.
      Per t’ua thene me shkoqur: edhe antikosovaret me te medhenj te ishin ne pushtet ne rast lufte ne Kosove,Shqiperia do te ishte e detyruar te hynte ne lufte.
      E katerta – shqiptaret e Shqiperise,Shqiperia,jo ajo e madhja,realja apo natyralja, por kjo e 28 mije km katrore,duhet te mos harrojne se kane nje borgj te madh ndaj Kosoves dhe shqiptareve te Kosoves,apo me mire gjysherve dhe stergjysherve te tyre.
      Me shume se cdo perrua apo rreke gjaku,kane qene lumenjte e gjakut te derdhur nga gjysherit dhe stergjysherit e kosovareve te sotem,arsye e themelimit dhe ekzistences se shtetit shqiptar.Ketij shteti,disa qytetare te te cilit,nuk po duan te bashkohen me Kosoven.
      Kryengritjet me te medha,me te pergjakshme,me vendimtaret per pavaresine e Shqiperise,jane bere ne Kosove.Qe nga Lidhja e Prizrenit e deri ne shpalljen e pavaresise.Madje edhe pas shpalljes se saj.Lumenj te tere gjaku jane derdhur ne Kosove,me shume se ne cdo kend tjeter te hapesires shqiptare ne Ballkan.
      Po te mos ishin kryengritjet per pavaresi, pothuaj gjysemshekullore, ne Kosove,nuk do te kishte as Shqiperi as shtet Shqiptar.Askush te mos kete iluzione per kete.

      1. kleptofagos says:

        Padronet e Skypionit qe kane ndertuar shtetin e mafies ne Shqiperi, tani kerkojne te behen flamurtaret e
        bashkimit kombetar te shqiptareve. Dihet qe patriotizmat dhe nacionalizmat e tyre demagogjike jane streha e fundit e maskarejve qe katandisen vendin e tyre ne atdheun e hajduteve. Prandaj vazhdon sot e 25 vjet eksodi i
        pandalshem i shqiptareve, por edhe kosovareve. Kosova me Shqiperine do te bashkohen me siguri nje dite, por kjo do te vije vetem kur secili prej tyre te kete konsoliduar shtetin e vet ligjor, demokratik dhe te se drejtes (brenda Europes se Bashkuar). Kjo nuk mund te ndodhe pa u futur ne burg hajdutet e medhej, te cilet nuk jane tjeter vecse padronet e Skypionit tone dhe skypioneve te tjere ne te dy anet e politikes dhe te kufirit.

    2. Shpellari says:

      @kozmo, Kosova ka pak serbophil, materialist e opportunist si qe eshte ky “Sturroi”, karakterin e tij ma s`miri e ka pershkrua ish-ambasadori amerikan – Christopher Dell!

      1. kosovari qe i ka dy kokkra tru says:

        Z.Surroji,ti nga mirsjellja nuk i permende disa pika,kto jane pika determinisu ne krejte kete maskarallek qe po zhvillohet,une po i permendi disa arsye:

        – keni kriju shtet te kanabisit,ne te cilin Kosovari qe i ka dy kokrra tru nuk don me i rrit femijet e tij!
        – ende shumica kosovare jane Titista,por,pa vetdije,RUGOVA,ne vitin 2000 fitoi 70 perqind te votave shqipetare,sepse diti qe rrethe vetes ti grumbulloj te gjithe Titistat!
        -a e dini kushe eshte kryeminister i kosoveS?
        -ndarja,apo izolimi krijon lloje te reja,ket e ka vertetu teoria Darvini,prandaj jemi dy nen lloje!
        e di se shume ENVERISTA nuk do ta pranojne ket teori,por,ata jane dhe do te jene 10 perqinde e kosovarve,te cilet jane te koncentruar rreth VV!

    3. F*ck KOHA says:

      Ky po te perfaqesonte Kosoven,do te ishte akoma ne politike, por partia e tij me gjithe fushaten e shtrenjte dhe propagandistike elektorale qe beri, nuk arriti te futej as ne parlament,ishte shume larg pragut elektoral,dhe smori as nj deputet,Keshtu qe kush ja jep te drejte ketij idioti te perfaqesoj Kosoven kur ne Kosove askush nuk e do kete?

    4. xheJ eN Bi says:

      Skypion …( nuk po e gjej dot se cili “Skypion ” je, se kete nick-name
      ne SHQUP e keni si xhakete te varur ne nje gozhde qe e vesh kush te doje)

      Skypion , me mire te kishe bere nje pordhe se do vlente me shume se komenti
      qe ke bere.
      Na flet per frikra e paranoja me bashkimin e Shqiperise me Kosoven.
      Populli kesaj qe na servir ti i thote : Peshku ne lum e tigani ne zjarre.

      Bashkimin e Shqiperise me Kosoven nuk e kane ne dore as shqiptaret e as kosovaret,
      po Fuqite e Medha qe e ndane , ata mund ta bashkojne .
      Qe te marin nje inisiative te tille Fuqit e Medha per te ndryshuar kufijte ,
      eshte njesoje sikur te hapin Kutin e Pandores.

      Prandaj ,skypionet si ti as mos ju shkoje ne mendje qe kjo te ndodhe
      edhe per shume vite.

    5. xheJ eN Bi says:

      Po e postoje dhe une si ti dy here se e pashe qe komenti i pare eshte postuar ne fund .

      Skypion …( nuk po e gjej dot se cili “Skypion ” je, se kete nick-name
      ne SHQUP e keni si xhakete te varur ne nje gozhde qe e vesh kush te doje)

      Skypion , me mire te kishe bere nje pordhe se do vlente me shume se komenti
      qe ke bere.
      Na flet per frikra e paranoja me bashkimin e Shqiperise me Kosoven.
      Populli kesaj qe na servir ti i thote : Peshku ne lum e tigani ne zjarre.

      Bashkimin e Shqiperise me Kosoven nuk e kane ne dore as shqiptaret e as kosovaret,
      po Fuqite e Medha qe e ndane , ata mund ta bashkojne .
      Qe te marin nje inisiative te tille Fuqit e Medha per te ndryshuar kufijte ,
      eshte njesoje sikur te hapin Kutin e Pandores.

      Prandaj ,skypionet si ti as mos ju shkoje ne mendje qe kjo te ndodhe
      edhe per shume vite.

  2. ish anti enverist -3 says:

    I nderuar moderator
    Eshte hera e pare qe nga GERDECI 2008 qe me keni censuruar komentin ne artikullim e meparshem qe ja kushtoja me shume Rugoves fajeve te tij te pafaleshme..nejse

    hidhemi te ky I sotmi me 10 pika….e lexova dhe them mjere shtypi..mjere intelektualet…si puna e ketij Surroit..
    ..
    Mbasi u hodh busti I Enver Hoxhes ne shkurt 1991 nje gazetar sot I njohur me kerkoi nje interviste si nje “I perndjekur” I asaj kohe dhe ju pergjigja…Keshtu si vepruat me enverhoxhen ju jeni dhe me te poshter se bolsheviket e 1917 dhe kurre nuk do beni hajer..se ish komunistat e Enverit u bene me te perndjekur se te burgosurit e Spacit dhe Qaf Barit dhe koha e vertetoi qe jo vetm nuk kemi shqiperi por as kosove..kemi dy vilajete me ramen si valiu tiranes dhe thachi valiu prishtines..ky eshte pothuaj fundi..
    ..
    Ajo qe eshte ndyresi ne kete histori se ne te dy anet e kufirit shqiptaro-shqiptar..ka akoma kanibale qe hajen kockat e envet hoxhes dhe fajesojne ate se ja la Titos ne 1946..
    Kjo jo vetem nuk eshte e vertete..por edhe nese eshte e vertete ai ka bere dhene e duhur ne kohen e duhur:
    ..
    Vetoni ka bere 10 pika kurse une do te rrjeshtoj vetem 2.

    1-atdhetaret e sotem (mender me thane) duhet ti kerkojne falje enver hoxhes per akuzat e 1946 qe ja Titos kosoves..e ne vazhdim

    2-Eshte “marri”-(shqip..cmenduri)…qe te kerkosh pajtim me serbine kur pjesa shqiptare(lonidenize) eshte akoma e pushtuar nga dyshja kriminale Basha Berisha qe jane kuislinge te lobit serb & grek ne Washington dhe bruksel….
    Ajo qe duhet te bejne shqiptaret eshte ajo qe ka thene “diktatori I dashur dhe I paharruar “ne 1966

    Çfarë tha Enver Hoxha për Kosovën, më 19 shtator 1966?
    Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë,
    ka thënë dikur Enver Hoxha! Fjalimin e tij të 19 shtatorit 1966, mund ta lexoni të plotë më poshtë.
    Në kuadrin e kaosit dhe të shqyerjes në mes klikave të Jugosllavisë, Kosova dhe banorët e saj shqiptarë gjenden kurdoherë të ekspozuar ndaj rreziqeve të mëdha.
    Rivaliteti për dominimin në mes serbëve dhe kroato-¬sllovenëve, në mes grupit të Titos dhe atij të Rankoviçit, ka reperkusionet e veta dhe pasqyrohet edhe në Kosovë e në viset e tjera shqiptare në Jugosllavi (në Maqedoni e në Mal të Zi).
    Barbarizmat e mëparshme në kurrizin e shqiptarëve nga klika Tito-Rankoviç dhe këlyshët e saj shqiptarë, tash, sa për sy e faqe dhe përkohësisht kanë marrë një formë tjetër.
    Politika e grupit fitues të Titos në Kosovë predikon se “të gjitha të këqijat atje i ka bërë Rankoviçi dhe UDB-ja, prandaj ato tash morën fund”; “Titoja është shpëtimtari i kosovarëve”; “Titoja
    u jep liri të madhe dhe ka besim te shqiptarët”, prandaj mbështen ata krerë që Rankoviçi i kishte mënjanuar; thotë që “shqiptarë të vini më shumë në drejtim”, dhe këta, hëpërhë, nuk i shqetësojnë kur kritikojnë njerëzit e UDB-së.
    Edhe për kalamanët është e qartë, se politika titiste kundrejt shqiptarëve, është ajo e egra, e mëparshmja, por Titos në kuadrin e përleshjes me serbët e Rankoviçit, i duhet ta zbutë ca me shqiptarët, i duhet që këta të mos i nxjerrin telashe, dhe, mundësisht deri sa të forcojë pozitat, t’i ketë nga ana e tij. Kjo është një politikë koniunkturale e Titos, për t’u kthyer shpejt tek e vjetra.
    Titoja e di, dhe është i bindur se shqiptarët e Kosovës janë armiqtë e tij nga më të vendosurit, dhe ata s’mund t’i bëjë kurrë me vete. Ai me vete ka vetëm disa krerë dhe jo popullin, dhe është mbi këta krerë që ai llogarit, me këta ai përpiqet të gënjejë shqiptarët.
    Pra fitorja e popullit të Kosovës deri në vetëvendosje duhet të vijë dhe të organizohet, në një rrugë të gjatë, plot vuajtje, mundime dhe sakrifica nga vetë populli dhe jo nga këta krerë të shitur shqiptarë…… vijon

    Edhe nje here:
    Ka vetem nje pike per te rregulluar punet me kombin shqiptar…PRANGAT SALISERBIT….

  3. Arben says:

    FOLI EDHE VETON UDB-JA.

  4. agim says:

    Une e lexova Vetonin,ftoj te tjeret mos te humbin kohe,nje shkrim pa nvel,pa ide nje menagllame llafesh dhe i perzier shume me sllavizem,sigrisht as Vetoni sduhet te kete gjak shqiptari
    Turp per cdo gazete qe boton te tille artikuj,se Vetoni vet ska fytyre

  5. 007 says:

    Vetoni udbs bashk me hashon mustafen veselin edhe shume te tjere

  6. DRENICA E KUQE says:

    As me dhjete e as me 100 mije pika, vllau i shkieve e i jugosllaveve, Veton Surroi nuk e len me u ba vella Edi Rama me shqiptaret e Kosoves, as i le shqiptaret e Kosoves te jene vellezer te tij se ashtu e ka mesuar Tito dhe politika e Beogradit ne Prishtinen e ledekucave!…
    Mos u çuditni shqiptare, Vetoni eshte pjelle e Titos!…

    DRENICA E KUQE

  7. Emigranti says:

    Po ti referohemi te kaluares ne Balkan duhet te filloi lufta.Cfar ka thene Tito dhe cfar ka thene E.Hoxha i perkasin te kaluares , duhet ti harrojme dhe te mos je mesojme te rijve.Politikaet e dy kraheve duhet te udhehiqen nga direktivat e B.E dhe te SH.B.A. Une mendoi se analisti V.Surroi ika gjykuar drejt problemet,dhe jo si disa po i fryjne zjarrit nga te dy anet.Shqiperi-Kosove jane dy shtete si dy dege te nji trungu,te ndihmojne njeri tjetrin pa xhelozi,sepse edhe populli ne dy krahet do te jete me i qete.

  8. Lacua nga Fieri says:

    Z.Surroi një përgjigje shumë e sakt pas gjith ati llumi që u derdh mbi mediat shqiptare .Eshte nje kenaqsi te lexosh komentet dhe analizat tuaja. .Ju lutem behuni me aktiv ne debatet qe jane per te miren e kombit. …perpara se kombet te behen dy

  9. Pirro i Epirit says:

    Qe ne momentin qe doni te krijoni shtetin e kosoves me emer serb ai shtet do falimentoje. Por rreziku me i madh eshte qe do fitoni urrejtjen e Shqipatereve ne Shqiperi e atehere ai do te jete fundi juaj, perfundimisht!

    1. Prizrenasi says:

      O Pirro edhe kete tezen e dale se fundmin qe Kosova ka emer serb, mbylle qe ne fillim se kjo spi uje.Thjejsht me duket arsye per debat.Se Kosova ka kete emer qe kur ke lind ti dhe une, pse pikereisht keto dite po nxirret kjo teze qe Kosova paska emer serb,pse dje jo por sot?. TE gjithe do donim te quhej dardania, te gjithe do donim qe edhe flamuri i shtetit te Kosoves te ishte kuq e zi, ose ne mos kuq e zi,dicka qe do kishte nje simbol kombetar, dhe jo ky,por nuk varet cdo gje nga ne shqiptaret keshtu qe os te bejme sikur nuk e dime kete gje..Ndersa per urrejtjen e shqiptareve ne shqiperi,mos fol ti se sbesoj se e ke kombetence.ti fol per veten/ Po mendove qe qenka mire te fitohet urrejtja ,ateher kot qe flas me ty.Se te demtuar dalin dy palet njesoj,por nqs as kaq nuk kupton dhe ty te duket vetja super fuqidhe kosova nje katund atehere lere fare se vetem i demton keto raporte mes Shqiperise dhe Kosoves me keto llogjikra imponimesh dhe kercenimesh

  10. Arusha e Tepelenes says:

    Po i tha Fevzo mavria arsyet, tani del qe paska dhe Vetoni per marredheniet Shqiperi-Kosove se si mund te sillen mes njeri-tjetrit? ! Une e di qe Blendi Fevziu dhe Veton Surroi jane te lidhur si bytha me breket dhe Batoni qendron ne mes si karaduc nga Antalia.

  11. Jak-Boston says:

    Per juve qe nuk e dini se cfare eshte Vetoni Surroi mesojeni tani.
    Ai eshte turk nga Kosova. Ka lindur ne Meksike pasi familja ishte pjese e ambasades jugosllave ne Meksike.
    Pra eshte titist i thekur.

    1. Asdreni says:

      Per pjesen e dyte jam dakord, Per pjesen e pare nuk jam i qarte,eshte i minoritetit turk ne Kosove (qe eshte diku rreth 1% e popullsise) apo e perdor turk per dicka tjeter?

    2. anamaria says:

      Faleminderit Jak per sqarimin ne lidhje me vetonsharlatanin.

  12. Aleko says:

    Shqiperia ne te kaluaren per arsye te ndryshme historike mund te mos kete qene e afte te drejtoje te gjithe shqipetaret ne nje shtet.Por kejo nuk do te thot qe ky process mori fund ne nje moment te caktuar.Nese tashe sefundi nje tjeter shoqeri shqipetare sic thotzzz. veton krijoi nje shtet te ri , ky shtet nuk ka asnje arsye qe ti kundeervihet nje bashkimi te mundeshem , qe rrit me tej fuqine e shqipetareve dhe mund te perbeje qendren kryesore te bashkmit kombetare ne te arthmen qe deri tash kejo qender ka munguar sic shprehet z. vetoni.Nje gje eshte e sigurte qe nese shqipetaret do te qndrojne ne bisht te ketij shekulli qe eshte quajtur shekulli I shqipetareve duke mos qene ne nivelin qe kerkon koha ahere shqipetaret do te kosiderohen si te pa denje dhe te pa afte per te krijuar nje shtet solid shqipetare ne Ballkan aq te nevojshem per te armotizuar goditjet serbo greke synimi kryesor dhe I bashkerenduar I te cileve ka qene ,eshte dhe do te jete dobisimi me te gjitha format I faktorit shqipetare.Po jemi vellezer sepse rrenjet e gjakut dhe cultures e mbijetesees vine prej shekujsh dhe ne rast rreziku I jemi gjendur dhe do ti gjendemi prap njeri tjetrit qofshim bashke apo te ndare sic jemi.Shqipetaret nuk kane miq sic kane te tjeret vec njeri tjetrit…..Nese edhe kesaj here do shikojme vetem cifligjet tona dhe fryma vllazerore dhe e solidaritetit venitet sic po duken bathet ,ne kete fryme glabaliste qe bota po shkon ,faktori shqipetare jo vetem nuk arrihet por mund te krijohen premisa per nje fund tonin te pa lavdishem …

  13. Kola says:

    Futja pordhes…Nje shkrim qe mund te permblidhej ne dy tri fraza eshte tjerre vetem per te aargumentuar se shqiptaret e kosovaret nuk qenkan vellezer.

  14. Agroni hqiptari nga Shqiperia Vella me shqipetarin nga Kosova says:

    I “nderuar ” Veton. T’ju bej nje pyetje? Cfar kerkoj Isa Buletini ne Vlore ne nentor te 1912???

    1. Asdren Gashi says:

      I nderuar Vella nga Shqiperia. Ky eshte identik si versioni i Fatos Lubonjes qe keni ne Shqiperi.Tani e tepert te flas me shume per te.

  15. Drini says:

    I hagte Vetoni 10 mu…ta t’mdhaj bashke me ata qe e rehabilitojne keshtu e kesisoji!
    Drini

  16. Fatmir Lohja says:

    Pak ashper,por ke te drejte.

  17. Arbër says:

    pse pikerisht 10 , e jo 23 apo 564 apo 4 , apo 6 ….sese 10 tingellon zyrtare hahahahhhah

    Kosova DHE SHQIPERIA nuk kane asnje problem…veq veto tyrqeli ka probleme me Shqipni…sepse i mungon Serbia ku ai ishte i privilegjuar deri vone…..

    vetonullah, shotthefuckup…..you Mexican boy…………or Bolivian one…tashagemi jejsen more Prizren esheki

  18. Aseni says:

    Nuk e ke keq or Veton, po kush te kupton!

  19. Gjoci says:

    Ky eshte bire jugosllaveni,pa thelb te Frymes Fishtes,sorosist I ngjajshem me tbirin e kristaqit,kta I duan te huajt per te shprishur frymen e fishtes shpirtin e kombit,qe shqiptaret te jen pa bertham ,e tshkaperderdhur,por fryma e kombit svdes kurre ,kot e kan,,na duhet shkenca dhe arti per ti perbashkuar shqiptaret rreth vlerave ,,

  20. ta says:

    na cate trapin me gjithe kosove ne nuk duam vellane dhe e vrasim per dy pellembe toke.

  21. qytetar says:

    NUM ME BEN SHUME CUDI KUR LEXOJ , SHARJE PER VETON SURROIN ,NGA ME TE NDRYSHMET . KOHET E FUNDIT NE KOSOVE ,PO SHAHEN TE GJITHE , KY ESHTE HAJN ,AI ESHTE SPIUN , ETC ETC .

  22. ...the real truth..... says:

    Pa u denuar Sali Berisha qe u katapultua nga lobi serbo-amerikan ne 1991
    keto pallavrat e shtypit shqiptar
    dhe baleti i edi rames..
    shqiperia dhe kosova jane me keq se te pushtuara ..te poshtruara.
    .Duhet te dale dikush te TUNDE GISHTIN SOT..

    ….
    10 krimet e saliserbit kunder kosoves:

    1-Gjate periudhes 1991-1992..zhvendosi grevat e STARITERGUT..NE GREVAT E URISE TE VALIASIT..sipas nje plani te miremenduar nderkombetar nga lobi serb i amerikes qe ne ate kohe ishte” powerfull”

    2-Takon ne fshehtesi ministrisin e jashtem serb Ivanov ne Kras montana ne 1992 i cili kishte marre pjese dhe ne festimet e 22 marsit 1992

    3-Gjate periudhes 1992-1997 sabotoi me urdher te eproreve antishqiptare ngritjen e Kosoves per ndarjen nga Serbia ne krah te slloveneve-kroateve-boshnjakeve

    4-Saboton UCK duke spiunuar grupet e UCK qe sterviteshin ne Shqiperi.

    5-Burgos lidere te saj si Hashim Thaci dhe Adem Jasharin

    6-Takon ne menyre sekrete Miloshevicin dhe grigotovin ne 1993 ne shen naum..-

    7-Furnizon me karburant makinerine luftarake te Millosheviqit me shqiponjen e Trirtan Sheht dhe gazidedes 1993-1996.

    8-Egzekuton pa i lene gjurme Remzi Hoxhen qe raportoi takimin kriminal me millosheviqin

    9-Del kundra plani te Rambujese qe ishte nje kurth per te rrezuar MILLOSHEVICIN KRIMINEL dhe shpetimine kosoves.

    10-Saboton hapur linjen elektrike Kosove-Shqiperi.
    ….
    Nuk po permendin spiunin serb Lul Basha qe hynte i maskuar si inxhinier rrugesh ne 2002 per te gjetur “spitalet” ku thereshin serbet te shtepia e verdhe per organet….OSE argita bullatovicin me mision ne mitrovicen veriore serbe..dhe per “pushime” shkonte te dajat ne beograd..
    Vetem thenia e te vertetes pra pushtimi i shqiperise nga saliserbi ne 22 mars 1992 me gjasme idene kriminale se hodhen kamunizmin…do te cliroje jo vetem shqiperine por dhe kosoven nga kjo kolere sali elezbiberiane cerekshekullore

  23. emigranti says:

    Nga pika 2 deri ne 5, z. Suroi I meshon indirekt tezes se 2 kombeve, te cilen nuk e di nga eshte ndikuar, por e ka gabim.
    Ne ceshtjet qe ngre ne pikat e tjera ka te drejte, por jo kur e ben Ramen te pakonkurueshem ne Kosove.
    Kosova ka shume mendje me vlere, jo ne qeveri, te cilet nuk I ka per qef artikullshkruesi, si Albin Kurti, etj.

    1. Agoni says:

      E paske kuptu mire o Emigrant.Prandaj nuk e duam ne Kosove Veton Surroin se e njohim pak me mire se kush eshte ky

  24. VETONTITOLESHI says:

    per nje sy te vemendshem” kombi kosovar” eshte nje shpikje e neotitisteve koqevare si ky VS

    pse eshte kriminal titizmi dje dhe neotitistet
    TIP VETONI APO NEGJMEDIN SPATHIU ME HALEL MATOSHIN..
    sot ME TEORINE KOMBI KOQEVAR ?
    …..
    Regjimi komunist jugosllav përmes strukturave pushtetore e sidomos UDB-së,me qëllim të shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet stërgjyshore aplikojë format më diskriminuese ndaj tyre në Kosovë dhe viset tjera etnike shqiptare,duke i shfrytëzuar të gjitha kontaktet me shtetet tjera të Ballkanit,për realizimin e këtij qëllimi. Më 18 shkurt 1953 Jugosllavia,Greqia dhe Turqia arritën një marrëveshje për miqësi dhe bashkëpunim reciprok… dhe në kuadër të një serie bisedimesh atë vit kryetari i Jugosllavisë JOSIP BROZ TITO dhe përfaqësuesi turk :FUAD KYPRILI në Split të Kroacisë nënshkruan një”marrëveshje xhentelmene”,me të cilën u ripërtri konventa shtetërore jugosllave-turke e vitit 1938,për shpërnguljen e shqiptarëve …në Turqi!!!!!

    SHTABI I TITOS PER REALIZIMIN E KESAJ MARREVESHJEJE…!!!

    Për zbatimin me përpikëri të këtij operacioni kriminal, TITOJA ngarkoi vetë ALEKSANDËR RANKOVIQIN (ministër i brendshëm federativ) për formimin e SHTABIT OPERATIV me përbërje nga njerëzit më të sprovuar…,shovinist nga më të tërbuarit, kriminelë të regjur që prej vitesh i kishin lyer duart me gjakë të shqiptarëve.
    Këtë shtab e përbënin,drejtues të strukturave pushtetore në nivelin federativ,republikanë dhe krahinorë si dhe drejtues të UDB-së,si:

    1.ALEKSANDËR RANKOVIQ

    2.KËRSTO CËRVENKOVSKI

    3.SVETISLLAV STEFANOVIQ

    4.MILLAN BARTOSH

    5.LEO GRISHKOVIQ

    6.VOJKAN LLUKIQ

    7.MARKO VUCKOVIQ

    8.PAVLE JOVIQEVIQ

    9.PETAR STAMBOLIQ

    10.SLLOBODAN PENEZIQ-KËRCUN

    11.GJOKO PAJKOVIQ

    12.GOJKO MEDENICA

    13.ÇEDO MIJOVIQ

    14.SËRBA SAVIQ

    15.DUSHAN MUGOSHA

    Në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 414.500 shqiptarë… ndërsa gjatë periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete jugosllave) në Kosovë ishin sjellur në heshtje 63.000 kolonë sllavë, prej të cilëve, pas rënjes së Rankoviçit (1966) duke mos u duruar një farë “barazie” me shqiptarët, shumica prej tyre udbash e kriminelë marrin ikën për Serbi . Ndërkaq sipas statistikave të publikuara më vonë del se në periudhën 1952-1965 per ne Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë.Shperngulja është bërë me këtë dinamikë:

    Më 1952Janë shpërngulur—– 37.000 shqiptarë
    Më 1953—————————- 19.300 “
    Më 1954—————————- 17 500 “
    Më 1955—————————- 51.000 “
    Më 1956—————————- 54.000 “
    Më 1957—————————- 57.710 “
    Më 1958—————————- 41.300 “
    Më 1959—————————- 32.000 “
    Më 1960—————————- 27.980 “
    Më 1961—————————- 31.600 “
    Më 1962—————————- 15.910 “
    Më 1963—————————- 25.720 “
    Më 1964—————————- 21.530 “
    Më 1965—————————- 19.821 “”
    Në ato vite me dhunë detyrohen të shpërngulen edhe mijëra shqiptarë, kryesisht nga Mali i Zi (nga Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Vuthaj, Ulqini, Tivari, Triepshi, Shpuza, Kraja etj.) për në SHBA, Kanada, Australi e vende të tjera tejoqeanike

    Ky shtab famekeq i JOSIP BROZ TITOS vazhdon krimet ne Kosove…me pinjollet e tyre si puna e ketij djalit te dipllomatit te Titos..turp..neveri per neotitistet surroleshi

  25. Tralala says:

    Skypion! Analiza jote eshte shume e dobet, pasi ajo I shmanget temes qe trajton Vetoni dhe ka plot kontradikta brenda vetes. Ju e nisni me shprehjen “gabim I madh I intelektualve” qe eshte per te qeshur po dhe per te ardhur keq. Ku Jane keta intelektuale? Dhe kush je ti qe gjykon pa medyshje te tjeret?
    Pastaj hedh idene e frikes, vazhdon e trajton kete ceshtje ne menyre primitive e te turpshme dhe duke u nisur nga premisa politike. Ju thoni se shqiptaret, kryesisht te majtet, I friken bazhkimit sepse kane frike nga vota e kosovareve. Kjo eshte nje teori mjerane qe mund ti shkoje ne mend vetem nje te semuri apo dikujt qe nuk njeh e nuk perdor dot mjete te tjera analitike pervec atyre politike. Me tej na tregon qe te mos kemi frike nga dyndjet kosovare e me tej, duke vazhduar percartesine tende banale na spjegon se cdo konflikt ne Kosove komplikon detyrimisht edhe Shqiperine. Pastaj flet per detyrimet e shqiperise ndaj kosoves, se lufta atje ka percaktuar existencen e Shtetit shqiptare.
    I gjithe ky trajtimi jot eshte nje marri personale qe nuk ka lidhje fare as me realitetin, as me raportet kosove-shqiperi e as me trajtesen qe ka bere Vetoni. Ju i shmangeni Vetonit me nje fjali perjashtuese qe Ju demaskon si te paaft per te debatuar, por dhe djallezor kur flisni per gjera Jo reale e qe mund te trajtohen vetem ne mejhane pijanecesh injorante, po Jo ne nje publik te gjere.
    Jam I bindur se Ju nuk e kuptoni Vetonin. As menyren sesi ai e trajton ceshtjen. Ju shkruani si kopetent ne ato qe trajtoni, por jeni shume primitiv pasi nuk operoni me konceptet e shekullit te 21, as me konceptet qe spjegon Vetoni, ju operoni me armet e ndryshkura, me konceptin e vllaut qe spjegon Vetoni, po te vllahut partiak dhe krahinor. Mundohesh te manipulosh por je aq anadollak sa gati po na thua “dum baben”. Kurse fjalia juaj e fundit se “askush te mos kete iluzione per kete” eshte e pakomentushme.

  26. Jak-Boston says:

    Vetoni eshte shqipfoles jo shqipetar.
    Vetoni eshte kelyshi i dy pale pushtuesve te trojeve shqipetare, pra eshte turko-serb.
    Disa nga komentueesit ngaterrojne fene me kombesine.
    Une njof kombet pasi ata jene me te vjeter se fete.
    Ngaterrestarret e fusin fene kudo si burim sherri.
    Tradhetaret dhe te shiturit jane prej te gjitha feve.
    Rrofshin burrat e mire te kombit shqipetare.

  27. Zekthi says:

    Vetem ‘Bravo’ mund te them per kete analize. Per fat te keq, ne Kosove vetem Veton Suroi dhe Rexhep Qose e kane qartesine, intelektin, kapacitetin, kulturen dhe guximin qe prodhojne me shume Edi Rame.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje