FOTOT/ Pallati sekret poshtë Tiranës,ja imazhet e tuneleve të komunizmit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Sistem ajrimi, gjeneratorë, tunele dhe dalje të brendshme nëntokësore në Ministrinë e Punëve të Brendshme (në dy godina të sajat), dalje pranë kinema “Millenium”, dalje pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe jo vetëm. Një pallat sekret larg syve të publikut e krejt afër qendrës.

Strehimi Antibërthamor poshtë Ministrisë së Punëve të Brendshme, nisi të ndërtohej në vitin 1981 dhe përfundoi më 1986-ën. Dokumenti miratues bashkë me planimetrinë, sigluar si sekret, është firmosur nga ish-kryeministri Mehmet Shehu. 35 vite më vonë, ai do të hapet për publikun e gjerë.

Ndërkaq, arkitekti e konsulenti i projektit, Artan Shkreli thotë për “GSH” se tanimë “është faza përmbyllëse e punimeve për aksesibilitetin dhe qasjen e njerëzve në Strehimin Antiatomik në qendër të Tiranës. Ky strehim nuk ishte për njerëzit, ishte për udhëheqjen e lartë, jo vetëm për armë konvencionale, por edhe kundër rrezatimit bërthamor. Si i tillë, me këto dimensione ishte më i madhi që ndodhej në kryeqytet”.

Ambientet janë më shumë se 6 metra nën tokë. Përveç korridoreve, aty gjenden 35 dhoma, të bëra gati për punonjësit e ministrisë dhe udhëheqjen e lartë në rast sulmi. “U vendos të gërmohej një thellësi prej 6 metrash për të parë se deri ku shkonte. Ajo ishte bërë që t’u rezistonte radiacionit dhe bombave të tonazhit të rëndë. Kryqëzimi i tuneleve ishte një pikë nevralgjike”,  thotë Shkreli.

Strehimi lidhej me tunele nëntokësore me Ministrinë e Brendshme, me zonën ku sot gjendet Familja Mbretërore, madje kalonte edhe poshtë bulevardit, për të krijuar lidhje me atë që sot është Ministria e Financave, e më herët ka qenë Ministria e Mbrojtjes. Secili tunel, shënon një dalje nga strehimi për në institucione. Veç strukturave të betonarmesë, daljet bëhen përmes tri dyerve të rënda hermetike me trashësi të konsiderueshme, të cilat pritej të përballonin sulme të rënda, t’i minimizonin fuqitë e tyre e madje të përballonin edhe armë kimike e bomba me fuqi shkatërruese. Të tria dyert kanë gomina që nuk lejojnë depërtimin e agjentëve që mund të shpërndaheshin në ajër.

Tanimë, strehimi po bëhet gati të kthehet në muze të vizitueshëm brenda muajit nëntor. Hyrja në muze do të jetë bunkeri i ri që u dogj nga protestuesit më 8 dhjetor 2015. Arkitekti Artan Shkreli thotë se gjurmët e asaj proteste janë ruajtur, sepse përmes të çarave nga protestat futet dritë.

“Një gazetar francez më tha se asnjë nga bunkerët e ndërtuar për luftë nuk e provoi atë – ndërsa i vetmi bunker i ndërtuar si hyrje e një muzeu, provoi mbi vete ‘luftë’ për të cilën nuk qe përgatitur. Çarjet e krijuara, për koincidencë, i kanë dhënë dritë bunkerin dhe si të tilla janë ruajtur duke vënë edhe xhama që pengojnë hyrjen e shiut. Tanimë ky bunker ka historinë e vet”,  thotë Shkreli.

Dalja nga muzeu do jetë pak metra më tutje, me një strukturë betoni që të jep idenë e ngritjes së një tapeti nga toka, për të parë se çfarë ka nën të.

“Kjo është një dalje e improvizuar, që të jetë edhe e natyrshme. Harkimi është bërë që të japë idenë e një tapeti, nën të cilin me një gisht e lëviz dhe sheh çfarë ka nën të”, – thotë Shkreli.

Kur prezantoi projektin e muzealizimit të “Shtëpisë me Gjethe”, kryeministri Edi Rama tha se: “Ky muze është i dyti në zinxhirin e një projekti që do të vazhdojë me nëndheun, pasi kryeqyteti ka infrastrukturë ende të pazbuluar dhe ne do ta zbulojmë, ka infrastrukturë të tuneleve të nëndheshme që ishin pjesë e infrastrukturës sekrete”.

Sipas tij, projekti do të finalizohet si një muze i vrimave të së shkuarës, që janë vrimat përmes së cilave mund të penetrohet në infrastrukturën fizike, por edhe psikologjike të vetëdijes sonë, që do të përbëjnë një hartë të mirëfilltë muzeale, duke nisur nga qendra e Tiranës, e në zona të caktuara të nëndheut.

Ky strehim u ndërtua nga Ndërmarrja N90 e cila ishte e autorizuar për punime në zonën e Ish-Bllokut dhe në ato të Ministrisë së Mbrojtjes. Shkreli kujton se “gjatë kohës që po ndërtohej ky strehim, zona ishte e rrethuar me dërrasa dy metra të larta dhe se thuhej që po punohej në kanalizime”, ndërsa ekzistencën e tij, vetë arkitekti e ka mësuar në vitet 2000.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d1-15-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d1-15.png","attachment_id":"570153"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d2-287-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d2-287.jpg","attachment_id":"570154"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d3-283-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d3-283.jpg","attachment_id":"570155"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d4-265-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d4-265.jpg","attachment_id":"570156"}]

21 komente në “FOTOT/ Pallati sekret poshtë Tiranës,ja imazhet e tuneleve të komunizmit”

  1. ganiu says:

    Idiotësi apo idiotësi?
    Është njëra nga të dyja.
    Sot e kemi në kryeministri.
    Sillen thënje të një gazetari francez që ka parë ndërtime bunkerësh në vendin e tij, që po ashtu nuk janë përdorur, ka përjetuar prodhimin dhe shpërthimet eksperimentale bërthamore të vendit të tij që po ashtu nuk janë përdorur në asnjë luftë. Gjithnjë në Francë. Përse habitet për Shqipërinë ky karabush? Përse ky bir kurve Shkreli na i sjell si një budallallëk argumentues?
    Çfarë llogjike muti kemi kur flasim për “sakrilegj” të të ndërtuari të bunkerëve antiatomik kur tërë bota ì ndërton? Bunkerët qeveritar në SHBA nuk janë për popullin por për qeverinë. Përse atje qenka e drejt dhe në Shqipëri jo? Përse ter bota vazhdon ti ndërtojë kurse ne, jo vetëm që nuk ndërtojmë më, por i prishim ata që kemi?
    Ushtrinë e katandisem kodoshi një kockë, tashti dhe strehimin e kemi vendosur në rrugën e shkatërrimit.
    Papërgjegjshmëri e padëgjuar.
    Ku janë ish ushtarakët tanë? Apo morren një dorë paresh dhe në të sëmës çdo gjë tjetër?

    1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


      Të nderuar TemAsa
      Ju ndoshta nuk e dini
      Dikur në kët bunker
      Ësht përdhunu Altini.
      .
      Dhe që atëherë
      E deri sa të rrojë
      E mban hajdarin fort
      Në Sumë pastaj në gojë ?

      1. Grigor says:

        Ne fakt idiotesi eshte, ke te drejte.
        E para, bunkeri antiatomik per qeverine do ndërtohej, sepse nuk do hynte as Ramë Berisha dhe as baba I Shkrelit. Ne Angli, ky lloj tuneli ishte llogaritur per 10 000 vete. Eshte akoma por si muze I luftes se ftohte. Duam edhe ne te bejme muze si Anglia. Ndoshta jane keshillat e urta te Toni Blerit.
        E dyta, as Mehmeti as Enveri nuk vodhen para nga bunkeri. Ndersa per projektin e restaurimit nuk dime gje sa kushtoi, sa ishte tenderi dhe sa u vodh. Qe eshte vjedhur eshte vjedhur se kjo eshte ‘modus operandi’ ne Shqiperi.
        Bashkohem me shumicen e komentuesve ketu qe me duket se kane me shume tru se kryeministri gallataxhi dhe Shkrel Palla. Po nuk ka faj Shkreli, I ka ardhur dita sepse rri si ogiç mbas te madhit dhe shkruan sikur eshte filozof jopartiak.

  2. shushica says:

    Vazhdon autoidiotizmi shqiptar i degjenerimit të personalitetit përpara kombeve të zhvilluara .Sipas këtij kryeministri bojaxhi , historia është në pikën zero , Shqipëria ka fituar lirinë e përjetëshme dhe çdo gjë e së kaluarës duhet dekonspiruar përpara serbëve, grekëve , rusëve , sepse nga sot e tutje na mbrojnë të huajt .Ndërsa në botë ka një garë të tmerrëshme për prodhimin e armëve të sofistikuara me një fuqi shkatërruese të llahtarëshme , vallëtarët nomadë ahengxhij të Tiranës dëshmojnë , vrimat, e së kaluarës …pra vëndkomandat .Një prokuror serioz , po të zbatonte kushtetutën , do të hapte një proçedim penal .Sepse , formalisht nuk ka asnjë ligj shqiptar që ndalon luftrat , ndalon pushtimet , ndalon grkët të mendojnë për, Vorio Epirin , ndalon serbët të rikthehen në Kosovë …pra si rrjedhojë nga që rreziku nuk është zero , prokurori duhet të veprojë për mbrojtjen e këtij vëndi që quhet Shqiperi, prokuror i së cilës është .Në se politikanët kanë humbur çdo sens të dinjitetit dhe përgjegjësisë , duhet që dikush ti ndalë këta amatorë kriminalë , antikombëtarë.Sepse këta politikanë nuk mendojnë Shqipërinë apo më gjërë , ata mendojnë të ruajnë
    pushtetin e tyre duke u zvarrtur përpara të mëdhenjëve , pra thjesht janë shndërruar në sahanlëpirës servilë.E kam të qartëse prokurori aktual është thjesht një qënie inegziistente.Por çështja shtrohet në princip.Habit qëndrimi i medias .Natyrisht janë të pronarëve…por këta pronarë a janë shqiptarë , veç qënies të djathtë si ideologji …në se kanë …Sepse një pronar , për ruajtjen e pronës së tij , në një farë mënyrë duhet të mbrojë edhe vëndin , siç janë të djathtat tradicionale…Shqipëria ishte një çudi në diktaturën e proletariatit , mbeti një çudi absurde , absolutisht e poshtëruar në kah të kundërt në këtë që shumëkush e quan demokraci
    Sa për dijeni Kroacia , Serbia, Greqia armatosen …ndërsa shteti ynë shfaq komedi
    Ju lutem , Tema , publikojeni , nuk ka ofendime…

  3. Petro says:

    Asgje s ka ndryshuar.Miljona athere per te mbrojtur veten nga bombat.Te shpetonin, pa populli te vdiste.E perfundoi vendi sic perfundoi:Nje kokerr portokall ne vit, dhe nje kokerr molle.Nete pa gjume per nje shishe qumesht,nje pule ne jave, etj etj te pabesueshme sot….E sot perseri paria miljona transferuar jasht nese bien bombat apo troket ndonje pushtim nga fqinjet.Avionet e prapa botes.besoj se e mertojme kete sjellje si popull dele.Mjere vendi!

    1. qwert says:

      shkrujti dhe petromaksi!?
      na ndriçove o pertomaks,o të qivja udhët!!po ku paske qënë mor debil që stë kemi lexuar prej kohësh??
      nuk të ka rastisur të shohësh ndonjë film me anerikanët or debil??nuk ka parë se ku shkojnë qeveritarët në rrast fillimit të luftës?nuk të ra në vesh se çfarë bënë amerikanët në 11 shtator 2001??
      gomar ti dhe më gomerë këta që nxjerrin këto idiotësira!!në çdo vënd të botës në rast lufte e para që duhet të sigurohet është qeveria!!qoftë saliu qoftë enveri qoftë dhe ky idioti që ska bunker që e nxë!!jo prej gjatësisë por prej budallallëkut!!lungara përveç amerikës ka përmëndur dhe zvicrën!!një vënd që nuk ka parë luftë që nga koha e napoleonit,por që është shteti më i fortifikuar në botë!!përveç tuneleve civilë,është i mbushur me tunele ushtarakë!!deri para 15 vjetësh ishte e detyrueshme që në çdo shtëpi dhe pallat të kishte tunal anti atomik!u pezullua për gati 10 vjet dhe tashti ka rifilluar!!
      o petromaks,sado e keqe të jetë qeveria,jo vetëm e enverit por dhe e çdo diktatori tjetër,PRAP ËSHTË MË MIRË SE ANARSHIA!
      gomar ti dhe gomerë këta shkërdhata me zëdhënës shkrelin aspirant për kolaboracionist,që nën slloganin e “luftës kundër komunizmit”shkatërruat vëndin,shkatërruat ushtrinë,shkatëruat atë sistem mbrojtës që ishte ndërtuar për ushtrinë dhe për popullin!!
      debil pertomaksi me naftë,kishte vëndstrehime për popullin në të gjithë shqipërinë!!ha mut sa të duash por se mohon dot!!shkkërdheu duke ulërirë por sot nuk ke asnjë strehim ku të fusë kokën qeveria e jo më populli!!ishte si ishte qeveria e dikurshme,por të gjithë ishim të barabartë!!të gjithë rrinim në radhën e qumshtit!!sot shumë nuk ja dinë më emrin qumështit,kurse disa,dhe janë këta të qeverisë,kanë qumësht dallandyshe për të bërë dush!!
      kështu mor debil i ndyrë dhe sigurisht je ndonjë nga këta hajdutët post komunist!!megjithëse ka mundësi të kesh që në po aq i ndyrë dhe në komunizëm!!
      muti mut mbetet,i thatë a i njomë!!
      tashti për shkrel gomarin që ka marrë për shëmbull një thënje të një gazetari të panjohur francez,”asnjë nga bunkerët e ndërtuar për luftë se provoi atë”!!
      çfarë idiotësie!!
      idiotësi si nga ai që hipotizohet që ta ketë thënë si nga idioti që e sjell si fakt bindës!!
      nëse flasim në këtë gjuhë atëherë mund të themi fare mirë se NDËRTIMI I TYRE E ARITI QËLLIMIN!!do të thotë se ideja e ndëritmit të tyre e arriti qëllimin e saj,NUK PATËM ASNJË LLOJ AGRESIONI NGA JASHTË!!shkrel debili kjo që thua ti është e njëjtë sikur të thuash”i bëra tërë vaksinat por nuk pash ndonjë ndryshim”!!apo jo shkrel,mjafton të mos sëmuresh dhe mund të themi se vaksinat e kanë bërë punën e e tyre!!
      do të ishte e kundërta sikur me gjithë vaksinat të sëmureshe!!kështu dhe me luftën!!
      nuk na sulmuan se e shihnin të pamundur për të na pushtuar,e se do të kishin humbje të mëdha,o thjeshtë se nuk kishin asnjëherë në mënd të na sulmonin!?nuk ka rëndësi!rëndësi ka që nuk pamë luftë për 50 vjet!!
      ndryshe do të ishte sikur të na kishin sulmuar dhe të kishim përfunduar si francezët në L2B,që u pushtuan brënda javës megjithës kishin ndërtuar linjën mazhino,një fortifikim madhështor për kohën,ose e njëjta gjë me fortifikimin që hitleri i bëri gjithë bregdetit perëndimor nga norvegjia në francë dhe prapë nuk mundi ti ndalë aleatët në normandi!në këto raste mund të përmëndet gazetari i panjohur francez!!në këto raste nuk ka funksionuar sistemi mbrojtës!!
      pas rënjes së komunnizmit pamë një sulm të tërbuar në shkatërrimin e shqipërisë!!tërë rezervat shtetërore dhe ushtria u shkatërrruan të parat!!ushtria është katandisur si ska më keq!!as veten nuk e mbron dhe jo më shtetin!!jemi katandisur më keq se monako e sanmarino!!dhe policitë e tyre janë më të armatosura se ushtria tonë!!
      shkrel ti nuk e ke problem nëse vjen gërku a sërbi!!të bëjnë kryeministër!!e ke thënë se do të bëhs gjithçka për të mbrojtur popullin nën pushtim!!kurse rama ka mundësi të ndjekë shëmbullin e të parëve të tij(jo nga nëna)!!ja mbath në itali apoooooo diku tjetër!!
      rob të shkërdhyer,ndyrësira të pështira që ky popull idiot ju quan udhëheqës!!

  4. Naimi says:

    Naimi Po pse Mor te degjeneruar ju tregoni tunelet sekrete dhe ata pak qe kemi dhe thoni si qytete nentoksore ai ishte si hale treni Bota ke me mijra tunele. sekrete dhe nuk i tregon .

  5. Capi dhia says:

    O shkrel a ke vjedhur gje, me keto zbulimet e tua?

  6. krysho ludovik says:

    prandaj ben si cub ed rama se e paska pasur bunkerin gati
    paska vend edhe per gazetarucet aty, per ata qe nuk duan te lepijne sumen harram te trumpit kur te behet president

  7. edi shanc says:

    si thote 6 m nga toka dhe do ti rezistonte bombes atomike hahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  8. Lungara says:

    K/ministri i batutave !
    I nis batutat në Parlament , duke bërë ham-ham me Saliun , batuta në Beograd , batuta fshatrave e qyteteve të vendit……..!
    Të nesërmen gazetat mbushin faqet me batutat e k/ministrit !
    Dhe Vëndi qeshet dhe Bota tallet ! Bollë , sipas tij , të mos jetë I mërzitshëm .
    Por , në fakt , është bërë I neveritshëm !
    Ku e ka hallin shqipëtari , e me se merret ky ?!
    Shtëpia me gjethe , bunkerët , strehimet apokaliptike ( atomike ) etj etj .
    Sa I lehtë paska qënë nga trutë my njeri ?!
    Le të vejë të shohë tunelet e Zvicrës , pa le ato të Amerikës dhe do ta shohë sa axhami është ! Përmënda zvicrën si vend disa shekuj neutral . Le të shohë gjitonët tanë që, nuk I nxjerrin brekët në pazar , siç bën demokrati ynë I madh dhe servili akoma më I madh , k/ ministri ynë !
    Kisha besim tek ky njeri dhe jam zhgënjyer thellë ! Por , kur mendoj Saliun , Nanon , Metën etj them me vete : Tall bythën me këtë popull , o Edi Rama se , të ka ardhur dita !
    E megjithatë , ruaju se , Po ja prure këtij populli majë hundës , si Nano pordhaci dikur , Saliu mund të kthehet për së treti herë !
    Këta që përmënda janë të gjithë të padenjë . Por këta s’kanë faj , këta janë pjella jonë dhe ne si popull kaq fuqi ( tru ) kemi !

  9. Stavro says:

    Eshte qesharake te merresh me tunelet antiberthamore te Shqiperise, kur tunele te tilla e shume me te kushtueshme ka ne cdo vend te Europes. PA PERJASHTIM.

  10. fieraku NGA ferrasi says:

    Kur del ky shkreli them me vete jam i djathte si do votoj per dhendrrin e ketij
    Po kush eshte ai gazetarit francez qe harxhon kohe me ty mor te q kins nenen.
    Se paskan dite ATA ti kishin vene flaken edhe tunelit

  11. Al says:

    O Shkrel karabushi. Ne vend qe te “restaurosh” vlera akoma funksionale (ato qe na kane mbetur) fillo e klonoji po pate bythe si ata arkitektet e xhaxhit se mbase do na duhen se shpejti. NATO nuk eshte Zot e mund te shperbehet…le te fillojme te ndalojme perseritjen e historise si para 100 vjeteve se sic duken bathet e kemi te dera.. Ne shume pallate ne Tirane gjenden kesi lloj bodrumesh qe jane zaptuar nga “toke e xanun” pastrojini e mbajini ne gatishmeri..keni avantazhin se jua ndertoi xhaxhi nuk do i beni vete nga fillimi.

    Dakort me mendimin e dikujt me siper qe thote se nuk mund te publikohen (per me shume si promocion) ekzistenca, vendndodhja dhe planimetria e ketyre aseteve. Bota i klasifikon si High Value Targets, ne i nxjerrim ne televizor…

  12. xhemilja says:

    Ketij muhabeti i thone : c’hall ka kjo koke, e c’hall ka kjo rrote…..
    Populli eshte per buken e gojes, keto harxhojne miliona per bunkeret e tunelet e Enverit. Gjoja do i kthejne ne muze e pastaj do kete dyndje turistesh perendimore per me pa keto tynele.
    Bobobobo, nuk dine ca te sajojne vetem per me zhvat fonde….

  13. agim says:

    Une vet cuditem kush gjene kohe e para me be muzeume e gjendja ekonomike e popullit per si mos me keq
    Me keto pune munde te merret Shqiperia si normalisht diku pas 50 vjetve,sot ka shume e me shume probleme me uijn,me punsimin me ujra te zeza etj etj me emergjente:

  14. baenka says:

    Tunelet,vendstrehimet i ka cdo vend i botes,kane ndertuar ne shekuj i ruajne e mirembajne.Ruset para pak kohe bene nje stervitje nga goditjet berthamore.U angazhuan rreth 40milione njerez;ata nuk e zhvilluan stervitjen ne muzeume por ne sisteme mbrojtje anti atomike.Kjo qe po ndodh ne Shqiperi me dashje osé padashje eshte tradheti.Papergjegjshmeria
    per mbrojtjen kombetare e k/ministrave e presidente ve te RSH nga 1996 derì 2016 keto 20 vjet duhet ndeshkuar ligjerisht.

  15. Ermina says:

    Eshte per tu cuditur me Ne.Te gjithe duam te bejme Kopetenti dhe pse kemi shume vite qe nuk
    merremi me keto lloje punesh.Shof nga brumi i komenteve qe shumica jane ish ushtarake.
    Sepse flasin prere dhe me nostalgji.Kane te drejte per aq sa e njohim te ashtuquajturen mbrojtje
    nentokesore.Por kohet kane ndryshuar.Nese ka Lufte jo 6 metra te futesh nen Toke por edhe 60
    atje do mbetesh,sepse i tille eshte arsenali i Armatimit.Dhe per ta kuptuar mjafton te dish se ne ate kohe
    kishte shume forca dhe pak Armatim,Sot ka pak Forca dhe edhe me pak Armatim,sepse efekti i tyre
    eshte 100 here me i larte,dhe forcat duhen vertete me pak por shume te kualifikuar.Po pse kaq budallenj i beni ju Qeveritaret?
    A thua nuk e dinin edhe ata rendesine keshtu si e dini edhe ju?Por Kohet sjellin Ndryshime vellezer,
    Ashtu si te rritet Djali,ashtu rriten edhe Marifetet.Prandaj eshte mire te mesohemi ti pergezojme se asgje nuk
    e bejne me Budallik.Le ta leme me kaq duke ju pershendetur .Uroj edhe Z.Shkreli qe po spikat nje Talent Brilant.
    E mirepresim Nentorin e Clirimit ,nderkohe qe clirohet edhe nentoka e Tirnes.

    1. qwert says:

      o mri mira mi trallake!
      po si mi na del me atë mënçurinë tënde e na thu se “këta ushtarakët duan të bëjnë kopetentin”! po kush është kopeteni ti mi mira??apo mimi kodhelja??
      shko mi tarrallake e mutit!!shko moj bëj ndonjë gjë që e ke më për zanat se për mëndje duket që sja thënke!!
      debilja e mutit!

  16. Mimi says:

    Gjithe bota ka tunele poshte institucioneve te rendesishme ,pastaj o idiote luftrat nuk kane mbaruar tunelet u ndertuan dhe ne rrethe per strehimin e popullsise ka vend per te tere kurse ne Amerike i ndertojne te pasurit per te shpetuar koken,na duhen ato tunele mire ishte ti ruanim dhe ti pastronim,por s’ka ushtri s’ka shtet etj.

  17. joel shkodra says:

    Te gjitha keto qe thuhen nga komentuesit jane te drejta. Por per nje gje bej çudi: a u deshen 26 vjet qe te “zbuloheshin” keto tunele? Nuk i paska ditur askush? Me e besueshme eshte se qeverite e meparshme i kane ditur, por nuk kane dashur t’i nxjerrin ne shesh. Rama del se eshte “zbuluesi” dhe “muzeuesi” i ketyre tuneleve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *