Kandidatët për kreun e LSI, Rrokaj e Spahiu: Të mos mendojmë koalicionin, por qeverisjen vetëm...

23 Tetor 2016, 18:09Politika TEMA

Kandidatët për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shezai Rrokaj dhe Përparim Spahiu, zhvilluan një takim me strukturat e partisë në qytetin e Korçës. Në takim ishin të pranishëm dhe nënkryetariu i LSI-së, Endrit Braimllari dhe deputeti i qarkut Korçë, Pirro Kapurani.

Gjatë takimit, kandidatët Shezai Rrokaj dhe Përparim Spahiu shpalosën platformat e tyre, ndërsa janë ndalur dhe në disa pika kyçe të problemeve të qytetit të Korçës.

Braimllari u shpreh se zgjedhjet brenda LSI-së kanë një rëndësi të madhe për forcimin dhe vazhdimësinë e kësaj force politike. Duke u ndalur tek delegatët, Braimllari tha se ata duhet të përfaqësojnë vullnetin e anëtarësinë. Përzgjedhja e delegatëve duhet bërë duke u bazuar tek integriteti, përfaqësimi dhe rezultati. “LSI është një forcë politike konstruktive, e përgjegjshme dhe pranë qytetarëve”, tha  N/kryetari i LSI-së, i cili u ndal edhe tek qeverisja lokale në Korçë, duke u shprehur se duhet më shumë vëmendje ndaj qytetarëve.

“Qytetarët e Korçës duhet të dëgjohen. Këshilltarët e LSI duhet të zhvillojnë dëgjesa publike në të gjithë Korçën”, tha Braimllari.

Kandidati për kryetar Shezai Rrokaj u shpreh se Korça është djepi i kulturës dhe i qytetarisë. Ai theksoi hapjen e LSI-së ndaj qytetarëve, hapjen ndaj shoqërisë civile dhe botës akademike si dhe përmirësimin e cilësisë në lidership në parti, parlament, qeveri.

“Para se të mendojmë se me kë do të bëjmë koalicion, duhet të mendojmë si ta marrim vetëm pushtetin, duhet të mendojmë dhe të punojmë për të dalë forcë e parë. Gjithashtu, reforma e arsimit të lartë ka nevojë të rishikohet në bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë”, tha Rrokaj.

Ndërsa Përparim Spahiu u shpreh: “Kënaqësi  të jesh në Korçën e bukur dhe të traditave të mëdha qytetëruese shqiptare. Korça ka bërë gjithmonë rezistencë kulturore identitare. Një parti si e jona, një parti e njerëzve të thjeshtë dhe që zgjidh problemet kombëtare, nuk mund të rritet pa një demokraci të vërtetë të brendshme sepse ne nuk jemi një parti e kultit të individit apo një parti e një kryetari të paprekshëm.

Unë mendoj që zhgënjimet e shqiptarëve dhe anëtarësisë së LSI-së duhet t’i shohim në sy dhe t’i nënvizojmë që tani. Ne nuk duhet të heshtim për çështje të rëndësishme siç është papunësia, zhvillimi ekonomik, vetëm sepse kemi një marrëveshje bashkëqeverisje. Vendi ka nevojë urgjente për disa politika specifike mbrojtëse ose protektive të prodhimit shqiptar.

Në qeverisjen e sotme po shoh një përkujdesje për formën dhe jo për thelbin dhe zgjidhjen e gjërave më kryesore që është marrëdhënia e prodhimit me tregun. Politika e fasadave, e zbukurimeve dhe e bojatisjes nuk është dhe nuk jep zgjidhje”.

Deputeti i LSI për qarkun e Korçës, Pirro Kapurani  theksoi dhe një herë se LSI është një forcë ne rritje dhe se ai si deputet i Korçës do të jetë gjithnjë pranë qytetarëve dhe shqetësimeve të tyre.

8 komente në “Kandidatët për kreun e LSI, Rrokaj e Spahiu: Të mos mendojmë koalicionin, por qeverisjen vetëm…”

  1. ish studenti i Filologjikut says:

    O zot, pse nuk ju ha mortja qe te dyve, sidomos Rrokajn qe s’rri dot pa karrike

  2. lond says:

    Cfare qeverisje mendoni, moret ca deputet fal ligjit elektoral qe perfitoni nga kualicionet, si e mendoni ju mjeshtra se jeni per tu votu, ju dhe shqupi jeni turpi kombit.

  3. Shqiptari i ILIRISE. says:

    Keto zgjedhje jane te nje rendesie te vecante per vendin tone.Jane te nje rendesie te vecante, se me keto zgjedhje do te forcohet akoma me shume struktura e hajduteve te grupuar ne forcen politike te quajtur Levizja e Plackitesve per Pasurim.

  4. Ashtu posi says:

    Eh moj Shqiperi ku je katandisur.
    Te kane dale e po te dalin ne krye ca fshatare si puna e ketij Rokajt qe mbajne akoma era dhi.

  5. jani says:

    Ju po vetem fare e keni te sigurt qeverrisjen . Ju plera jeni si ato kerpudhat qe rriten ne trungje. Ju kerpudhe ngeleni trung nuk beheni dot. Ose bari ne muret e kalase. Bar ngeleni kala kurre nuk beheni . Gjithsesi edhe si kerpudhe edhe si bar jeni nje e keqe e madhe. Paaftesi, hajdutllik, e shume te tjera.gjithsesi ne kushtet kur ai plaku i vicidolit nuk ka vdekur akoma , ju jeni te nevojshem

  6. Bardhi Tolabi says:

    Është fatkeqesi we Korcen Ta perfaqesoje nje injorant si Piro Kapuranl.Eshte turp gjithashtu per prof.Shezai Rokajn të qendroje në krah të ketij injoranti,I Cili me and të oareve e dallacerev ka bler shume diploma prej korrupsionit në Universitetin Fan Noli Korce. Po ky nuk është problem per Lsi-në,ajo kete llum ka dhe perkeah …

    1. Bardhi Tolabi says:

      Me falni per gabimet,sepse e nisa nga celulari.Po e korrigjoj:
      Eshte fatkeqesi per Korcen qe ta perfaqesoje nje injorant si Piro Kapurani.Eshte turp gjithashtu per prof.Shezai Rokajn,te qendroje ne krah te ketij injoranti,Edhe pse injorant,ky Kapurani,me ane te pareve qe merrte e paguante pedagoget,ka mundur te “siguroje” shume diploma prej Universitetit Fan Noli Korce.por ky nuk eshte problem per LSI-ne,ajo kete llum ka dhe kete llum perkrah e mbeshtet per interesa te kalnit te Like floririt…

  7. aqif tahipi says:

    Bretkosa sa nje ve ,
    pa nje ka sa nje deve
    dhe nakari nuk e la
    desh te trashej sa nje ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje