Kodheli e thumboi duke i përmendur "kolltukun e rehatshëm", ja përgjigja e Ylli Manjanit

23 Tetor 2016, 12:57Politika TEMA

Ministri Ylli Manjani bëri thirrje disa ditë më parë të përdorej ushtria për të luftuar kanabisin dhe trafikimin e tij.

Por ministrja Kodheli e thumboi duke thënë se “është e lehtë të japësh sugjerime nga kolltuku i rehatshëm”.

Sot i ka kthyer përgjigje ministri Manjani duke bërë thirrje për të luftuar tregtinë ilegale të kanabisit, sa nuk është vonë.

Reagimi:

Përshendetje,

Nuk ka gjë më serioze sesa të shërbesh në një detyrë publike! Të shërbesh si ministër është edhe më serioze! Kështu që diskutimi mbi seriozitetin e të qenit serioz është i pa vend. E fundit gjë që kisha menduar dhe ende e mendoj është të bëj polemika publike me kolegët ministra. Qeveria është një institucion kushtetues i rëndësishëm që bazohet në ligjshmëri, kolegjialitet, përgjegjësi, solidaritet por edhe konfidencialitet!

Çështja e shkuljes së hashashit nga toka por edhe nga mendja jonë është sot më seriozja! As shoqëria, as ekonomia, as politika, as biznesi (rinia jo e e jo) nuk kanë hajër nga hashashi! Përhapja e këtij fenomeni është katastrofë për të gjithë ne! Prandaj e përsëris edhe njëherë atë që thashë të martën e shkuar: Nga ky fenomen duhet të ndahemi tani! Më vonë do jetë shumë vonë! Tani është momenti për ti dhënë dërrmën kësaj të keqe që është ende në fazat e hershme të tij!

Më vonë do jetë vonë sepse trafikantët do kenë “modernizuar” infrastrukturën; do kenë blerë politikën dhe do kenë ne dorë ligjin! Rinia e sotme nuk mund të rritet me trupin që i merr formën e karriges dhe me mendjen e trullosur nga tymi “dehës” i hashashit! E ardhmja jonë është më serioze sesa kaq! Tani është momenti të shfarosim farën e hashashit sepse na duhet krahu i punës për ekonominë e ligjshme kombëtare! Ekonomia nuk zhvillohet dot nëse krahu i punës joshet të “dalë partizan” nga ekonomia rraskapitëse e hashashit!

Tani duhet të ndërhyjmë fort e me mend në kokë që të parandalojmë ngjarje kriminale që burojnë natyrshëm nga hashashizimi i shoqërisë! Duhet të ndalojmë farën e hashashit por edhe rekrutimin e “ushtarëve” që ruajnë parcelat e paligjshme dhe bosët e tyrë që kërcënojnë sigurinë tonë publike! Të gjithë duhet të jemi pro shfarosjes së kësaj të keqe, më e madhja që kemi sot midis nesh! Të gjithë pa dallim: policë, ushtarë, politikanë e zyrtarë të gjithë pa dallim! Kjo nuk është batutë, por realitet shumë serioz! Çështjet serioze kërkojnë reagime serioze! Dhe serioziteti nuk përcaktohet nga cilësia e kolltukut që i ofron detyra publike! Nuk janë ligjet pengesa!

Nuk ka ligj që mbron kultivuesin e as trafikantin! Ashtu sic nuk ka drejtësi të besueshme që merret me përdoruesin egërsisht dhe me trafikantin “miqësisht”! Duhet ta ndreqim dhe ligjin, pa dyshim! Por ligji ndreqet shumë me mirë kur zbatohet mirë! Nuk dua të hyj aspak në garën e propozimeve publike të projekt ligjeve, sepse unë nuk jam në garë me askënd për të bërë detyrën time! Por për kuriozitetin Tuaj që në prill të këtij viti kam depuzituar në qeveri projektin për ndryshime në Kodin Penal! Ky projekt është aty, në Qeveri, në pritje për miratim!

Edhe njeherë: o tani o kurrë më!

13 komente në “Kodheli e thumboi duke i përmendur “kolltukun e rehatshëm”, ja përgjigja e Ylli Manjanit”

  1. Treviso says:

    Hashashi ka 25 vjet qe ka mbuluar teritorin e vendit dhe ky palo minister dje u be politikan dhe minister? A nuk ka qene ky dhe partia e ketije ne drejtimine e qeverise mafjoze te drejtuar nga kryekrimineli Berisha? Ky palo minister kerkon te veje vetullat por po nxjerr syte me mendjen e tije, mundet me mendjen e partise.

    1. Katharina die Große.Madona prej Sauku says:

      Ylli Manjani osht surrati ma i degjeneru i LSI se Monikes se Likes.
      Ylli osht tutori i Spahiut dhe po e perdor deputetin jevg te Dibres si mish ne sgare.
      LSI osht gangrena ne Qeverine e Rames.

      1. adi says:

        a moj katerina qe na ke munguar.
        jam shume dakort me ty se sa me fat do ishte shqiperia nese lsi nuk do ishte ne ate qeveri??????

  2. Ushtria e Republikes Skrapit Shqiptar says:

    Si bon LSI, sikur i hapet barku.


    Kur do vije ajo dite qe sdo kemi koalicion me LSI dhe te zhduket ky kancer i vertete.


    Sa per Kodhelin, me rehat se kolltuku yt kur sbesoj se ka. Sepse je ministre e nje Ushtrie fantazme qe tani quhet Ushtria e republikes se Skrapit.

  3. xhemal says:

    legalizimi I heq monopolin krimit e e ben shoqerine te drejte ndaloni duhanin alkolin.bixhozin helmet me bujqesi.etj atehere nuk eshte edhe hashashi si keto qe permedem me lart politikanet bejne llogje e u intereson kjo situate absurd .keshtu kriminalizojme gjithe shoqerine

  4. Albann says:

    Ne 25 vjet kini 2 arritje ju si politike…
    1.Arritet te qepni opinga si nenkontraktore( ne fushen e industrise)
    2.Masivuat hashashin.(ne bujqesi)
    Tani kini filluar lufte pa kompromis me…mullinjte e eres…Po beheni qesharake si Saliu qe bente sikur luftonte ekonomine informale dhe djali i shiste arme e vet shiste naften kontrabande. JU SOT SHISNI HASHASHIN E DILNI NE TV TE NA THONI DO E LUFTOJME PA KONPROMIS.LEGALIZOJENI .BOLL MORET 100 % TE FITIMIT…PAGUANI E CA TAKSA NE SHTET, MJAFTE PUNUAT NE TE ZEZE.

  5. Nje qytetare. says:

    Ju lumte Z.Manjani, angazhimi dhe puna Juaj ne kete proces do jete shume frutdhenes. Ju pergezoj dhe ju falenderoj per shqetesimin Tuaj. O tani, o kurre. Me kete thirrje jam shume dakord.

  6. Altin says:

    Ne hashashin – desha të them helmin – e kemi për çdo vakt në pjatat tona që hamë me ushqimet e skaduara dhe nuk kujtohet askush të na qajë hallin, po luajnë mythë për hashashin, që në fund të fundit është problem botëror. Si bien në merimangën e opozitës këta palo munistra?! Opozita me “çështjen e hashashit” kërkon të mbahet në këmbë, se nuk ka fushë tjetër ku ta denigrojë qeverinë. Mbillet edhe në Itali hashash, por opozita nuk merret ditë e natë me të.

  7. Zeneli says:

    Tallje e paster nga LSI. Vazhdon te luaj me dy porta. Kodheli e ka gabim sepse shqiperia eshte mbushur me Ashash dhe eshte e dukeshme qe policia nuk ka mjaftueshem forca ta kontrolloje ose me e keqja mund te jete pjese e saj. Por nuk eshte se Lsi-se po i vjen keq por i duhet ky reagim per te treguar qe jane parimore dhe ta perdorin si argument per te grumbulluar vota. Gjithmone bejne te njejten gje por ne fund rezultati eshte zero pasi fshihen dhe nuk i qendrojne idese deri ne fund. Duan me patjeter te qendrojne ne qeveri dhe te vazhdojne te kene perfitimet e tyre dhe abuzimet me pushtetin. Nuk besoj se do mund te vazhdojne te genjejne me njerzit me keto sjellje….mbase miltantet e tyre.

  8. lind says:

    Ore manjan ku do ta cosh ushtrin tek platacionet e balilit apo tek drejtoria e pergjithshme e burgjeve apo tek biznesmeni nga durrsi apo ne mirdit nga ishte ai shok i lulit qe kishte hangaret me ashash, cfare do te thuash me keto se ti je me i miri i qeverisjes se bashku me lsin, ju jeni turpi dhe halja e kombit se bashku me lulushen.

  9. tomi says:

    Vertet kanabisi ka qene fenomen ne Lazarat apo ndonje vend tjeter sporadik…..
    Por tani eshte bere fenomen i gjithe fshatrave maleve te vendit,,,,
    Sa doni qe te vritemi per parcelat e hashashit ..
    Sa veta done te mbyllen ne burg per 5 e deri 10 vite ..
    Kush fiton ne kete biznesveqse politika dhe mafia,,,,.
    Vazhdoni se mire e keni ….

  10. josh says:

    Cfare koincidence edhe Zhulali edhe Manjani nga Dibra, me te parin u shkaterrua ushtria…..po pas “ideve ” te te dytit …lufte ….. ??? Keta mire qe i vene ministra por duan te na mbushin mendjen sikur vertete jane ministra dhe kane ide.

  11. alpehade says:

    Cfare megallomani ! Zor se mund ta gjesh ne kete planetij tone qe quhet TOKE. !
    dhe aq me teper kur behetbfjale per ca ministra qe jetojne per vete ne lluks dhe
    90 perqind e popullsise jeton ne varferi te tejskajshme ….!!! O tempora, o mores !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje