Lufta kibernetike: Cilët janë hacker-at më të kërkuar nga FBI

Lufta kibernetike: Këta janë 10 hacker-at më të kërkuar nga FBI

Njerëzit “Most Wanted” nga Byroja Federale. Akuzohen për spiunim, vjedhje sekretesh ushtarake dhe për mashtrim të miliona njerëzve.

1-Peteris Sahurovs

I lindur në 1989 në Letoni, por me vizita të shpeshta në Ukrainë. Operatori informatik është i kërkuar nga FBI për “krim ndërkombëtar kibernetik” dhe për operacionet e zhvilluara në shkurt 2010 që u kushtuan shumë përdoruesve mbi 2 milionë euro. Është i njohur edhe me pseudonimin Piotrek, Piotrek89 e Sagade. Mbi kokën e tij është vënë një shpërblim prej 50 mijë dollarësh.

2- Bjorn Daniel Sundin

I datëlindjes 1978, i lindur në Suedi, sipërmarrës ëebi, është i kërkuar për mashtrim informatik me mbi 10 milionë dollarë.

3- Shaileshkumar P.Jain

I lindur në Indi, por qytetar amerikan, është i kërkuar për të njëjtin mashtrim si Sundin (shiko numrin 2) dhe për vjedhjen e 100 milion dollarëve.

4- Alexsey Belan

I lindur në Riga, në Letoni, 1987, Belan ka shtetësi ruse. Ka ndërhyrë në kompjuterat e kompanive tregtare amerikane duke vjedhur të dhëna të cilat i ka rishitur. Sinjalizohet shumë i rrezikshëm nëse është në bordin e një avioni. Mbi kokën e tij është vënë një shpërblim prej 100 mijë dollarësh.

 5- Nicolae Popescu

I lindur në Aleksandri, në Rumani, 1980, Popescu është konsideruar si shpikësi i një skeme të sofistikuar mashtrimi online që propozon makina dhe artikuj të tjerë interesantë për të të vjedhur më pas të dhëna bankare të fatkeqit. Mbi kokën e tij është vënë një shpërblim prej 1 milion dollarësh.

6- Farhan Ul Arshad

I lindur në vitin 1973 në Pakistan tani ndodhet në Malajzi. Flet urdu dhe anglisht. Është i kërkuar sepse ka hakëruar gjigantët e telefonisë amerikane dhe të shteteve të tjera. Ka vjedhur 50 milionë dollarë. Mbi kokën e tij është vënë një shpërblim prej 50 mijë dollarësh.

7- Noor Aziz Uddin

I lindur në Karaki, Pakistan, 1963. Vendi i tij i fundit ku është parë ka qenë Arabia Saudite, por mund të jetë sipas FBI-së, edhe në Malajzi ose në Itali. Akuzohet për vjedhje identitetesh dhe të mbi 50 milionë dollarëve.

8- Sun Kailiang

I njohur edhe si Jack Sun, është i akuzuar për spiunazh ekonomik. Është një ushtarak kinez që sipas FBI-së është futur në sistemet informatike të kompanive të impenjuara në marrëveshje ekonomike. Ka vjedhur plane të impianteve nukleare duke hakeruar email-et e viktimave.

9- Huang Zenyu

Është i njohur edhe si «hzy_lhx». Ashtu si Kailiang është i akuzuar për spiunazh informatik. Edhe ky një ushtarak i ushtrisë kineze.

10- Wen Xinyu

I njohur si «WinXYHappy» është ky hacker është i akuzuar për spiunazh informatik dhe që ka marrë kontrollin e kompjuterëve të shumtë për të vjedhur sekrete ekonomike dhe ushtarake./Corriere/Tirana Observer

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Lufta kibernetike: Cilët janë hacker-at më të kërkuar nga FBI”

  1. CNN says:

    Keta kurvat amerikane monitorojne tere bote dhe hapin lufte kur monitorohen
    Beni si them une, mos beni si bej une

  2. CNN says:

    Keta kurvat amerikane monitorojne tere bote dhe hapin lufte kur monitorohen
    Beni si them une, mos beni si bej une …

  3. anton says:

    vetem kurvat amerikane dhe cifute kane te drejte te vjedhin dhe spiunojne boten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *