“Më kot kërcënoni zoti Kotzias!”

23 Tetor 2016, 13:21Politika TEMA

Ne veteranët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare që i kemi të shtrenjta interesat kombëtare të vendit tonë, kur u njohëm me intervistën e ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias, dhënë ditët e fundit gazetës  “Ethnos”,  ku ka bërë një seri kërcënimesh kundër Shqipërisë, jo vetëm jemi revoltuar, por e  përbuzim atë me neveri.

Nuk është hera e parë që qarqe të caktuara reaksionare dhe qeveritarë greke, hakërrohen kundër vendit tonë. Ata, për qëllimet e tyre të hershme antishqiptare shoviniste të megalidhesë që lidhen me pretendimet absurde e të ashtuquajturit Vorioepir, sajojnë sebepe për t’u hakërruar kundër vendit tonë. A nuk janë ata që ndërvite kanë vepruar kundër Shqipërisë me diversion, spiunazh, banda diversantësh e gjer në provokacione e sulme ushtarakësh kundër vendit tonë, si më  2 gusht 1949 e më vonë, pas ndryshimit të sistemit, kur sulmuan e vranë ushtarët tanë në postën kufitare të Peshkëpisë në rrethin e Gjirokastrës?

A nuk janë sërish ata që dërgojnë emisarët e tyre në zonën e Minoritetit e veçanërisht në Himarë, duke ndërhyrë në punët tona e duke bërë propagandë kundër vendit tonë? A nuk janë pikërisht ata që me ca pensione që lëshojnë, duan të joshin e të realizojnë qëllimet e tyre të mbrapshta antishqiptare? E sërish, a nuk janë ata që ndërhyjnë në punët tona të brendshme gjer aty se cilët duhet të zgjidhen në Kuvendin e Shqipërisë si deputetë e nënkryetarë të tij?

Qëllimet e tyre armiqësore ndaj nesh, çuditërisht dhe paradoksalisht, ata nuk i fshehin edhe sot, kur janë anëtarë të BE dhe anëtarë të NATO-s. Vetëm kështu mund të shpjegohen qëndrimet e ministrit të jashtëm grek kur na bën karshillëk se vendi i tij qenka më i fuqishëm në fushën e mbrojtjes, në atë të ekonomisë dhe se, na qënka në gjendje të na mbyllë edhe portat për të mos hyrë në BE!

Të flasësh sot me këtë gjuhë, duhet ose të jesh i papërgjegjshme e miop, ose një antishqiptar i pakorrigjueshëm, qëndrime këto të cila janë të papranueshme jo vetëm nga bota e qytetëruar, por as nga populli vëlla grek, me të cilët kemi patur miqësi e respekt të ndërsjelltë. Në rrethanat e krijuara aktualisht, jemi të detyruar t’i kujtojmë këtij zotërie se ju e keni provuar jo njëherë atë “trimërinë tuaj” ndaj ne shqiptarëve dhe keni thyer kokën. Madje, mos harroni se kanë qenë ata trima shqiptarë, të cilët në Revolucionin grek 1821 luftuan në ballë të betejave kundër hordhive turke, gjersa siguruan pavarësinë e popullit grek.

Problemi i emigranteve shqiptarë të cilët ndodhen sot në Greqi, dhe që ju na i vini në dukje në intervistën tuaj, i përngjan masës së emigrantëve fatkeq grekë, të cilët pas luftës italo-greke, të detyruar nga kriza e rëndë ekonomike, erdhën me shumicë në zonat tona të jugut dhe shqiptarët ndanë me ta bukën e gojës, si vëllai me vëllanë. Edhe këto mos i harroni zoti Kotzias!

Po cili është shkaku i vërtetë i tanishëm që na u “mërzit” zoti Kotzias sa të fryhet si gjel, të humbasi qetësinë e për më tepër të na kërcënojë se do të na bëjë “hatanë”? Janë në të vërtetë disa kërkesa legjitime të shtetit tonë, ndaj qeverisë greke, që padrejtësisht ajo u shmanget. A nuk është paradoks qëndrimi i shtetit grek që mban në fuqi akoma ligjin e luftës me Shqipërinë?! Nga ajo periudhë na ndajnë 71 vite edhe pse pa të drejtë ky ligj u vendos kundër vendit tonë, ndërkohë që Italia fashiste në atë periudhë, më përpara pushtoi vendin tonë, e pastaj sulmoi Greqinë?

Le të zbresim te kërkesa tjetër e problemit të Çamërisë, për të cilën kohët e fundit, me të drejtë është bërë objekt diskutimi, jo vetëm midis dy qeverive, por dhe nga përfaqësues të BE. Pse hidhen përpjetë këta zotërinj, kur përmendet problemi çam, që është problem shqiptar? Vendi ynë asnjëherë nuk ka kërkuar zgjidhjen e këtij problemi me mjete të tjera, veç me mirëkuptim e dialog dhe, gjithnjë brenda konventave ndërkombëtare.

A nuk duhet t’u njihet e drejta e pronës atyre qindra e mijëra familjeve të shpërngulura forcërisht dhe përmes një genocidi të paparë të qarqeve reaksionare greke kundër një populli të pafajshëm? Akuza që i bëhet popullit shqiptar të krahinës së Çamërisë nga qarqet greke se gjoja ishin bashkëpunëtorë të nazizmit gjerman, është absolutisht e padrejtë, një veprim të tillë mund ta kenë kryer elementë të veçantë si kudogjetkë, por jo i gjithë ai popull që u mbyt në gjak, ata pleq, gra e fëmijë që u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre, nga trojet e veta drejt Turqisë e  Shqipërisë. E kjo padrejtësi duhet të zgjidhet sa më shpejt.

Ne, nuk po ngremë atë padrejtësi të madhe që iu bë Shqipërisë  në vitin 1913, kur iu hoqën nga trupi i saj territore të tëra përfshi dhe Çamërinë. Kjo padrejtësi do t’i përkasi të ardhshmes për ta zgjidhur. Ne sot shtrojmë problemin e njohjes të të drejtës së pronave dhe të kthimit të banorëve të saj në shtëpitë  dhe trojet e tyre, mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare.

Përsa i përket kërkesës së Qeverisë greke për ngritjen e varrezave të ushtarëve grek të vrarë në tokën shqiptare, edhe pse ata e kanë mundësinë t’i tërheqin në vendin e tyre, siç veproi Italia në rastin e vet, këta zotërinj e kërkojnë këtë, mesa duket për të vendosur “gozhdën e Nastradinit” këtu në tokën tonë.

Më në fund le të shikojmë gjithashtu, se çfarë tjetër e ka shqetësuar e revoltuar zotin Kotzias, sa e ka shtyrë që të na kërcënojë ne? Është vendimi i drejtë i Gjykatës tonë Kushtetuese, e cila e rrëzoi atë vendim e marrëveshje për kufirin detar midis Shqipërisë e Greqisë në jug të vendit, e cila padrejtësisht i jepte Greqisë sipërfaqe të konsiderueshme ujore nga të vendit tonë, një marrëveshje kjo e kryer nga forcat e djathta të Shqipërisë për interesat e tyre kundër vendit tonë.

Këto probleme që kanë shqetësuar zotin Kotzias, nuk zgjidhen me kërcënime e presione, por me dialog mirëkuptim dhe konform legjislacionit të vendeve tona dhe atyre ndërkombëtare.

Zotëria, duhet ta kuptojë mirë dhe njëherë e përgjithmonë se ka ikur koha e kërcënimeve dhe e presioneve. Populli shqiptar, asnjëherë në historinë e vet nuk është frikësuar e tërhequr para presioneve e kërcënimeve nga kushdo qoftë. Ne kemi qenë e jemi për një fqinjësi të mirë e të sinqertë dhe gjithnjë mbi baza barazie dhe reciproriteti. Kjo është kërkesë e popullit shqiptar, e qeverisë së tij dhe e jona si veteranë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, si pjesëtarë të Koalicionit të Madh Anglo-Sovjeto-Amerikan.

*Letër e hapur e Organizatës së Veteranëve të LANÇ

15 komente në ““Më kot kërcënoni zoti Kotzias!””

  1. Kam respekt per ju por boll se e dhite fare! Po ngeli kjo oune ne duart tuaja mjere ne qe merremi me ju! Shkoni shijoni ditet qe ju kane mbetit dhe beni edhe ndonje dore domino e rini me niprit e mbesat sic bejne vetereanwt greke dhe mos e ruani fare per kete pune se pune korrofillakesh eshte kjo pune! He ju paca! Rini qete mos e ruani

    1. . says:

      Kjo Letra me duket e Shkruar nga PDIU dhe eshte adresuar ne emer te Veteraneve (qe as pordh nuk kane takat te bejne, jo me te shkruajn nje Carcaf leter).

      Nje soje si Libri per “Camerine” qe u u shkruajt nga Kermat Came dhe u Pagezua si e Kristo Frasherit 1 muaj para se te Vdiste i ndjeri. Keto Metoda dhe Hipokrizi Gebeliste kalojne vetem tek Mileti mjeran dhe injorant Arnaut.

    2. the Punisher says:

      Kjo pergjigje u duhet thene Gerrkeve. Te tjerat jane furca, batuta a la Rama.
      https://www.youtube.com/watch?v=dSozU9uXq7c

    3. Epoka e Gurit o e mjera Shqypni says:

      Mutantet Shqipfoles e nisen me Serbine, Kosoven dhe tani me Greqine, per kete te fundit jo pa te drejte se dihet politika e ndyre Greke ndaj Shqiperise se ne nuk kemi shtet dhe ushtri por llapaqene qe duan te luftojne me mullinjte e eres dhe per fronin e SALIUT, METES DHE Edvn Rames.


      I beni pyetjen vetes, perse Greqia i hakerrehet Shqiperise dhe kush e ka fajin vertete? Ne nuk kemi faj se nuk kemi qellime te keqija apo se jemi bythece dhe dhi e zgjebosur.


      Kur Greku te akuzon se gjoja anijet shqiptare po hyjne ne detin Grek ku jane pordhikanet Shqiptare tja plasin ne fytyre apo kete e dine me mire pleqte e pensionistat e lagjes dhe mundesisht ata qe njohin per baba shpirteror Erdoganin.


      Harruat mbetjet toksike te EDVIN Rames dhe paktet kundra reformes ne drejtesi midis PS dhe PD, per shpetmin e tyre.
      Mos bini preh e propogandave nacionaliste sidomos kur skeni ushtri dhe shtet dhe mjaft lehet si qeni i terbuar.

  2. Zigur Qarri says:

    Miqesi te sinqerte me greket,as nuk ka pasur dhe as nuk do te kete.
    Ah….do te kete ndoshta,por vetem nese ndodh ndonje mutacion ne
    habitatin e pabese grek,ose do te behet e mundur te nderhyhet ne
    ADN e ketij habitati te ndyre.
    Ja ku erdhen te majtet ne pushtet,ja ku i provuam edhe keta.
    Ne cilin shtet ka ndodhur,qe zyrtaret te genjejne ne menyre aq
    te paturpshme se sa greket???Ligji i luftes ndermjet Greqise dhe
    Shqiperise eshte ne fuqi akoma,por te gjith politikanet grek qe kan
    ardhur ne Shqiperi,deklarojn se eshte hequar!!!
    Me cilen gjuh duhet te merresh vesht me keta bastarde?
    Shqiptaret edhe me djallin do te bashkohen kunder grekeve.

  3. shqiptar me DINJITET says:

    Tani duhet te reagojne vetem ata qe kane lehur si qeni pas gardhit. Ata qe kane kercenuar vetem me fjale se do vrasin e do presin greket. Greku jua hapi deren. Tani, shkoni e i bini, ose fusni bishtin nen shale, mbyllni deren e gardhit, dhe mos lehni më… Sfidat jane per njerezit dinjitoz. Zagaret nuk kafshojne, vetem lehin nga frika. NDAJ, Mjaft o zagar! Mjaft lehet! Ju te hani mune. Nuk na late pike dinjiteti.

    1. VF.LP says:

      Po pse ke dinjitet ti mer pall, ca lesh dinjiteti ke ti kur flet ne mynyre te tille…te q…..a dinjitetin ty dhe te gjythe takemit tend…

    2. tfgs1 says:

      pune arabesh varu [email protected]@in,45 vjt i shkerdheu turkoshaku Hoxha por keto plehra nuk e ngriten ndonjehere koken[vec sumen],sot dhjetra presin ilacet apo ndonje rrecke nga Greqia………………ptuuuuuuu,vromotourkoi!

  4. kombi says:

    KU MUNGON LLOGJIKA , DIALOGU ,DIPLOMACIA , INJORANTET TREGOJNE FORCEN , POR GREKET VETEM SA E TREGOJNE ,POR NUK JA MBAN TA PERDORIN . PRANDAJ NUK JA VLEN TE MERRESH ME KETA NJEREZ . KETA DUHET TE MOS HARROJNE QE GREQINE E BEREN SHQIPETARET ME TRIMERINE DHE ZGJUARSINE E TYRE . JETOJNE GATI 5 MILION SHQIPETAR NE QYTETE DHE FSHATRA .ATA AS PER QEVERISJE TE VENDIT NUK KANE QENE TE ZOT . ZOTESIA E TYRE JANE MASHTRIMET DHE TE JETOJNE ME BORXHE NE KURRIZ TE EUROPS ,SE GJOJA JANE HELENE .

  5. Mania says:

    keni ngelur ne vitet 90 o gazetare leshi
    vazhdon idej “nga celulari mu largo” “sa me bohet qefi prishe mercedezin” ti nuk di me ma lyp etj

  6. Mania says:

    keni ngelur ne vitet 90 o gazetare leshi
    vazhdon idej “nga celulari mu largo” “sa me bohet qefi prishe mercedezin” ti nuk di me ma lyp etj …

  7. kuq e zi says:

    ke quan hapje dere ti zotri ???
    nqs jeton ne greqi me thuaj si e ke nderruar emrin nese ke femi si ja kane vene emrin femive te tu ne regjistrin shkollor?????
    kur greqia te njohe pakicat kombtare dhe shqiptaret qe themeluan greqine ti kthehen rrenjeve shqiptare do kemi nje greqi tjeter si ishte me pare vllazerore dhe mike
    gjersa te komandojne ortodokset e anadollit ska gje ne vije jane thjeshte nje fotokopie turke persa i perket te drejtave te njeriut ” gjaku nuk behet uje” dhe shqiptareve autoktone grek ju duhet dhe nje here te ngrihen ne kembe
    dhe mos na cani trapin qe greqia eshte ne nato nqs do kishte nje ligj per te perjashtuar nje shtet nga nato greqia do kishte vite qe do ishte flakur
    sa vite ka greqia qe nuk merr pjese ne nje nderhyrje te natos??
    para se ky shtet ti bashkohet rusise nato do e cmontoje greqine si pjese kembimi ne sipas etnive pastaj do shohim sa greke ka greqia

  8. zaho says:

    Komandanti beri shtet dhe jo vetem gekeve por edhe te tjereve u tre gonte vendin , ndersa tani shqipetaret jane vetem morra vriten vetem per rradhe bilardo prandaj llomotit greku

  9. Sejdi says:

    Vërtetë, shteti grek ka më shumë armatime në posedim, se sa ato që kanë të gjithë shqiptarët së bashku. Por ky ministër i mjerë, me siguri i fiksuar me uzo (duke qëndruar në prehrin e Kishës “Ortodokse” Greke, gjatë llomotitjeve kërcënuese ndaj Shqipërisë, me siguri do ta ketë patur parasysh edhe një të vërtetë të dhimbshmen për te dhe sidomos për ata që qëndrojnë prapa tij, se armatimet nuk aktivizohen vetvetiu. Diçka e ditur botërisht! Edhe armatimet më moderne pa ndihmën e gishtit nuk mund të vihen në veprim! Si ky ministri Kotzias, ashtu dhe të gjithë shovinistët sllavo-grek grek, janë të bindur për defektin se gishtat e sojit të tyre i kanë lidhjet në vend të keq dhe, siç kanë dështuar në të shkuarën, do të dështojnë edhe në të ardhmen të pranojë komandat. Për fatin e keq të tyre, gishtërinjtë i kanë të dedikuar për asgjë tjetër, pos për të pastruar zgavrën e hundës nga qyrrat dhe të kruajnë anusin. Përndryshe, e kundërta do të ishte dëshmuar shumë herë deri me sot, sidomos gjatë kërcënimeve të hapura dhe shumë serioze ndaj sovranitetit të shtetit që keq përfaqësohet nga Kotzias, që iu bënë nga Turqia, jo vetëm në të shkuarën, por edhe në ditët e sotme!
    Ky far ministri duhet ta dijë, se kur e kërcënon Shqipërinë Londineze, ka kërcënuar të gjithë shqiptarët, kudo që janë!

  10. Veteranet e LANÇ qe kane qene efektive nuk jetojne me sipas nje llogaritje te thjesht , ne ne vitet 1944 ata te dl 1935 ishin 9 vjeç dhe sot jane ne moshe 81 vjeçare , keta kane qene femije ne kohen e LANÇ , kurse ata me moshe me te madhe qe kane qene partizane jane shume pak dhe duhet te jene rreth te 90 ve , pra i bie qe jeton nonje tek tuk , gjithsesi respekt per VETERANET E LANÇ.
    Grekeve vetem ju themi qe erdhi koha qe Çameria te jete quhet Shqiperi si dikur tani e tutje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje