Mungesa e fondeve mban peng ‘çlirimin’ e Amfiteatrit të Durrësit

23 Tetor 2016, 12:05Kulturë TEMA
Mungesa e fondeve mban peng ‘çlirimin’ e Amfiteatrit të

Nga Gëzim Kabashi, BIRN

Kur arkeologu i njohur Vangjel Toçi filloi të gërmonte 50 vjet më parë mbi një faqe kodre në qendër të Durrësit dhe nxorri në dritë pjesë të amfiteatrit antik, shtëpia aty pranë e familjes së Oni Simakut i shpëtoi për qime rrafshimit.

Burri në mesin e të 70-ave rikthen në kujtesë kohën kur ishte ende fëmijë dhe pa sesi  nga kodra në krah të bashkisë, që fshihte nën këmbët e saj monumentin madhështor u prishën 33 shtëpi dhe u larguan 50 familje të vjetra durrsake.

Pjestar i nëntë familjeve të fundit, shtëpitë e të cilëve gjenden brenda perimetrit të amfiteatrit, Oni Simaku është ende në pritje të shpërnguljes.

“Jam në pritje të lajmit për kompensimin për t’u larguar nga shtëpia,” i tha Simaku BIRN-it.

Amfiteatri antik në qendër të Durrësit nisi të zbulohej në vitin 1966 falë këmbënguljes së arkeologut Vangjel Toçi, që shfrytëzoi të dhënat e pakëta që ofronte Marin Barleti në librin “Historia e Skënderbeut” dhe të dhënat e banorëve të zonës.

Studiues dhe historianë bashkohen sot rreth idesë se amfiteatri mund të jetë ndërtuar gjatë periudhës Trojane 98-117 pas Krishtit dhe është ndër më të mëdhenjtë e llojit të tij në Ballkan.

Pavarësisht vlerave të padiskutueshme të tij, ky monumenti nuk i është kthyer tërësisht publikut. I nisur gjysmë shekulli më parë, projekti i çlirimit të arenës dhe shkallareve të amfiteatrit të Durrësit nga shtëpitë e banorëve ende nuk ka përfunduar.

Nëntë banesat e fundit që ndodhen mbi monument pritej të rrafshoheshin brenda 2016-s, por mungesa e fondeve e bën kapjen e këtij afati të pamundur.

Në maj 2015, Ministria e Kulturës premtoi rehabilitimin e plotë të amfiteatrit të Durrësit. Projekti do të realizohej në dy faza. Tre objektet e para u prishën dhe familjet u kompensuan. Faza e dytë parashikonte prishjen e 9 objekteve të tjera brenda vitit 2016, por mungesa e fondit 100 milionë lekë për kompensim e shtyn projektin në një kohë të pacaktuar.

“Gjatë vitit të kaluar prishëm tre shtëpitë e para mbi amfiteatër, pas kompensimit prej 50 milionë lekësh për familjet që banonin aty prej disa dhjetëvjeçarësh. Banesat u rrafshuan nga firmat e specializuara brenda disa javëve, duke i hapur rrugë edhe prishjes së grupit të banesave të fundit,” thotë Lako.Ledion Lako, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare i tha BIRN se çlirimi i arenës dhe i shkallareve të amfiteatrit mbetet tanimë vetëm një çështje kohe.

Lako ka besim se projekti i miratuar nga qeveria shqiptare do të realizohet së shpejti, megjithatë ai nuk flet për një datë të përafërt të financimit, që mund t’i hapë rrugë procedurës.

Kjo shtyrje reflekton ndërkohë historinë e gjatë të neglizhencës dhe zvarritjeve të autoriteteve shqiptare me amfiteatrin e Durrësit.

Në vitet 1966-1970, profesor Toçi për katër sezone ekspeditash radhazi arriti të nxjerrë mbi sipërfaqe rreth 60 për qind të monumentit, duke i dhuruar Durrësit një objekt arkeologjik të klasit të parë.

Punimet e tjera nisën 20 vjet më vonë dhe ishin tepër të zbehta. Në fund të viteve 1980, pranë amfiteatrit pati një përpjekje tjetër për të zbuluar nga jashtë faqen e mureve dhe hyrjen e galerisë veriore. Shtëpitë mbi monument u bënë sërish shkak për ndërprerjen e gërmimeve.

Edi Berdaku, një tjetër banor në zonë kujton vitin 1990, kur familjarët e tij u përgatitën të transferoheshin pasi shtëpia mbi amfiteatër do të prishej. Gjithçka u harrua në vitin e parë të tranzicionit dhe lulishtja u rimbush me dherat që ishin larguar në zonën pranë xhamisë së madhe të qytetit.

Në vitin 2000, forcat xhenjere të NATO-s me mision paqeruajtës në Kosovë mbështetën nismën e arkeologëve durrsakë për hapjen e arenës së amfiteatrit. Për afro 2 muaj, ushtarakët e huaj nën vëzhgimin e arkeologëve vendas larguan dhjetra metër kub dhera, duke zbritur drejt kuotës 0 të arenës. Pastrimi i përgjithshëm i monumentit u ndërpre sërish, për arsye ende të paqarta.

Tre vjet më vonë, një ekip tjetër shprehu interes për amfiteatrin dhe nisi punën mbi të.

Që nga viti 2003, në pjesën juglindore të amfiteatrit një grup studiuesish dhe studentësh italianë të Universitetit të Chieti – Pescarës, në bashkëpunim me Institutin shqiptar të arkeologjisë kanë realizuar një sërë studimesh të rëndësishme që kanë krijuar tashmë një ide të qartë mbi gjendjen e tij jo vetëm në pjesët e dukshme, por edhe në ato që ende nuk janë zbuluar.

Puna 10 vjeçare e këtij grupi studiuesish realizoi zbulime befasuese dhe një vëllim i veprës

“Dyrrachium”, i publikuar në Itali i kushtohet amfiteatrit.

Hapja e plotë e arenës është këshilluar edhe nga fondacioni “Europa Nostra”-një organizatë 50 vjeçare në mbrojtje të trashëgimisë kulturore. Ajo e konsideron amfiteatrin një monument të rrezikuar, ndërsa shtyn institucionet vendase për të bashkëpunuar me ato ndërkombëtare për rivitalizimin e tij.

Megjithatë, apeli për rivitalizimin e plotë pritet t’i kushtojë edhe disa vite amfiteatrit.

Ledion Lako i tha BIRN se projekti i miratuar i Ministrisë së Kulturës parashikon vetëm rrafshimin e shtëpive mbi monument.

“Aktualisht gjithçka është përqendruar në rrafshimin e shtëpive. Projekti që do të paraqitet për çlirimin e mureve dhe arenën do të fillojë të zbatohet vetëm pasi të prishen plotësisht banesat e fundit mbi amfiteatër,” përfundoi Lako.

16 komente në “Mungesa e fondeve mban peng ‘çlirimin’ e Amfiteatrit të Durrësit”

  1. dr says:

    Jam banore e ketij territori dhe gjante 50viteve degjohet vetem ky plan, domu te prishen banesat. Besoj qe qeveria Rama do ta bej te mundur te zbulohet ky Amfiteater .

    1. me thene te drejten says:

      Ne rradhe te pare duhet te shembet xhamia e ndyre e ndertuar (lart ne krahun e majte te fotos) pas viteve ’90 ?

  2. . says:

    Gjunaf qe Kryeveprat e Artit dhe Kultures Helene gjenden ne nje Burdello Turk ne Anatoli (Anadoll) dhe Arnaute ne Ballkan.

    1. stil says:

      Nuk eshte faji yt se shqiptaret jane shume injorante ne histori dhe ngaterron periudhat. Faji eshte i ketyre palo gazetareve qe bejne gabime shtazarake. Amfiteatri nuk eshte i periudhes Trojane, por e periudhes Trajane, nga perandori romak Trajani, i konsideruar nder me te zotet ne historine romake. Per me shume lexo dhe mbi Kolonen e famshme te Trajanit, nje obelisk ne qender te Romes. Siç e sheh kemi te mejme me art dhe arkitekture te kulluar romake.

      1. . says:

        O Stillo, lexo nga Neritan Ceka per Korinthiasit, Kerkireasit dhe …. qe krijuan Kolonit dhe Polis-it ne Iliri dhe ne Gjithe Mesdheun. Sipas Neritan Hasan Cekes, te gjtha Polis-it ne Shqiperi Jane Krijesa Helene. Hap syte qe te te Plasin dhe lexo, ore Majmun, per Epidamnon=Dyrahio, Apolonin, Amandin, Antigonen, Buthroto, Bylida (Bylis), Emathia (Mat), Alesio (Lezh), Sevastia (Lac), Skutari (Shkoder), Aulona, Finiqi,….Jane Emra dhe Krijesa Helene.

        1. Marko Bocari says:

          Or Pisoglendi,helenet e lashte ishin ardhacake ne trojet e illyreve vendas! Krijuan ngulimet e tyre aty ku kishin interesa tregtie me vendasit. Kjo eshte e qarte dhe e kuptueshme nga te gjithe, ashtu si eshte e qarte se greket e sotem s’kane asnje lidhje me helenet ?
          (amfiteatri eshte i periudhes romake e ska lidhje as me korinthasit e as me korkyrasit sidoqofte ? )

  3. Brahoo says:

    Sikur mos ishte amfitetri ai vend duhej bombarduar,me njerezit brenda.

    Te vjen turp te shikosh fotografit.

  4. bukuroshja e durresit says:

    Cfare shkruan more felliqesire greke , jeni mesuar qe gjithe historine e lashte ta pervetesoni . Nga viti ne vit po dalin ne drite qe jemi populli me i vjeter i Europes ,Helent kane ardhur me vone . Keto pretendime nuk i ka Italia, ajo me studimet arkeologjike ,pranon fiset shqipetare si me te vjeter nga Romaket . Lexo histori more buzequmesht dhe jo Janullen .

    1. . says:

      Me thuaj Nje emer, nje mbishkrim, nje….. Shqipetar ne keto zbulime Arkeologjike…. as edhe NJe. Mbishkrimi me i Vjeter eshte Meshari i Gjon Buzukut ne 1555 dmth para 400 vitesh, ku nuk mund te Lexosh dote as edhe Nje Resht, sepse eshte e Pa Kuptueshme ….. Apo Jo….

      1. me thene te drejten says:

        Athine – emertim qe shpjegohet vetem me gjuhen shqipe ?

  5. T5 says:

    Periudha Trajane jo periudha Trojane. Po ngaterroni romakun Trajan me trojanin Priam.

  6. Petro says:

    Une s besoj te jete problem fondesh. Mjafton te ishin kursyer 2 deri 3 here mbjelle palmash, apo shpenzime per gjoja forcimin e kodres ne Currila dhe amfiteatri do te ishte zbuluar i teri.I dashur z Kabashi! Ne biblioteken e qytetit ndodhet nje liber i shkruar nga i ndjeri arkitekt Koco Miho, studjuar jasht, dikur edhe kryearkitekti i Tiranes lidhur me amfiteatrin e Durresit.Gjeje dhe proklamoje ne media.Zoterinjte e Bashkise qe nuk kane lexuar nje rresht ne jeten e tyre, ta njohin dhe te pakten mos harxhojne te tjera para nga taksat per nje tjeter projekt restaurimi.

  7. stil says:

    Mos u ngut bukuroshe, merre shtruar. Faji eshte dhe i gazetarit (paçavure shkruesit) apo i redaksise qe nuk I hedh nje sy kritik, por menjehere i transmeton mufkat per publikim.
    Amfiteatri per karakteristikat qe ka eshte shembull i artit klasik romak, i periudhes se Trajanit, perandor romak. Pra kemi te bejme me periudhe Trajane dhe jo trojane, siç shkruajne keta humbamenot me lart. Tungjatjeta!

  8. maximus says:

    prandaj ky komb eshte i destinuar te zhduket, shiko bastardet shqipofoles si e kane rrethuar dhe pothuaj mbuluar te gjithin kete kulture mijeravjeçare, kete thesar te paçmueshem qe do sillte miliarda nga turizmi i huaj, pastaj, ku u behet vone atyre per kulturen dhe traditat shekullore, kjo verteton me se mire se keta endacake jane te ardhur nga anadolli, prandaj nuk u dhimbset kultura dhe zakonet e ketij vendi qe zaptuan pa pike meshire.

    1. me thene te drejten says:

      Idiot,e njejta gje ka ndodhur dhe ndodh ne gjithe boten! Trap ?

  9. NACIONALISTI says:

    jeni te sigurt qe ndodhet ne Durres, mua me duket si Kabul

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje