Nacionalizmi dhe panairi i budallenjve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

ili yzeiriNga Ilir Yzeiri

Entuziazmi mediokër dhe patosi negativ që përfshiu një pjesë të madhe gazetarësh apo moderatorësh të mediave vulgare që mbysin dhe helmojnë me biseda të thata e me grindje barbare publikun shqiptar këtej dhe andej kufirit, u përqëndrua këtë radhë mbi nacionalizmin më shumë dhe mbi atë që çfarë janë Kosova dhe Shqipëria. Pa u shkuar ndërmend se po thoshin idotësi që të bëjnë të dridhesh për nga mungesa e dijes dhe formimit, të gjithë në grup, nisën të merren me tema delikate të sociologjisë politike, pa qenë asnjë ditë në një auditor ku flitet për këto tema dhe pa prekur me dorë asnjë libër që shtjellon këto argumente. Në disa raste, në këtë panair u futën edhe sutudies seriozë, kryesisht nga shqiptarët e Kosovës dhe atëhere problemi i shqiptarëve si një komb i ndarë në dy shtete dhe i shpërndarë si etni në katër të tjerë, ndriçohej qartë.

Gjithë kjo tollovi për identitetin e shqiptarëve dhe për kuptimin e ncionit komb dëshmoi edhe njëherë se në Shqipëri dhe në Kosovë nuk ekziston hierarkia e dijes, se në Shqipëri dhe në Kosovë, mjaft të kesh një diplomë, të dish të lexosh dhe mos e dhëntë Zoti që të dish edhe të shfaqesh në publik, se bëhesh menjëherë « dijetar » dhe je gati të përgjigjesh për gjithçka. M ‘u kujtuan me këtë rast tri gjëra, një anekdotë dhe dy ngjarje. Anekdota është kjo. Diku andej nga fillimi i viteve ’90 në shtëpinë e një profesori të nderuar në Tiranë kishte ardhur një italian, fis i largët i asaj familjeje dhe në të njëjtën kohë, siç po ndodhte vrullshëm në atë periudhë, profesori i nderuar po bënte punime në banjo (VC), sepse shqiptarët e gjorë, pas rënies së diktaturës ato rregulluan të parat.

Hidrauliku që po rregullonte VC-në, meqenëse ishin vitet e zjarrta të ndërrimit të sistemit dhe debatet politike ishin në modë, e pyeste profesorin për zhvillimet politike dhe në shumë raste, jo vetëm që nuk e dëgjonte çfarë argumentonte ai, por e kundërshtonte, debatonte me të dhe ngrinte edhe zërin. Italiani dëgjonte dhe nuk kuptonte në fillim, pastaj e pyeti profesorin se çfarë po ndodhte dhe ai i tregoi se po diskutonin për politikën. Italiani u trondit, u lemeris më saktë dhe i tha profesorit po ç’punë ka hidrauliku të diskutojë me ju ? Ju jini profesor ai nuk ka lexuar asnjë libër, si mund të debatojë me ju ? Profesori qeshi pak, ndërsa italiani i menduar tha : përsa kohë që debatet dhe politikën këtu te ju do ta bëjnë hidraulikët, kurrë nuk do ta kuptoni demokracinë. Është edhe një shprehje e njohur latinisht « Sutor, ne ultra crepidam » që do të thotë « kundraxhi, merru me kundrat ». Në ligjërimin politik historik është edhe një frazë e famshme e Fishtës « Gabove, Hilë ! », që ai e përdori kundër Hilë Mosit në debatin e famshëm me të për shkak se ai në krye të Ministrisë së Arsimit, Mosi mbylli shkollat fetare, pra edhe Gjimnazin e franceskanëve dhe Fishta e dërrmoi me argumente. Në Parlamentin e asaj kohe sa herë që dikush këpuste budallallëqe dhe thoshte idotësi me sfond injorancën dhe padijen, përdorej kjo thënie « Gabove, Hilë ! ». Dhe e fundit që doja të përmendja për të karakterizuar këtë panair të madh të budallenjve është një fragment nga libri i famshëm i Ernest Renan « La vie de Jesus » (Jeta e Jezusit).

Në këtë libër të famshëm që Jung e kishte si libër jastëku, Renan ndërton jetën e Krishtit, nga lindja e deri në kryqëzimin e tij e më pas ringjalljen. Ky libër është një histori më vete, por ajo që më ka bërë përshtypje dhe që sapo e lexova m’u duk e ngjashme me atë që ndodh në hapësirën shqiptare këtej e andej kufirit, është kapitulli « Tentativat e para në Jeruzalem ». Në këtë kapitull ai përshkruan vizitat e para që Jezusi bënte në Jeruzalem dhe autori ndërton me mjeshtëri të rrallë atmosferën e atij qyteti që ishte një kaos i vërtetë idesh, hierarkish, dogmash, injorantësh dhe cinikësh. Ja si shkruan autori : « Jerusalemi ishte atëhere një qytet i pedantizmit, i hidhësisë, grindjeve, urrejtjes dhe i shpirtvogëlsisë. Fanatizmi ishte ekstrem dhe rebelimet fetare të zakonshme…dija e doktorit jude ishte barbare, absurde dhe e zhveshur nga çdo element human. Për fatkeqësinë më të madhe ajo plotësohej nga një krenari qesharake. Krenar për dijen e pretenduar që scribit jude i kishte ngrënë shumë kohë, ai kishte për qytetërimin grek të njëjtën pështirosje që kanë muslimanët për qytetërimin europian ». Të njëjtën pamje shfaqën në këto ditë të panairit edhe shumica e atyre që nuk kanë asnjë lidhje me këtë argument, por që ashtu si scribët judenj, meqenëse kanë një ekran ku tmerrojnë miletin dhe një gazetë që e lexojnë fanatikët, marrin përsipër të predikojnë mbi kombin, atdheun dhe shqiptarët.

Për të mos rënë në ato pozita dhe duke pasur parasysh edhe anekdotën dhe dy historitë e mësipërme, po mjaftohem duke treguar se çdo njeri normal, me një arsim mesatar në një vend normal në Europë, e mëson në shkollë se kombi është bashkësia e njerëzve që kanë të njëjtën gjuhë, histori dhe territor. Ne, shqiptarëve, për arsye që dihen na e kanë copëtuar territorin dhe na e kanë aneksuar. Dhe shqiptarët jetojnë në disa shtete, por në Ballkan tash në fund ata kanë dhe një shtet tjetër që është multietnik por me shumicë absolute shqiptare. Shqiptarët janë europianë dhe me identitet të dallueshëm. Megjithëse ata në rrymë të shekujve janë identifikuar me tri apo katër besime fetare, përsëri, në pjesën më të madhe, ata e njohin veten si shqiptarë. Ka një problem sot në Europë. Në qoftë se Perëndimi e ka përfunduar procesin e ndërtimit të shteteve-kombe dhe Europa ka shpallur projektin e madh të bashkimit në familjen e madhe europiane, një qytetërim tjetër dhe një komb tjetër i madh, sllavët nuk e kanë përfunduar ende këtë proces dhe thelbi i politikës së tyre për fat të keq ka mbetur projekti i Rusisë së madhe.

Në anën tjetër, grekët kanë ndërtuar identitetin me idenë e ringjalljes së Greqisë bizantine. Dihet që mbreti i Greqisë pas Pavarësisë së saj nga otomanët për ndërtimin e shtetit të tij përdori arkeologët dhe historianët. Të rrethuar nga këto dy filozofi, shqiptarët ndërtuan një platformë të shkëlqyer para Rilindjes me njerëz të mëdhenj. Ata nuk ia dolën të shpëtojnë territoret shqiptare, por shpëtuan kombin shqiptar. Për fat të keq, qeveritë që erdhën në Shqipëri pas Pavarësisë e masakruan tekstin e Rilindjes dhe e shfrytëzuan vetëm për të përjetësuar pushtetin e tyre, por jo për të shpëtuar kombin shqiptar. Unë e kam përsëritur gjithmonë në të paktat shkrime të mia, se në këta njëzetë e ca vjet, shqiptarët shpërthyen dhe treguan vitalitetin e një kombi dinjitoz europian. Ky shekull është i shqiptarëve dhe pavarësisht se sot jetojmë në disa shtete dhe kemi dy shtete të dallueshme, është e sigurtë që në Europën e nesërme ne do të jemi një faktor me rëndësi. Shqiptarët kurrë nuk kanë bërë një luftë për të zgjeruar territoret. Siç thoshte Çabej, Shqipëria ka qenë vatër restriksioni jo ekspansioni. Mirëpo, thelbi i tyre europian, identiteti i tyre i spikatur ka bindur edhe Europën dhe SHBA se ne zotërojmë vlerat e duhura të qytetërimit perëndimor, që janë respekti për tjetrin, harmonia fetare, kulti i lirisë dhe harmonia me fqinjët. Identiteti shqiptar i ripërtërirë tash në fund me shenjtoren Nënë Tereza, është plotësuar me shembuj të tjerë të shkëlqyer, si Rita Ora apo futbollistët e mrekullueshëm shqiptarë të Zvicrës sikundër fubollistët e talentuar shqiptarë të Kosovës për të mos folur pastaj për Kombëtaren Kuq e Zi të Shqipërisë dhe për të mos shkura te figura e papërsëritshme e Ismail Kadaresë. Në të gjitha këto raste është identiteti shqiptar që shkëlqen.

Dhe për ta përmbyllur doja të kujtoja një shkrim të një gazetari italian kohët e fundit me titullin « Ku humbën shqiptarët » që tregonte procesin e integrimit të mrekullueshëm të komunitetit shqiptar në Itali, një komunitet që është i dyti për nga madhësia në atë vend. Ai mahnitej nga mënyra se si janë integruar shqiptarët në atë vend dhe sillte në vështrim pamjet e tmerrshme në anijet e viteve ’90, titujt e gazetave me shqiptarë kriminelë dhe më pas gjithçka tretej. Sot Shqipëri – Itali është një rrugë normale që ti e bën me traget, me avion ose me makinë, por në të dyja anët ti do të gjesh vende normale, thoshte ai. Shqipëria dhe Italia,, përfundonte ai, gati nuk dallohen më, janë vende europiane. Mirëpo çudia është se u dallokan Shqipëria me Kosvën !!! Si ka mundësi ? Në fakt ka gjithmonë një mundësi për të treguar se ka një ndryshim mes asaj që jemi dhe asaj që shfaqim. Këtu brenda territoreve tona na pëlqen të shfaqemi si budallenj dhe të marrë, sidomos me raste panairesh. Ndërsa jashtë, duam apo nuk duam shfaqemi si një komb dinjitoz europian me emrin shqiptar.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

10 komente në “Nacionalizmi dhe panairi i budallenjve”

  1. Epo kjo pune... says:

    o mik, gjerat nuk jane bardhe e zi, edhe ai profesori, nga boshlleku nuk filozofon por ja ngacmimet e rruges, qofte dhe hidrauliku, debatet kudo e kurdo, prandaj mos krijoni ndasira inteligjence sepse inteligjenca dhe intelektualizmi nuk jane e njejta gje. Sigurisht qe sa me injorant njeriu aq me shume deshmon emocionalitet kur debaton por kjko eshte tjeter gje, kushdo ka cfare te ofroje, edhe vota e demokracise apo referendumi qe e himnizojme eshte vota e hidraulikut, Anglia po futet ne terr ekonomik dhe financiar prej nje referendumi por ky ishte vullneti i shumices qe votoi ndaj nuk mund te fyet tjetri… ajo qe na mungon eshte kultura e debatit por jo perjashtimi nga debati sepse pastaj do mbinin zotat njerezore mes nesh fjala e te cileve nuk behet dysh… mos beni referenca te te tjereve por shprehni opinionin tuaj per debatin shterpe te fundit. Kosova eshte Shqiperi dhe po folem per komb kosovar atehere te flasim edhe per komb myzeqar, korcar etj etj mufka…..

  2. qytetar says:

    Atehere meqenese komentuesit i quan ne total injoranta ,nuk po komentoj asgje lidhur me kete shkrim .LE TE KOMENTOJNE PROFESORET , DOCENT ,AKADEMIKET .

  3. Plaku Xhuxhumaku says:

    O Ilir, po ty or zoteri kush ta jep te drejten t’ia heqesh te drejten e debatit dhe diskutimit, qofte edhe nje hidrauliku? Dhe me thene te drejten edhe ky shkrimi yt ketu vjen pak si era pluhur i lagur, si puna e asaj eres qe ndihet kur sapo fillon shiu.

  4. Shqiptari i ILIRISE. says:

    Ky Yzeiri eshte nje magazine(kuptohet e vogel)pa inventar.Nis te thote gjera te medha,pastaj hallakatet kot me kot andej e ketej(per te na treguar erudicion) dhe ne fund nuk thote gje prej gjeje.
    O Yzeir!Mos u perpiq te shkruash se nuk di te shkruash ti.
    Ta them sinjeqerisht pa asnje ngarkese negative per ty.

  5. ***** says:

    Drejt. Personalisht pajtohem me thelbin e filozofise se mesiperme. Shumica pranon faktin se duhet ta ruajme identitetin qe kemi, por plane konkrete se si nuk di te kete. (vetem nese qofshin te fshehta)

    Dhe nje koment te vogel deshiroja te beja lidhur me hatermbetjet qe duket sikur kane dy tre komentues ne lidhje me aftesite e politikeberjes se nje hidrauliku. Si nje ish-ndihmes hidrauliku vete une personalisht, gjithmone mbaja nje mendje te hapur sa here qe dikush me profesion tjeter me jepte sugjerime per punen qe beja; pasi isha i sigurt se vete ata profesionista benin te njejten gje kur te tjeret jepnin sygjerime per ta.
    Ama kur guxonte dikush te bente si ekspert per dicka qe nuk ja kishte idene per te cilen une isha kompetent kalibri, ky fakt me acaronte tej mase.

  6. ai says:

    Nga te vetmit njerez te mencur ne kete katraure qe quhet Shqiperi. Nuk po i heq njeri te drejten e diskutimit nje hidrauliku por e dhimshme eshte kur nje njeri me kapacitet hidrauliku behet president, minister , analist etj.Kinezet me revolucionin kulturor pikerisht kete qellim kishin “Jemi te gjithe Shekspir”Keshtu qe filluan te digjnin veprat e tij.Vazhdoni me kete ritem ne rrugen drejt marrezise.

  7. lili says:

    Qytetari e di se profesoret,docentet e doktoret i kemi te zane me shitjen e diplomave…
    Shyqyr qe populi nuk prêt nga keso intelektual ,po eshte komb edhe me ignorance e tij, po nje gje ne kete ignorance e Di:ai eshte shqiptare! Pse e si e Di,le te na e tregoje ‘intelektuali’ qe perbuze popullin e tij!

  8. TJ says:

    Berisha i permbysi gjerat njelloj si Enveri! Demokrat eshte ai qe thote enveri -sali! Patriot eshte ai qe thote ose tha Sali-enveri! Armik eshte ai qe thote Saliu pavaresisht se e shiti Shqiperine si Zogu! Analist behesh sapo urdheron Sali! Politikan behesh sapo saliu te thote qe je! Kryetar bashkie te ben saliu! President te ben sala! Kjo eshte fatkeqesia jone!Kosovaret qe marrin urdherat dhe parate nga sala thone dhe shkruajne cfare u thote berisha se ai eshte nga Tropoja malesor dhe di te tradhetoje me me lezet kombin! demi me i madh po i behet nga vete shqiptaret ne te dy anet e kufirit!Poshtersia po kthehet ne virtut!

  9. Baton Gostivari says:

    I nderuari Ilir!
    Një artikull kurrë nuk mund të ketë peshën e një argumentimi monografik. Është hapësira që paracakton vlerën, ose pamundësinë e argumentimit të përrethuar.
    E lexova shkrimin me një të hedhur sy. Të them pa të keq nuk do duhej të kesh paranisje, tezë, torinë leniniste të kombit: gjuha, territori, ndjenja e unitetit etj. Kjo teori, ose ky përkufizim sa është i drejtë, po dhe aq mund të kontestohet. Teoritë mbi kombin janë të ndryshme. Fenomeni i KOMBIT SHQIPTAR i përmbush këto ritere të kësaj teorie, ndërsa ti mohon pohimin, tezën tënde. Tërësia, integriteti, integraliteti tokësor në rastin tonë është i cenuar nga krahët anësor, ashtu sic është sakatosur edhe tërësia etnike, kombëtare. Argument: Parlamenti turko – osman, në kalimin e fundshekullit 19. në atë të fillimshekullit 20, përbëhej nga 27 parlamentarë shqiptarë nga provincat shqiptare, vendi 3., gpas turqëve 147 e arabëve 65 pasonin pas nesh grekë, sllavë, vllehë, armenë, cifutë.
    Kthehemi në ditët tona. Ne shqiptarët, jetojmë në suazë të një bërthame tërësore kombëtare dhe territoriale. Kufiri shtetëror i FYROM-it, ose i Greqisë e M të Zi përshkohet brenda nesh. Dua të them se tërësia territoriale ështe e karakterit integral, pa diasporat. Kufiri shtetëror nuk i paraprin kufirit kombëtar, por ndodh e kundërta po të respektohej(t) e drejta ndërkombëtare e vetëdeklarimit dhe e vetëvendosjes. Kudo që jetojmë, shqiptari ka parësore ndjenjën dhe përkatësinë kombëtare (Fol shqip, fol qart, fol prerazi, fol pa prapamendim – e thënme idiomatologjike universale e jona:
    Shumë e diskutueshme është edhe ai kategorizimi sipërfaqësor hidraulik – historian. Historian imanent dhe historian formal – janë 2 kategori të ndryshme.
    Me siguri që të ka ra të dëgjosh e të dish se KRIETARI i BDI – së “për integrim në diskriminim, është një historian formal, me letër diplome. Ky fabrikat, me plotë pompë, konfliktin për tërësi shqiptare – kundër okupimit dhe sundimit sllavofyromist, me c´rast shqiptarët e pësuan keq, e kupton dhe sqaron, në cilësi historiani me letër, si konflikt ku shqiptarët, psh të Gostivarit u goditën e u terrorizuan nga USTASHËT (Lëvizje ushtarake e politike kroate)!!!!
    Nëse këtë fabrikat historiani e kundërshton një hidraulik me kulturë personale dhe historike modeste, duheshka që të mbyllim veshët e mos ta dëgjojmë ngase nuk paskësh pasur mundësi të furnizohet me letër diplome…Cështje mjaft e diskutueshme që është shtjelluar shkencërisht e që njihet si SINDROMA e BURRIT (burri sundimtar mbi gruan pa kusht edhe më i (pa)ditur se gruaja).
    Eduar Kardeli i ish Jugosllavisë socialiste ishte ideologu kryesor i jetës politike dhe juridike (hartues i kushtetutave…vecmas asaj të 1974) me shkollim gjimnazi – drejtimi i mësuesisë.
    Njësia kombëtare shqiptare është e pacënueshme. Gërgëllisjet verbale – jo se kështu e ashtu – i ngjajnë diskutimit “shkencor” të dhëmbit të artë të mbirë, ndërkohë që foshnja nuk kishte asnjë dhëmb…

  10. andrea says:

    nqse i thuaj keto qe te hapesh debatin me njerezit jam dakorte.por nje gje duhet te kuptosh se nga cilesia e njerezve te thjeshte (hidraulikut) varet edhe cilesia e njerezve me shkolle.

Lini një Përgjigje te qytetar Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *