Ndre Legisi flet për pjesëmarrjen e tij te PAA: Me Dukën, miq të vjetër

23 Tetor 2016, 19:16Politika TEMA

Ish-themeluesit e Partisë Socialiste, Maqo Lakrori, Ndre Legisi, Et’hem Ruka dhe Elmaz Sherifi ishin të ftuarit e Agron Dukës, në konventën e Partisë Agrare Ambientaliste. Njëri prej tyre, Ndre Legisi tregon për ‘BW’ edhe arsyet e pjesëmarrjes në këtë konventë.

E si për të treguar që përkatësia e tyre është tjetër, mjafton të shohim këtë foto të shkrepur gjatë kohës kur fjalën e kishte marrë kreu i PD-së, Lulzim Basha, ku duket se të katër socialistët Ndre Legisi, Maqo Lakrori, Et’hem Ruka dhe Elmaz Sherifi duken se shprehin qartë me fytyrat e tyre, mosdakordësinë me ato çfarë kryetari i PD-së thotë.

“Kemi qenë shokë universiteti me zotin Duka, kemi ndarë shumë vite miqësie bashkë e po ashtu të dy i përkasim të njëjtës fushë. Për çdo politikan një ftesë e tillë do të ishte e mirëpritur, aq më tepër që për mua, të dëgjoje vizionin e PAA-së, në këtë konventë për bujqësinë e mjedisin ishte mjaft interesante”, u shpreh Legisi.

Nuk është se ka munguar ftesa në fakt për përfshirje në PAA, por duket se politikanët e hershëm, themelues të PS-së kanë vendosur t’i qëndrojnë besnik përkatësisë së tyre.

2 komente në “Ndre Legisi flet për pjesëmarrjen e tij te PAA: Me Dukën, miq të vjetër”

  1. adriatiku says:

    Partia Agrare ambjentaliste nuk eshte Partia Agrare shqiptare . Prandaj njerezit te mos e ngaterrojne. Partine Agrare e shperberi Lufter Xhuveli mbas vdekjes se Meno Gjolekes, themeluesit te Partise Agrare me disa specialiste ne Laboratorin e Bujqesise Vlore ne Janar 1991. Sot keto parti jane kthyer ne grupe bisnesi nga ata qe i udheheqin.

  2. Shqiptari i ILIRISE. says:

    Kur naten ndizet nje drite ne kenete,te parat qe mblidhen jane mushkonjat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje