Nishani tërbon kreun e Ballit, dekoron në fshehtësi 67 ballistë me porosi të PD-së

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

nishaniAshtu siç edhe e ka bërë praktikë, në një ceremoni të fshehtë, në Divjakë të Lushnjes, Presidenti Bujar Nishani ka dekoruar 67 ballistë të vrarë, gjatë përplasjes së armatosur me brigadat partizane, nën drejtimin e Mehmet Shehut.

73 vjet më parë, pikërisht në 21 Tetor të vitit 1943, në Matjan të Lushnjes, në radhët e ballistëve, që akuzoheshin nga partizanët për bashkëpunim me pushtuesin nazifashist, mbetën 67 të vrarë. Për këtë ngjarje, historianët ndajnë mendime krejtësisht të ndryshme, por kreu i shtetit, Bujar Nishani, me porosi të Partisë Demokratike, ka dekoruar 67 ballistët e vrarë, me titullin “MARTIRE TE DEMOKRACISE”.

Ceremonia është zhvilluar ditën e enjte në orën 11:00. Ceremonia e dekorimit është mbajtur e fshehtë nga Presidenca, sikundër u operua me dekorimin e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika. Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të PD, përfaqësues të ish-të përndjekurve, pasardhës të të vrarëve etj. Lëvizja me natyrë provokuese vjen në fund të mandatit presidencial, kur Bujar Nishani, ashtu siç edhe ka paralajmëruar, pritet t’i rikthehet politikës aktive si pjesë e Partisë Demokratike.

Por, dekorimi i ballistëve, vjen edhe në kuadër të turit të ri të Lulzim Bashës, nëpër Shqipëri, për të maksimalizuar mbështetjen popullore, për llogari të zgjedhjeve të 2017. Gjithsesi, si asnjëherë më parë, dekorimi i 67 ballistëve nga presidenti Nishani ka shkaktuar polemika jo vetëm në radhët e veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, por edhe në radhët e vetë Ballit Kombëtar. Thelbi i debatit është se Presidenti i konsideron 67 ballistët “MARTIRE TE DEMOKRACISE”, ndërsa veteranët e luftës i njohin  ballistët si tradhtarë dhe bashkëpunëtorë të pushtuesit.

Reagojnë veteranët  

Veteranët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e kanë konsideruar dekorimin e 67 ballistëve nga presidenti Nishani, në Divjakë të Lushnjes, si një tendencë për të ngjalluar dhe nderuar fashizmin. Sipas tyre, dekorimi është edhe një goditje ndaj Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. “E ka bërë edhe herë të tjera. Janë dekorime të dyshimta. Ne e shohim si një tendencë të Presidentit për të ngjalluar fashizmin. Bashkëpunëtorët e nazizmit dhe fashizmit janë dënuar në të gjithë Evropën”, ka deklaruar për Shqiptarja.com, Rustem Peçi, kryetari i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Akuzat e Ballit Kombëtar

Kreu i Partisë së Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, ndonëse ka vlerësuar dekorimin e 67 ballistëve, ka akuzuar Presidentin Nishani për një mision, për përçarjen e Ballit Kombëtar. “Presidenti im, pas kërkesave tona duhet të kishte vlerësuar edhe drejtuesit e Ballit Kombëtar dhe do t’i kërkoja që të bashkëpunonte me Ballin Kombëtar për të mos menduar ndryshe. Nuk ma merrte mendja dhe do të uroj shumë sinqerisht që Presidenti im të ishte uniteti i kombit shqiptar dhe të mos kishte qëllim ndarjen dhe përçarjen e ballistëve. Por, ai në fakt e ka realizuar një gjë të tillë. Ky është skenari i politikës së vjetër për ndarjen dhe dobësimin e Ballit Kombëtar në këto vite. Më vjen shumë keq për Presidentin tim Bujar Nishani. Keqardhje për ballistët e Lushnjes që kur u vranë thanë “derra bëhemi dhe komunistë kurrë.”. Z. President, ballistët e vërtete nuk do t’i ndani kurrë, spiunët ndofta”, ka deklaruar Adriatik Alimadhi. Kreu i Partisë së Ballit Kombëtar ka theksuar gjithashtu se kjo ishte maskara më e madhe pas Marrëveshjes se Mukjes. “Homazh dhe nderim 67 dëshmorëve të Ballit Kombëtar, të vrarë nga kriminelë të brigadave partizane me në krye kriminelin Mehmet Shehu. Kjo është masakra më e madhe e vrasjeve të kryera nga kriminelët komunistë fill pas Marrëveshjes së Mukjes”, tha ai.

Dekorimi

Ashtu siç edhe ka bërë praktikë, në një ceremoni të fshehtë, në Divjakë të Lushnjes, Presidenti Bujar Nishani ka dekoruar 67 ballistë të vrarë, gjatë përplasjes së armatosur me brigadat partizane, nën drejtimin e Mehmet Shehut.

Akuza

Kreu i Partisë së Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, ndonëse ka vlerësuar dekorimin e 67 ballistëve, ka akuzuar Presidentin Nishani për një mision, për përçarjen e Ballit Kombëtar.

Ngjarja në vitin 1943 në Lushnje

Më 21 tetor të vitit 1943 në qytetin e Lushnjës ishin mbledhur krerët e Ballit Kombëtar të Shqipërisë së Mesme për të shqyrtuar gjendjen e krijuar. Sipas ballistëve, me t’u informuar për këtë ngjarje, brigada komuniste, me komandant Mehmet Shehu, që ndodhej atë ditë në Dumre, vendosi të sulmojë Lushnjën për të asgjësuar udhëheqësit e Ballit Kombëtar që ndodheshin atje. Në katundin Golem forcat partizane u përplasën me forcat e Isa Manastirliut, të cilat kishin në përbërje të tyre rreth 400 veta. Shumica e këtyre njerëzve ishin nga krahinat e Myzeqesë. Mbas një përpjekjeje që nuk zgjati shumë, mbetën të vrarë 12 ballistë. Komandanti i tyre, Isa Manastirliu, me një pjesë të forcave arriti të çante rrethimin e forcave komuniste dhe ti drejtohej qytetit të Lushnjës. Sipas ballistëve, Mehmet Shehu, kërkoi t’i pushkatonte të gjithë nacionalistët, ku u konsideruan nga komunistët si robër lufte. Sipas tyre, pushkatimet u bënë me urdhrin e drejtpërdrejtë të Mehmet Shehut dhe Dushan Mugoshës (me pseudonimin “Sali Murati”).

Pëllumb Xhufi: Mehmet Shehu nuk ka pushkatuar njeri

Historiani Pëllumb Xhufi ka një mendim ndryshme për Mehmet Shehun. “Me sa di unë, kriminel quhet dikush që vret në kushte paqeje, ose dikush tjetër që në kushte lufte, vret e masakron popullin e vet. Këtë e kanë bërë pikërisht ballistët e “nacionalistët” e sojit Isa Toska, Hamit Matjani, Xhafer Deva, Dan Kaloshi, Halil Alia. Mehmet Shehu ka luftuar ashpër kundër tyre dhe kundër padronëve të tyre, fashistëve italianë e gjermanë. Unë nuk e di që Mehmet Shehu të ketë firmosur për të vrarë, për të pushkatuar. Madje di edhe këtë që, edhe një akt vërtet terrori që është bërë ndaj robërve italianë të luftës në shtator të vitit 1943 në zonën e Labinotit, nuk është realizuar nga Mehmet Shehu, siç thuhet, por është bërë nga komandantët lokalë të njësive partizane. Madje ata janë kritikuar për këtë akt. Qe serioz, jo njeri i grupazheve, i miklimeve, siç kanë qenë shumë drejtues komunistë. Njeri i prerë, që i pëlqenin njerëzit kurajozë, të cilët mund të kishin ide ndryshe nga ai, por dinin t’i mbronin”, ka pohuar Xhufi.  / Shqiptarja.com.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

41 komente në “Nishani tërbon kreun e Ballit, dekoron në fshehtësi 67 ballistë me porosi të PD-së”

  1. dinjiteti says:

    NUK ka te sosur hajvanlliku shqiptar..MARTIRE TE DEMOKRATISE…rrjedhje njeriu ka ne faza te ndryshme te jetes,JERI RRJELL PREJ HALLIT NGA RRETHANAT E JETES ,TE PRANOSH RRJEDHJEN E TJETRIT DHE TA BESH TENDEN JE LAVA CULO KET PO BEN BUJAR NISHANI PRESIDENTI I BERISHESH….

  2. bota me rrota says:

    Sikur ta kishin fituar ballistet luften civile, ato do te ishin ” veterane te luftes nc-cl” dhe jo partizanet.

    1. bureto says:

      Nuk habitem me emocionet qe ngjall sa here flitet per kete ngjarje dhe kuptohet se, si cdo gje ne Shqiperi sidomos per ate periudhe, ajo shihet bardhe e zi. me shume me habit versioni i P.Xhufit, profesor. Po mire ballistet dhe te tjere ‘humbes’ dhe te ndeshkuar keq nga regjimi komunist kane arsye te japin variantin e tyre ashtu si dhe komunistet, po ky qe eshte dhe historian? Si ndan ky te njejtin mendim me ata, pra komunistet! Nuk mjafton ajo qe djali i M.Shehut, shkrimtari B.Shehu ka thene ne librin e tij “Vjeshta e Ankthit”, botuar ne vitin 1994, me parathenie te Ismail Kadarese, ku ne faqen 109, tregon se vete Mehmeti u pat thene djemve te tij se kishte bere krime per te cilat e vriste ndergjegjia. Dhe u tregoi se nder keto ishin dhe: masakra e Lushnjes, per te cilen ishte shprehur se “ndjehej i penduar per pushkatimin pa gjyq te gjashtedhjete roberve (a vriten roberit?!), si dhe per per ekzekutimet masive ne Shqiperine e Veriut”. Me poshte ne faqen 111, Bashkim Shehu shkruan: “M.Shehu gjithmone ka qene perpara dilemes per te zgjedhur ndermjet njerezores dhe pushtetit, dhe gjithnje ka zgjedhur kete te dyten”. Kesaj i thone i zoti e shet, tellalli s’e shet! Beri mire apo s’beri mire Nishani, keto jane pune qe i sherbejne politikes se dites, dhe kete le t’i zgjidhin ballistet me te. Xhufi nuk duhet t’i ngaterroje punet e politikes me historine. Historia ka ligjet e veta dhe ai, meqe mban dhe titullin profesor, nuk duhet t’ia lejoje vetes lajthitje te tilla. Kam respekt per erudicionin e tij, por i takon atij vete te mos i’a ule vlerat reputacionit. Nese ka ndonje koment per te bere per keto ngjarje etj, le t’i beje me te birin e M.Shehut, i cili ka deklaruar se babai i tij ishte kriminel. Besoj se Xhufi do ta kete lexuar, para s’e t’i bente dhe nderimet e tij ne Mallakaster, duke e shpallur M.Shehun, Qytetar Nderi te saj. Meqe shumica e popullit nuk lexon as gazetat, pa le më libra, dhe të dije keshtu nga keto fakte e histori, nuk eshte serioze qe kete handikap, ta keqperdorin intelektualet duke e qorrollepsur edhe me keq ate.

      1. pero says:

        Ky Pellumb Xhufi eshte nje felliqesire e vertete, nje mashtrues ordiner qe e hiqet si historian.
        Nuk gjykoj fare nese President kukulla beri mire apo jo, apo nese ata balliste e meritojne apo jo, por qe te thuash se Mehmet Shehu nuk ka vrare e çfarosur shqiptare si ne jug dhe aq me teper ne veri, kjo eshte nje felliqesi e ndyre dhe ky peson pervers me emrin Pellumb Xhufi
        do peshtyre ne surrat si mashtrues ordiner dhe I pa cipe.Plehre e vertete. Kaq.

    2. Ilir Sinani says:

      Lufta civile, me pelqen si perpiqen te lajne mutin me shurre tani pas 70 vjetesh balliste e tradhetare qe u bashkuan me pushtuesin vrane e prene popullin e tyre. Lufta kunder fashizmit nuk u quajt civile ne France e vende te tjera ku bashkpuntoret e okupatorit ndajne te njejtin emerr, tradhetare. Sa per faktin se sa te mir kane qene ballistet e di mire fshati Tragjas qe eshte djegur 4 here dhe masakruar e vjedhur sepetesh nga Xhafer Deva dhe sorollopi I martireve te sotem te demokracise. Dhe per ta mbyllur per fatin tuaj te keq ajo lufte nuk perfundoi sic do jua kishte qefi juve.

  3. eli-tiv says:

    ….martire te demokracise..???…..ata te shkrete as kishin haberin e demokracise…pse tallen me ta …jane shqiptare qofshin edhe balliste…Ky dekorim idiot i pershtatet nishanit te saliut….saliu i shkrete ka ngelur pa arme deri sa merret me gomarlliqe te tilla….te shohim budallallekun e rradhes…..p.sh ballo madheshtore per vitin e ri…

  4. Mentari says:

    “Lufta Antiashiste Nacional-Clirimtare” O skizofrene Enveriste ajo nuk ishte lufte Clirimtare por ishte Lufte antishqiptare civile dhe pike,ishte Vellavrasje per hater te Serbit Dushan Mugosha dhe Miladin Popovicit.Cfar “armiku perzuri Sperma Enveriste me 1944? ata Gjermanet ishin kalimtar ne territoret shqiptare sepse ata po Terhiqeshin nga Greqia per ne Gjermani e Austri.Luftetaret e Ballit Kombetar qe u masakruan barbarisht dhe tradhetarisht nga nje kriminel qe quhej Mehmet Shehu ishin trima pranuan kekrsen e mlos vellavrasjes dhe u dorezuan ne baze te bisedimeve qe te shperndaheshin kurse I pabesi Shehu I kerkoj jasht dakorsise se dorezimit qe ata te beheshin me force Komuniste (partisan) kurse ata e kundershtuan me force deri sa njeri nga ata dklaroj e pranonte te behsh derr por jo kpmunist. dhe ata vetem per kete fjale te njerit prej tyre u masakruan .Kur neve sot jetojme ne demokraci pse ata qe ishin te pare shqiptar qe e kundershtuan komunizmin pe te mos dekorohen e te quhen deshmore te demokracise? ata djem ne te shumten ishin nga mosha 15 deri ne 23 vjec.Krimet komuniste ne shqiperi te barabarta me krimet e Pol Potit te Kamboxhias.

    1. Lugati says:

      e para. kush jane kto veterane te luftes qe kundershtojne ..a jane partizanet qe luftuan kunder gjermonit..e jane po kto partizon qe pollen krimimelat mo te mdhenj te popllit shqiptar qi krimet nekohe te luftes ja vune gjithe ballistave
      .partizont vritshin shqiptar e hapshin lajmin i kan vra ballistat tipike strategjia ekmerit kuq enver hoxhes…e dyta o xhufffffff o historian fllucke o plere pse e modifiko historine o palaco. la dishmitare qi mehmet shehu i ka pushkatu kto njerez dhe 12persoma nga kto kane qene nga cerma lushnjes. i kom njoft femijet e nipat e viktimave..o komunista plera historia nuk osht mo prone e juja..n ven te dilni ti kerkoni falje popllit shqiptar per masakrat e krimet qi keni bo ndaj tij dilni e i boni moral njerzve mir qi i vrate baben
      gjyshin.dajen.xhajen. i boni dhe tradhtare o plera njerz. ju jeni klyshat e sale berishes. qe ju majti nen sqetull ne 90 e ju kriminela komunist dolet pa lag

    2. Bushi says:

      Mentar! eshte e kote te merresh me ty.Je injorant kembe e koke,je fara e djallit,dhe kafshe qe nuk mere vesh nga historia.Ate lufte dhe partizanet i vleresoi e gjithe bota perparimtare,dhe nuk e pranon ti o krimb plehu.

      1. EMIGRANTI says:

        Xhufi nuk e njef mire historine e lanc ne Mallakaster , ose e bejne emocionet te mos e nijoh.Isa Toska,nuk ka qene ballist, por perkundrazi ai eshte lufuar pa meshire nga nacinaliistet dhe me vone nga ballistet dhe komunistet e Mallakastres , te cilet deri ne shtator 1943 , pamveresisht ndarjeve politike kane patur nje Unitet te pashembullt ,kete e kane treguar ne shume luftra si ate te Ruzhdijes , Gjinoqares , Drenies dhe qe kulmoi me rezistencen e operacinit te qershorit 1943 , kunder 30000 italianeve dhe kriminelit ordiner Isa Toskes ,Ne ket lufte u dogje nga Isa Toske dhe italianet e gjithe Malakastare poshteme ,edhe pse ishet nacionaliste .Njerez si Xhufi e percane me vone Mallakastern .
        Isa Toska nuk ishte ballist , por kriminel ordiner i lidhur me Italianet qe ka kryer krimet me monstruoze qe njef njerezimi.Ballisatet e luftuan dhe e asgjesuan ate.

        1. Zylo Kamberi says:

          Me historian si xhufi nuk shkoj as ne hale une se e ndyn ate. Xhufi e ben historine ashtu sic duan e bente partia, eshte ne sherbim te atij pushteti akoma. Thuaj o xhufke te verteten pse behesh servil i partise akoma, apo te paguajne mire

  5. Adrenalin says:

    O Jaro apo Bijar, i ke bërë dekoratat e shtetit si robat e përdorura tek tregu i gabit.
    O palo president , e bardha është e bardh dhe e zeza është e zezë.
    Te dy gjysherit e mi kanë qen partizan dhe njëri prej tyre kishte në trup njollat e zeza te plumbave te mara nga gjermanët.
    Atehere o palaço kush duhet të krenohet , ai që luftoi për vëndin e tij kundra pushtuesve apo ai që luftoi së bashku me pushtuesit kundra gjyshërve të mij.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Moj lina (,nga adrenalina) edhe gjysherit e mi partizane kan qene qe te dy…madje nga ana e babait gjyshi ka pasur grada sh te larta sepse ka qene eksponent ne lanç..megjithate mendoj qe ballistet u persekuzuan shum padrejtesisht nga regjimi i hoxhes..e keqja me e madhe eshte se ju bijte e oborrtareve te enverit vazhdoni edhe sot e kesaj dite te keni urrejtje për ballistet dhe bijte e tyre…nuk e di sa i vertet eshte ky lajm sikur pd na qenka dakord për dekorimin duke ditur se saliu i ka armiq te përbetuar ballistet…gjithashtu te njejtin mendim ka shprehur edhe rilindasi rama duke u shprehur se ballistwt e kushin mendjen vetem për te ngrene pula….(te mos harrojme qe keta te dy jane rritur ne oborrin e xhaxhit)
      Or njerez të mire po përse na u dashkan persekutuar brezat kur ne akoma vazhdojme ti biem fyellit me nje vrimë? Ky z xhufi eshte historian dhe duhet te flasi si historian dhe i paanshem..kur flet ky mua me kujtohen ata sekretaret e partise se qoftelargut…ne njerwzit e thjesht duhet ti peshojme gjerat pak me mire..e kuptoj qe xhaxhi na bombardoi me genjwshtra dhe urrejtje për ballistet duke filluar ‘ti demaskonte’ qe nga teatri i kukullave(mendoj qe as kim jong un nuk ben atë lloj propagande..)e kuptoj qe për nje pjese njerëzish balli kombetar eshte simboli i të keqes mirëpo realiteti esht krejt ndryshe dhe me historiane të tipit xhufi dhe kryeministra të tipit rama berisha normale qe eshtë tabu të flasim për merita te ballit..edhe për sa kohë duhet ta vazhdojmë luftën e klasave? ësht e vërtetë që ju që po na qeverrisni sot ashtu sikurse baballarët tuaj pinjollë të regjimit u keni pir gjakun shtresës së persekutuar…nuk e di nëse ju apo baballaret tuaj ndiheni të penduar për gjyqet e stisura dhe tradhetitë imagjinare qëmorën më qafë qindra dhe mijëra jetë të pafajshme…jeni kaq keq të infektuar prej qoftëlargut enver saqë në shpirt ju ka mbetur veç urrejtje…pop thotë nje fjalë të urtë: qeni i plakur nuk mëson dot huqe të reja…edhe ju nuk bëheni dot zëmërgjerë sepse urrejtja që keni në shpirt eshtë e trashëguar prej prindërve tuaj mëkatarë..gëzojeni këtë jetë dhe’shijojeni’ gjakun e të pafajshmëve sepse një ferr i pafund ju pret të gjithëve ju qe bëtë të plotfuqishmin në këtë botë..

  6. Ata votuan Mosndeshkimin e Tyne, apo jo? says:

    Vazhdojne te tallen me inteligjencen Shqiptare , komunistat e djallit.

  7. alban says:

    Le ta marrin medaljen e nishanit dhe ta varin ne wc

  8. Mëno says:

    Veteraneve nuk duhet tu vije keq nga veprimet antiatdhetare te mjeranit te ashtuquajtur President. Ai eshte veç nje kukull pa forme, pa dinjitet, pa vetdije personale qe bene çfar i thone. Shkurt ai eshte nje mjeram. Prandaj veteraneve te luftes ska çuduhet dekorimet e ketij mjerani. Lereni te vegjetoi ne injorancen dhe varferine e vet.

  9. Salprotopapa says:

    Ja beri mirë gjyshi im qe I vrau ca nga këta. Hanin pula të pjekura dhe tani janë dekoruar. Turp pse kshu mor Jaran apo se të djeg që je vet Ballist. Po si të gjithë atëherë që merrnin lekun nga jashte ,tani të kemi ty qe e merr me lezet nga brenda. Turp për popullin shqiptar çfarë ka për president.

  10. Fatosi-kosove says:

    Po edhe çfar duhet te beje “presedniku” qe shqiptaret ta kuptojne se kush eshte,mjafton ta kujtojme dekorimin qe i beri mbretit zog dhe kjo liste kaq e gjat sot qe te binden se presedniku eshte ne sherbim te tradhetareve,nuk do ta kisha pranuar para disa vjeteh se do binim kaq posht si komb qe ta kemi nje president si ky,qe isherben krimit dhe klanit kriminel ne vend,ku me vendimet e veta po e deshmon se eshte ne sherbim te armiqeve shekullor,prandaj nuk ishte e rastesishmte as qmenduria nga kenaqesia e grekeve para disa ditesh kur sali berisha deklaroj pa fije turpi se marreveshja per detin me greqine eshte anulluar nga kundershtimi i turise!!!!!
    Pra sipas tyre turqia eshte me e lidhur me shqiperine sesa vete ne,edhe pse dihet se ajo pismarreveshje u ndalua vetem kur ish opozita e dergoi ne kushtetuese,e qe per sali berishen,nishanin,lulin,kulin e tulin ishte veper kombetare dhe per kete do dekorohen nje dite nga presedniku nishani sepse keshtu do ti kerkoje micotakisi dhe nikolliiqi,parti kryekeput pro serbe dhe greke,prandaj qeveria sot dhe mazhoranca nuk duhet te presin qe ti skaadoi mandati por qe ta shkarkojne urgjentisht dhe ta shpallin antikushtetues kete proserb.

  11. krysho ludovik says:

    ashtu eshte skane pasur lene pule me kembe ne emer te demokracise
    edhe kur pellciste pushka i mbushnin brekushet me trimeri
    po cti besh komunisteve qe u duhej mish per top edhe u vune yll ne qeleshe se te gjithe sapun duheshin bere

  12. Moisi Golemi says:

    Martire te demokracise se Saliut.

  13. Luan Rukaj says:

    BUJAR NISHANI PRESIDENT I TRADHËTARËVE TË SHQIPËRISË.

    PRESIDENCA & KLD ËSHTË QËNDRA E TRADHËTISË E KRIMIT NË SHQIPËRI është vëndi ku hartohen plane për të shitur troje shqiptare, është vëndi ku hartohen plane për të triumfuar krimi në Shqipëri.Mjerë shqiptarët që besojnë tek Presidenti dhe KLD .Me dhjetra marveshje të fshehta antishqiptare,me dhjetra dekorime antishqiptare me qindra vendime antishqiptare.Ç’farë rezulltati mund të presësh nga Bujar Nishani që ka tradhëtuar interesat e popullit Shqiptar?Ç’farë rezulltati mund të presësh nga Bujar Nishani që ha e pi e flë me berishën dhe përqafohet me Kalin e Trojës Anastas Janullatos? Ç’farë rezulltati mund të presësh nga Bujar Nishani që miratoi kthimin e shtëpisë së Ushtrisë Popullore në seli të PD?Ç’farë rezulltati mund të presësh nga Bujar Nishani që shkarkoi gjithë gjeneralët e Ushtrisë Popullore? Ku i ka lënë vënd vetes pët tu besuar Presidenti Bujar Nishani që emëron këshilltarin e tijë nipin e tradhëtarit të Kombit Shqiptar Ahmet Zogu në Presidencë?Ku e gjen të drejtën që Presidenti Bujar Nishani baltos Historinë e Kombit Shqiptar që dekuron pas vdekjes Tradhëtarin e Kombit Shqiptar Ahmet Zogun?

    Ç’farë rezulltati mund të presësh nga Bujar Nishani ish ministri i drejtësisë që korupsioni në drejtësi kaloi çdo kufi? Bujar Nishani ish ministri i rendit me rekumandim nga Berisha ndërsa Berisha me rekumandim nga greku hoqën targat me simbolet kombëtare dhe i zëvëndësuan me simbolet greke bardhë e blu dhe pasaportat me me simbolet kombëtare i zëvëndësuan me simbolet greke bardhë e blu dhe letër njoftimi (kartat e identitetit ) nuk figurojnë emrat e prindërve .Nuk e besoj që të ketë kartë identiteti në botë pa patur emrin e prindërve.

    NË LITAR NË SHESHIN SKËNDERBEJ TRADHËTARI KRIMINELI I KOMBIT PRESIDENTI SHQIPTAR BUJAR NISHANI

  14. kamarjer says:

    Medemek ky kolaqi po i ben hizmetin pozicionimin ne PD pas presidentllekut…A mortja qe s’e ha se kamarier ka per te perfunduar perseri sic ka qene ne ’99…Po e pranuan si kamarjer, se dhe kamarjerlleku kerkon moral dhe integritet.

  15. timo says:

    Tashti nuk ka mbetur tjetër vetëm ti shpallim heroj të popullit nazi-fashistët dhe ti japin dekoratën martir i demokracisë Hitlerit dhe Duçes. He të qoftë hallall gaveta e groshës e PD-së o Bujar Nishani.

  16. LORA says:

    Rrota e jarit,,,,ai manekini shqup-s ,,,,paska marre guximin te dekoroje ne fshehtesi te ngjashmit e tij balliste,,,,sojin e gjakprishurve atdheshites.
    Brenda llojit te vet ,eshte krejt ne rregull ,”bujari ju degjon”.Kushtetuta e tij eshte statuti shqup-s,,,,,,qysh diten qe e nguli dr.mortja ne fronin presidencial.
    Kur te qerohet ky qelbesire antikombetare nga Presidenca,do te rilinde autoriteti i Republikes.

  17. Laluci says:

    BUJAR..Nuk jeni aspak “Bujare” por nje NDYRESIRE, qe Bashkepuntoret e Okupatorit po Dekoroni me “Urdhera Demokracia”???Per se u Vrane keta “Martiret” e tu o Bythar..Nishani…??O kafshe???pra SIPAS DEMOKRACISE BERISHJANE ATA QE BASHKEPUNUAN ME OKUPATORET ISHIN PER “DEMOKRACI”?????
    ISA TOSKA Nga Fshati Luar i Fierit nje Kriminel dhe Bashkepuntor i Italjaneve KA VRARE DHE MASAKRUAR NE FSHATIN TIME NE MALLAKASTREN -HEROIKE 44-Veta…nga 17-te vjec e larte…nga te cilet shpetuan vetem Tre….
    Fshati u DOGJE DHE U BE SHKRUMBE E HI…Hija e zeze ra mbi gjithe Fshatin…ku Gjyshet tona Heroike Shkuan NATEN DHE I Moren te Vraret dhe i Varrosen …
    O Bujar Kafsha..o Mooooo…….qi……….Fshati ime nuk kishte asnje PARTIZANE Ne ate Kohe…VETE NJEREZIT E FSHATIT DHE KRAHINES NUK E DURONIN DOTE ROBERIN E “PIPINOVE”…Kuptove o Bujar…..qe ..po te te shohe do te peshtyje ne Fytyren tende te Ndyre..Marjonet-Serbo-Salijane..ANTISHQIPETARE I RADHES NE Politiken Shqipetare….
    Pse te mos Dekoroni edhe Isa Tosken apo Hamit Matjanin???? ZOT I MADHE I SHQIPETAREVE…po na QEVERISIN SPIUNET E SERBIT….Shqipetare NGRIHUNI….lol

    1. EMIGRANTI says:

      Ke te drejte o zoti nga Lapuleci , por ti nuk e njef historine e mallakastres tende.Isa Toska nuk ka qene ballist , por nje kriminel ordier i papare deri me sot .Ai eshte lftuar nga nba nacionalistet dhe me vone nga ballistet dhe komunistet.Mallakastra deri ne shtator te 1943 ka pasur nje unitet te shembullt ne lufte kunder pushtueseve dhe kriminelite I toska ,qe e ka treguar ne Luften e Ruzhdijes, Gjinpqares , Drenies ,Ngracanit dhe qe kulmoi ne rezitencen e Operacionit te Qershorit 1943 , kunder 30000 Italianeve dhe kriminelit Isa Toska Ne ket lufte u vrane dhe 37 burrat e Lapulecit dhe gjithe burrat e Lavdanit dhe u dogj e gjthe Mallakastra e poshteme , megjthese ishte ncionaliste , bashke me me fshatin tend .Ne kete rezistence Blliste e Partizane kane luftuar bashke kunder te keqes , eshte lufta ,dhe uniteti qe duhet nmare sheembull edhe sot Ky uniteT sic e thashe nme siper , vazhdoi dei ne shtator 1943 , kur njerz si keta qe te kane treguar ty shtrember historine e percane

  18. Leone-53 says:

    Jam bire i nje ish partizani(te orve te para bile qershor 43) qe sme lidh asgje me ballistet por nga theniet e babait di qe shumica e ballisteve (cetave) ishin neutral me ne nuk konfrontoheshin fare.
    Dihet qe historin e shkruan “fituesi” e si te tille komunistet bene cfare deshen per te diskredituar ballin kombetar.
    Dihet gjithashtu qe ne Shqiperi u praktikua komunizmi me i eger pas atij stalinian dhe qe skahasohet me te ish vendeve komuniste Polonia, Cekoslovakia, Hungaria, ish Jugosllavia, Rumania e Bullgaria dhe kjo eshte direkt dora e krimit Enver, Mehmet e co..
    Historia duhet shkruar me kujdes nga historianet por jo te tipit Xhufi!..

  19. Ujaniku says:

    Ja cfare thoshte nje vjershe per Mehmet Shehun me 1942.
    Krisi pushka neper male
    Dale Mehmet Shehu dale
    O spiuni I Serbise,o Kuqali I Rusise…
    Nxireni konkluzionin vete.
    Pavaresisht se ishin ne anen e boshtit antifasisht ata ishin vegla te Ruso-Sllaveve,kjo eshte e verteta qe sduhet mohuar.

  20. Laluci says:

    @@Leone! 53 Une nuk jame Bire Partizani apo Ballisti….POR NGA Gjyshrit jame Labo-Mallakastriot, dhe Gjysherit e Mije nuk ishin me “Ballin” apo me “Partine”..por KOMANDANTI I BALLIT KADRI CAKRANI E VURI GJyshin time Perpara Pushkatimit:DHE KERKOI TE TREGONTE SE KU STREHOHESHIN PARTIZANET..(Tre prej tyre strehoeshin ne Mengren e gjyshit..dhe njera ishte Vajze e Plagosur)..Gjyshi ime i thote BURRAT NJE HERE VDESIN Qello..po Une (Gjyshi) nuk kame pare apo degjuar per Partizane ne keto ane…..(Shih Dokumente ne muzeun e Fierit)….
    Edhe ne Fshatin time ne Mallakaster Bandat e ISA TOSKES Bene Kerdine, sikure se shkuaj me siper…MOS VALLE DO TE JUSTIFIKOJME Kriminelet???
    RESPEKT TE PLOTE PER ATA QE LUFTUAN OKUPATORET..POR BASHKEPUNTORET NUK DUHEN REABILITUAR POR DENUAR..lol

    1. Leone-53 says:

      Ke te drejt por “pjeserisht” z.Laluci !
      Une e cilsoj qe jo te gjitha cetat e ballit ishin “neutrale” ka nga ato qe i kane lyer “duart me gjak” dhe zdua te komentoj per to sepse ndryshe behem “pale” me to padashje.
      Por duhet theksuar qe shume ballist jane egzekutuar ne pabesi nga partizanet pa llogjik lufte.
      Meqe je nga mallakastra e MEHMETIT (sigurisht jo e gjithe) lexo mire cfare thote djali i Mehmetit ne shkrimet e tij per babane e tij!
      Do te me japesh “pak te drejt” ndoshta!
      Komunizmi ishte egersire ne Shqiperi zotri mos ki nostalxhi per anen e keqe te luftes nac-clirimtare dhe per kete nuk jane fajtor partizanet e thjeshte (te cilet dolen malit per lirine e vendit duke rrezikuar koken) por disa krere te tyre qe zgjodhen rrugen e keqe te vellavrasjes duke filluar nga Mukja e gushtit 1942 e me tej Grehoti, Dukati etjera eventi. Mos ti futemi Dushan Mugoshes e compani te derguarve serb, mos te kujtoj Lumo Skendon (sic e theriste Enver KRIMI Mithat Frasherin e frashellinjve te Permetit) etj. etj. etj. pa mbarim qe sdo te mjaftonte kurre ky koment i vogel.
      Milano.

  21. Jame nji veterane i luftes me te lavdishme te popullit shqiptare Luftes Nacional- Clirimtare ,
    dhe sot ,kur degjoj e lexoj qe presidenti vendit time,te dekoroje ata ,te cilet mbeshteten cdo pushtues
    qe vrau ,dogji e kerkonte aneksimin e Shqiperise si komb ,
    me vjen ,ti bej thirrje moshatareve te mij ,vlezerve te armeve clirimtare ,ne kte moshe ,
    e te zhdukim cdo kolaboratorist ,cdo armik shqiptare,cdo qelize antishqiptare ,
    qe po rritet si kerpudhat mbas shiut ne kte vend ,gjasme se i lejoka demokracia e putanerise .
    Duhet te organizohemi vllezer ,ne pensionistat ,qe leftuam per vatane ,ne qe ndertuam Shqiperine ,
    qe tu tregojme edhe njiher femijve tane ,bythpambuke qe i ka marre trute paraja ,
    se Atdheu eshte mbi gjithcka ,
    duket te organizohemi jo per te injoruar brezat e femijve tane ,por ti zgjojm ndjenjat e burrerise ,
    qe sot i ka shndruar ne pedere ,ti tregojme edhe antishqiptareve ,
    se ky komb nuk ka kapituluar nga tradhetia juaj politikane bij kurvash ,
    dhe se ne pensionistet 80 e kusur vjecare , do jemi aktiv ,per Shqiperine deri ne
    diten e fundit te jetes tone , per kte Shqiperi .
    Permbysini tavullat e dominove ,qe per turp ju shef bota ,
    s’eshte koha per parazite ,por per kontribute shoqerore deri ne vdekje .
    Poshte rraca e tradhetise , poshte putaneria politike ,
    rrofte Shqiperia e burrave patrioteve qe leftuan per vatane ,
    e jo pederave qe tradhetuan ,shiten atdheun e vrane shqiptarine .
    Kush eshte burre ,e i rreh zemra per Shqiperine ,
    qe ka kuptuar se jeta jone tani s’ka me vlere ,te bejme sehirxhiun ,te jetojme si parazite ,
    kur shqiperia ka nevoje ,le ti bashkohet grupit pensionistave te luftes ,
    e te zhdukim antishqiptaret kudo ata jane ,e kudo ata ti gjejme , rrugeve ,kafaneve ,restoranteve ,
    madje me falni er shprehjen ,por jam shume i nervozuar ,edhe ne pickat e putanave te tyre te fshihen ti nxjerrim prej andej

  22. T5 says:

    Po Nishua i shperndan dekoratat poshte deres sic shperndanin komunistet traktet?

  23. kuq e zi says:

    nuk me rruhet si ka qene historia…
    pushteti sot per vote jep dekorata si fan nolit dhe zogut
    ajo qe spertyp dot eshte fytyra e ndyre e atyre qe pranojne dekorate naten ne erresire sikur te ishte nje bakshish korrupsioni
    pra ta gezoni kete dekorate qe e mban emrin turp

  24. Capi dhia says:

    Ky. Xhufi ka roitur fare kur thote se nuk i vrau mehmet shehu. Enveri e ka kritikuar me shkrim mehmetin per vrasjet e ballistrve Jo gjakatar, sic ishin ata qe u kapen dhe vrane. Xhufo mblidhe veten.

  25. Shqupi says:

    Pershendetje Jari!
    Me se fundi Presidenti i Mareshallit e flaku tej masken dhe doli para PD-se dhe opinionit Jari i vertete. ”Bujari ju degjon” ka sot dimensionin e demoballistit te vertete, mbas dekorimit te 67 ballisteve me titullin Martire te Demokracise, ne ilegalitet njelloj si ne kohen e luftes kur ata luftonin per çlirimin e Shqiperise krah per krah me gjermanet.

    Kur shikon dhe degjon per te tilla veprime, mbushesh me krenari per te ardhmen e partise, per ju Jari si pasues i denje i Mareshallit. Te gjithe anetaret e “Klubi-Ec përpara të çafsha ballin”, jemi krenarë për ty Bujar Mehmeti (Nishani) – presidenti me egzigjent dhe konspirativ qe ka patur ndinjehere Shqiperia mbas Mareshallit. Mareshallit sot i duket vetja sikur eshte ai vete president, ne saje te qendrimeve dhe veprimeve tuaja te denja dhe largpamese, Jari.

    Ti Nishan, je i denje per te ofruar dijet dhe aktivitetin tend, per unitetin e partise perkrah udheheqesit historik te partise Sali (as dhia mos tu plakte ne shtepi) dhe pasuesit te tij dinshumit gazmor Lulit te Vocer me britma luani dhe trimi te çartur te partise Lulëzim Bashën -”Barba a Pizzo Fondo Schiena”.

    Sikurse theksoi, ne fjalen e rastit edhe Antikomunisti me popullor i partise – Sindroma “Rrudhat e Ballit”- Bari Falliu(Alias Farua)- kryetari i “Klubi- Sindroma “Rrudhat e Ballit”: Koka e Meduzës-Karteli i Droges, duhet larguar sa më pare qe PD-ja ti fitoje e sigurte zgjedhjet e2017. Shqipëria është më mire me Lulëzim Bashën-kete yll ne ngjitje te partise dhe Kryemisri te ardhshem.

    Ju përshëndesin të gjithë anëtarët e klubit dhe ju urojne per sakrificen e madhe qe beni per partine. Përshëndetjen e kanë nenshkruar njëzëri të gjithë anëtarët, si më poshtë:

    Lista e anëtarëve të “Klubi-Ec përpara të çafsha ballin”
    Kryetari i klubit “Bujari ju dëgjon”-Bujar Nishani,
    Nën Kryetari- “Toqja që qesh”-Arjan Çani ,
    Ndihmes Nen Kryetari- “Ja sheshi, ja mejdani, ja dhe Xhepi Kapedani “- Rexhep Mejdani,
    Sekretarja-“Kape për leckash, qite jasht”- Jozefina Topalli(Çalamani), dhe
    Anëtarët e asociuar :
    1) Fytyra e vrenjtur, me sy të vegjël”, pushti politik- Oerd Bylyk(Kiçi)Bashi,
    2) Fytyra e qeshur”, pijedashësi – Arben Ristani,
    3) Dy-pllom-ati i tredhur”, miku i Sypeshkaqënit-Aldo Bumçi,
    4) Tutto muscoli, niente cervello”-loloja i oborrit-Flamur Noka,
    5) Arkitektit popullor” – i shpifuri – Fatos Lubonja,
    6) Një kërcu në Londër” – Njëpllomati – Gjol Berisha(Alias Mal Berisha),
    7) Merre me lëng, se mishi mbaroi”- Sqapi -Agron Gjekmarkaj,
    8) Mendja e madhe e keqja e të zot”- Veshëgjati – Besnik Gjongecaj,
    9) Bukuroshja e zgjuar”-E para e K.ç.k. -ve – Embëlsira Grida Suma(Duma),
    10)Gazetari dhe ’Anal’-isti i pa arritshëm shvejkjan -Genc Burimi,
    11)Derri i butë ha në dy hale”-“KokëTuli”- Genc Gjokutaj,
    12)Po me urën ç’patën?” “Kalorësi i fytyrës së Vrejtur” -Alias Nic RedBlack- Kreshnik Spahiu,
    13)Dhallë dhallë moj bukuroshe, unë hidh ujë ti po Bardhoshe”-Bozaxhiu i oborrit- Adriatik Llalla,
    14)I vogël Artist, i rritur Qeros Lecca Culo”- Pistolero i oborrit-Genti Strazimiri,
    15)Bëm baba, të të ngjaj-” Vetull Shkruari kopetent i oborrit”-Alias Çim Gjata(jo Peka)-Çlirim Gjata,
    16)Shko e mblidh hashashin, kaq po të them- Foto modelja e oborrit- Albina Deda,
    17)Keq me burrë, keq pa burrë, ……..- Super ekonomatja e oborrit-Suzana Guxholli,
    18)Mimoza Llastica- Dollapi pa kapak i oborrit-Mimoza Hajdarmataj,
    19)Siç ka thënëVashko Pasa- labja analfabete funksionale e oborrit- Liliana Elmazi,
    20)Injorantit noterik Çlirim(Qim) Peka,
    21)Bukuroshja e çartur”-E dyta e K.ç.k. -ve – Albana Vokshi(Paloma)- Krye Mjekja popullore e oborrit,
    22)Ciu ciu firifiu, kush ja ben ja ben vetiu”-Voltana Ademi – Kanarina e oborrit,
    23)Krra, Krra, Krra,….”- Ndriçim Kulla – Nje nga Sorrat e Jarit,
    24)Rrofte Sala me vizion rinor per politiken- Kilja nga diaspora, shpresa e oborrit -Akil Kraja,
    25)Qeshu rini qeshu, lulëzimi eshte i yti- Luleshtari i oborrit-Belind Këlliçi.

    Ne ceremoni nuk mund te mos ishin te pranishem gjithashtu edhe anetaret e “Klubi- Sindroma “Rrudhat e Ballit””, si me poshte:

    Lista e anëtarëve të “Klubi- Sindroma “Rrudhat e Ballit””
    Kryetari i klubit: “Antikomunisti popullor”- Fahri Balliu(Alias Bari Falliu),
    Nën Kryetari- “Sindroma “Bari Falliu”- Star Rakia-Ylli Rakipi,
    Ndihmes Nen Kryetari- Tutto muscoli, niente cervello”- Flamur Noka,
    Sekretari-”Dashnori i portokalleve” – Ridi Paliaco-Luçiano Boçi,

    Anetaret e Asociuar:
    -“I vogël Artist, i rritur Qeros Lecca Culo”- Gangsteri Xhiri–Pistoler Strazimiri,
    -“Ja kom bo Droges tete me di”- Gangsteri Roma – Komisar Dogjani,
    -“Çfare lind prej qetes gjuan minj”- Gangsteri Zhivola 1 – Minister Ruli,
    -“Çfare babe kishe, çfare m.ti dole”- Gangsteri Zhivola 2 – Zv/Minister Mima,
    -“Gamor ti, gamor kush te vuni..” – Gangsteri Jakobin – Prefekt Kruja,
    -”Fytyra e vrenjtur, me sy të vegjël”- Gangsteri Durresi -Oerd Bylyk(Kiçi)Bashi,
    -”Po marr guximin te them:Kavajoti tutti cani futi qenin te duhani”-Gangsteri Kavaja–Astrit Patozi

    Zyra e Shtypit te KQ SHQUP

    Gazetari Qim Peck

  26. Shqipe says:

    Jari ti je njesh. Mezi presim ta lesh presidencen dhe te behesh i pari(mbas Mareshallit) ne PD.

  27. Fjala shqipe says:

    Dekoratat e Nishanit nuk mund te ndryshojn damken “tradhetar” perkunderazi me shum i ofendon Ballistet te vrare dhe te gjalle

  28. Bajram says:

    Dekorimet ne menyre masive qe behen nga presidenti ja ngjarje te shenuara sepse mbajne peshe te madhe morale dhe politike,si per presidentin qe firmos edhe per petsonat qe nderohen.Me sa di mbi kete ngjarje,ka qene nje reagim i ashper personal i Mehmet Shehut qe eshte kritikuar nga Enver Hoxha sepse i jepte Luftes Nacional-Clirimtare tiparet e nje lufte te ashper civile.Si kete akt Mehmeti kreu nr shume fshatra te Shqiperise,por Enveri ia falte se me mire nje dite terror sesa 10 vjet lufte.

  29. berti says:

    Shkrimi është mashtrim në faktim që balistët nuk u vranë në betejë por ishin robër dhe M. Shehu ka urdhëruar pushkatimin e tyre pa gjyq.

  30. jarani says:

    qellove si kalama o mane……

  31. Ilir says:

    Ne qoftese Mehmet shehu I ka pushkatuar pa gjyq , ata jane viktima lufte dhe mehmetit ti rendoje ne ndergjegje aty ku ka vajtur por, ti japesh dekorate si martire te demokracise kjo me duket si ajo thenia , per inat te simevjerre do shkoj te fle me millonane. Se kush eshte kontributi I ketyre viktimave te shkrete ne demokracine vetem Bujari duhet ta dije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *