Nuk ia "varte" i shoqi, gruaja nga Ndroqi inskenon grabitjen dhe lidhet me litar

23 Tetor 2016, 10:08Kronika TEMA

Një ngjarje butaforike ka ndodhur në Ndroq.

Një grua ka sajuar grabitjen për t’i rënë në sy bashkëshortit.

Shtetasja Dalina Azuni ka fshehur 65 mijë lekë dhe eshte lidhur me litar, por pas hetimit policor u zbulua se ishte gjithcka e sajuar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.02.2016, rreth orës 04:40, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur nje njoftim se në fshatin Pinet, Ndroq, në banesën e shtetasit I. Azuni dyshohet se ka hyrë një person për të vjedhur, i cili duke përfituar se i zoti i banesës ishte larguar ka lidhur të shoqen shtetasen Dalina Azuni dhe më pas ka marrë në banesë shumën prej 65.000 lekësh.

Menjëherë në adresën e dhënë janë dërguar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6, të cilët kanë filluar kontrollin e territorit dhe mbledhjen e informacioneve për autorët e mundshëm të kësaj ngjarje. Nga informacionet e marra është mësuar se bashkëshortët Azuni, prej disa kohësh nuk kishin një mardhënie të mirë me njëri tjetrin.

Duke qënë përpara këtyre fakteve Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 6, kanë filluar hetimin në drejtim të një kallzimi të rremë dhe nga ku kanë arritur të faktojnë se:

Pas largimit të bashkëshortit të saj, shtetësja Dalina Azuni, dyshohet ti ketë fshehur në një nga dhomat e tjera shumën e lekëve (të cilat u gjetën nga kontrolli i ushtruar nga Specialistet e Policisë pas dyshimeve), më pas ka hapur dritaren e banesës dhe dyshohet se ka lajmĕruar familjarët që dikush kishte hyrë në banesë.

Kur kanë shkuar familjarët e kanë konstatuar të lidhur në banesë këtë shtetase.
Nga intervistimi paraprak , shtetësja Dalina Azuni,pranon se i ka bërë këto veprime vetëm për të tërhequr vëmendjen e të shoqit pasi kishte vënë re që kohët e fundit nuk kishin komunikim dhe kishte mosmarreveshje mes tyre.

Duke qënë përpara këtyre fakteve Specialistët e Komisariatit të Policisë nr 6, kanë bërë arrestimin e shtetases:

– Dalina Azuni, 29 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tianë, për veprat penale “Kallëzim i rremë” dhe “Njoftim i rremë në organet e rendit publik”, parashikuar nga Nenet 305 dhe 272 të Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje