Pas “ftohjes”, drekë të martën në Prizren, Thaçi: Deklaratat e Ramës në Beograd, të qëlluara e të sakta

23 Tetor 2016, 19:09Rajoni TEMA

Dy javë më parë, deklaratat e kyeministrit Edi Rama në Beograd do të sillnin jo pak reagim nga ana e Prishtinës zyrtare, nga vetë Presidenti Thaçi si dhe nga Ministri i Jashtëm Hoxhaj. Raporti mes Kosovës dhe Serbisë do të gjykohej si një e “drejtë” ekskluzive e politikës së Prishtinës nga aktorët e saj politikë, kur Edi Rama fliste përballë Vuçiç për rëndësinë e njohjes së Kosovës nga ana e serbëve.

Por mesa duket, “ftohja” mes dy shteteve të të njëjtit komb do të shuhet shpejt dhe për këtë është provë, një drekë e “ngrohtë” mes Ramës dhe Presidentit Thaçi, që pritet të mbahet të martën në Prizren shkruan “java”.

Madje Presidenti Thaçi ka lëvizur diçka nga pozicioni i tij, ka lavdëruar deklarimin e Ramës gjatë vizitës në Beograd duke thënë se fjalët e tij ishin të qëlluara dhe të sakta.

Ndër të tjera, në punimet e Seminarit të 93-të të Asamblesë Parlamentare të NATOS-s, e cila mbahet në Prishtinë, Presidenti i Kosovës ka deklaruar se askush nuk ka ndonjë aspiratë për ndryshimin e kufijve me Shqipërinë dhe se bashkëpunimi mes dy vendeve, duhet t’i gëzojë të gjithë.

“Me Shqipërinë kemi raporte të shkëlqyera të bashkëpunimit institucional, para dy ditësh jam takuar me kryeministrin Rama, pasnesër do të kemi drekë me kryeministrin Rama në Prizren. Po ky bashkëpunim i yni duhet t’i gëzojë, sepse është bashkëpunim i standardeve dhe vlerave euroatlantike dhe në asnjë mënyrë nuk duhet shikuar me dyshim. Ne nuk e kemi asnjë aspiratë as si Kosovë, as si Shqipëri ndryshimin e kufijve përkundrazi hapjen e kufijve sipas standardeve evropiane”, tha ai.

10 komente në “Pas “ftohjes”, drekë të martën në Prizren, Thaçi: Deklaratat e Ramës në Beograd, të qëlluara e të sakta”

  1. Jimi says:

    Ti more xhanan mos bej deklarata te tilla! E ke pyetur Buzalin para se ta beje kete deklarate? Eshte dakord ai apo jo? Po s’eshte ai dakord kam frike se neser do te dalesh ta pergenjeshtrosh kete qe deklarove sote.

    1. Asdren says:

      O Jim Buzhala eshte edhe kunder Kosoves, e kur eshte kunder Kosoves ai eshte kunder gjithkujt

  2. Kosovo o Zemra Serbe says:

    Mashtrime,dhe akoma me te medha nga Tha(q)i.Thaqi dhe isa Mustafa jane armiqte e Shqiperise dhe kelysh te Serbise. Mos harrojme qe keta te dy i shiten Malit te Zi toke , keta te dy donin Republikat Serbe brenda per brenda Kosoves se keshtu shpeton Thaqi nga Byroja e Hetimit Nderkombetar.


    Turqit e Kosoves DUHET te kuptojne se pa mbeshtetjen e Shqiperise se jugut nuk do kete kurre bashkim, duhet ta kuptojne te trashet se Shqiptaret e Ortodokse nuk jane as Serb as Grek dhe jane me Shqiptare se Sunitat Shqipfoles dhe duhet te mesojneS hqipen letrare pa te mendojne per Bashkim.

    1. prizrenasi says:

      Prape paska komentu ky shkau. Po ty si shka qe je, pse te ineterson se cfare raporte kan Shqiptaret e Kosoves me vellezerit ortodoks shqiptar ne jug te Shqiperise?Sepse do doje qe keto raporte te ishin ashtu sic i pershkruan,por ne fakt, fakt qe ti e di dhe te dhemb,per shqiptarin e Kosoves, shqiptari eshte njesoj i afert, si ai i Mitrovices,Shkupit,Ulqinit,Dibres,Tiranes,Korces,Fierit,Beratit,Gjirokastres,apo Artes.njesoj si ai qe ka fe tjeter,parti tjeter, dialekt tjeter.Kjo eshte aq e qarte, aq e vertete sa po te mos ishte keshtu nuk do shkonin Shqiptaret e Kosoves ne jug per pushime gjithmone e me shpesh,edhe pse eshte larg dhe shume me shtrenjte.Bile edhe shpi kemi fillu me ble ne jug. Adem Demaci o shka i ndyre, dhe shume te tjere si ai,kohen me te madhe te vitit e kalojne ne sarande. Majko o shka i ndyre, a eshte shqiptar nga jugu dhe ortodoks.A ka dikush qe duhet me shume se Majko ne Kosove.vellau i Majkos edhe nusen e ka nga Kosova, e pse mashtron sikur nuk e duam jugun apo ortodokset?Ti ske qene ne Kosove kurre o shka,maksimumi ke pa naj video ne Youtube qe prodhohet nga agjentura serbe.Po ik o shka mos hap rrena neper web.se te gjithe e dine qe je shka

      1. Prizreni says:

        Harrova ti them ketij shkaut qe urren edhe Prizrenin,shiko videoklipin e fundit -Ledri Vula – A jena mire -,e shikoje cfare vendesh te mira ka Kosova- Prizreni+Brezovica. Edhe ky kengetari,Ledri,nusen e ka shqiptare te Jugut dhe Ortodokse. Pra ste pine uje ato rrena qe shperndan ,o shka qe flet shqip

  3. Tralala says:

    Ashtu eshte mor Veton po kujt ja thua?

  4. Kapit Tupalla says:

    Thaqi, një dinak i përsosur. Vet i ndërsyu zagarët e vet dhe tani luan paqësorin dhe njeriun që zgjidh kriza! Shpresoj që Rama të jet në nivel dhe t’ia përplas këtë të vërtet në fytyrë!

  5. Shqiptari nga Kosova says:

    Jimi pse i jep rendesi atij tipit..! Mos se mendon se ka noj vlere..!

  6. bledi says:

    ishalla hane MUT qe te dy se e meritojne

  7. fieraku NGA ferrasi says:

    Ja ketu duket tamam se jemi nje komb shqipetar dhe kosova humb ne kete debat
    Si ketej dhe andej kufirit popull dele Tallin b.neokomunistet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje