Rama: Rritja më e madhe e rrogave dhe pensioneve, por nuk është mjaft

ramaKomunikimin e radhës përmes Facebook, Kryeministri Edi Rama e nisi me ritheksimin e rëndësisë së reformave të ndërmarra nga Qeveria që ai drejton. Rama tha se pikërisht falë këtyre reformave, Qeveria është sot në gjendje financiare që të marrë vendimin për rritje të fortë rrogash dhe pensionesh. 

“Reformat tona kanë nisur të japin rezultatet e para, por na duhet çdo ditë punë më e madhe dhe këmbëngulje më e fortë, e sigurisht kohë e domosdoshme dhe durim shëmbullor për t’i çuar përpara këto reforma dhe për të marrë në këtë rrugë të re rezultate ende shumë më të prekshme vit pas viti, hap pas hapi në çdo sektor”, thotë ai.

Tek rezultatet e para, Kryeministri përmendi rritjen e mundësisë financiare të Qeverisë për të rritur rrogat dhe pensionet.

“Frutet e para të reformave do të ndahen me të gjithë ata që garantojnë reformat me punën dhe gjykojmë se është koha, jo thjesht për të rritur rrogat për të gjithë punonjësit e shtetit me radhë, por për t’i dhënë po ashtu përmes një rritjeje shumë të ndjeshme të rrogave mesazhin të vetëdijes time dhe kësaj shumice qeverisëse për rolin e tyre në zbatimin e këtyre reformave. Falë këtyre reformave, sot Qeveria është gati të zhvendosë 100 mln dollarë për vitin e ardhshëm, që është shuma më e madhe e vënë ndonjëherë në dispozicion”, deklaroi ai.

Por sa do të ndjehet kjo shumë në xhepat e buxhetorëve, Rama zgjodhi të krahasojë këtë shifër me atë të vënë nga dy mandatet e Partisë Demokratike në pushtet, raporton TCH.

“Qeveria e mëparshme, ndau nga buxheti i shtetit për rroga dhe pensione, 124 milionë dollarë në 8 vjet, ndërsa ne jo vetëm i ndajmë në një vit buxhetor, por duke llogaritur edhe 100.4 milionë dollarë që janë ndarë në këto tri vite nga ulja e taksës mbi rrogën, plus 40 mln dollarë nga i njëjti mekanizëm i uljes së taksës vitin e ardhshëm, arrijmë që falë kësaj faze të parë reformash të spostojmë në xhepat e punonjësve tanë dhe pensionistëve, 240.4 milionë dollarë brenda një mandati të vetëm”, deklaroi Kryeministri.

Përfituesit më të mëdhenj nga kjo rritje duket se do të jenë ata që përfitojnë aktualisht rrogën minimale.

“Pas kësaj rritjeje, rroga minimale në vendin tonë do të jetë më e lartë se në Kosovë, Serbi dhe në Malin e Zi dhe pak më e ulët se në Maqedoni sepse ne do ta rrisim atë me rreth 35 përqind.

Rama tha se rritja e rrogave dhe pensioneve, që hyn në fuqi nga 1 marsi i vitit që vjen, do largojë Shqipërinë nga vendi i fundit në rajon për nivelin e rrogës mesatare dhe maksimale, por kjo sërish nuk mjafton.

“Për mua dhe për qeverinë tonë kjo nuk është mjaft. Asgjë nuk është mjaft! Nevojat e shqiptarëve janë ende shumë më të mëdha dhe ambicia ime, ambicia jonë për Shqipërinë është shumë më e madhe”, mbyll kryeministri komunikimin e tij.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Rama: Rritja më e madhe e rrogave dhe pensioneve, por nuk është mjaft”

  1. Luna says:

    Rama eshte i vetmi kryeminister , qe po ben ndryshime ne kete vend, te lene mbas dore prej shume vitesh . Rritja e pagave eshte nje sukses i rendesishem ,uroj qe cdo vit qeveria te punoje me shume ne rritjen e ekonomise .

  2. Albanistan, o Kolumbi e Bekuar says:

    Gjithe ai Hashash dhe prape smjafton per ti ngritur me shume , kjo cudi vetem ne Albanistan ndodh.

    Une prisja Liken per kete reklame pot Edvin Rama edhe Ministrin e Financave nuk e lejoi per ket lajm te bujshem.

    Zakonisht rrogat ngrihen para zgjedhjeve por sic duket do jene ulur me shume avione.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *