U akuzua për ryshfet, prokurori: Një maskaradë televizive, nuk kam marrë kurrë para!

prokuroriDy ditë pas transmetimit të një video në emisionin “Fiks Fare” ku ishte filmuar prokurori i Dibrës Tom Dedaj në një aferë të dyshimtë korruptive, ka reaguar prokurori Dedaj, duke deklaruar se gjithçka e transmetuar ka qënë një maskaradë e ndyrë dhe aspak realiste.

Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”, prokurori Dedaj ka sqaruar se stafi dhe drejtuesit e emisionit kanë shfrytëzuar një person të mjerë, i cili është bërë pre e fukarallëkut të tij dhe manipulimit qesharak nga emisioni.

Dedaj shton se në karrierën e tij si prokuror askujt nuk i ka marrë lekë dhe askujt nuk i ka mbajtur makinën në mënyrë të padrejtë.Prokurori, shton se prej disa ditësh ishte vënë në dijeni të kësaj maskarade, duke e kuptuar që në momentin kur qytetari insistonte të më takonte në zyrë, në një kohë kur ishte informuar se urdhëri për lirimin e makinës ishte dhënë prej meje.

Ai shton se një ditë para se të transmetohej video, ka bërë kallëzim penal për hetimin e kësaj ngjarje pasi është e pazakonte me manipulimet që janë bërë. Ndërkohë që nuk është në dijeni nëse ai është pezulluar ose jo nga kryeprokurori Llalla.

“Në radhë të parë nuk do shumë mend të vihet re se gjithçka ëdhtë e sajuar. Ai shtetasi nuk më ka ofruar dhe s’me ka dhënë asnjë lek apo përfitim tjetër. Në video përmendet shifra 200 por nuk thuhet më tepër as lekë, as euro, as Yen apo…. Po ashtu ajo 200-ja është 200-t, 200 mijë apo çfarë? Unë nuk kisha arsye ti kërkoja lekë apo përfitim tjetër atij qytetari. Çështja është përfunduar në disfavorin e tij. Pasi drutë janë sekuestruar dhe çështja i është dërguar sipas ligjit inspektoriatit për vendosjen e gjobës që dihet se është 5 milion të reja. Unë kisha nxjerrë urdhërin për kthimin e mjetit që më datën 12 tetor, video, mban datën 18 tetor 2016. Shkresa ishte dërguar në komisariat për ekzekutim më 17 tetor. Çështja është përfunduar nga unë më 18 tetor, disa orë para se shtetasi të më takonte mua. Nuk ka asnjë telefonatë në mes ne të dyve. Gjithçka unë e kam zgjidhur ligjërisht para datës 18 tetor 2016. Unë e kam ditur dhe kuptuar se diçka jo e mirë po ndodhte. Shifrën 200 se kam dëgjuar fare“, thotë prokurori.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “U akuzua për ryshfet, prokurori: Një maskaradë televizive, nuk kam marrë kurrë para!”

  1. Ata votuan Mosndeshkimin e Tyne, apo jo? says:

    UNE TE BESOJ, keshtu thote dhe Edvin RAMA te cilin e besoj gjithashtu.

  2. Geri says:

    Ky eshte nje mut muti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *