A po krijohet “Poli i Tretë” politik LSI – PBDNJ – Partia “Blushi” – PAA?

meta blushiNga Nikoll Lesi

Partia “Blushi” doli në skenë. Nuk ndalon më. Edi Rama pret përditë Ilir Metën për të firmosur që tani Koalicionin e ardhshëm për zgjedhjet parlamentare 2017. Ndërsa Ilir Meta nuk nxiton. Lulzim Basha shpalli dje koalicion më këdo person publik e parti politike që është kundër krimit dhe hashashit të qeverisë. PDIU shkon gjithnjë e me shumë nën sqetlluat e Edi Ramës. PBDNJ endet mes LSI dhe PD, pasi tek PS-ja shikon se si forcohet me pushtet PDIU. PAA e Agron Dukës duket se po rritet ndjeshëm për shkak të liderit të saj populist dhe mundësisë së daljes së ish-liderit të PS-së Nano krah Agron Dukës.

Kjo është tabloja e politikës e cila po përzihet nga pak e përditë drejt tre poleve politike. Poli i parë që duket më i kristalizuar është Poli PD, pra Opozita. Selia blu i ka aleatët tradicionalë rreth vetes. Mund të ketë firo deri diku me PAA e Dukës, e cila është me shumë parti e qendrës të cilin po e lusin si PS edhe PD.

Faktori qeveribërës nuk po flet akoma. Natyrisht Ilir Meta. Edi Rama e do patjetër pasi pa të nuk ka pushtet. Nuk i bën dot as 66 deputet PS-ja me PDIU. E di mirë Rama. E di edhe Ilir Meta. Por PS-ja nuk lëshon kryeministrin. Por sipas deputetit të LSI kandidatit për kryetar zotit Spahiu duhet që LSI-ja të firmos koalicion me PS me një kusht: kryeministri pas zgjedhjeve 2017 të jetë i LSI. A e pranon Edi Rama? Kurrsesi jo. Ndaj informacione të besueshme flasin se ka një kryqëzim interesash politike dhe fryme për të formuar një Pol të tretë politik, pa votat e të cilit nuk bëhet asgjë. Dalja e Ben Blushit me një forcë të re politike do ta dërmojë PS-në. Nuk themi i merr pushtetin direkt, se do të ishtë utopi e madhe, porse i heq kudo deputetë nëpër Shqipëri. Në këtë katrahurë interesash politikë po shkohet drejt zgjedhjeve të reja parlamentare, kurse LSI-ja po mendohet. Nëse LSI vendos për Pol të Tretë atëhere krijohet një bosht partish LSI-Partia “Blushi”-PBDNJ-PAA,etj deri diku edhe 14 parti të vogla, por që mbledhin vota. Ky Pol vendos pas vitit 2017.

Por përherë politika shqiptare varet nga humori amerikan. Nëse fiton Hillary Clinton në SHBA Edi Rama forcohet, pasi lobimi i Xhorxh Soros pranë familjes Clinton është historik. Dhe Rama është filial i “Soros”. Nuk është pak të kesh mik Xhorxh Soros! Në këtë rast me fitoren e Hillary Clinton këtu në Tiranë Edi Rama do blindohet. Mund të vendos kushte edhe LSI-së. Mund të shpallë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në prill 2017, pa pyetur njeri, pasi ka pas Clinton. Mund ti bëjë listën e arrestimeve edhe SPAK-ut. Natyrisht që ambsadori Lu mund të dalë përkrah Ramës në mitingje si dikur ambasadori Rajerson me Presidentin Berisha. Pavarësisht se Rajerson doli me të dhe Berisha humbi në Referendumin e Projektkushtetutës së vitit 1994. Dhe ishin amerikanët që e rrëzuan vetë Berishën në vitin 1997.

Nëse fiton Donald Trump në SHBA  mbetet që Edi Rama të mos gjejë vrimë ku të futet. As në Honolulu nuk e pranojnë! Në Tiranë fillojnë e lëvizin fije të tjera për pole të reja politike. Në PS presin me veshë në krah Erion Veliaj dhe Saimir Tahiri se cili do marr kreun e PS-së. Pra gjithnjë nëse fiton Trump.

Po e përsëris nëse fiton Hillary Clinton atëhere Edi Rama bën ligjin në Shqipëri edhe katër vite të tjera. Dhe jo vetëm edhe katër vite!

Ndaj polet në Tiranë po sillen e rrotullohen në pritje të rezultatit në SHBA. Të nesërmen e fitores së Trump në Tiranë fillon ofensiva. Në të kundërt vetëm Ben Blushi mbetet pa koalicion. Të tjerët të gjithë, siç janë në kampe.

REMOTE_ADDR:[]

27 komente në “A po krijohet “Poli i Tretë” politik LSI – PBDNJ – Partia “Blushi” – PAA?”

  1. Delli USA says:

    Filloj te hedhi falle Lesi si fallxhoret e rruges,bravo e me gjete pasha zotin.

  2. tfgs1 says:

    CORAPEKUQ,larot sunite ta futen te gjatin………………………..

  3. jani says:

    Leso ja fut kot. Ti per analize nuk shquhesh, te paguajne per te tilla idiotesire dhe ti per lek e ben nuk e ke problem. E keqja ne kete vend eshte se gazEtaret nuk jane vetvetja per arsye se nuk kane mend dhe duke qene idiot perpunohet lehte.gjithsesi ai pol merr kete timin apo ate te sandrit qe more ti. Te fala blushit

  4. Endrit says:

    Pershendetje,
    Jam gati gjithe familja dhe fisi te votojme Agron Duken. Njeri i ralle dhe reformator.

    1. Albania says:

      Bravo endrit kjo do te thote qe ju po qe e kuptoni politiken dhe te korruptuarit.nje njeri qe blen nje parti me lek do te thote qe eshte reformator simbss teje? Ku ka force nje parti leshi si e dukesTRAP.

    2. Toni says:

      endrit po pse harron ti kur salesh berisha thoshte VEZET e DUKES.parti qinglash…

  5. ivani i madh says:

    Lesi si njeri I pa future dhe pa dinjitet je nje b…..lepires.I lindur po enderon me sy hapur duke perdorur ne cdo rethane fjalen nejse pa percaktuar asgje .Tank qe u bashkuat me ideologun bosh Blushin do beni namin po merni dhe sapunin qe ta mbani me shkumbe to,Blushi,Nanoja e ndonje tjeter si ju.Nuk I beni dot santazh dot popullit dot me brockullat e tua Jo ky po ai fiton apo sfiton .Qe ai ju njeh mire ju racen e felliqur te medies e politikes qe jeni si ata krimbat e gjirizit qe sju Ben pershtypje ushqeheni cfardo mbetje qe derdhet mjafton te perfitoni e te xhvateni.

  6. Kolla e Leshit says:

    Blushi nuk do te marre asgje, ndoshta pervec votes se Lesit…. Analize hashashjane…

  7. Edmond says:

    Hamëndje moj mëndje! Po serbi? Po Greku? Po ariu rus?

  8. Petro says:

    Hahaha.. Cilido qe ta marr eshte mbetje e komunizmit,percjelles i atij mentaliteti prej brekgrisuri qe parim ka vetem babezine , qofte dhe te kamufluar dhe jo Shqiperine.Gjaku i shprishur i dobices qe lindi me 8 Nentor 1941 do akoma vite te pastrohet.Te presim e te shpresojme.Kolonat e verteta te vendit akoma nuk kane mundesi te perfaqesohen.

    1. Al says:

      Aman me qafsh kush jane keto kolona? Mos na ler ne ankth, po na informo. Kush jane kolonat dhe kur do i zbulojne arkeologet qe te mund te perfaqesohen me ne fund?

  9. @ says:

    O popull! E kuptoni se ne dore te kujt kemi rene? E degjoni Nikoll Leshin se si ben Kasandren? Te gjithe njelloj jane, mercenare te mafies qe na bejne lavazh truri dhe njekohesisht na rjepin bashke me bandat mafioze te politikes.
    E kuptoni qe shqiptaret nuk jane akoma te zot per te ndertuar shtetin? Vetem guvernator i huaj dhe gjykates te huaj do ta pastronin kete vend nga “lesh e lite” e politikes dhe kryebanditet e pushtetit!

  10. La Cingara says:

    hahahaha edhe qeni i rraces Lesi ka me shume tru se ky Lesi qe duket sikur shikon filxhanin kur shkruan “analiza”.

  11. primadona says:

    Jam ne nje bindje me parashikimin e Nikoll Leshit .Gjiteshka varet ngs SORROSI , jo vetem Zgjddhjet por dhe Vetingu . Prisni se nuk keni pare gje akoma .
    Gjithesesi me mire Rama se Meta !!!

  12. Timi says:

    Nëse fiton Hillary, Rama, Shqipëria dhe boshti antiserb e antigrek në rajon forcohet. Erëra të ngrohta po vijn për shqiptarët.

  13. Leshi=agjenti me i rrezikshem i UDB se dhe armiku me i madh i shqiptareve !

    ⛔ ,+ ?=?????????????

  14. guri shabani says:

    O Nikoll po ku i kaq njerzit Blushi ai megjithe macet nuk ben dot sa Dritan Prifti vota.Megjithate ti ben mire qe analizon por nuk shquhesh per analist.

  15. aqif tahipi says:

    Nese meta dhe blushi jane nisur nga analiza e lesit per polin e trete ,atehere qenkan te fituar me 139 deputete.Edhe ne 2013 dhe 2015 sondazhet dhe parashikimet e fallxhoreve te medias e nxirrnin ps dobet ,por per fatin e keq te ketyre pronareve te medias ps u rikonfirmua fort.Sa me shume te pellasin keta anal iste per dobesim te ps ,aq me mire duhet te jene sondazhet e saj.

  16. lavdosh says:

    Na ishte nje kohe kur analizat e Lesitkishin vlere
    Ka vite qe eshte katandisur keq. Nqs gjeni nje parashikim te tij te realizuar jam gati te paguaj
    Lesi eshte kthyer ne nje gjobci ordiner se bashku me nje fare Piruli. Gjithashtu po nxjerrin koken si racista sidomesme shkrimetkunder PDIU
    Mezo analiza mediokre nuk kane vend ne Tema

  17. theo says:

    O Nikoll Leshi, ai poli jot i mesiperm eshte koshi me madh i pleherave te shqiptareve, ketu futen dhe helmuesit e mediave si Lubonja, Zheji, Pork Cupi dhe ti, mos te harrojme dhe ata qe te dogjen ty naten dhe te qajne tani diten pas 20 vjetesh .Por kujdes nga djersa e sqetulles se Ilir Metes ku je futur se po qelbesh keq, se ju te gjithe pleherat e ketij kombi do tju pastroj Vetingu Amerikano-Gjerman me krye Edi Ramen, ky i fundit e ka shume te veshtire, por jo te pa mundur, ai arriti ti jap dinjitet Shqiperise ne Evrope, por po mundohet tu jap dhe dinjitet shqiptareve brenda Shqiperise, sepse ti e di mire qe ai poli jot i trete e kthey Shqiperine ne nje hale te madhe ku dhisnin Berishet, Metet, Nanot dhe Grekrit e Serbet, Shqiperia po behet, kete do tjua tregoj populli prape me zgjedhjet e ardhshme.

  18. Kellira says:

    Analisti Leshi nuk e ka kuptuar se po fitoi Trump Shqiperia fshihet nga harta e interesave te SHBA-se dhe i rikthehet marrëveshjes se Jaltes.

  19. adriatiku says:

    E gjeti Nikoll Lesi zgjidhjen! Parti te reja politike me njerez te vjeter ne udheheqje; Lsi-Ilir Meta ja dime bemat, Partia agrare qe ne fakt nuk eshte ajo se ate e shkriu Lufteri Xhuveli dhe ne emer te saj e bleu liçencen Agron Duka, Pbdnj partia e grekeve te Dules me nje deputet qe vetem parti shqiptare nuk eshte dhe partia e Blushit e Mimozes qe akoma s’ka emer. Po, Nikolla, ti e ke kuptuar i pari, por nuk besoj se jane me budallenj shqiptaret me keto banda qe duan pushtet pa nuk krijojne dot kurre shtet. Pse budallenj ishin qe te mbanin gjalle Psd e Skender Gjinushit, ate te Paskal Milos etj? Po u dashka te merren me keta hajdute gjoja te rinj por shume te vjeter dhe shkaterrimberes ne politike e shtet! Une do tu rekomandoja shqiptareve, per te miren e tyre qe te mbeshtesni vetem dy parti: Ps dhe Pd, te tjerat te eleminoheshin, ndersa keto te rigjeneroheshin. Pse budallaçke eshte Amerika? Apo per shume gjera e ngreme larte, por per kete qe eshte me kryesorja, nuk e ndjekim. Dy parti dhe pushteti alternative me ndryshime te reja. Keto parti qe jane vetem grupime interesash personale per karrike nuk bejne dot pushtet dhe si te tilla jane morra ne kurrizin e popullit A duhen shdukur morrat? Patjeter.

  20. dymi says:

    Ore cojeni tek ndonje doktor Nikollen. Nuk eshte fare mire. Ka filluar te kete halucinacione.

  21. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Lesi eshte shquar dhe shquhet per nuhatje,por jo Lesi njeri !
    Ne rolin e magjistarit ,lojtar llotosporti,parashikon edhe kur kryetaret e partive do shkojne ne banje !
    Partia e Blushit,nuk ka dale nga “marteniteti”,Lesi e ben me barre !
    Nje gje eshte e qarte,LSI ka bere punesime per “simpatizantet”,vetem atje ku ka investuar ne tenderat e rrugeve,nuk ka ritmet e dikurshme.
    Teza Meta Kryeminister, e hedhur nga N.Naço ne Berat,e ka bazen tek votat dhe jo tek pasionet.
    Asnje parti nuk qeveris e vetme,ato jane konsumuar dhe lodhur gjate viteve.

  22. lIKE lIKE O fLORI says:

    Nikoll leshin e ka zene kanceri LSI

  23. Emigranti SHBA. says:

    Ore Nikoll Lesi, qe mbase 50, shume meshkuje fillojne e rrjedhin nga trute, kjo thenje veretetohet me mire se me kedo, me juve qe paskeni rrjedhure aqe shume, sa shkruani budallalleqe, sidomose, kure thoni se pe fitoje Irallia, Rama dote behet despote me shu me pushtet apsolut, ndersa po fitoi Trumpi, sdo gjeje vrime ku te futet, Pse mendjen e sali Berishes e te Fatose Nanos, ka Donald Trampi. Mardhenjet midise shteteve SHBA, i vendose mbi parime dhe jo me konsiderata e shprehje momentale, qofshin keto dhe publike. Qe, ju te bindeni per kete, shikoni tani ne fushate qe shajne , e fyejne njeri tjetrin me gjithefare akuzash, mbasi te dalin rezultataet, diten apo aten, cilidoqofte hymbesi, e uron fitusin, me deshiren e bashkepunimit per ta cuare perpara Ameriken. Harohe kete Nikolle Lesi edhe Rama te Fitoje, jo qe sdo behet kaposhe, se se le kushe, pore edhe mardhenjet SHBA SHqiperi, vecse dote forcohen akoma me shume. SHqiperia e vogel dhe e varfer eshte me proamerikane se asnje populle tjeter, i qendron ne krahe, politikes amerikane dhe kontribon, brenda mundesive ne strukturat Ero atllantike, qe udhehiqen nga SHBA,

  24. Ky bakallshkruesi eshte edhe koqe edhe i lig shume. A e dini o njerez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *