Artan Fuga e quan “Mapo-n” gazetë e hashashit, i përgjigjet Lela: Ti ecën me tezën “feja, opium për popullin”

24 Tetor 2016, 10:03Sociale TEMA

Artan Fuga në një shkrim të publikuar në një të përditshme, e cilësonte gazetën “Mapo”, si gazetë që mbron hashashin.

Kjo ka sjellë reagimin e drejtorit të kësaj gazette, Alfred Lela.

“I gërditur me një ndër format e së vjetrës, median tradicionale, Profesori ka zgjedhur një medium të ri, Facebookun. Formën e ka të vjetër ama: gjatësinë e tekstit. Nuk shkruan dot shkurt, apo zgjedh të shkruajë gjatë, edhe pse, si pedagog i Komunikimit, e di se tashmë leximet janë vertikale e rrallëherë horizontale. Ndoshta e bën këtë i nisur prej sigurisë se lexohet, pavarësisht gjatësisë së tekstit. Mund të jetë: ose nuk njeh mediumin që përdor, ose nuk njeh lexuesin tekanjoz e të palexuar të këtyre kohëve. Ose i shpërfill të dyja. Filozofikisht.

Për vete, kam një padurim ndaj teksteve të gjata në median sociale: teksti që i kalon disa fjalitë është bërë për gazetë, revistë ose libër. Kjo ‘teknikë’ më takoi me tekstin e profesor Fugës në gazetën ‘Standard’ ku ai mban një rubrikë, çdo të shtunë, prej disa vitesh. Aty u ndesha me një ‘reportazh filozofik’ të gjatë, ku përmendej ndër të tjera edhe Henri Çili, dhe nënkuptohej më poshtë Universiteti Europian i Tiranës dhe gazeta MAPO. Fuga dhe Çili kanë qenë miq të vjetër, dhe tashmë, me sa duket, i ndajnë patose të reja, por jam i sigurt se Henri mund të mbrohet vetë, siç mund ta thonë një fjalë në mbrojtje të Universitetit titullarët e tij.

Si drejtor i MAPO më intereson, apo irriton, cilësimi i së përditshmes që drejtoj si ‘gazetë e hashashit’. Arsyeja e parë është se gazeta nuk e mbron hashashin nga pozitat që të rinjtë komunistë të kohës së Profesorit mbronin tezën e ‘fesë si opium për popullin’. Arsyeja e dytë, se gazeta nuk e mbron, në fakt, hashashin. Arsyeja e tretë, se kur mbron dekriminalizimin e hashashit gazeta synon, jo vetëm të çlirojë pjesë të shoqërisë nga hipokrizia, por edhe të mbrojë nga burgosja më të pambrojturit e më të pafajshmit: ata që kapen, procedohen e burgosen për dy cigare marijuanë apo, siç ishte rasti i një të moshuare në Lazarat, për 10 rrënjë. Gazeta MAPO, nga pozitat e filozofisë liberale, ka mbështetur pikërisht këtë dekriminalizim apo ‘legalizim’”, shkruan Lela.

2 komente në “Artan Fuga e quan “Mapo-n” gazetë e hashashit, i përgjigjet Lela: Ti ecën me tezën “feja, opium për popullin””

  1. Fatkeqi says:

    Lela o katunar mrdiatik. Jo ne shba te shkosh ti po edhe nhone katunar Laci mbetesh. Ku ti dhe ku prof. Fuga. Mbaj mire vendin me ate katnarin tend padron Naim Cili se tjeyer pun nok di me bo ti e nuk tmer kush o pjese e bashksise katunare.

  2. Lel'lka says:

    A. Lela , me pamje alieni te percudnuar, nje maskara i pashoq, sikurse padroni i tij Naim (Henri) Cili dhe kompania e te neveriturve te kesaj gazete dhe Universitetit (gjoja) Europian. “MAPO”, nje gazete teresisht bolshevike. Keta jane anti elitat dhe llumi e turpi i shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje