Behar Malaj: Rruga ime e vështirë e suksesit, nga konviktet e "Qytetit Studenti", te milionat e fituara

24 Tetor 2016, 10:36Sociale TEMA

Biznesmeni Behar Malaj ishte i ftuar në Fakultetin e Ekonomikut në UET për fjalimin inkurajues të nisjes së shkollës. Duke treguar jetën e tij, historinë e tij, si nisi të merrej me biznes dhe sa vlerë ka puna në karrierën e gjithsecilit, ai iu kërkoi studentët të rinj që të jenë kërkues nga vetja, të duan punën krahas studimeve.

“Para se të vija para jush u kujtova kur isha si ju, ishte viti 1983 kur fillova studimet për Ekonomi Agrare. Dhe m’u kujtua që në fillim të shkollës mbajti një diskutim zv/rektori i asaj kohe, një personalitet shumë i nderuar dhe ishte fjalimi më mbresëlënës në jetën time. Nuk kishim këto mundësi lëvizëse, komunikimi, interneti, telefona dhe shumë gjëra të tjera që sot i keni ju. Vinim të ndrojtur me një model veshjeje, e shumta mund të kishim 2 ose 3 këmisha me një ngjyrë që mbizotëronte, dhe ajo që ngeli si të thuash në mendje prej asaj kohe ishin fjalët e thjeshta të dy personaliteteve, të cilët na ftuan ta vlerësojmë kohën e universitetit si një vlerë e shtuar për veten tonë. Dhe unë në këtë aspekt do t’ju thosha vetëm kaq, Vlerësojini këto vite sepse janë vërtet vitet më të bukura si një vlerë e shtuar për secilin nga ju.

Unë di që ju doni të dini për biznesin, si e ngrita. Unë kam mbaruar shkollën e lartë, kam punuar disa vite pedagog kontabiliteti, pas kësaj fillova të merresha me biznes. A është thjesht? Jo, aspak. Banoja në konvikt, nuk kisha mundësi për shtëpi, rrogat ishin me çmime shumë të ulëta, në ato vite ishin 10 ose 12 $, po flas për vitet 92’-93. Ne banonim në një konvikt ku ishin 15 familje, në atë kohë unë isha i martuar dhe kisha dy fëmijë dhe flinim në një dhomë, aty gatuanim dhe kishim tri banja të përbashkëta, 15 familje pedagogësh me tri banja të përbashkëta. Një ditë vendosa se duhet të bëj diçka të ndryshoj kushtet e jetës sime. Dhe fillova të merresha me biznes. Sigurisht rruga nuk ishte e shtruar, nëse do merresh me biznes nuk do e kesh të shkruar në ballë se do të kesh sukses. Fatkeqësisht në Shqipëri u formua një traditë që nëse do të merreshe me biznes komshinjtë fillojnë të flisnin se ky është milioner pa e ditur se në çfarë peripecish dhe në rrugë shumë të panjohura do të futesh. E këtillë ka qenë rruga ime dhe shumë kolegëve të mi që njoh.

Besoj se këtillë ka qenë rruga e pronarit të UET-së, i cili dhe ai ka kaluar në një sërë peripecish për të arritur këtu.

Megjithatë çfarë kam bërë unë? Unë kam bërë një punë normale. Ka qenë e lodhshme dhe e stresuese. Do hiqesha hipokrit nëse do thoja që unë kam bërë gjëra që nuk i ka bërë askush. Nuk është e vërtetë. Në fakultetin ku kam dhënë mësim qoftë në Kamëz apo në Fakultetin Ekonomik ka shumë kolegë që janë shumë më të zotë se unë dhe që bëjnë një punë shumë më të mirë, që kontribuojnë në një sektor që është shumë fisnik dhe sigurisht shoqëria nuk i ka vlerësuar ashtu siç duhet ose tregu nuk i ka paguar.

Gjëja që do t’ju sugjeroja dhe që ta merrnit seriozisht është ta provonit një periudhë prej 3-4 muajsh, filloni të mendoni t’i paguani vetë lekët e shkollës, të shtëpisë apo dhe të ushqimit qoftë dhe për një javë, të mendoni se si do t’i paguani. Janë disa burime se si t’i paguani. Filloni dhe kërkoni një punë part time dhe provojeni se sa jeni të zotë për të shitur shërbimin tuaj.

Një burim i dytë është, mundohuni me ndihmën e profesorëve tuaj, të aplikoni për të marrë një kredi për ta paguar shkollën. Nuk mund të bëheni nesër menaxherë pa pasur kontakt me punën, me jetën e përditshme. Në këtë kuadër unë do të shoh me UET-në në dy sektorë shërbimesh, të paktën t’ju ofrojmë mundësi për të punuar për 10 studentë”.

5 komente në “Behar Malaj: Rruga ime e vështirë e suksesit, nga konviktet e “Qytetit Studenti”, te milionat e fituara”

  1. Do je bere ndonje deal ketu se pas ferres qendron lepuri i madh! Eshte lajm qe ka lek nga pas! Kjo eshte gazetari jo au iu!

  2. Noli po permbyset ne varr says:

    Shume inspirues fjalimi. Faleminderit! Me ka rene edhe nje here rasti sot te degjoj kesisoj fjalimi, mbajtur ne rethana krejt te tjera, tek amjentet e nje kafeneje ordinere nga nje i rendomte qe mund t’a gjeni ne çdo cep te Shqiperise. Bravo Tema qe publikuat kete kryeveper.
    Kaq eshte kapaciteti qe mund te ofroje Shqiperia sot. Sa e trishtueshme!

  3. Sudja says:

    Ka ” harruar” të tregojë një detaj fare të vogël. Krijimin e firmës piramidale në Përmet në kohën e piramidave.

  4. Bujar Gjini says:

    Une e njoh personalisht Beharin qe nga U.B.T. si student . ka qene sh.i mire ,si njesi dhe si student . ka ecur me forcat e tij . Bravo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje