Civici në Zululand: Kanabizimi i Shqipërisë sjell më shumë të këqija se të mira; tollovia me regjistrimet në universitete nuk erdhi prej reformës

24 Tetor 2016, 20:23Sociale TEMA

I pyetur nga Nano, se mos vallë me largimin e FMN-së nga Shqipëria në shkurt është hequr qafe një pengesë për të bërë ndonjë operacion elektoral, siç është rritja e rrogave me 35% në mars, gjë që është paralajëmruar se do do ndodhë, Civici u përgjigj se nuk është e thënë të jetë kështu. Largimi i FMN-së i lë dorë të lirë qeverisë, vijoi ai, por në këtë rast nuk është domosdoshëmrisht kshtu, ngaqë rritjen e rrogave e lejon gjendja e ekonomisë, rritja e GDP-së me 3%, rritja e parave që janë futur në arkën e shtetit, etj. Më pas u fol për atë që Nano e quajti kanabizim të Shqipërisë, për stimulimin që ky kanabizim i ka bërë ekonomisë, por edhe mbi rreziqet që i kanosen vendit, nëse kjo gjendje lihet kështu për një kohë të gjatë. “Kultivimi i drogës nuk të nxjerr nga varfëria. Shembulli ilustrues janë Kolumbia e Afganistani, që nuk janë bërë të pasura nga kjo gjë”, nënvizoi Civici.

Në pjesën e dytë u fol për tollovinë e bërë me regjistrimet e maturantëve në shkollat e larta. “Kjo që ka ndodhur nuk ka lidhje me refomrën e arsimit të lartë”, tha Civici, që është një nga njerëzit që është marrë me reformën. Ai la të nënkuptohet se faji për këtë është i Ministrisë së Arsimit.

5 komente në “Civici në Zululand: Kanabizimi i Shqipërisë sjell më shumë të këqija se të mira; tollovia me regjistrimet në universitete nuk erdhi prej reformës”

  1. durresi says:

    Kohet e fundit po shoh nje bombardim mediiatik per universitetin uet.nuk ka moment te lajmeve qe ky uet nuk nxjeŕ koken. Biles biles stafi i tyre pedagogjik paska bere edhe nje program per zhvillimin ekonomike te vendit. Kete te fundit une e shoh nje idiotesi me brife dhe mendoj qe edhe ata qe e kane shkruar nuk e besojne ate, por behet fjale thjesht per te reklamuar universitetin.
    E perseris edhe nje here: nuk kam pare me te vertet kurre nje hapsire mediatike kaq te madhe per kete universitet. Edhd sikur nobelin te kishin mare nuk do dilnin kaq shume ne televizion.

  2. beci says:

    o muc pyete pak armandon per legalizimet he fier

  3. krysho ludovik says:

    ja dhe ergati i heri cilit
    ja nxorri bojen ne opinion rakipi edhe ky tani leshoi zagaret si ky me lart te lehin neper televizione
    do ta privatizoje herni cili shtetin mo intelektual me meditje?

  4. vang says:

    Po pse situll artikulli eshte ky?,dmth paska edhe te “”mira” te tjera vec pasurimit te kontrabandisteve??Jo nuk ka asnje te mire sepse ajo shkon e gjitha per konsum dhe aspak per industrine farmaceutike.Cfare te rrjeshtoj me pare?Zaptimin e tokes?crregullimet qe krijon mbjellja e tij ne bujqesi etj.Por e keqja me e madhe i behet njeriut kudo.I ben te mvarur nga droga perdoruesit dhe i con tek heroina.Shkaterron me mijra e mijra njerez dhe i shpie drejte vdekjes.KA me keq se kaq qe te themi ”kanabizimi i ben me shume keq sesa mire Shqiperise sikur raporti eshte 2 me 3.Eshte renia e shoqerise shqiptare ne llum.Renia ne nje vurg ku aty kan varrosur shpirtin e tyre te pa skrupullt

  5. vang says:

    U prek redaksia per menyren se si e kane formuluar titullin,kritikes time???,prandaj nuk e lejuan komentin.Si eshte e mundur te thuhet se ka me shume te keqia se sa te mira kanabizimi i Shqiperise.si eshte raporti??? Me thoni nje te mire.Dhe me e keqja eshte qe te njejtin artikull e keni botuar edhe me pare.A ka llogjike te thuash se paska edhe te mira,?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje