Deputeti socialist: Ben Blushi të provojë se sa i vlen lëkura tani që iku nga PS

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

caraDeputeti socialist, Parid Cara, thotë se Ben Blushi tani që u largua nga PS, duhet të provojë sa i vlen lëkura.

Megjithatë, ai shprehet se në PS do ta pranonin sërish, nëse Blushi vendos të rikthehet.

“E kam ndjekur lëvizjen e ditëve të fundit që kanë bërë dy ish-deputetët e Partisë Socialiste, Ben Blushi e Mimoza Hafizi, dhe ishte e pritshme që ata të largoheshin nga PS-ja.

Se sa do ta penalizojë ky largim Partinë Socialiste, këtë nuk di ta them, pasi Blushi duhet të provohet në zgjedhje “se sa i vlen lëkura”.

Natyrisht historia e këtyre 25 viteve të Partisë Socialiste ka pasur fenomene kur deputetë të saj janë larguar dhe prapë janë rikthyer.

PS-ja është një parti e hapur dhe demokratike e kam bindjen se strukturat e saj do ta pranojnë sërish Blushin, pasi të ketë kuptuar që ka gabuar”, shprehet Cara në një intervistë për Panorama.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “Deputeti socialist: Ben Blushi të provojë se sa i vlen lëkura tani që iku nga PS”

  1. O parid cara( kara) po ty sa te vlen lekura pa PS! Asnje qindarke eshte pergjigja! As tu e as gramoz rucit e as edi rames ponte dilni si depute jashte sigles se PS! Po nukMe besuat provojeni dhe me kthe pergjigje! Ndaj mos beni si gjela maj plehut! Ri si mut aty ku je dhe boll na cate karin si te forte! Injorante qe bythlepirja u beri gjasme njerez

  2. xx says:

    Kushti i Benit ishte zgjedhja demokratike e kryetarit te partise, zbatojeni dhe problemi eshte i zgjidhur.

  3. genti says:

    ju rilindasit perfitoni ngaqe skeni opozite ska alternative tjeter dhe ai vend ka shume pak intelektual.zoti blushi ,do tu mari votat e atyre qe skane lidhje me politiken ne aspekt interesash,njerzit qe kane ideali dhe njerzit qe jane objektive e nuk bejne militantin apo tifozin ..po sa jane keta..shume pak..keshtu qe ju vashdoni e gezoni injorancen e atij populli duke qene se jeni krye injorant vet..

  4. fieraku NGA ferrasi says:

    Num e di per ty o cara
    Po mua me vjen turp te kem deputeti i atij parlamento dhe i ketij vendi ne kufijte e mbijeteses
    Po per njerezit e pacipe eshte nje strehe e mire.
    Keshtu si eshte katandise ky vend
    Ska blush qe e ndreq.

  5. Une says:

    Po PD-istat c’pune kan nje japim mendim se c’behet majtas? I ka leshu Sala salucet e tij si qen me ere te lehin sa me shume…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *