Pajtimi shqiptaro-serb: Këpucët e mëdha për Ramën dhe Vuçiçin

ALEKSANDAR VUCIC I EDI RAMANga Enver Robelli

 

Vitin e kaluar, kur Tiranën e vizitoi kryeministri serb Aleksandër Vuçiqi, homologu i tij shqiptar Edi Rama tha: «Besoj se ne shqiptarët dhe serbët kemi sot mundësinë që të bëjmë të mirën për vetë rajonin tonë atë që francezet dhe gjermanët bën për vete dhe Europën pas Luftës së Dytë Botërore». Para pak ditësh, ndërsa qëndroi për vizitë në Serbi, Rama përsëriti: «Shqiptarët dhe serbët e këtij shekulli të ri mund të bëjnë përmes njëri-tjetrit për veten e tyre dhe për Ballkanin, atë që francezët dhe gjermanët bënë për veten e tyre dhe për Europën duke kapërcyer me largpamësi rrëqethëse dhe vendosmëri titanike lumin e madh të gjakut që i mbajti të ndarë me shekuj të tërë».

A mund të pajtohen shqiptarët dhe serbët sipas modelit gjermano-francez? Mirë do të ishte! Siç e theksoi me të drejtë publicisti Veton Surroi ideja e pajtimit «tingëllon bukur, është në interesin shtetëror të Shqipërisë, por nuk është e përsëritshme. Pajtimi historik franko-gjerman qe i mundur vetëm me okupimin e Gjermanisë, ndërtimin e një shoqërie demokratike gjermane nën institucionet e okupacionit dhe një katarsis kombëtar që mori përgjegjësinë kolektive për nazizmin dhe politikën e gjenocidit. Pajtimi i këtillë mes shqiptarëve dhe serbëve nuk po pengohet prej shqiptarëve. Ai do të vijë kur Serbia të jetë një shtet demokratik, i cili duke u ballafaquar me të kaluarën e vet pranon përgjegjësinë kolektive të përndjekjes së shqiptarëve të Kosovës dhe me dorë të shtrirë e njeh Pavarësinë e Kosovës».

Përtej këtij argumenti duhet theksuar se çdo krahasim historik është problematik, shpeshherë i paqëndrueshëm, sepse në të shumën e rasteve nuk përputhen rrethanat. Të nisemi nga një shembull i thjeshtë: nëse mund të krahasohet pajtimi mes gjermanëve dhe francezëve me pajtimin e supozuar mes serbëve dhe shqiptarëve, atëherë duhet krahasuar edhe figurat historike me akterët aktualë: Aleksandër Vuçiqi në rolin e Konrad Adenauerit dhe Edi Rama në rolin e gjeneralit krenar Charles de Gaulle. Një krahasim i tillë mund të shkaktojë shumë të qeshura në publik. Këpucët e Adenauerit dhe të De Gaullit janë shumë të mëdha për Vuçiqin dhe Ramën.

Nëse tentojmë të krahasojmë Adenauerin me Vuçiqin, atëherë faktet e bëjnë të pamundshëm krahasimin: pas marrjes së pushtetit partia e Adolf Hitlerit NSDAP e hoqi Adenauerin nga posti i prefektit të Kölnit. Më parë Adenaueri kishte refuzuar t’ia japë dorën një lideri nazist. Vuçiqi, ndërkaq, ka qenë në vijën e parë propagandistike të partisë fashiste serbe, të njohur si Partia Radikale e Serbisë e Vojislav Sheshelit. Si militant i Sheshelit ai në fillim të viteve ’90 ka qëndruar në Pale të Bosnjës, ku ka punuar në një radio propagandistike të Radovan Karagjiqit dhe Ratko Mladiqit.

Atëbotë Partia Radikale e Serbisë prezantoi planin për zgjidhjen e problemit të Kosovës: të infektohen shqiptarët me HIV, pastaj sëmundja e AIDS-it do t’ia heq qafe Serbisë «llumin shqiptar», siç i quante shqiptarët babai i nacionalistëve serbë Dobrica Qosiq.

Pas gjenocidit në Srebrenicë Vuçiq ka kërcënuar se për një serb të vrarë do të vriten 100 myslimanë të Bosnjës. Në vitin 1998 ka qenë ministër i informacionit, kupto: censurës i regjimit të Slobodan Milosheviqit. Pasi Milosheviqi në një revolucion gjysmëditor më 5 tetor 2000 humbi pushtetin, Vuçiq mbeti militant antiperëndimor dhe u shqua edhe me aksione konkrete: protestoi kundër autoriteteve që një bulevardi në Beograd ia vunë emrin e kryeministrit properëndimor Zoran Gjingjiq, i cili u vra më 11 mars 2003. Vuçiq kërkonte që bulevardi të bartte emrin e Ratko Mladiqit. Ndërsa Vuçiqi shtiret si i moderuar, frymën fashiste të radikalëve e vazhdojnë politikanë si Marko Gjuriqi dhe Aleksandar Vullin.

Që Edi Rama nuk mund të krahasohet me gjeneralin Charles de Gaulle dihet katërçipërisht. Vitet ’90 Rama i ka kaluar si mondialist nëpër Europën Perëndimore me ambicie për të qenë piktor i njohur dhe konfliktet në Ballkan mund t’i ketë «kuptuar» vetëm nga filmat e Emir Kusturicës, një regjisor filmi «çudibërës», siç e quajti gjatë vizitës në Beograd. Gjatë fazës së nxehtë të konfliktit në Kosovë Rama ishte ministër i Kulturës i Shqipërisë dhe nuk mbahet në mend të ketë bërë ndonjë deklaratë serioze për Kosovën. Domethënë biografia e tij politike dhe publike nuk e kualifikon për të marrë rolin e një Charles de Gaulli shqiptar. De Gaulli i vërtetë, francezi, në Luftën e Dytë udhëhoqi rezistencën e «Forces françaises libres» kundër trupave naziste dhe regjimit kolaboracionist Vichy. Në qeverinë e Fatos Nanos Rama mund të ketë zhvilluar ndonjë betejë me brushë, kaq.

Para se të fliste për pajtim mes serbëve dhe shqiptarëve Rama do të duhej të konsultohej gjerësisht me të gjitha forcat politike në Kosovë, me shoqërinë civile, me qytetarë. Për fatin e keq të Ramës gjasat që ai të merret seriozisht në Kosovë janë të vogla. Një kryeministër i Shqipërisë që vjen në Prishtinë, mban fjalim në parlament dhe e përmend vetëm Adem Jasharin, ndërsa e injoron emrin e Ibrahim Rugovës, e përjashton veten nga çdo rol gjithëkombëtar. Një rol të tillë ndoshta një ditë mund ta luajë ndonjë kryeministër apo president tjetër i Shqipërisë, kuptohet në bashkëveprim me krerët e shtetit të Kosovës dhe në të mirën e të gjithë shqiptarëve në Ballkan.

Të mirën e përbashkët e patën parasysh Adenaueri dhe De Gaulle kur në vitin 1962 u takuan në Katedralen e Reimsit për t’ia shtrirë dorën e pajtimit njëri-tjetrit, me ç’rast u mbajt edhe një meshë pajtimi. Ta paramendojmë një meshë të tillë pajtuese serbo-shqiptare: Vuçiqi me siguri do e merrte me vete patriarkun Irinej, i cili para pak ditësh bëri thirrje që Kosova të rikthehet në gjirin e Serbisë me luftë.

Një vit pas meshës në Reims në Pallatin Élysée u nënshkrua Marrëveshja për bashkëpunim mes Francës dhe Gjermanisë. Marrëveshja kishte tri synime: vulosjen simbolike të pajtimit mes gjermanëve dhe francezëve, fillimin e një miqësie të vërtetë mes dy popujve dhe sidomos të rinjve dhe ndërtimin e një Europe të bashkuar. Në fjalimin e tij në prefekturën e Reimsit kancelari gjerman Konrad Adenauer tha: «Nëse dy popujt tanë, populli francez dhe gjerman, nuk bashkëpunojnë, nëse nuk bashkëpunojnë në unitet të ngushtë, me besim të plotë ndaj njëri-tjetrit, me afinitet dhe miqësi, nuk do të ketë paqe, as për Francën dhe Gjermaninë, as për Europën, as për botën».

Kur është dëgjuar të ketë thënë Vuçiq fjalë të tilla në kontekst të konfliktit shekullor serbo-shqiptar? Kurrë. Gjatë vizitës së Ramës në Beograd Vuçiq tha se ka dëgjuar se shqiptarët janë njerëz të fjalës, pastaj shtoi se serbët dhe shqiptarët janë dy kombet më të mëdha të Ballkanit dhe nuk duhet të lejojnë që të tjerët të zgjidhin problemet e tyre. Kjo retorikë është e njohur në Kosovë. Edhe pas masakrës ndaj familjes Jashari në Prekaz në mars 1998 Rusia bashkë me Serbinë dhe me shërbëtorët e saj shqiptarë përpiqeshin t’i largonin amerikanët nga involvimi në konfliktin e Kosovës. Ideja ishte të bindeshin shqiptarët të pranojnë bisedime bilaterale me Serbinë, pa praninë ndërkombëtare.

Një apel të tillë po e bën edhe sot Vuçiqi: ejani shqiptarë t’i zgjidhim vetë problemet, duke përjashtuar shtetet perëndimore. Pse Edi Rama bie në këso grackash serbe mbetet ende e paqartë. Në paraqitjet e tij publike Rama nënvizoi se shqiptarët e kanë fituar luftën ndaj Serbisë dhe duhet të sillen si fitimtarë. E vërteta është se shqiptarët e kanë nisur, por nuk e kanë fituar luftën ndaj Serbisë. Atë e ka fituar NATO-ja. Rrjedhimisht, shteti i Kosovës si projekt i përbashkët i shqiptarëve të Kosovës dhe i shteteve perëndimore nuk mund t’i lejojë vetes aventura pseudopajtuese me Serbinë për aq kohë sa Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës. Do të ishte mirë që Edi Rama të ndiqte ndonjë orë të historisë. Kështu do t’i ndihmonte edhe Shqipërisë, edhe Kosovës.

REMOTE_ADDR:[]

19 komente në “Pajtimi shqiptaro-serb: Këpucët e mëdha për Ramën dhe Vuçiçin”

  1. Gjorku says:

    Mirè zoti Robelli ke “qèlluar” nè shenjè. Sikur tè demostroje qè Franca dhe Gjermania kanè bèrè luftè tè ndèrsjelltè me njèra – tjetrèn, Parisi dhe Berlini kanè ndryshuar padronèt,kujto luftrat franco prusiane, betejat e Bonapartit dhe ajo e Hitlerit ishte e fundit. Shqipètarèt nuk kanè sunduar nè Beograd as nè èndèrr dhe as qè kanè bèrè njè betejè me ushtri nè front…Por ky ishte fati ynè shqipètarèt fèmijè jetim tè askujt. Pa u zgjatur pajtimi ynè me serbèt nuk merr kuptimin e mirèfilltè tè paqes nèse serbèt nuk ulen nè gjunjè para shqipètarit, gjè tè cilèn TI enveri Robellit e ke argumentuar me njè trasparencè pèr tu pèrshèndetur !

    1. antifashisti says:

      Ky Robelli e ka treguar perhere se ne emer te patriotizmit ben punen e serbit!
      Ne ish Jugosllavi ne cdo 3 spiune te UDB-se njeri ishte shqiptar kane deklaruar vete ata!
      Nuk eshte cudi qe edhe sot spiunet e Serbise si ky Torobelli,te punoje per armiqte e shqiptareve duke percare shqiptaret!

    2. Skypion says:

      Pershendes Robellin per paraqitjen e anes qesharake,te krahasimit qesharak qe kryeministri qesharak i Shqiperise,ben duke sjelle shembullin e Frances dhe Gjermanise.Megjithese i gjate,sic zakonisht jane shkrimet e zoterise,kesaj radhe,ky shkrim,po me duket i shkurter.E kjo ,per vete faktin,se cdo gje eshte thene me vend.
      Por,kam verejtjet e mia.
      Si shume gazetare te tjere nga Kosova,qe i meshojne shume paditurise se Rames,por edhe te kolegeve te tyre ne Shqiperi,per ceshtje te Kosoves,nuk e perfillin faktin qe,pervec paditurise,po kaq e rendesishme eshte edhe ndjeshmeria.Me sakte:ndjeshmeria e munguar.Une thashe per delikatese po kaq,sepse,per mua eshte me e rendesishmja.
      Edi Rama eshte injorant ne fushe te historise por,eshte qesharake te besohet se ai nuk i di te gjitha keto qe thote zoti Robelli.Ne mos i ka ditur me pare,ia kane thene keshilletaret e tij,qe merren apostafat me kete pune.I di te gjitha.Absolutisht.Ashtu sic e dine te gjitha edhe ata analiste dhe intelektuale ne Shqiperi qe po e mbeshtesin keto dite.
      Por,kur i dine te gjitha,pse mbajne kete qendrim?!
      Por,nese i dine te gjitha pse,sa me shume t’ua vesh ne dukje,aq me shume kembengulin?!
      Sepse …. jane te pandjeshem.Kurse kokefortesia ne kembengulje,i ben cinike.E as nuk u behet vone per kete.
      A mund te akuzosh dike se pse eshte i pandjeshem?!
      Edhe mundet,por nuk ka mase per kete .Kurse ata qe mund te bejne akuza te tilla,perhere jane stigmatizuar si folklorike;cka perben nje arsye te forte,psikologjike,per t’i intimiduar;shume jane intimiduar;per kete arsye,faktori i ndjeshmerise nuk permendet,pothuaj,fare.
      Per mua,ndjeshmeria ose pandjeshmeria e nje pjese te politikes,shtypit dhe botes intelektuale ne Shqiperi,eshte shume e rendesishme,ne raport me ceshtjen madhore kombetare:ate te bashkimit kombetar.
      Ky,qe po e quaj “grupi i te pandjeshmeve”,ka vecorine e tij politiko-kulturoro-krahinore.Qe nga Rama i pari,e deri tek i fundit bashibozuk i tij politik a mediatik qe e mbeshtet ne kete rast,kane kete vecori dalluese.
      Edi Rama,para se te behej politikan,ka qene publicist.Ne te njejtin grup publicistesh me Lubonjen dhe Klosin.Keta kane qene te paret qe “paten” zbuluar “gjenite” e medhenj serb te mendimit dhe kultures.Keta qene te paret,qe permenden Andricin e Kusturicen;ua prezantuan ato,shqiptareve te Shqiperise,si serbe mendjendritur e me shpirt te madh krijues.Klosi si permend me,se ka vdekur.Por,Lubonja i permend cdohere kur vjen rasti.Mendohej se Rama,per shkak te angazhimit politik,do ta kishte lene menjane kete sport provokues.Por,jo!Bile tani qe eshte Kryeminsiter,i permend me shume.
      Eshte e kote,si nga gazetare e intelektuale te Kosoves,ashtu edhe ata te Shqiperise qe jane kritike me Ramen,t’i terheqin atij verejtje per citimin e shkritmarit shovinist serb Ivo Andric.
      E pate si reagoi,ne nje studio televizive,kur gazetarja e pyeti per kete gje?!
      E c’te keqe ka?! – u pergjigj Rama!
      Domethene,c’te keqe ka qe citoj Andricin,shkrimtarin shovinist qe ka hartuar programe per shfarosjen e shqiptareve?!
      Tregojani te gjitha,ckane thene e bere,si Andrici si Kusturica,ndaj shqiptareve… prape do te thote,me syrin shkop : e c’te keqe ka ketu?!
      Te njejten gje do te mund ta thonin,po te pyeteshin,secili prej atyre analisteve dhe intelektualeve ne Shqiperi qe e mbeshtesin.Ka ndonje perjashtim.Por,eshte kaq i vaket,sa e kupton menjehere qe edhe ky qe po e kritikon,ne fakt e ben se eshte i detyruar per shkak te pozes patriotike qe ka marre,dhe jo prej ndonje fare ndjeshmerie per shqiptaret e Kosoves qe kane vuajtur shovinizmin e ketyre “gjenive” serbe.

  2. Toni KS says:

    Edi Rama dhe buzevagina Vucic mund te mos mbushin kepucet e DeGaullit dhe Adenauerit respektivisht, por aq me pak i mbushin kritiket brekegrisur te tyre. Regjioni me i prapambetur ne Europe nuk e ka lluksin per konflikte te tejzgjatura. “pajtimi” nuk eshte ide e politikaneve primitiv ballkanik por e padroneve angloamerikan dhe gjerman. Duan njerizit me te drejte te shohin kthim ne investimin miliarda dollaresh per sigurine e regjionit. Shto ketu faktin qe gati te gjitha shtetet ballkanike jane buze bankrotit, cfare zgjidhje tjeter kane pos degjimit te padronit. Kjo ne fakt nuk eshte gje aspak e keqe per regjionin.

  3. Ledio says:

    Edi harxhon leket edhe frymen kot. I vetmi pajtim duhet te jete mbyllja e Ambasades Shqiptare ne Beograd edhe Largimi i Ambasades Serbe nga Tirana. Shume shqiptar kane punuar edhe do vazhdojne te punojne per Serbet, keshtu qe i vetmja menyre eshte largimi i tyre nga territori i Shqiperise edhe shpallja si tradheti e larte e kujdo qe punon qofte per ta edhe qofte per Greket

    1. Adi says:

      Ore Ledio “idete” i paske te guximshme ne blog po jam i sigurt qe do i mbushje breket nese vertet do te te rekrutonin ne ushtri per te luftuar serbin. Se gjithe ju luftenxitesit kujtoni se luften do e beje dikush tjeter per ju. Do e bej shteti e ti do rrish te luash lloto, te pish kafe, te “gjuash ne fejsbuk” (se edhe femra nuk jua a mban te gjuani ne boten reale)

  4. bimbashi says:

    Shkrim i mire por mendoj se ke bere disa interpretime te gabuara:
    1. Edi Rama nuk mori persiper qe te realizoje pajtimin me Serbine dhe te deklarohet si babai i ketij pajtimi. Ai thjesht eshte iniciatori i nje procesi qe duhet te zgjase per vite te tera dhe qe duhet vazhduar nga pasardhesit e tij.
    2. Nuk eshte e llogjikshme qe te pritet deri sa Serbia te reflektoje ne te kaluaren e saj dhe vetem atehere te hedhim nje hap perpara drejt pajtimit. Madje, per mendimin tim, duke i folur nje njeriu si Vucic, qe ka nje te kaluar fashiste, per pajtim, per njohje te Kosoves, dhe per hapje te mendjes dhe ndryshim te gjykimeve eshte me e rendesishme (normalisht me e veshtire se sa mund te beje me Zoran e Gjingjic) dhe me largpamese. Nese neser pasneser ne Serbi vjen ne fuqi nje mendjehapur, te pakten ai do ta kete me te lehte, pasi baza eshte krijuar, hapin e pare e kemi hedhur ne.
    3. Fakti qe Edi Rama permend Kosoven sa here takohet me krymeinsitrin serb, tregon haptazi qe Shqiperia nuk eshte per bisedime bilaterale mes Kosoves dhe Serbise, ashtu sic e duan serbet apo ruset. Edi Rama po i tregon serbet, qe edhe nese perendimi ua dredh shqiptareve si ua ka dredhur gjithmone dhe Shqiperia ka bere sehir, kesaj rradhe nuk te jete me keshtu. Shqiperia ka kthyer koken dhe po i shikon te gjithe shqiptaret e ballkanit njesoj; fundja, me apo pa Edi Ramen, Kosova vendos vete si do te necioje me Serbine.
    4. Ballfaqimi i historise frank-gjermane me pajtimin shqiptaro-serb nuk tregojne patjeter faktin qe Edi Rama ka rene ne gracken serbe apo qe krahasimi eshte i pavend. Hapi i pare ne nje proces pajtimi eshte i njejte dhe kerkon njeren pale te shtrije doren e pajtimit, cfare vazhdon eshte histori dhe koha do ta tregoje nese serbet dine te sillen si gjermanet apo jo…
    Respekte!

  5. kozmo says:

    SHTO MIELL ,SHTO UJE , DEL BUKA E MADHE ,
    MJAFT ,SE U BE TERKUZE .

  6. vang says:

    Disa nga ju nuk e shohin goten te mbushur pergjysem,por shihni gjysmen e zbrazet,.Flisni per rolin e Europes dhe lini menjane se ajo e jep drejtimin per te mos thene se u ve kushte.Pese kerkoni te gjeni ndryshimet midis Rames dhe De Gol ku pa tjeter qe do kete ndryshim??Permblidhuni pak dhe mos shkoni kaq larg.

  7. Albania says:

    Po pse jane kaq te mrapshte keta njerez ,po mjaft se na cate trapin neqofte se kosovareve nuk ju pelqen cfare ben Edi per ta le ta fillojne luften me serbin por kam frike se kesaj rradhe nuk do kete NATO me qe ti ndihmoje dhe sdo kene bythe ta cojne deri ne fund.Ndersa dicka per ty ledio qe te ka ngelur ora, nuk ka fituar asnje deri tani nga dhuna apo lufta dhe me ate mentalitet qe paske ti mor rrush me duket se qenke me te meta mendore.

  8. Arbo Dardani says:

    Uaa Robelli edhe ti qenke per “identitetin e ri” dhe mbeshtet ” xhelozin e liderit kosovar” se nuk eshte “ylli” rajonit. Ky eshte arsyetimi I mendjengushteve te Shqiperise londineze ( jo te gjithe). Reagimet nuk ka qene per shkak te dy deklaratave te Rames por per shkak te sjelljeve te tij, jo serioxitetit te tij? marreveshjeve te tij. Te bisedosh me Serbine nuk do te thote se duhet t’iu vardisesh atyre dhe te besh lojen e Serbise. Cfare mendoni qe Kosova do te heshte dhe do te pranoje dicka te tille. Marreveshja per librat ka shkelur marreveshjen r Brukselit, ka injoruar Kosoven, la celut nje dere Serbisr per t’i ikur kesaj marreveshjeje dhe ka ndihmuar Serbine per te mohuar Kosoven. Muk mund te kete pajtim me Serbet pa I njohur Kosova dhe pa kerkuar falje per krime dhe demshperblyer viktimat sepse kete nik e lejon shteti shqipetare I Kosoves. Kurse ju vazhdono t’i shisnin gocat prr burrat e pamartuar serb ne zonat me te thella te srbise. Thuhet se ka mberrit ne 500 numri I tyre.

  9. kuq e zi says:

    shkurt dhe qarte
    ky krahasim nuk qendron dhe eshte i pamundur
    sepse gjermanet ishin humbesit e luftes se dyte boetrore dhe nuk vinin dot kushte ndersa ne ballkan lufta ska mbaruar
    nje gjeneral amerikan thonte lufta eshte e fituar kur kundershtari pranon humbjen
    qe te krahasohen dy shembujt duhet te nenshtrohet serbia dhe aleatet e saj pastaj te flasim per shembullin franko-gjerman

  10. Q.S says:

    Eshte nje artikull we I shkon per shtat atyre grupeve te interesit qe te mbajne kete situate ne Ballkan. Ti shoku gazetar nuk je as me pak e as me teper se Vicici, Mlladici apo Milloahevici. Ata gerrmuan ne histori per te gjetur diferencat midis shqipetareve, bosnjakeve dhe serbeve.
    Perpara hecet jo duke mbajtur koken mbrapa. Dy ata figura gjermane dhe franceze bene ate qe e hodhen mbrapa te gjithe ato te keqija qe ndodhen. Po ashtu dhe popujt. Eshte Kosova dhe Serbia ne gjendje ta lere mbrapa te kaluaren dhe te shohin Si te ecin perpAra

  11. Mbesa e De RADAJVE says:

    Mjaft më, or UJK! Më fal që ekzistoj si qëngj dhe të shkaktoj tundim për të më gëlltitur.
    Unë shtrij këmbën e pajtimit dhe ti më përqafo me dhëmbët e zhvatnimit.
    Brenda këtij dialogu do të kalojë akti i “pajtimit” dhe i mashtrimit..

  12. Baton Kita says:

    ME VEND dhe ka për t´u thënë edhe më shumë për këtë hap disfatist. Pajtim pa kritere dhe miqësi pa kritere nuk ka.
    Lajthitje ose dashakeqësi, do mësojmë pa kaluar shumë kohë.

  13. Para Laci says:

    Enver, pa dashur te te ofendoj, kjo qe thua ti eshte si ajo shprehja qe thote “Prit gomar sa te mbije bar”. Edhe ne po presim deri sa te pushtosh Serbine me kallashnikovet e Policanit Shqiptar dhe pastaj te fillojme procesin e faljes se gjakut.

    As Franca nuk e pushtoi Gjermanine ne luften e 2 botrore po ishte koalicioni qe hyri ne Berlin, ashtu sic koalicioni i Natos qe hyri ne Beograd. Serbia mund ti mos kerkoje falje popujve te ballkanit sepse pas saj mund te fshihet Rusia. Rusise nuk i intereson nje ballkan stabel.
    Ashtu sic kemi ne spiune serbe ne strukturat shteterore, edhe Serbia mund te kete spiune Rus ne strukturat e veta qe e paralizon ecjen e vendit perpara.
    Serbia ju ka vra e pre. Kete nuk e mohon askush, por duke pare menyren se si gjerat jane, ju as po e merrni gjakun e as po e falni. E vetmja gje qe po beni eshte se po pranoni te ngujoni veten tuj ne kulle, qe eshte kunderta e asaj qe duhet te beni.
    Nuk dua te nxjerr Ramen si nje “Adem Demac” i Shqiptareve, por dikush, ne nje menyre apo tjeter duhet ti nxjerre shqiptaret nga kulla e ngujimit. Gjakun tani per tani nuk mund t’ja u marrim, por te pakten te ndihemi te lire.
    Ramen e pranojne ne Beograd sepse ai eshte me intelektual se te gjithe te tjeret dhe nuk paraqet kercenim per Serbine, prandaj me Serbine te pakten tani per tani duhet mbajtur “tic e mos e kput”.

    Edhe pse ne te shqiperise jemi te keqij me njeri tjetrin (sepse jemi shum te dhene pas jetes materiale), prap se prap i jap te drejte atij shkrimtarit boshnjak qe na quajti popull europian dhe tha se ketu ne shqiperi njerzit ndryshojne nga sllavet e jugut. Ketu cdo gje eshte me hapur. Korrekt!
    Edhe ne te shqiprise na kane vra e pre, por edhe pse te vrare e te prere, ne te pakten nuk pranojme te ngujojme veten ne kulle. Ne te shqiprise duhet te mesojme nga ju te kosoves se si i beni disa gjera qe ne nuk dijme ti bejme. Por ju te kosoves nqs doni te mesoni nje gje nga te shqiperise, ajo eshte te mesoni te dilni nga mjegulla e zeze qe ka zaptuar ballkanin dhe sllavet e jugut ne pergjithesi. Dhe eshte pikerisht ketu qe duket se ne te shqiperise ndryshojme nga te kosoves.

  14. orient says:

    shekujt kane ndryshuar ..adn po ashtu.ka celular,jo celula..po falen gjaqe..na tregove qe je i ditur..por nuk na binde..

  15. korcar nga Zboqi says:

    Te dashur byrazere Te Kosoves! Me qe ju vlon gjaku, reshtohuni mbas ketij Robellit, rembeni armet dhe kojani nonen Serbit por ne na lini rehat ne punet dhe hallet tona. Me e Mira qe mund te beni per ne eshte mos te na urdheroni diten e votimit si kini bere ngajere
    Falemnderit

  16. capi dhia says:

    25 Tetor 2016. Shekulli. Lajmi i fundit.
    Shpirti i ndryshimit dhe mungesa e paragjykimeve – në politikën e jashtme shqiptare
    Nga Nasho Bakalli

    Po ndodh të mos kuptohet nga gazetarë, intelektualë, dhe politikanë, këtu dhe në Kosovë, se Shqipëria është faktori që prodhon vetëm paqe në Ballkan. Për shembull, Enver Hoxhaj, Albana Xharra, Halit Matoshi, etj., nuk e tretën dot në vetëdijen e tyre sjelljen politike të Edi Ramës mbajtur në Forumet, më të fundit, Shqiptaro-Serbe të Sigurisë dhe të Biznesit, në Beograd dhe Nish të Serbisë, ku ai provoi përpara shteteve të Ballkanit, BE dhe SHBA shpirtin e punëve të pastëra të Shqipërisë. Mendoj se qëndrimi i individëve më sipër shënuar ishte shprehje e të pëlqyerit të vetes pakufi, gjë kjo që u hapi rrugën ta bëjnë “lesh e li”, me dokrrat e tyre, mjedisin vllazëror mbarëshqiptar. Po kur njeriu merr tatëpjetën e pëlqimit të paprerë vetes, është zor të ndalojë.

    Dhe përqasja publike e kryeministrit Edi Rama i’u detyrua atyre gazetarëve, intelektualëve, dhe politikanëve, në Prishtinë, Tiranë, Beograd, Athinë, që u pëlqen vetja, dhe jo e vërteta. E vërteta për kryediplomatët në Prishtinë dhe Athinë vërtitet ashtu si e do interesi që siguron sa më gjatë kolltukët e tyre, dhe për këtë arsye ata kumtuan “duke kërcitur dhëmbët” se formula për paqtimin e Ballkanit gjëndet te mirazhet e ideve dhe mjeteve nacionaliste. Sa u përket intelektualëve, ata mbeten komikë sa herë përsëritin mekanikisht mbretërimin e lirive e të drejtave të njeriut në Europë!?. “Klanet”, sa i përket masmedia, u ardhën pas avazit gjithë atyre që prodhuan njoftime te koruptuara. Këta gazetarë, diplomatë, intelektualë “harrojnë” se siguria bashkëkohore në Europë dhe Lindjen e Mesme është e kërcënuar qartësisht, dhe mbase do të ishte më e dobishme të mësojnë të përdorin bajonetën për të shpëtuar kokat e tyre.

    Cila është, për mendimin tim, sjellja politike e Edi Ramës në siujdhesën e Ballkanit? Kryeministri i Shqipërisë e quan të padobishme metodën tradicionale të lidhjes nyje të marrëdhënive shqiptaro-serbe me formulën e armiqësisë së pashlyeshme, ndonëse kjo gjë do të ishte zgjidhja më e lehtë për kryeministrin. Teza e Edi Ramës është e thjeshtë. Unë e kuptoj kështu: duke e pranuar ngurrimin tinëzar të BE për zgjerim me Shqipërinë, çfarë duhet të bëjmë? Duke parë rolin aktiv të Rusisë në Ballkan, çfarë duhet të bëjmë? Të rrimë me sytë nga qielli!? Jo. Duhen sfiduar ngurimi i BE, dhe aktivizma e Rusisë. Me ç’qëllim? Sigurimin e stabilitetit në Ballkan. Me çfarë mjeti? Përdorimin e atij instrumenti që studimet e sigurisë bashkëkohore europiane e përcaktojnë “Politika ideale”. Më konkretisht: Politika ideale – si pjesë dhe fushë e menaxhimit konstruktiv të konflikteve të vjetra dhe të reja në Ballkan. Dhe, në këtë kuadër, Edi Rama – se kush tjetër mund ta bënte – i kërkoi SHBA ta mbështeste sjelljen politike ideale të Shqipërisë në Ballkan. Në përgjigje, dhe për ta siguruar suksesin e politikës shqiptare, SHBA zgjodhi të ndjekë strategjitë e “përmbajtjes”, dhe të “shtërngimit” ndaj atyre shteteve ballkanike që mund të minojnë stabilitetin ballkanik. Këtu dua të shtoj diçka konkrete, që dikujt mund ti duket si palidhje.

    Çfarë? Atë ditë që kryeministri Edi Rama deklaroi në Forumin e Biznesit Serbi / Shqipëri se “Shqipëria dhe Serbia duhet t’i kthejnë kufijtë në ura që bashkojnë” u ndodh, jo rastësisht, për vizitë zyrtare në Shqipër, Laura Boldrini, kryetare e dhomës së deputetëve të parlamentit italian, e cila në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë deklaroi se “Jam këtu për të afirmuar një miqësi të vjetër, që çdo ditë duhet të ushqehet”. Kush e njeh, edhe në vija të trasha, historinë e Ballkanit të viteve 1912-1943 nuk e ka të zorshme ti lidhë gjithë sa mësipër, dhe të kuptojë se politika ideale e Shqipërisë i shërben vetëm dhe vetëm bashkëjetesës paqësore dhe të begatëshme mes shteteve të Ballkanit; se politika tonë e jashtme nuk e prek aspak shenjtërinë e bashkëpunimit Shqipëri – Kosovë, i cili bëhen edhe më i vyer përballë dashurisë të Serbisë me Malin e Zi, Maqedoninë, Rusinë, dhe dinakërisë të Serbisë me Uashingtonin dhe Brukselin.

    Për të mos u zgjatur, SHBA është garancia e marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë. SHBA dhe BE janë filtrat që kullojnë papastëritë e mundëshme në sjelljet politike të Greqisë, Serbisë, Italisë me Shqipërinë dhe anasjelltas. Kjo është, gjithnjë sipas meje, vija e politikës jashtme shqiptare në Ballkan të cilën kryeministri Edi Rama e mbron me ngulm, faqeza mendimeve agresive. Që janë më shumë retorike se sa trimëri; më tepër të ngrehura se sa të qashtra. Këto të fundit e shtynë gazetaren e Kosovës të zbulojë: “shtatë arësye” për të cilat Edi Rama gaboi ndaj Kosovës, kur ai foli në Nish të Serbisë? Ndërsa Enver Hoxhajt dhe Halit Matoshit duket se u pëlqyen më shumë britmat e PD shqiptare, dhe asaj serbe, dhe jo shqipja e Edi Ramës. Britmat nuk kanë bazë te qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë.

    I vetmi rrezik për Edi Ramën, për aq sa unë e di atë njeri, gjëndet në disponimin e tij të tepërt për ti lënë për nesër ca gjëra natyra e paepur e të cilave i shkakton pastaj atij detyrimin që ti ftillojë ata rob që nuk ngopen së pëlqyeri veten e tyre. Disponimi i tij, po ndalem pak, nuk do të thotë se Edi Rama e bën këtë veprim ngaqë dyshon në saktësinë e politikës tij të jashtme. Përkundrazi, është besimi te vetja arësyeja që e emocionon atë në gjetjen e stilit të komunikimit më të preferueshëm për publikun. Gjithashtu, si shqiptar i mirë, ai ndjen dëshirën të ketë përkrahjen thuajse unanime të kombit. Kjo dëshirë, normale për një lider karizmatik, e të tjera obligime, që i thamë dhe nuk i thamë më lart, ushqejnë paprerë edhe “Aggiornamento-n” e Edi Ramës, ose, “shpirtin e ndryshimit, dhe mungesën e paragjykimeve” në politikën e jashtme shqiptare. Sjellje, këto të fundit, jo aq të lehta për tu praktikuar edhe nga njerëzit që nuk e kanë problem t’u pëlqejë vetja pakufi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *