Rrëzohet avioni ku udhëtonin zyrtarë të BE-së, 5 të vdekur…

24 Tetor 2016, 10:01Bota TEMA

Të paktën pesë persona kanë vdekur pas rrëzimit të një avioni që transportonte zyrtarë nga agjencia kufitare te BE, në Maltë.

Avioni i vogël u rrëzua në Luqa, pak pas ngritjes në orën 07.20 të mëngjesit me orën lokale.

Një dëshmitar tha për “Times of Malta” se avioni i vogël papritur u anua në anën e vet të djathtë dhe ra direkt në tokë.

Pamjet filmike tregonin avionin që digjej në një fushë, duke ngjitur një re të zezë tymi në ajër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje