Tension PSG-Verratti, mesfushori i pakënaqur me trajnerin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

veratiFillimisht mbylli gojën me dorë në shenjë pakënaqësie ndaj trajnerit dhe më pas iu shfry zëvendësit të Unai Emery.

Më shumë se barazimi 0-0 ndaj Marseille, në shtëpinë e Paris Saint Germain po bën zhurmë çështja “Verratti”.

Në “Parc Des Princes” ku kampionët pritën skuadrën e Rudi Garcias, italiani zhvilloi një ndeshje poshtë pritshmërive, por ai nuk e priti aspak mirë vendimin për t’u zëvendësuar.

“Çfarë do të thotë kjo? Ai mendon se unë luaj keq?”, mësohet t’i ketë thënë lojtari numrit 2 të stolit.

Nervozizëm që reflekton situatën aspak të qetë në skuadrën pariziene, që tashmë është e detyruar të qëndrojë në vend të tretë me 6 pikë më pak se Nice kryesuese.

Në Francë nuk e kanë humbur mundësinë për të kritikuar ashpër mesfushorin italian.

“Nuk shënon gola, nuk jep asiste dhe nuk prodhon lojë, nëse dëshiron të largohet nuk ka asnjë problem”, deklaroi në një intervistë një nga opinionistët më influentë të futbollit francez, Daniel Riolo.

Gjithsesi, në fund të ndeshjes, Emery tentoi të minimizonte gjithçka duke u shprehur se askush nuk është i lumtur kur ulet në pankinë.

Por, kriza te PSG nuk limitohet vetëm te Verratti sepse në të vërtetë as Matuidi nuk është i kënaqur me sjelljen e trajnerit.

Me siguri shumë prej lojtarëve nuk janë të kënaqur me merkaton e verës duke lënë bish vendin e Ibrahimovic.

Lojtari më i paguar në këtë sesion merkatoje ishte mesfushori Krychowiak, ndërsa përforcime të tjera që nuk kanë arritur të bindin janë edhe Jese e Ben Arfa, që tashmë ka bërë gati valixhet për t’u larguar në muajin janar./ SS

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *