VIDEO/ Shkëlzen Gashi nuk ndalet, shpëton nderin e Colorado Rapids

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

gashiShkëlzen Gashi sërish vendimtar për skuadrën e tij, Colorado Rapids. Futbollisti shqiptar shënoi golin e barazimit në sfidën me Dynamo Houston, e cila në fakt vlente pak përsa i përket renditjes përfundimtare të sezonit të rregullt, pasi Rapids e kishin siguruar pjesëmarrjen në Play-Off, madje në cerekfinale, pasi kishin krijuar një shkëputje të ndjeshme me Los Angeles Galaxy në Konferencën e Perëndimit.

Kjo përballje e zhvilluar në prani të thuajse 19 mijë spektatorëve duhej të shërbente për të fituar duartrokitjet e fansave të Colorados, që prisnin një fitore të thellë ndaj skuadrës që mban vendin e fundit. Në pjesën e parë Dynamo Houston befasoi vendasit me golin e Wenger, por për të shpëtuar nderin e Rapdis mendoi Gashi, i cili e dërgoi topin në rrjetë me një goditje të saktë brenda zonës në minutën e 67-të. Në fund të sfidës sulmuesi shqiptar u zgjodh njeriu i ndeshjes, me 61% të votave.

Për 28-vjecarin ky ishte goli i nëntë me fanellën e Colorados, skuadër me të cilën është aktivizuar në total në 26 ndeshje.

Në fazën Play-Off të MLS, pikërisht në cerekfinale Colorado Rapids do të përballet me fituesin e e ciftit Real Salt Lake-Los Angeles Galaxy.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *