Argumenti i Gjykatës Kushtetuese: Pse u pezullua Vetting-u

25 Tetor 2016, 14:26Kronika TEMA

Gjykata Kushtetuese vendosi sot të pezullonte ligjin e Vetting-ut dhe dërgimin e tij në Komisionin e Venecias.

Ja si e argumenton Kushtetuesja këtë vendim:

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, sot me daten 25.10.2016 në çështjen me:

Kërkues:  1/5-ta e Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë – Anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike

Subjekte të interesuara:  Kuvendi i Shqipërisë

Objekti: Deklarimi i papajtueshmërisë me Kushtetutën i ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Pezullimi i ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Baza ligjore:  Nenet 4, 7, 17, 32, 42, 49, 78, 124, 125, 131/a, 134/c, 145, 148, 179/b dhe nenet A – G të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; nenet 6 dhe 8 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut; ligji nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.

Pasi mori në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga kërkuesi për pezullimin e zbatimit të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në bazë të nenit 45 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,

Vendosi:

– Pezullimin e zbatimit të ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

– Kërkimin e amicus curia nga Komisioni i Venecias në lidhje me pajtueshmërinë e ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

– Pranimin e kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve te Shqiperise për të marrë pjesë në gjykim si subjekt i interesuar.

5 komente në “Argumenti i Gjykatës Kushtetuese: Pse u pezullua Vetting-u”

  1. Toni says:

    Fare e thjesht pse u pezulua vendos salesh-gita+xeni berisha,ja kjo eshte qeveria paralele+monopoli i SHQUP+PD..kermat po marrin ne mbrojje njeri-tjetrin,,TURP…

  2. €piriiiiii says:

    Mos Prisni nga Hajduti tu kthej Sendin e Vjedhur. Hajdutin Ndeshkoheni dhe pik mylleni muhabetin.

  3. Moni says:

    Kur kam thene une se nuk behet reforme ne drejtesi pa pushkatuar te gjithe gjykatesit dhe prokuroret shqiptare, ju………

  4. Fierakuuu says:

    Sdo shume mend qe eshte qeveria paralele shqup+president+shik+gjyqesor…por duhet thene qe indirekt i behet nji favor i madh edhe Likes se LSI-s ? !!!

  5. Kamikazet e Saliut says:

    Tregon deshperimin e tyre,ligji do miratohet nga Venecia,por keta kerkojne kohe per te fshehur ato qe kane vjedhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje