Banorët i ankohen Ramës për gazetarin: Na ka quajtur spiunë e sllavë. Kryeministri: Vëlla, ky është taksirati ynë. Ti jeton në Angli

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

rama batuteGjatë takimit të sotëm në Shishtavec, një banor është ngritur dhe i ka shprehur kryeministrit Rama një shqetësim të çuditshëm.

Ai është ankuar për një shkrim të Edison Ypit te Mapo, që quante banorët e Shishtavecit spiunë dhe sllavë.

Rama: A se paska edhe një që po kërkon fjalën, se po e kërkon mikrofonin me dy gishta apo pa dashje, hë aman thuj ca gjëra, bëj cik opozitë.

Banori: Unë njëherë e kam babën socialist të tmerrshëm.

Rama: Po vetë je demokrat?

Banori: Jo, unë vetë jetoj në Angli, kam ardh për një fatkeqësi këtu, më ka vdek axha. Por kam një shqetësim, ne na kanë akuzuar se jemi spiunë sllav.

Rama: Kush ju ka akuzuar?

Banori: Një gazetar, kam gazetën këtu, Edison Ypi e ka shkruar, “Dobërdan Shishtavec’,

Rama: Për kë e ka shkruar?

Banori: Për ne, për komunitetin.

(ndërhyjnë edhe banorë të tjerë) jemi të fyer

Rama: Të jap vllai një këshillë, jeton në Angli, mirë ne që e kemi taksiratin me këto media këtu, ti ke The Guardian, the Independent

Shkrimi i Ypit

Një djalë i rritur me flokë të shpupurisur dhe një i moshur pa dhëmbë, bëjnë të njëjtin qartësim; Ai fshati atje është Novoseja. Fshati tjetër është Shishtaveci. Në Novosejë jemi të gjithë shqiptarë. Në Shishtavec janë të gjithë sllavë, të gjithë goranë që flasin sllavisht. Por edhe ata edhe ne jemi muslimanë. Ata të Shishtavecit kanë ikur shumica në Angli.

Në qëndër të Novosejës, pllakë përkujtimore. “Në 23 tetor 1944 klika komuniste ka pushkatuar pa gjyq gjashtë martirë”.Dikush nga mbrapa thotë; Ata të gjashtë janë fashista. Kur kthen kokën për ta pyetur qysh e tek, klyshi i kurvit është zhdukur.

Dobar dan Shishtavec. Ky mali me plehra plot me ambalazhe dhe shishe në hyrje të fshatit tregon se nuk u ushqekeni keq. Kaq mbeturina në 1 ditë nuk i ka prodhu krejt Kuksi në 1 vit. Kurrkund në Shqipëri çatiat e shtëpive nuk janë si këtu, pothuaj të gjitha prej llamarine. Është e qartë se llamarinat i keni mbërthyer fort dhe nuk i merr era. Por nuk marrki vesh nga termoizolimi. Pllakat e gurit që keni përdorur me shekuj janë më të mira se llamarinat se e mbajnë shtëpinë të ngrohtë në dimër, të freskët në behar. Fuoristrada nëpër oborre. Pak shtëpi të reja. Disa vila të shtrenjta. Rrugët e brendëshme po i ndreq Banka Botërore. Shetitorja e pjerrët e Shishtavecit po shtrohet me pllaka Skrapari. Kjo ndërtesa e moçme “hoteli më i vjetër në rrethin e Kuksit” është një relike e paçmuar me vlerë mbarëkombëtare. Në këtë hotel gjatë luftës në katin e dytë kanë fjetur partizanë, ndërsa në katin e parë fashistët dhe nazistët. Mbi një mijë familje kanë ikur në Angli. Shumica në 2002. Kanë mbetur më pak se njëqint. Vazhdojnë të ikin me turlilloj marifetesh. Kanë ngritur biznese në Angli. Vijnë ndërtojnë vila, dhe ikin përsëri. Në behar dhe në dhjetor Shishtaveci është plot me emigrantë. Kemi shkollë të mesme. Si s’gjen kush një dorë gëlqere për ta fshirë nga muret lavdinë e marksizëm leninizmit dhe pseudonimin e kurvit. Kaq pak shtëpi, tetë kafene, nja dhjetë minimarkete. Më pak se 1 kilometër prej këtej është kufiri dhe Dogana. Ky hotel ka qënë “Turizmi i Shishtavecit”. E kanë privatizuar pronarët e truallit. Çfarë ke qef të hash, mish me patate, supë, groshë ? Veç fol. Kemi nga të gjitha. Raki sa të duash.

Zbogom Shishtavec, mirupafshim, bye.

Kafene në Novosejë.

-Hë mo, si keni shkuar në kohën e kurvit ju të Novosejës me ata të shishtavecit.

-Janë spiuna. Spiunonin sidomos ata që vinin me u arratis. Si shpërblim për spiunllëkun dhe vigjilencën u jepnin punët më të mira në Kukës, sidomos në tregëti. Kurrë nuk janë persekutuar nga shqiptarët, kurrën e kurrës.

-Si e kanë kërkuar azilin në Angli Shishtavecalinjtë ? Ma thuaj të lutem skenën para nëpunësit të emigracionit ?

-Shoku Riçard, tovarish David, Gospodin Uilliam, jam goran, jam bullgar, jam sllav, jam maqedon, flas sllavisht, më jep azil politik. E meritoj azilin. Shqiptarët janë vrasës. Kemi frikë mos na therin pas bombardimeve të Sebisë nga NATO, domethënë pasi na bombarduat ju gospodin Xhejms, ju tovarish Kevin, a po m’kupton shoku Xhon, dua të them se azilin e meritojmë plotësisht.

-Kaq të keq janë ?

-Janë shumë të këqinj. Kanë përvojë spiunimi që e përcjellin brez pas brezi. Pakicat si të Shishtavecit që bota i ka pasuri kulturore kurvi i përdorte për spiunime.

-Në cilën gjuhë spiunonin poliglotat e Shishtavecit; bullgarisht, serbisht, maqedonisht, shqip ?

-S’ka rëndësi gjuha. Mjaft të mos kërkojnë azil nëpër botë duke shpifur për shqiptarët.

Kthehem. Jo si nëpër librat moralistikë, “i lodhur dhe me shpirtin plot”, por si mbas Shishtavecit dhe seksit, i zbrazur dhe i çlodhur.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

9 komente në “Banorët i ankohen Ramës për gazetarin: Na ka quajtur spiunë e sllavë. Kryeministri: Vëlla, ky është taksirati ynë. Ti jeton në Angli”

  1. shaqo says:

    Po Edison Ypi eshte pasardhes i Xhafer Ypit, cfare pret te thote ai. Ypet-maskarenj, bashkepuntore te fashizmit.

  2. Edkari says:

    Shistaveci eshte goran dhe goranet jane muslimane te bullgarise.
    Ne Shistavec gjuha e nenes eshte sllavisht prandaj nuk jeni
    shqiptar dhe ne se keni nenshtesine tone.
    Pyesni me mire Namik Doklen se dhe ai eshte goran.

  3. Beni says:

    Ky Ypi me tere mend qenka maskara e bir ”kurvi”. Si i shan bashkekombasit e tij, meriton denim sipas kanunit. Turp e faqja e zeze.

  4. Bariu says:

    Ypet jane miqte e Sali qenit,ai i ngriti ne krye te vendit,edhe Spiunin e serbeve Flamur Noken edhe Jemin Gjanen,ai i beri edhe min. te brendshem,tjetrin minister te bujqesise….cfare doni me shume,–votoni Saline dite zine!

    1. Kukesiani says:

      Jemin Gjana ,nuk ka lidhje fare me “Goranet” vendlindja e tij eshte ne kufi me Peshkopin, prandaj mos folni kot, edhe martesa e tij ne Pogradec me nje familje te mire ish komuniste,nuk duhet te jete objekt i nje thashethemi idiot. Bindjet jene tjeter gje…sejcili shkon sipas perferences dhe perfitimeve.

  5. Alba says:

    Ah pa pa, te lexosh Ypin nje njeri te semure mendor, eshte shume gjynah. Por ta marresh dhe seriozisht eshte akoma me e tmerrshme. Fajin e kane mediat tona qe e perdorin popullin si kavje dhe na nxjerrin faresoj psikopatesh te shkruajne neper gazete. Populli pastaj eshte dele s’ka faj i duket cdo mut qe del ne televizor si flori.

  6. mirel says:

    Keta te Ypit paskan halle te tjera.
    C’u ecen gjatoshit me budallenjte.
    Shiptaret nuk jane shkundur akoma nga druajtja ndaj pushtetit.
    Cdo pusht ju duket perendi.

  7. duno says:

    Duke dashur ta diskreditoje Edisonin , Merua ne fakt i ka bere nje sherbim duke ja shperndare shkrimin , megjithse te cunguar . SHkrimet e Edisonit kane stil , kane nerv kane kulture ,ironi e sarkazme por kane dhe te vertetat lakuriqe qe shohim ne kete vend , te vertetat qe po u djegin ketyre pinjollve pumak te Shishtavecit . Te qenurit masivisht spiune mosmirnjohes dhe vrervjedhes , nuk ben me faj Edisonin apo shqiptare te tjere qe ja u vene ne dukje keto cilesi , por ben me turp kete komunitet qe kur hodhi lumin dhjeu kalin

  8. berti says:

    ne shishtavec jetojne shtetas shqiptare por qe gjuhen e nenes e kane sllavisht. dhe gati te gjithe kane aplikuar per shtetesi bullgare. kane dhe 2 shoqata te lidhura me bullgarine, marrin bursa nga bullgaria per femijet e tyre.

Lini një Përgjigje te shaqo Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *