Banorët i ankohen Ramës për gazetarin: Na ka quajtur spiunë e sllavë. Kryeministri: Vëlla, ky është taksirati ynë. Ti jeton në Angli

rama batuteGjatë takimit të sotëm në Shishtavec, një banor është ngritur dhe i ka shprehur kryeministrit Rama një shqetësim të çuditshëm.

Ai është ankuar për një shkrim të Edison Ypit te Mapo, që quante banorët e Shishtavecit spiunë dhe sllavë.

Rama: A se paska edhe një që po kërkon fjalën, se po e kërkon mikrofonin me dy gishta apo pa dashje, hë aman thuj ca gjëra, bëj cik opozitë.

Banori: Unë njëherë e kam babën socialist të tmerrshëm.

Rama: Po vetë je demokrat?

Banori: Jo, unë vetë jetoj në Angli, kam ardh për një fatkeqësi këtu, më ka vdek axha. Por kam një shqetësim, ne na kanë akuzuar se jemi spiunë sllav.

Rama: Kush ju ka akuzuar?

Banori: Një gazetar, kam gazetën këtu, Edison Ypi e ka shkruar, “Dobërdan Shishtavec’,

Rama: Për kë e ka shkruar?

Banori: Për ne, për komunitetin.

(ndërhyjnë edhe banorë të tjerë) jemi të fyer

Rama: Të jap vllai një këshillë, jeton në Angli, mirë ne që e kemi taksiratin me këto media këtu, ti ke The Guardian, the Independent

Shkrimi i Ypit

Një djalë i rritur me flokë të shpupurisur dhe një i moshur pa dhëmbë, bëjnë të njëjtin qartësim; Ai fshati atje është Novoseja. Fshati tjetër është Shishtaveci. Në Novosejë jemi të gjithë shqiptarë. Në Shishtavec janë të gjithë sllavë, të gjithë goranë që flasin sllavisht. Por edhe ata edhe ne jemi muslimanë. Ata të Shishtavecit kanë ikur shumica në Angli.

Në qëndër të Novosejës, pllakë përkujtimore. “Në 23 tetor 1944 klika komuniste ka pushkatuar pa gjyq gjashtë martirë”.Dikush nga mbrapa thotë; Ata të gjashtë janë fashista. Kur kthen kokën për ta pyetur qysh e tek, klyshi i kurvit është zhdukur.

Dobar dan Shishtavec. Ky mali me plehra plot me ambalazhe dhe shishe në hyrje të fshatit tregon se nuk u ushqekeni keq. Kaq mbeturina në 1 ditë nuk i ka prodhu krejt Kuksi në 1 vit. Kurrkund në Shqipëri çatiat e shtëpive nuk janë si këtu, pothuaj të gjitha prej llamarine. Është e qartë se llamarinat i keni mbërthyer fort dhe nuk i merr era. Por nuk marrki vesh nga termoizolimi. Pllakat e gurit që keni përdorur me shekuj janë më të mira se llamarinat se e mbajnë shtëpinë të ngrohtë në dimër, të freskët në behar. Fuoristrada nëpër oborre. Pak shtëpi të reja. Disa vila të shtrenjta. Rrugët e brendëshme po i ndreq Banka Botërore. Shetitorja e pjerrët e Shishtavecit po shtrohet me pllaka Skrapari. Kjo ndërtesa e moçme “hoteli më i vjetër në rrethin e Kuksit” është një relike e paçmuar me vlerë mbarëkombëtare. Në këtë hotel gjatë luftës në katin e dytë kanë fjetur partizanë, ndërsa në katin e parë fashistët dhe nazistët. Mbi një mijë familje kanë ikur në Angli. Shumica në 2002. Kanë mbetur më pak se njëqint. Vazhdojnë të ikin me turlilloj marifetesh. Kanë ngritur biznese në Angli. Vijnë ndërtojnë vila, dhe ikin përsëri. Në behar dhe në dhjetor Shishtaveci është plot me emigrantë. Kemi shkollë të mesme. Si s’gjen kush një dorë gëlqere për ta fshirë nga muret lavdinë e marksizëm leninizmit dhe pseudonimin e kurvit. Kaq pak shtëpi, tetë kafene, nja dhjetë minimarkete. Më pak se 1 kilometër prej këtej është kufiri dhe Dogana. Ky hotel ka qënë “Turizmi i Shishtavecit”. E kanë privatizuar pronarët e truallit. Çfarë ke qef të hash, mish me patate, supë, groshë ? Veç fol. Kemi nga të gjitha. Raki sa të duash.

Zbogom Shishtavec, mirupafshim, bye.

Kafene në Novosejë.

-Hë mo, si keni shkuar në kohën e kurvit ju të Novosejës me ata të shishtavecit.

-Janë spiuna. Spiunonin sidomos ata që vinin me u arratis. Si shpërblim për spiunllëkun dhe vigjilencën u jepnin punët më të mira në Kukës, sidomos në tregëti. Kurrë nuk janë persekutuar nga shqiptarët, kurrën e kurrës.

-Si e kanë kërkuar azilin në Angli Shishtavecalinjtë ? Ma thuaj të lutem skenën para nëpunësit të emigracionit ?

-Shoku Riçard, tovarish David, Gospodin Uilliam, jam goran, jam bullgar, jam sllav, jam maqedon, flas sllavisht, më jep azil politik. E meritoj azilin. Shqiptarët janë vrasës. Kemi frikë mos na therin pas bombardimeve të Sebisë nga NATO, domethënë pasi na bombarduat ju gospodin Xhejms, ju tovarish Kevin, a po m’kupton shoku Xhon, dua të them se azilin e meritojmë plotësisht.

-Kaq të keq janë ?

-Janë shumë të këqinj. Kanë përvojë spiunimi që e përcjellin brez pas brezi. Pakicat si të Shishtavecit që bota i ka pasuri kulturore kurvi i përdorte për spiunime.

-Në cilën gjuhë spiunonin poliglotat e Shishtavecit; bullgarisht, serbisht, maqedonisht, shqip ?

-S’ka rëndësi gjuha. Mjaft të mos kërkojnë azil nëpër botë duke shpifur për shqiptarët.

Kthehem. Jo si nëpër librat moralistikë, “i lodhur dhe me shpirtin plot”, por si mbas Shishtavecit dhe seksit, i zbrazur dhe i çlodhur.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...