De Boer nuk e mendon shkarkimin: Jam i fokusuar te Torino

25 Tetor 2016, 16:15Sport TEMA

Trajneri i cili ndodhet nën një trysni të fortë shprehet se është i fokusuar te Torino dhe se Inter nuk ka fituar asgjë në pesë vitet e fundit. Ish-trajneri i Ajax ka humbur gjashtë nga 12 ndeshjet e tij në stolin zikaltër dhe raportohet se ai do të shkarkohet edhe sikur fiton ndeshjen e së mërkurës me Torinon. “Është gjithmonë kështu, jam i lodhur duke folur për këto gjëra. Nuk më duhet kjo situatë, ajo çfarë ka rëndësi janë lojtarët dhe ekipi. Ajo që më intereson është mënyra se si mund të dalim nga kjo situatë. Është e vështirë për mua dhe për Inter.”

“Duhet të qëndrojmë të bashkuar për të ndryshuar situatën. Është thjesht çështje kohe. E di që është e vështirë pasi nuk ka shumë kohë në futboll, por unë jam i fokusuar te Torino. Nisëm një projekt duke e ditur që nuk do të ishte e lehtë. Inter nuk ka fituar asgjë në pesë vitet e fundit, ka një arsye për këtë dhe ne duhet të ndryshojmë. Drejtuesit janë gjithnjë këtu, ne gjithmonë flasim si brenda ashtu edhe jashtë fushe. Ata kanë opinionin e tyre, si gjithë të tjerët.”

“E ndjej besimin e Suning, është shumë e rëndësishme për mua dhe ekipin. Të gjithë kemi besim te projekti.” Ai mendon De Boer se ka akoma mbështetjen e ekipit? “Pjesa e parë në Atalanta ishte më e keqja që kur kam ardhur, isha i zemëruar me lojtarët pasi nuk ishin ata që njihja unë. Ndryshuam sjelljen në pjesën e dytë, dhe lojtarët kishin më shumë besim me topin në këmbë. Dhoma e zhveshjes është 100% me mua, kam besim të madh te skuadra dhe e di që mund të përmirësohemi si në fillim të projektit.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje