Durrës, gruaja denoncon zhdukjen e bashkëshortit… 20 vite më parë

25 Tetor 2016, 10:52Kronika TEMA

Një 55-vjeçare nga Durrësi ka denoncuar në polici zhdukjen e të shoqit.

F.V., 55 vjeç, denoncoi zhdukjen e bashkëshortit të saj, M. V, 60 vjeç.

Vetëm se, ai ka plot 20 vjet që është zhdukur nga shtëpia.

Sipas saj, i shoqi është larguar nga shtëpia në tetor të vitit 1996 në drejtim të Italisë, dhe që atëherë nuk është kthyer dhe nuk ka komunikuar më me të.

Policia ka bërë shpalljen në kërkim të 60-vjeçarit.

Ndërkaq, në kërkim është shpallur dhe një 22-vjeçar nga Durrësi.

D.H., është larguar më 15 tetor nga shtëpia e të vëllait dhe nuk është kthyer më.

Ka qënë ky i fundit i cili vetëm 9 ditë më vonë ka bërë denoncimin në Policinë e Durrësit për zhdukjen e të riut.

1 komente në “Durrës, gruaja denoncon zhdukjen e bashkëshortit… 20 vite më parë”

  1. dr says:

    MBAS 20 VITE E KERKON KJO GRUA ???!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje