Festa e krimit… tek varri i drejtësisë!

Gjykata KushtetueseNga Anri Bala

Më në fund ajo që pritej ndodhi. Unë nuk jam parashikues, por e kisha menduar, se bandat e padrejtësisë, që notojnë në pishina të arta, nuk do lejojnë askënd t’i poshtëroi, e t’i fundosi, në llumin e mos përfilljes dhe të harresës.

Natyrisht, opozita që votoi Vetting-un, u tall me ne. Një mashtrim sa ordiner, aq edhe “burrërorë, sepse e bënë pa i’u dridhur syri, në mes të kuvendit të burrave pa burrëri. Brohoritën e gëzuan plot konellapsa dhe dashnorë të “bakshishit” dhe servilizmit, për fitoren e humbësave të dhjerë, por gabuam, nuk paska qenë ashtu.

Opozita e “kriminelave të pagjykuar” dhe nëna e drejtësisë së krimit, kishte strategji: “Ishte “dakort” me Vetting-un, por nuk ishte dakord me nenet e tij”. Kjo është njëlloj si ta shikosh një njeri dhe ta pëlqesh, por pastaj të thuash se duart, këmbët, sytë, veshët, hunda dhe vetullat i ka të shëmtuara, se i rrinë keq. Sa tallje e trashë! Por ne nuk i kuptuam. Ata e kishin seriozisht. U duhej kohë për të fshehur “plaçkën”dhe atë e gjetë kohën e shtrenjtë flori.

Kapter Nishani mori drejtimin, duke e lënë ligjin si kockë, mbas dere dhe pastaj kockën e morën me radhë ushtarët e partisë dhe të padrejtësisë dhe në fund i’a hodhën në prehër të zotit… Komisionit të Venecias. Ndërsa erashkën i’a përplasën në fytyrë “miqëve armiq”, europian e amerikan, duke i sfiduar dhe fituar duelin pa u ndeshur, sepse ata janë të gjithë bashkë për “jetë a vdekje”.

Opozita e zhytur në krim, do rezistoi deri në fund, për të mos u bërë drejtësi. Strategjia e përdorur është me të vërtetë për t’u admiruar. Me trimëri të pashembullt, i thanë Amerikës “fuck you”. Atë që deshi e arriti, “pezullimin e ligjit” dhe kthimin e tij, për mashtrim në derën e “nënës”… andej nga erdhi. A ka njeri që nuk çuditet me absurdin: “Ligji i aprovuar nga Komisioni i Venecias të shkojë në Venecia”, sepse Bylyku i Bashës mendon se nuk bën, duke fyer stafin e juristëve më të mirë Europian?!

Ne, na “trembin” me hashashin, kur vetë kishin ndërtuar shtetin e parë dhe të vetmin në Europë, shtetin e hashashit. Shteti, ku mbroheshin dhe strehoheshin, të gjithë kriminelat më të rrezikshëm të këtij vendi, të dënuar. Ku kryetari i kukullave, atëherë ministër, mbante fjalime për tolerancën ndaj krimit. Na hodhën përpara plehrat, kur vetë e kishin mbushur vendin me plehra dhe blozë dhe nuk lanë gjë pa bërë, për ta “plehëruar” vendin, por fati i keq i tyre nuk i ndihmoi… ranë nga “fiku”.

Nuk e kuptoj, se si arritën të na çorodisnin, ndërkohë që thellë në kuzhinat e poshtërsisë, gatuanin gjellën e padrejtësisë?! Kush është naivi që mendon, se shitësit e “tregut drejtësi”, tregu i floririt dhe i milionave, do largohen nga pazari, sepse duam ne.

Përrallat e gjyqtarëve të ndershëm dhe prokurorëve të ndershëm, janë veçse gënjeshtra të rëndomta, e që nuk i beson më askush. (Pa)drejtësia shqiptare nuk ka dhe nuk ka pasur kurrë, asnjë gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm.

Si mund të jesh i ndershëm, kur duhet të paguash 200 mijë euro, për t’u bërë pjesë e bandës që të akuzon, gjykon dhe të gropos po bëre gabim të mos paguash. Ndaj sot, më fuqishëm se kurrë Unioni i Gjyqtarëve, Prokurorëve, me në krye opozitën, që i lindi dhe i rriti, fituan. Fituan dhe fuqishëm duke e çuar Shqipërinë shumë vite mbrapa.

Deklarimi i BE-së, pas votimit të reformës, për çeljen e negociatave, sot harrohet. Negociata s’ka, sepse reforma iku, larg në Venecie dhe vetëm nëse gjen ndonjë varkë, mund të dalë në breg. Këlyshët e padrejtësisë e gremisën, në kalendat greke.

Nuk e di, por kanë marrë përsipër një barrë të rëndë: Guximin deri në marrëzi, për të luajtur me të ardhmen tonë. Sot do i’a dëgjoni melodin qemones së Nastradinit. Fizhekzjarrë dhe daulle, festë e madhe e krimit… tek varri i drejtësisë. Vrasësit dhe hajdutët do deklarojnë, se na kanë shpëtuar, që nuk i’a dhanë drejtësinë atyre, kapitalisto-imperialistëve europian dhe amerikan. Drejtësia e padrejtësisë fitoi!

Kriminelat e pa gjykuar dhe dënuar me pushtet dhe shërbetorët e tyre, “bosat” e drejtësisë, do japin përsëri “drejtësi” për ju. Jeni të ftuar, sepse fitoi babëzia, poshtërsia dhe liria e padrejtësisë për fajin tonë. Për fajin tonë, sepse harruam dhe besuam në ëndrrën që nuk realizohet.

Më vjen keq dhe për avokat Ngjelën, që ishte i sigurtë se kushtetuesit e kushtetutës, nuk do të guxonin. Ata guxuan dhe do guxojnë, sepse i’u dhimbet gjëja, që për ta vlenë sa shpirti i tyre i zi… pasuria e vënë me fate, gjak dhe jetë njerëzish!

Tani dasma mort mbaroi avokat! Por sa nuk është vonë, duhet të mos të heshtim, por të ulurasim me të madhe, që Zoti të na dëgjojë dhe ndoshta fo të na ndihmoi. Ku i dihet!

REMOTE_ADDR:[]

21 komente në “Festa e krimit… tek varri i drejtësisë!”

  1. ATA votuan mosndeshkimin e tyne says:

    sa budallenj, sipas jush edvin rama u merzit

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Keta vrases qe kane guximin te lene nje popull ne erresire per interesa personale me moton “Shtyje sa te mundemi” sdo e kene te gjate.. Partia Demokratike eshte direkt PENGUESJA e aspirates te Popullit Shqiptar per ne BE..

  3. Hazalli says:

    Te lumte o BALA jam dakord me ty.Cfare pret nga nje Kryetar i Gjykates Kushtetuese ,icili qe te nesermen e dites se zgjedhjes u fal tek Kryeministri i “asaj kohe”S.Berisha?? Komentet jane te teperta ne krahasim me analizen tuaj.

  4. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


    po ta fusin njëlloj, si në zgjedhjet për bashkinë
    Edhe pse sot ti ke me vete, nga Merkel te Obama
    Ti sillesh prapë sikur, të mbytur gjer në grykë e ke Gjeminë
    Si minorancë në opozitë, O kryeministri ynë Edi Rama!
    .

    Të 1miliontët më keq i varfërove e prapë i ke me vete
    Nga Gjoksi i Tyre pabuks, për ty ushton e fortë piskama
    E nisë me shije balte po në shije muti mbete
    A ke më tru në kokë e gjak ndër deje, O kryeministri ynë Edi Rama!?

    1. "DY ENVERE NE NJE DERE" says:

      Iku dite e socialistit,
      Fjale e bukur, fjale e hakut.
      Po vjen dita e “Gopistit”
      E gopistit NSHRAK-ut.

      PO fryn era e Veriut,
      Ajo ere qe ke deshire.
      Me Lulushin e Saliut,
      Ti Gopist, do jesh me mire…!

  5. qiri says:

    Je shume pessimist, me shume se une qe jam ne extreme pessimist, por nese dicka varet vetem nga shqiptaret, PO. Nese varet nga amerikanet JO. Nuk do t’a mundin BE dhe Ameriken larot shqiptare sado te kamufluar dhe te djallezuar te jene. Ajo qe dua une eshte qe ASKUSH te mos shpetoje pa kaluar siten e korrupsionit me ose pa dhenia doreheqje. Te shpetosh me dhenie doreheqje!!! Kjo eshte absurditet.

  6. Albania says:

    Nuk ka Zot qe e ndihmon shqiptarin o Anri, nje popull qe nuk eshte cuar kurre ne kembe per hallet e veta por vetem per partite politike eshte vecsenje popull budalla dhe asgje tjeter.Nje popull qe shkaterroi gjithcka ne shtepine e tije duke i vajtur mbrapa nje krimineli si sali berisha e Company cfare emri mund ti veshe, pra or mik Zoti e ka njohur mire shqiptarin prandaj e ka lene aty ku eshte sot, nje popull mjeran.

    1. TruthHurts says:

      E ke qa shoku…fix fare popull derr jemi…ka marrë fund po nuk u ngrit populli për veten…

  7. e says:

    mos te merziten se do e zvarritin dhe pak pastaj ku do shkojne . PD tja tregoje vitin tjeter populli ta zhduki fare.

  8. Bardhi Tolabi says:

    Kjo gjykate e kalbur,e paafte dhe politike,duhet shkrire.Ne se per “c’do gje”,e cila nuk i pelqen Saliut,apo e kriminalizon ate,Saliun,klanin e tij politik e familjar,si dhe vete drejtesine e kalbur te ndertuar e qe i sherben po atij,kjo palo gjykate,si e pa afte qe eshte,do kerkoje “mendimin” e Komisionit te Venecias,perse na duhet dhe duhet paguar prej taksave tona?
    Shkriheni sa me pare kete kalbesire,kete instrument ne dore te krimineleve,te mveshur dhe fshehur mbas pushtetit berishist,kete pengese te ecjes shpejt dhe ne drejtimin e duhur e ne perputhje me mbeshtetesit tane strategjike nderkombetare…

  9. k says:

    Mirë ka thënë ai që talleshin të gjithë,
    po nuk i qëllove me pushkë,nuk zbresin nga kali i korrupsionit këta këllira.
    Akoma nuk e kanë kuptuar se e ka marrë në dorë Amerika dhe nuk kanë shpëtim,këllirat.
    Nuk mund të paguajnë ryshfet nën dorë. Ata (USA) nuk janë këllira si këta.

  10. Emigranti says:

    Shkrimi i ben nji analize te mire problemit per te cilen i referohmi.Gazetari per mua esht objektiv dhe kurajoz.Keto njerez duhen perkrahur e mbrojtur.Vendimi iGJ.Kushtetuese per mua eshte knflikt interesi,sepseato do te japin verdiktin per nji ligje qe do ti preki ne radhe te pare keto gjyqtare. Dashakeqesit e drejtesise po bejne perpjekjet e fundit,per te fituar koh,por perderi sa kete ligje e kane drejtuar hartimin e tij SHBA dhe Brukseli hereta vone do te gjeje Zbatim.Gezimi ityre do jete i perkohshem.

  11. Shqipfolese says:

    Katarsis mese i justifikuar. Sot dhe une ndihem si ty Anri. Shume e goditur shprehja: thelle ne kuzhinat e padrejtesise gatuanin gjellen e padrejtesise.

  12. Brenda 10 ditesh ……..platforma e reformes kthehet menjihere ne Tirane !??????????????????????????????
    ????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

    ??????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

    ????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????
    ????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????
    ⚠⚠⚠⚠⚠⛔

  13. tomsojeri says:

    Ky esht perdhunimi ,cnderimi , xhveshja lakuriq dhe hedhja ne kenet e nje populli qe i theret vetes sh-QI-ptar ! Banda e ndertuar dhe e mirorganizuar nga katakombet me te errta antishqiptare me “prijesin” e madh Sali Berisha dhe ushtrin e tij PD ,dhe nje president qen besnik i antishqiptarizmit, qe mban ne dor armen pa-drejtesi ,po i tregon Botes se tradhtia nuk vdes ne kte komb ,se urrejtja e shqiptarit ndaj shqiptarit do te lulezoj sa te jet gjithesia ,se kjo lloj specie behet beton solidariteti vetem me krimin ,hajnin ,pabesin ,mashtrimin e tradhtin ! Kjo lloj specie vetem atje ne keneten qe e hedhin mundet te jetoj ,sepse ambicja ,xhelozia, pabesia e ligesia qe qarkullon ne ndergjegjen e tyre qe i mban te percar deri ne tradhti,nuk u jep mundesin te jetojn ashtu ne “ajer” te paster e harmoni . Aty ne kenet ,ne Ferr duke zgjatur duart e “mirnjohjes”ndaj dhunusve qe i ushqejn me sarken e tyre, e ne, ktu ne kte glob, qe akoma nuk i kemi humbur plotesisht ndjenjat ,do vazhdojm te lehim ,te indinjohemi e te shpresojm te i madhi ………………………(a ka te madh qe mundet te perballet me kta bandit) ???????
    Kjo gjykat kushtetuse ,ju duhet thyer koka e jo xhamat or z. Anri ,se vetem ateher do shohesh cfar burrash jan ! Ky popull i paralizuar as forcen te bertas nuk ka ma e ndaj e sfidojn ,ndaj e tallin e ndaj luajn me fatin e tij ………

  14. Mersin says:

    Nuk eshte veper vetem e Gjykates Kushtetuese. Prapa saj jane politikane te dy kraheve. Duan ta vonojne aq sa te mund ti shpetojne ndeshkimit. Kane llogaritur gjithcka mire. Nuk e kuptoj rolin e SHBA dhe BE. Duket se edhe ato bene shume zhurme per asgje.

  15. METEH says:

    ANI,ke te drejte qe je i shqetesuar.Sot 95 % e popullit eshte i çuditur nga gjykata e kriminelit SB.Une e kam shprehur disa here se sa te jete gjalle dhe ne politike SB,ne kete vend nuk do te ket qetesi,mireqenje e futjen ne BE.Se misjoni i tij nuk eshte realizuar:Shkaterrimi i shqiperise me revolucione “DEMOKRATIK”.Jo me kot ai deklaroi per…ARMATOSJEN E POPULLIT..dhe SHBA,BE sikur nuk e vleresuan deklaraten e tij. Deshtimi i reformes do te jet deshtim i SHBA e BE.Qellimi i SB u arrit deri-diku,zvarritjen e reformes deri ne 2017,ku mendon se do i fitoj zgjedhjet me te gjitha menyrat dhe reformen do ta miratoi e zbatoj ai me ustallaret e tij te i emruar aty per nje dite si kjo e sotmja.Nuk besoj se VENECiA do do te dali kunder SHBA e BE.

  16. Ximi says:

    O ti artikull shkrues o gjeni ku e ke unionin e prokuroreve o mashtrues. Prokuroret nuk kane bere asnje kerkese.

  17. shqiptari says:

    Asnje gjyqtar e prokuror te mos lejohet te dale jashte Shqiperise deri sa te vihen gjerat neper vende. Ju lutem mos abuzoni me shprehjet tashme bajate (per ne Shqiperi) se “shkelen te drejtat e njeriut” ,”kane familje,kane femije”. Po per ne popullinqe po poshterohemi prej tyre, po vidhemi e po vritemi s’ka te drejta njeriu. Po femijet tanemeprinder te ndershem pse te vuajne kaq shume e femijet e tyre harbohen neper pabe ketu e jashte shtetit apo nje pjese e tyre sdudiojne ketu a jashte shtetit ne kushte maramendese llukdoze me gjakun qe prinderit e tyre u pijne prinderve fukarenj. Ku eshte shpirti i madh i Anerikes? Se po del shpirt i madh nga qe ha shpirtra te tjere, Po shperdoron paq besimin qe paten shqiptaret. Nuk mund te mos vecojme devizen e saj : – Protestoni ndaj diktaturave dhe ndaj keq qeverisjeve” dhe kur vriten njerez thon – … buri shtetit nuk e la qeverine te rezohej.

  18. ALBAN DEGA says:

    Mendime

    GRUSHT SHTETI ANTIKUSHTETUES I GJYKATES KUSHTETUESE

    – Konflikt i paster interesi… Per jete a vdekje

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ashtu sic pritej ndodhi e prapritura e pritur. Gjykata Kushtetuese vendosi te pezulloje dhe ti riktheje per rishqyrtim Komisionit te Venecia ate qe Komisioni i Venecias e kishte shqyrtuar dhe miratuar paraprakisht jo nje por disa here.
    Rastesi? Si objekt dhe subject i Reformes ne Drejtesi dhe si shpirti i saj i miratuar me unanimitet nga organi me i larte ligjevenes i Shqiperise, Kuvendi i saj, me 140 prej 140 votave te mundshme, perfshi secilin dhe te gjithe deputetet e PDSH-se, qe e apeloi shpirtin e saj… Vetingun.
    A mund te ndodhte ndryshe. Me pejashtim te atyre qe vrasin veten nuk ka shembull ne historine boterore qe nje gjykates apo Gjykate te kete denuar me vdekje vetveteen. Aq me pak mund te ndodhte kjo me Gjykaten Kushtetuese te Shqiperise, kryetari dhe anetaret e se ciles jane zgjedhur me minimum in e votave, 70.… 71edhe ato te whittler!
    Nuk mund te te ndodhte ndryshe me nje gjykate qe ka per anetare gjykates te kapur me ze e me figure ne biseda me mafioze duke deklaruar “ Jane duke na pergjuar !”!
    Nuk mund te ndodhte ndryshe me nje gjykate anetare e kryetar te se ciles kane pasuri e prona, llogari te fshehta bankare…. prej miliona dollaresh apo eurosh te pajustifikuara ligjerisht me rrogat e tyre dhe familjeve te tyre sikur te kishin punuar per 50 vjet apo 100 vjet , pa shpenzuar asnje cent , e jo me pak se 9 vjet me shpenzime marramendese nga ata vete e familjet e tyre…!
    Nuk mund te ndodhte ndryshe me nje gjykate te perzgjedhur me lupe ala Xeni- Gita e ala Sali Karaxhici jo per te bere e dhene drejtesi por per te siguruar paprekshmerine ligjore te Kadafit shqiptar dhe familjes natyrore e “Cetes se gangstereve te tij” politike!
    Nuk mund te ndodhte ndryshe me nje “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” vetem e vetem per te kontrolluar e minuar cdo fushe e cdo qelize te shtetit shqiptar per gati 25 vjet!
    Nuk mund te ndodhte ndryshe me nje gjykate e gjyqtare te inkriminuar e sterkorruptuar, te tredhur nga politika rrenimtare e shtetit shqiptar fizikisht si ne 1997-en e 14 shtatorin e 1998-es, te komanduar ne cdo vendim jetik per shqiptaret si “ autostrada e kusarise 500 milione eruoshe te kombit”, masakra makabre e Gerdecit, ekzekutimi publik e 4, plagosja e torturimi i qindra prtotestuesve paqesore e krejt te pafajshem te 21 janarit 2011, vjedhja e cdo pale zgjedhjeje parlamentare apo lokale me 8 majin 2011 si maskarada me e paturpshme e antidrejtesise shqiptare, pas asaj te 26 majit 1996.…
    Nuk mund te ndodhte ndryshe me nje gjykate e gjykates qe ne vend te japin, shesin drejtesi e ligj atij qe paguan me shume, sipas ligjit te Saliqit e Luigjit te 14-te “Ligji jam une “
    Nuk mund te ndodhte ndryshe me Gjykaten Kushtetuese te 70 votave e cila i jep fuqi me te madhe vetvetes se ajo e shumices se cilesuar te 86 votave te organit kryesor legjislativ te Shqiperise ne baze te aritmetikes se Tom Ndrecajve e Gjin Gjoneve, Plepave e Vitrinave, Kristaleve e … gjirizeve te Berishes, qe ne vend te jepnin dije e dituri, shisnin diploma e tituj shkencore jo vetem brenda Shqiperise por ne mbare Boten edhe per persona qe nuk kishin shkelur kurre ne truallin shqiptar!
    Gjithcka mund te bente Gjykata Kushtetuese por kurrsesi nuk mund te denonte me vdekje vetveten e ceten e banditeve faqezi me otga te zeza ne radhet e saj.
    Pse?
    Sepse, ata qe i kishin emeruar me pagesa te majme e kontrata besnikerie ala Mafioze kurresi nuk mund ti hapnin driten jeshile e jepnin leje per te vrare vetveten dhe Padrinon e tyre, Sali Berisha me ceten e tij te kusareve dhe vrastareve.
    Jo pse Berishes i han palla per asnjerin prej tyre e familjet e tyre, por sepse drejtesia eshte mina me e sofistikuar dhe me jetike per ruajtjen e sundimit te tij kusar e vrastar. Duke vrare drejtesine e nje shteti ai rivret vete shpirtin e tij. Ligjin , shtetin ligjor para te cilit cdo qytetar e cdo shtetas eshte e duhet te jete i barbate para ligjit.
    Pse !? Sepse shtetin shqiptar Sali Berisha nga “ ne populli, me popullin e per popullin”, qe eshte shpirti dhe zemra e demokracise, e ka kthyer “ ne Sali, me Saliun e per Saliun” nga shteti diktatorial barbar komunist i “Partise Shtet” e ka kthyer ne “Njeriu Shtet“, e ka kthyer ne nje Salistan.
    Me vendimin e saj per pezullimin e perkohshem te Vetingut, Gjykata Kushtetuese e Shqiperise sot ne fakt ka kryer nje grushti antikushtetues shteti.
    Aq larg shkon cmenduria dhe absurditeti i saj sa nje shoqate, nje sindikate, Unionit te Gjyqtareve te Shqiperise, para te cilit edhe kryemafiozet a Koza Nostras dhe Ngradhetas, Al Capone e Luciano Vito , John Goti e Carlo Gambino duken si engjej, i jep komepetenca ligjvenese gati te njejta me ato te Kuvendit te Shqiperise. Po citoj fundin e vendimit te saj absurd deri ne cmenduri .
    Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise vendosi :
    …” – Pranimin e kerkeses se Unionit te Gjyqtareve te Shqiperise per te marre pjese ne gjykim si subjekt i interesuar “( !? )
    Cili ligj, cila dispozite kushtetuese, cili nen i ligjeve te Republikes se Shqiperise i jep tager ligjor nje sindikate, nje shoqate, cilado qofte ajo, per te marre pjese ne gjykim si subjekt i interesuar!?
    Si mundet qe nje sindikate, shoqate profesionale te behet pjestar ne gjykimin e nje ligji kur cdo anetar e drejtues e saj jane objekt dhe subjekti kryesor i Vetingut, pra i Vleresimit te Gjyqtareve e Prokuroreve!?
    Me e pakta konflikt i mirefillte interesi, cka perben nje shkelje flagrante ligjore qe denohet nga kodi penal e nje varg ligjesh te tjera te Republikes se Shqiperise. A ka lapsus e shkelje me te hapur ligjore te Gjykates Kushtetuese se Republikes se Shqiperise se ky vendim i saj nul nga ana ligjore.
    Rastesi!? Aspak . Vete Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise eshte ne konflikt interesi kur behet fjale per kete ligj thelebesor per Reformen ne Drejtesi te miratuar me unanimitet nga Kuvendi i Republikes se Shqiperise!
    Si i tille vendimi i saj eshte nje grusht antikushtetues i mirefillte shteti! Eshte nje perkjeje per jete a vdekje per te ruajtur statukuone e korrupsionit ne antidrejtesine shqiptare, nje orvajtje antikushtetuese per te vonuar dhe minuar krejt Reformen jetike ne Drejtesine shqiptare ne bashkepunim e ne sherbim te Mafias politike shqiptare e nderkombetare me ne krye Padrinon Sali Berisha dhe SHQUP-in.
    Reforma ne Drejtesi ne udhekryq! Shqiperia ne rrezik!
    Shqiptare vigjilente… Syceltesi!

  19. LAPRAKSI says:

    o cuna po te ishte teodor keko gjalle do shkruante;
    NA VODHEN E NA RROPEN
    NA LANE SI KOPIL NE FERRA
    NA QI… NANEN MU NE P…
    SKA NEVOJ PER TE TJERA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *