FOTOT/ Historitë e krimeve të 12 personave më të rrezikshëm në Tiranë (3 prej tyre janë femra)

25 Tetor 2016, 11:14Politika TEMA
FOTOT/ Historitë e krimeve të 12 personave më të

Policia e Tiranës ka publikuar dje listën e 12 personave më të rrezikshëm, të cilët janë shpallur në kërkim.

3 prej tyre janë femra.

Bashkë me fotot, Policia e Tiranës ka publikuar dhe të dhënat e tjera që mund të ndihmojnë qytetarët për t’i identifikuar.

Policia e Tiranës ka publikuar listën e tyre, së bashku me fotot dhe të dhënat e tjera që mund të ndihmojnë qytetarët për t’i identifikuar.

 1 – Eduart Xhavit Kurti, i dënuar me burgim të përjetshëm. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes me dashje”. Mbase mund të konsiderohet një prej ngjarjeve më të rënda të 2012-­s, jo vetëm për faktin që u ekzekutuan dy vëllezër në makinë në mes të Tiranës, por edhe për faktin se pavarësisht se policia dhe prokuroria e kanë një emër, asnjëherë nuk u fol me prova konkrete se pse i vrau dhe si doli nga Shqipëria Eduart Kurti. Sot e asaj dite, ai nuk është hasur gjëkundi edhe pse është i kërkuari i drejtësisë sonë që prej 2 dhjetorit të 4 viteve më parë, ndërsa sot e asaj dite vijojnë përplasjet në lidhje me palët për shkak se dy vëllezërit Igland dhe Sokol Haxhialiu, nga Berati me banim në Bllok. Eduart Kurti u tha se u ngatërrua me vëllezërit biznesmen për çështje borxhesh, por policia fillimisht arrestoi një djalë të ri nga Mamurrasi, i cili më pas u la i lirë, pasi sipas policisë së asaj kohe u bë me dije se djali kishte qenë në shtëpinë e tij në momentin kur pretendohet se ndodhi vrasja në afërsi të “Vasil Shantos”.

2 – Eduart Gani Kuliçi, i dënuar me burgim të përjetshëm. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes me dashje”. Eduarti, nuk ka vrasje dhe asnjë ngjarje në Shqipëri. Akuzohet për një vrasje në Irlandë dhe është i dënuar atje nga shteti irlandez, histori e bujshme e vitit 2003!

3 – Bashkim Riza Ferati, i dënuar me 20 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes me dashje”. Ishte fillimviti i 2008­s, kur një ngjarje e rëndë do të trondiste gjithë vendin; vëlla e motër ekzekutohen në makinë, ndërsa vëllai kishte ardhur për festat e fundvitit në familjen e tij dhe do të nisej ato dy ditë në drejtim të Anglisë. Autori i vrasjes së dyfishtë, Hasan Puci, kur u dorëzua i tha policisë; i vrava se nuk e gjeta dot vrasësin e dy djemve të mi. Nuk doja t`i vrisja ato, por meqë nuk gjeta atë. Bëhej fjalë pikërisht për Bashkim Ferhatin, personin që kishte vrarë dy djemtë e Hasanit dhe ky i fundit në shenjë hakmarrjeje vrau me 3 janar Bilbilin dhe Mimozën. Bashkimi kishte vrarë plot katër vite më parë, ku u tha se shkak i sherrit ishte një copë tokë. Tashmë emri i Bashkimit rezulton ndër më të kërkuarit nga ana e Policisë së Tiranës.

4 – Kujtim Demir Demiri, i dënuar me 14 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “trafikim i të miturve”. Bleu fëmijën për 10 mijë lekë dhe e përdori për disa vite të lypte nëpër rrugët e Greqisë. Ishte një nga ato rastet e frikshme të trafikimit të të miturve të cilët kaloheshin jashtë vendi dhe përdoreshin jo vetëm për lypje. Kujtim Demiri u shpall fajtor dhe u dënua me 14 vjet burg ndërsa ishin vetë prindërit e të miturit që treguan se bëhej fjalë për një pazar që kishin bërë me këtë person për ta nisur djalin drejt Greqisë dhe që djali i tyre do të punonte dhe do tu sillte të ardhura edhe atyre

5 – Blenis Mihallaq Shyti, i dënuar me burgim të përjetshëm. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”. Në fakt është i arrestuar dhe është i dënuar me burg të përjetshëm. Akuzohet për vrasje të trefishtë në Rumani dhe madje para një viti gjykata e Tiranës ka njohur edhe vendimin e drejtësisë rumune për të tu njohur vendimi i tyre i dënimit përjetë por që Shyti mund të vuaj dënimin në Shqipëri. Ai vrau 12 vite më parë një çift dhe fëmijën e tyre për çështje droge, pasi ishte student atje.

6 – Fation Agim Muharremi, i dënuar me 11 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes”. Fation Muharremi 32 vjeç është në listën personave më të kërkuar nga policia e Tiranës. Në faqen zyrtare të policisë emri dhe fotografia e tij është e publikuar nën përshkrimin si i kërkuar për vrasje dhe i dënuar me 11 vjet burgim. Po në fakt 32­vjeçari është dënuar nga gjykata e Tiranës me 10 qershor të vitit 2009 (vendimi nr 899) për tentativë vrasje të një bashkëmoshatari në vitin 2007, që mbeti i plagosur, ngjarje e ndodhur në lokalin “22222” në rrugën e Kavajës

7 – Kreshnik Dëfrim Spahiu, i dënuar me 25 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “vjedhjes me armë me pasojë vdekjen”. Policia e Tiranës bën të ditur se ky personi duhet të konsiderohet i frikshëm dhe i armatosur!

8 – Valentina Gëzim Tufina, e dënuar me 14 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “trafikim i lëndëve narkotike”. “Një grua 50- ­vjeçare e quajtur Valentina Tufina, dyshohet të jetë truri i një rrjeti trafiku heroine dhe kokaine nga vendet e Amerikës Latine, në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian duke përdorur transit Shqipërinë. E njohur me nofkën “Tezja”, Valentina Tufina, ka udhëtuar në tre kontinente brenda një muaji me qëllim trafikimin ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda. mësohet se në harkun kohor të më pak se një muaji, gruaja ka bërë të paktën shtatë udhëtime, në disa vende të Europës, në Kinë, Australi dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Kështu u bë me dije nga hetimet e asaj kohe, ndërkohë që gruaja u prangos në Kosovë.

9 – Endrit Arben Daci, kërkohet për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.  Endriti akuzohet për një ngjarje të tri viteve më parë në një lokal në Tiranë.

10 – Adriana Rakip Çakmak, e dënuar me 16 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të mashtrimit. Për Çakmak ka pak të dhëna në lidhje me veprën penale për të cilën është dënuar vetëm se listohet në 12 personat më të lërluar të policisë së Tiranës

11 – Çetina Xheladin Zajmi, e dënuar me 12 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “Mashtrim me pasoja të rënda”. Gruaja e moshuara mashtroi ortakun e ndërtimin dhe i mori 400 mijë euro. Ai rrëfeu në gjykatë gjithçka kishte ndodhur mes tij dhe gruas, ndërkohë që sipas tij gruaja i shiti atij një objekt të shitur njëherë.

12 – Florjan Robert Qafa, kërkohet për veprën penale të “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. Emri i Qafës u bë publik rreth një vit më parë kur Partia Demokratike do të denonconte emrin e tij si të përfshirë në banda kriminale, ndërkohë që ishte i punësuar. U tha se personi ishte hequr nga puna, ndërsa tashmë rezulton i kërkuar nga ana e Policisë së Tiranës.

6 komente në “FOTOT/ Historitë e krimeve të 12 personave më të rrezikshëm në Tiranë (3 prej tyre janë femra)”

  1. Endrit says:

    CILAT jane, Jo Kush jane!!!
    Mesoni shqip or analfabeter qe keni pushtuar pa merite faqet e shtypit mjeran shqiptar!

  2. joel shkodra says:

    Qe ne titull perdorni gabimisht peremrin pyetes “Kush?” i cili perdoret vetem per njerezit . Ne kete rast duhej “Cilat jane historite …”
    Botojeni komentin tim se u ben mire gazetareve.

  3. CNN says:

    Fjalia tjeter fillon: Keto te fundit, ato te fundit, keto te parat. ato te parat, keto te mesit, ato te mesit

  4. CNN says:

    Fjalia tjeter fillon: Keto te fundit, ato te fundit, keto te parat. ato te parat, keto te mesit, ato te mesit ….

  5. Gjuha jone sa ... says:

    Fjalia tjeter fillon: Keto te fundit, ato te fundit, keto te parat. ato te parat, keto te mesit, ato te mesit ….

  6. Arjani says:

    Mungon Gentian Take. Ka bere 2 vrasje. Arratisur me ndihmen e policise. Perse nuk figuron ne kete liste?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje