Historia e dhimbshme që përloti ambasadoren Romana Vlahutin

25 Tetor 2016, 12:13Politika TEMA

E përlotur, përmes një historie personale të dhimbshme, ambasadorja e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin, tregoi se sa e rëndësishme është mbyllja përfundimtare e plagëve të regjimit të shkuar komunist.

“Paqja e njerëzve që kanë vuajtur torturat dhe familjeve të cilët kanë humbur njerëzit e afërt për shkak të politikës së egër diktatoriale, është e vonuar dhe ka pasoja për të ardhmen”, tha ajo, raporton Ora News.

Vlahutin: E di se ç’do të thotë kjo, nga rastim im. Gjyshja ime kishte 4 djem.

Një prej tyre vdiq në luftë, larg nga shtëpia. Ishte 17 vjeç.

Kur ajo mësoi se ai ishte vrarë, dhe asnjë nuk mund t’i thoshte se ku saktësisht, ajo filloi të ecte, dhe asgjë, absolutisht asgjë nuk do ta ndalonte atë të kërkonte fëmijën e saj.

Ajo eci për ditë me radhë, thjeshtë eci dhe kërkoi kudo dhe në fund e gjeti.

E solli në shtëpi, e varrosi dhe nga gjithë dhimbja e saj, gjeti pak paqe.

Pa këtë përmbyllje, do të ishte pothuajse e pamundur për të gjetur forcë dhe për të vazhduar përpara.

Njerëzit meritojnë dhe kanë nevojë për përmbyllje, por shoqëritë kanë nevojë për përmbyllje gjithashtu.

Aktiviteti Ditët e Kujtesës, do të zhvillohet për 5 ditë në Tiranë dhe ballafaqimi i së shkuarës do të kulmojë më datën 28 tetor me aktivitetin për hapjen e dosjeve të sigurimit.

4 komente në “Historia e dhimbshme që përloti ambasadoren Romana Vlahutin”

  1. mentor says:

    koincidece sapo u shpall dhe vendimi i kushtetutes !! !Me lot e sakrifica eshte ky vend per ne dhe te huajt

  2. Yllka says:

    Lote vampiresh !
    edhe vampiret perloten!!!!

    1. Nostradamus says:

      Qenke kafshe nuk qenke femer.

  3. fieraku NGA ferrasi says:

    Oj yllka me 5 cepa
    MOS je e bija nafijes qe tundete dybekun?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje