Ish- ministri Paskal Milo kundër Nishanit për dekorimin e ballistëve: S’kanë merita, ishin me pushtuesit

25 Tetor 2016, 08:29Politika TEMA

Historiani i njohur, Paskal Milo, ka komentuar dekorimin nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani, të 67 anëtarëve të Ballit Kombëtar, të cilët u pushkatuan nga Mehmet Shehu në vitin 1943, në Golem të Lushnjës.

Për Paskal Milon, dekorime të tilla duhet të marrin fund, pasi zhvlerësojnë rolin e presidentit dhe vlerën e dekoratave.

Milo e ka quajtur ngjarjen si kriminale dhe të dënueshme, por ajo, sipas tij, ka ndodhur në kushtet e luftës.

Ngjarje të tilla kanë ndodhur dhe me mijëra shqiptarë që u vranë sipas tij nga pushtuesit, ballistët dhe zogistët.

Milo është shprehur për Panorama se Mehmet Shehu u kritikua nga Enver Hoxha për vrasjen e 67 ballistëve pa gjyq, duke e quajtur ngjarjen si shumë të rëndë, por sipas historianit, Shehu vazhdoi pushkatimet e kundërshtarëve.

Ja çfarë shkjuan Paskal Milo:

Akti presidencial për të dekoruar me titullin “Martirë të Demokracisë”, 67 anëtarë të Ballit Kombëtar të pushkatuar nga forcat partizane mbi 70 vite më parë në Luftën e Dytë Botërore, rikthen në objekt debatin për temën e përplasjes politike e ushtarake, partizano-balliste. Fakti mbi të cilin është marrë vendim për të dhënë këtë dekoratë është i njohur dhe i komentuar.

Komandanti i partizanëve, Mehmet Shehu, në një përplasje me forcat e armatosura të Ballit Kombëtar, të kryesuar nga Isa Manastirliu në Golem të Lushnjës, urdhëroi pushkatimin e 67 robërve ballistë, shumica nga fshati Rrehnas. Vrasja e robërve mes palëve ndërluftuese kishte ndodhur edhe në raste të tjera gjatë luftës.

Por ata që u vranë në Golem të Lushnjës ishin të rinj fshatarë, që ishin rekrutuar në radhët e Ballit Kombëtar, më shumë të gënjyer sesa të ndërgjegjshëm për çfarë po bënin. Vrasja e tyre ishte një krim i padyshimtë, si shumë të tjera që ballistët kishin kryer kundër partizanëve, apo njerëzve të thjeshtë të cilët nuk kishin përqafuar bindjet e tyre.

Sidoqoftë, vrasja ishte stanjatizuar dhe vetë Enver Hoxha më 5 nëntor 1943 i dërgoi një letër Mehmet Shehut, ku e quante veprimin të tepruar, pa vend dhe shumë të gabuar. Por Mehmeti nuk do t’i ndalonte edhe më vonë vrasjet pa gjyq, madje dhe prapa krahëve, për motive politike të kundërshtarëve të njohur.

Të vijmë tek akti presidencial, pyetja që shtrohet është: Cili ishte motivimi për dekorim? Akte të tilla motivohen me arsye dhe argumente të forta për shërbimet e shquara në shërbim të atdheut, lirisë, apo akte madhore në shërbim të qytetarëve. A kishin këto merita njerëzit që u vranë në mënyrë kriminale si shumë të tjerë në ato ditë tetori të vitit 1943? Jo!

Madje, ata ishin rreshtuar në një formacion politik dhe ushtarak që bashkëpunonte më pushtuesit, duke vrarë luftëtarë të lirisë së atdheut të tyre që kishin marrë armët për çlirimin e vendit.

Për çfarë ideali demokratik u vranë këta njerëz dhe kujt i shërbeu nga ata në atë kohë? Ata ishin viktimat e luftës si mijëra të tjerë të vrarë nga pushtuesit, ballistët, zogistët dhe nga partizanët.

E dhimbshme e trishtueshme, e dënueshme, por ky ishte realiteti i kohës. Keqpërdorimi i vrasjes së tyre dhe spekulimi me vrasjen e tyre është i pafalshëm. Ndaj dhe duhet ndalur epidemia e dekorimeve për qëllime të politikës së ditës, sepse zhvlerëson vetë titujt e lartë dhe të nderuar, por edhe institucionin që i akordon ato.

3 komente në “Ish- ministri Paskal Milo kundër Nishanit për dekorimin e ballistëve: S’kanë merita, ishin me pushtuesit”

  1. tani says:

    Prsh.
    Kame qene dhe vazhdoj te jeme per luften e drejte partizane.Si ne cdo lufte dhe te kjo e jona pati gabimet e saj.Une nuk jame historjan,por per rastin konkret i referohem tregimeve te deri para pak koheve te mbijetuarve.
    Isa Manastirliu erdhi ne fshatrat e myzeqese,gradisht remas,divjake terbuf dhe perfumdoj ne golem.Ne cdo fshat ku kaloj mori djem nga familje te ndryshme,ata qe u fshehen dhe nuk vajten me te, e pesoj familja,me plackitje,plagosje dhe deri ne perdhunime.Gjat kesaj rruge disa te “devotshem”,i paisi me arme shumicen jo.
    Ne Golem kalonte Brigata e pare per ne Tr dhe pastaj ne Veri,u ndesh ne rrugen e saj me kta qe historjanet i quajne balliste i kapi i pushkatoj.E sigurt eshte qe pati shume nga ata 63 te vrare qe jo qe spaten shtyr njiher me arme kundra partizaneve por nuk paten kap dhe arme me dore.Ata iken por kta historjane qe e quajne gabim ate vrasje si nuk u moren pak dhe me pasojat qe ajo la pas “njollen” dhe vuajtjet e familjarve,dhe sot preken nga dekorata e presidentit.
    Une mendoj se duhet te jemi me realiste me historine dhe per ratin konkret mendoje se eshte me teper vleresim per familjaret e te “shkretve”qe i vrane.Shume nga veprimet e Presidentit nuk i perkrah por ky raste duket i drejte dhe te ish bere pyblik do ish dhe me mire. (mendimi im).

  2. Baba Tomorri says:

    E sakte Profesor!

  3. Dr. Ing. Xhafer Deva, Kryeminster says:

    I panderuari PisMinister Maskali Pilo,
    Maskarenjet sikur ti dhe enver hoxha apo mehmet shehu, do te perfundoni me berrllogun e historise, sepse historia e ka njemvend qe quhet recycle bin……dmth aty ku reciklohet berllogu…….ty tu ka dhene rasti te reciklohesh dhe nuk e ke shfrytezuar, . Ndersa terroristet komunist enver hoxha dhe mehmet shehu nuk e paten mundesine sikur ti te jetosh ne LIRI, sepse ne komunizem te gjithe keni qene te persekutuar….dikush memshume , e dikush eshe me shume……edhe enver hoxha qdo sekond te jetes se tij e ka pase paranojen felae …duke menduar se kush do te vij te e vras…..sepse vrasesi frigohet se do ta vrasin. E ti i nderuari pisminister ke shetite , ke qene minister….por serish nuk ke kuptuar se Liria eshte e kunderta e kominizmit enverist mehmetist. BALLI KOMBETAR ESHTE DHE DO TE JETE LEVIZJE PER LIRI…dhe komunitet kane qene , jane she do te jene levizje Ruse , Serbe, kunder lirise she pavaresise se SHQIPTAREVE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje