Këmbëngulin Rrokaj e Spahiu: LSI të ketë kryeministrin, s’paguajmë faturën e mëkateve të të tjerëve

25 Tetor 2016, 15:14Politika TEMA

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 6 nëntorit, kandidatët për kryetarë të LSI-së, Shezai Rrokaj dhe Përparim Spahiu si edhe Nënkryetari i LSI-së, Endrit Braimllari, zhvilluan një takim me strukturat e kësaj force politike në Pogradec.

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim, Endrit Braimllari tha se gara e 6 nëntorit e forcon Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe e bën më gjithëpërfshirëse e më të hapur për të rinjtë e të rejat.

“Është një garë e cila forcon Lëvizjen Socialiste për Integrim, është një garë e cila e bën LSI më të fortë, më të bashkuar, e vazhdon rrugën e hapjes së LSI, por mbi të gjitha është një garë që do të sjellë një ristrukturim total të gjithë strukturave të LSI. Ajo çka është më e rëndësishme për LSI ka të bëjë gjithëpërfshirjen.

LSI është e hapur për të gjithë ata që kontribuuan ndër vite, por nga ana tjetër LSI është e mirëpritur për të gjithë ata të rinj dhe të reja që duan të japin kontribut dhe të vazhdojnë rrugën e suksesit, rrugën e pandalshme në shërbim të qytetarëve shqiptarë.

Pogradeci ka nevojë për politikanë të cilët kontribuojnë në parlament për rritjen e investimeve, që lobojnë në parlament për zhvillimin e turizmit, por mbi të gjitha Pogradeci ka nevojë për një klasë politike të përgjegjshme, për një klasë politike e cila siguron një të ardhme të suksesshme për të gjithë këta të rinj dhe të reja”, deklaroi Nënkryetari i LSI-së, Braimllari.

Ndërsa, kandidati për kryetar, Shezai Rrokaj, tha se platforma e tij i shërben shëndoshjes së LSI-së dhe se kjo është një garë mendimesh, platformash, që do të nxjerrin një fitues dhe asnjë humbës.

“Unë mendoj se platforma ime i shërben shëndoshjes së LSI. Sepse unë nuk mendoj se kjo është një garë rivale, kjo është një garë mendimesh, platformash, që në fund të ditës do të nxjerrin një fitues dhe asnjë humbës. Fituesi do të jetë LSI”, u shpreh Rrokaj.

Kandidati për kryetari i LSI-së, Përparim Spahiu, tha se LSI është e vetmja forcë politike që rritet çdo ditë dhe që në të ardhmen duhet të ketë një rol parësor dhe një udhëheqës në politikën shqiptare. Për

“Ilir Meta ka bërë një marrëveshje për të bashkëqeverisur në koalicion me Partinë Socialiste një marrëveshje e ndershme politike për ta çuar Shqipërinë disa hapa përpara. Mirëpo për të çuar përpara, në analizën time, por jo vetëm në analizën dhe gjykimin tim, janë bërë me ngërçe ose nuk janë bërë fare. Unë mendoj se këto zhgënjime të shqiptarëve, ne anëtarët e LSI duhet t’i shohim me sy kritik dhe t’i minimizojmë që tani.

Ka ardhur koha që LSI, e cila është e vetmja forcë politike që rritet çdo ditë, të ketë një rol parësor dhe një udhëheqës në politikën shqiptare dhe në shoqërinë shqiptare.

Për mua, por jo vetëm, LSI duhet të jetë e para që nuk duhet të prodhojnë kryeministrat që nuk kanë teserën e partisë sonë dhe që na vendosin përpara faktit të kryer në shumë vendimmarrje të rëndësishme. Sepse ne nuk duhet të paguajmë më faturën e dështimeve dhe të mëkateve të partive të tjera që kanë nevojë për votat tona, që marrin timon e Shqipërisë dhe bëjnë eksperimente me drejtimin e saj”, deklaroi Spahiu.

Gjatë takimit në Pogradec u shpërndanë gjithashtu edhe 300 karta të reja anëtarësimi.

11 komente në “Këmbëngulin Rrokaj e Spahiu: LSI të ketë kryeministrin, s’paguajmë faturën e mëkateve të të tjerëve”

  1. Toni says:

    Jeni thjesht nje grup hienash te pa ngopura dhe te neveritshme me ne krye hajdutin me ze dhe me figure. Ju qelbesira duhet te mos egzistoni fare dhe shumica e shqiptareve do deshironin nje koalicion PS-PD vetem per tju pare juve te perfundoni atje ku e keni vendin.

  2. Emigrant USA says:

    Kur te fitoi shumicen kini te drejte te mernin kryeministrin Por Ju jeni nje parti hajdutesh e vetmja gje qe dini te beni eshte se si te vidhni vafshi me djall dhe Mjerre ata njerez qe besojne tek Ju

  3. maximus says:

    kjo parti eshte fatkeqesia e dyte e shqiperise, pas asaj te pd-se, maloket e skraparit jane me te keqinj se ata te veriut

  4. lond says:

    Po me te drejt keta kopila po vuajn shum,skeni faj ju fajin e ka rama dhe langaraqet qe ju japin vot, ju jeni vellai i vogel i salushes dhe lulushes,nuk do jeni mo ne qeveri harrojeni, do jeni me pjesen e haleve qe jan kundra reformes nr drejtsi.

  5. BOCARI says:

    JANE SI BOLJA E KANDARIT QE LEVIZ ANDEJ NGA I DEL INTERESI NE PESHOREN POLITIKE TE SHQIPERISE. PA PARIME.PA NGJYRE. PARAZITE NE JETEN POLITIKE TE VENDIT DHE NE KURRIZ TE POPULLIT.

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    LSI ka filluar fushaten per zgjedhjet e 2017 ?
    Me sa degjohet nga “konkurentet” LSI nuk po ben zgjedhjen e kryetarit te ri te saj,por kerkon postin e kryeministrit nepermjet presioneve mediatike !
    Kjo “alternative” eshte konsumuar nga ish ministri i drejtesise.
    Rokaj se bashku me floket e tij te ngjyer, ne kete “konkurenc”, per te “forcuar” LSI-ne,sa qesharak dhe servil i neveritshem.
    Shifrat ne “ritje” 200,300… per dhenie testash, tregojne se nuk kemi nje gare per zgjedhjen e kryetarit te LSI-s,por nje parade ku njerzit shtyen,kush e kush,te “futet” i pari ne LSI !
    Kujdes nga firmat piramidale ne parti !

  7. Treviso says:

    Do ta quaja nje parti e perbere prej tigrash dhe luanesh. Kafshe qe gjuajne jo vetem per te ngrene por dhe per qejf.

  8. Lennard says:

    Ju te LSI jeni per tu futur te gjithe brenda.Te gjithe vjedhjet dhe shperdorimet me te medhaja kane Firmen Tuaj.Ju keni futur korrupsionin galopant ne te gjithe administraten shqiptare,duke filluar nga tenderat dhe cdo veprim qe ka te beje me fondet publike.Shpresoj qe ne zgjedhjet e 2017 te PUTHENI ME MILON

  9. flamur me shkop says:

    Qeveria Rama duhet te beje nje bilanc real te qeverisjes ne rafshin ekonomik, politik, ideologjik dhe elektoral. Mund te themi se kontributi i LSI.se ne zgjedhje ka qene vetem vjedhja dhe rrenimi i imazhit ne syte e popullit qe e majta mund te qeverise me mire. Ministrat e LSI jane “brejtesa” te talentuar per te vjedhur tenderat, vendet e punes, postet (padrejtesisht) dhe ketu bilanci behet tragjik dhe sdo mend per te nxjerre konkluzion.
    Ne se PS do te beje aleance parazgjedhore me LSI atehere deshperimisht do te mendoja se ajo nuk ka qartesi politike dhe nuk e njeh mendimin e elektoratit.

  10. flamur me shkop says:

    Qeveria Rama duhet te beje nje bilanc real te qeverisjes ne rafshin ekonomik, politik, ideologjik dhe elektoral. Mund te themi se kontributi i LSI.se ne zgjedhje ka qene vetem vjedhja dhe rrenimi i imazhit ne syte e popullit qe e majta mund te qeverise me mire. Ministrat e LSI jane “brejtesa” te talentuar per te vjedhur tenderat, vendet e punes, postet (padrejtesisht) dhe ketu bilanci behet tragjik dhe sdo mend per te nxjerre konkluzion.
    Ne se PS do te beje aleance parazgjedhore me LSI atehere deshperimisht do te mendoja se ajo nuk ka qartesi politike dhe nuk e njeh mendimin e elektoratit.
    Ilir Meta duhet te kaloje se pari nga vetingu dhe pastaj ……… ne 313. Ku i ka vene ky hajdut gjithe ato pasuri vila para, dhe financimet qe behen tek LSI.

  11. s.g says:

    Sa eshte e ditur edhe mbi lsi ngarkohen afera e faje teper te randa, rasti me T. Doshin ishte me i fresketi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje