Norvegjia lejon vendosjen e ushtarëve amerikanë afër kufirit me Rusinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

norvegjiaShtetet e Bashkuara do të vendosin 330 ushtarë në Norvegji.

Kjo është bërë me dije nga qeveria norvegjeze.

Një lëvizje e tillë pritet të shkaktojë tensione me Rusinë fqinje.

Ushtarët amerikanë do të vendosen në bazën ushtarake Vaernes, afro 1 mijë kilometra nga kufiri i Rusisë.

Aktualisht Shtetet e Bashkuara kanë pajisje ushtarake në Norvegji, e cila është aleate e NATO-s, por jo ushtarë.

“Është e rëndësishme për sigurinë e Norvegjisë, që aleatët tanë të vijnë këtu për të marrë njohuri se si të operohet në Norvegji dhe me forcat norvegjeze”, tha ministrja e Mbrojtjes e Norvegjisë, Ine Eriksen Soreide.

Javën e kaluar, Ambasada e Rusisë në Norvegji, ka shprehur befasi për idenë e vendosjes së trupave amerikane në Norvegji, duke theksuar deklaratat e shpeshta të liderëve norvegjezë se Rusinë nuk e shohin si kërcënim.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Norvegjia lejon vendosjen e ushtarëve amerikanë afër kufirit me Rusinë”

  1. CNN says:

    Kur nuk ka me shqiptari bese, me kot prisni bese nga nordiket apo edhe nga hollandezet

  2. CNN says:

    Kur nuk ka me shqiptari bese, me kot prisni bese nga nordiket apo edhe nga hollandezet..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *